Komuniteti ShqiptarTë NdryshmeModa dhe Estetika (Moderatore: Alda, Prishtinasja)~ 8 sekrete për të qenë e bukur ~
Faqe: [1] 2 3   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: ~ 8 sekrete për të qenë e bukur ~  (E lexuar 6591 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Borebardha
~~Sherbet~~
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1102



Shiko profilin
« më: 07-10-2005, 17:32:05 »

8 sekrete për të qenë e bukur

Për të qenë të bukur asnjëherë nuk duhet të lini gjithçka në dorë në natyrës dhe është e nevojshme që edhe ju të kujdeseni për veten tuaj. Receta për të arritur është shumë e thjeshtë: ushtrime dhe mesazhe çdo ditë. Dita duhet të nisë e qetë dhe të mbyllet duke qenë të çlodhur. Rezultati? Lëkurë e freskët dhe e shkëlqyeshme gjatë gjithë ditës.

4 sekretet e ditës

gjithçka varet nga mënyra se si zgjoheni. Nëse dita juaj nis në mënyrë të këndshme, do të jeni e mbushur me energji dhe kështu lëkura juaj do të ketë një pamje më të bukur dhe të tonifikuar. Për të arritur këtë mjafton vetëm pak kujdes.

1. Një zgjim i qetë

Vendosi dy alarme zgjimi me një distancë kohore 10 minuta nga njëra-tjetra. Kjo është koha që i duhet trupit për të kaluar butësisht nga gjendja e gjumit në zgjim. Pranë shtratit mbani një gotë me ujë për t'i hedhur disa pika ujë fytyrës, në qafë dhe te krahët. Kjo do t'ju japë një ndjesi freskie dhe do të ndihmojë edhe lëkurën të zgjohet. Më pas, pini një gotë ujë para se të keni ngrënë mëngjes, pasi kjo do t'ju ndihmojë të pastroni organizmin nga toksina e akumuluara.

2. Bëni pak gjimnastikë

Ngrihuni nga shtrati ngadalë dhe pa u sforcuar. Kur të jen ngritur në këmbë hapni krahët duke i larguar ato sa më shumë të jetë e mundur. Më pas drejtoi lart, mbi kokë, sikur doni të kapni diçka që është shumë lart jush. Qëndroni kështu për 20 sekonda dhe më pas çlodhuni. Ky ushtrim do t'ju ndihmojë të largoni mpirjen e trupit, të çtendosni shpinën dhe kurrizin si dhe të tërhiqni sa më shumë të jetë e mundur shtyllën kurrizore.

3. Frymëmarrja

Hapni dritaret për të lejuar ajrin e pastër në futet në dhomë. Ndërkohë rrotulloni krahët e mbledhur në mënyrë që të çtendosen shpatullat. Mbi kokë vendosni një peshqir dhe qëndroni në këtë pozicion, duke marrë frymë dhe e nxjerrë atë qetësisht të paktën 2 minuta. Gjatë dushit ujit duhet të hapet në maksimum në mënyrë që të bjerë mbi lëkurën tuaj me forcë. Këshillohet që të mos laheni me ujë të nxehtë. Sa më i freskët të jetë aq më shumë tonifikon lëkurën e trupit. Pak esencë eukalipti, e derdhur në vaskë apo në banjë, do t'ju ndihmonte të merrnit frymë më lirshëm.

4. Përdorni kremrat

Pas dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni masazhoni trupin me një krem hidratues apo me një esencë aromatike. në këtë mënyrë do të keni një zgjim të këndshëm, do të jeni gati për ditën e gjatë dhe lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shkëlqyeshme.

4 sekretet e mbrëmjes

1. Banjë çlodhëse

Pas ditës së gjatë të punës është shumë e nevojshme të bëni një banjë çlodhëse, shumë e rëndësishme për të gjithë trupin. Mund të zgjidhni një pushim të gjatë në vaskë apo një dush të shpejtë. Sido që të jetë preferenca juaj asnjë ditë nuk duket të hiqni dorë nga dushi pas pune.

2. Masazh për barkun

Masazhoni barkun përreth kërthizës me lëvizje në formë rrethore të paktën për 2 minuta. Këtë gjë mund ta bëni ndërsa jeni duke u larë në vaskë apo në dush. Ky është masazhi që femrat aziatike u bëjnë fëmijëve të tyre për të pushuar së qari si dhe për t'i ndihmuar të flenë shpejt.

3. Masazh për kokën

Pasi të keni larë dhe shpëlarë mirë kokën masazhoni rrënjët e flokëve duke kruar lëkurën e kokës me shumë delikatesë. Më pas, tërhiqini flokët lehtë dhe pas pak nisni sërish masazhin. Kjo është një teknikë indiane që ka një efekt të jashtëzakonshëm për çlodhjen e menjëhershme të të gjithë trupit.

4. Një çaj qetësues

Para se të shtriheni këshillohet të pini një çaj të ngrohtë më bazë bimësh. Pasi çaji të jetë gati hidhni një lugë mjaltë dhe lëreni të ëmbëlsohet për pesë minuta, më pas është gati për t'u pirë. çaji në mbrëmje është qetësuesi ideal për t'u çlodhur.
E identifikuar

^^Nothing Else Matters^^
ParisNOTheHilton
That's hotttt!!
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 213



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 08-10-2005, 16:17:20 »

borebardha, po ne te bukura jemi vete mi!
haha, jk. jane te verteta ato qe ke shkruar, I agree with you
E identifikuar

<center><a href=http://www.mygraphicspace.com><img
iNa :)
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 404



Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 08-10-2005, 16:31:07 »

Ohhh i feel relaxed just by reading this.... buzeqeshje
E identifikuar

PeRsheNdeTjE te GjiTHe DurRsaKeve........M UAHH...........
LinaVL
Vlonjate~E~Embe
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2279



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 09-10-2005, 15:16:45 »

Un per vete bei # 1, 3, 4 te mengjesit.
Edhe per ne darke bei vetem # 1. luj syun
E identifikuar

I can be your hero, baby
I can kiss away the pain
I will stand by you forever
You can take my breath away


Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #4 më: 17-11-2005, 11:01:27 »

Aha me kete alarmin, une nje te bjere e me ke ne kembe ze vrap te zeme autobusin se iku ora e pare e leksioneve,
E identifikuar
Lisa
Anetar


Karma: 10
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 7865



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 18-05-2007, 16:01:36 »

8 sekrete për te qenë e bukur ....hmmmmm

1- Beni një gjume te plotë dhe te mirë ....shkurt nga 8 ore gjume zgerdhihet

2 - Kur zgjohemi ne mëngjes nuk ka asgjë me te mirë se sapuni 15 leksh  zgerdhihet  ( mundohuni qe sapuni i fytyres tuaj te mos perbaj alkol por Benzoyl Peroxide...te gjitha sapunrat qe perdor une kane 10% te kesaj substance .....)

3 - Lani dhembet çdo mëngjes ...po patet dhenmbe te shtrembura veni tela se nuk është gjo muhabeti zgerdhihet

4 - ushqehuni mirë ne orar .....hani shumë bylmetra dhe fruta

5 - Krifni floket (po ju doli koha) edhe lyejini se kanë fillu me ju dalë thinjat ...(mundesisht jo te kuqe ose jeshile zgerdhihet)

6 - Gjeja me jo estetike janë thonjt e piset dhe te parregullt (totalisht jua prishin bukurine

7 - Vishuni bukur dhe thjesht .....te rregullt

8 - Sex (mos e lini pasdore) zgerdhihet
« Ndryshimi i fundit: 20-05-2007, 06:24:14 nga Lisa » E identifikuar

A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
zhizhi
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 3


Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 05-07-2007, 22:27:45 »

po moj borbardha keshilla te mira   po se ndegjove fare alarmin    e te del gjumi vone ske kohe ti lash fytyren e leje me  te gjitha ato  te tjerat      apo te zurri puna me punen ekrevatit me burrin  hahah   e disponuar je per tere diten
E identifikuar
Elated
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 95



Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 08-08-2007, 21:56:15 »

Re: ~ 8 sekrete për të qenë e bukur ~

Titulli me artikullin nuk ka kuptim!

Materiali ka te bëj me shendetin(duhet të kishe shtuar dhe vegetables).

Premton, çfarë ke postuar, te funksionoj? d.m.th. ti bëj te bukura femrat? Pastaj si/çfarë consideron ti te bukur?

Fiskultura/aktive, healthy diet, gjume & ujë (2lt min) luj syun
E identifikuar

Muri i ulet kalohet.
sonja
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 3


Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 24-11-2007, 12:32:40 »

vishuni sipas modes dhe ruani pastertine
E identifikuar
lenndi
Vizitor
« Përgjigju #9 më: 26-12-2007, 01:25:25 »

per te qen e bukur duhesh tkesh trup tbukr mendoj un ashtu merzitje
E identifikuar
bizelja
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 3


Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 05-02-2008, 13:45:25 »

Jam shume dakort me borebardhen.
E identifikuar
DOONA
Vizitor
« Përgjigju #11 më: 20-03-2008, 17:27:33 »

PER TE QEN E BUKUR DUHET ME VUJT E MIR ME DASHT NJERIN QASHTU QYSH ASHT PA 100 MARIFTEE hmmmmm
E identifikuar
fiorela
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 3


Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 30-04-2008, 21:25:42 »


mendoj se per te qene e bukur ndikojne shume faktore.1.duhet te kesh lekure te paster 2.te kesh floke te rregulluar 3.te kesh 1trup ne form4.te vishesh bukur
E identifikuar
ezmerja
Vizitor
« Përgjigju #13 më: 29-05-2008, 15:24:25 »

mendoj se jane keshilla te vlehsme edhe pse shpeshhere pertojme vallaj duhet me i be
ezmerja luj syun
E identifikuar
Dallga
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 91



Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 05-07-2008, 15:30:14 »

Te ishte aq e lehte thua, do kisha fituar Miss Bota une  perqeshje
E identifikuar

Egoizmi i ben njerezit skllever te vetvetes....
Faqe: [1] 2 3   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • A jeni në dijetë
  • Dot Po.
  • 2 (11%)
  • -
  • Dot Jo.
  • 15 (88%)
  • -
  • Numri total i votave: 17
  • Shiko temen

* Sponsor