Veçanërisht janë të rrezikuar të sëmurët kronik dhe meteoropatët, personat tek të cilët përkeqësimi i sëmundjes ose pengesat e ndryshme shëndetësore rregullisht paraqiten në kushtet e pavolitshme kohore.
Kokëdhembja, pagjumësia dhe shqetësimi janë shpesh pasojë e ndryshimeve të shpejta të temperaturës.
Ditët e nxehta dhe mbrëmjet me shi ndikojnë që edhe personat më të shëndetshëm të ndihen keq.
Ndryshimet e shpeshta veçanërisht ato që ndodhin brenda ditës, janë stres i vërtetë për organizëm i cili përpiqet të adaptohet. Shumica e njerëzve ankohen në simptoma të lehta dhe shqetësime, ndërsa individ ndiejnë marrëmendje të forta, dhembje, nauze . . .
Veçanërisht janë të rrezikuar të sëmurët kronik dhe meteoropatët, personat tek të cilët përkeqësimi i sëmundjes ose pengesat e ndryshme shëndetësore rregullisht paraqiten në kushtet e pavolitshme kohore.
SIMPTOMAT Simptomat më të shpeshta që ankohen meteoropatët janë: çrregullimi i gjumit (pagjumësia ose gjumëvazhdimësia), lodhja, kokëdhembja dhe migrena, marrëmendja, dhembje në nyje me muskuj, probleme me ritmin e zemrës (më së shpeshti të rrahura të shpejtuara), frymëzërje, sulme astmatike, shqetësime, depresion dhe tension të lartë.
Përveç njerëzve të shëndoshë të cilët 24 deri 48 orë para ndryshimeve të kohës fillojnë të ndiejnë pengesa, tek një numër i madh i sëmundjeve kronike simptomat përkeqësohen në kushtet kohore.
Nxehtësia, që e ndiejmë këto ditë, negativisht ndikon te personat që kanë probleme me sëmunjdet e enëve të gjakut, për të cilat gjithashtu është tejet i rrezikshëm edhe era e nxehtë e cila mund të shkaktojë sulm në zemër ose në tru.
Nga ndryshimet e shpejta veçanërisht duhen të ruhen të sëmurët e zemrës ngase kur rritet lagështia e ajrit, zemra punon me vështirësi nëse ekspozohet mundit fizik.
Gjithashtu, këto ditë janë të rrezikshme për të sëmurët e sistemit të frymëmarrjes, personat me ulçer, të sëmurët psikik, dhe ata që vuajnë nga alergjitë.
ADAPTIMI Meqë në kohë nuk mund të ndikojmë, na mbetet vetëm që të adaptohemi. Personat e ndieshëm duhet që rregullisht të përcjellin prognozën biometerologjike.
Mjekët tërheqin vëmendjen që personat e moshuar dhe të sëmurët kronik janë zakonisht mirë të përgatitur për këto periudha, sepse i përmbahen këshillës së mjekut dhe terapinë me ilaçe e adaptojnë me kushtet klimatike, dhe ndihma e shpejtë më së shpeshti intervenon tek njerëzit e rinj të cilët mendojnë se janë të shëndoshë dhe nuk brengosen për ndryshimet kohore.
NGADHËNJENI NXEHTËSINË Gjatë kushteve të përkeqësuara biometerologjike vështirësitë më lehtë do t'i përballoni nëse u përmbaheni këtye këshillave: largohuni nga tollovia, pini mjaft lëngje, mbani syzet për diell dhe kapelë, veshuni në harmoni me temperaturën e ajrit.
Kripërat dhe mineralet që humbasni me djerësitje zëvendësoni me pemë dhe perime të freskëta, lëngje frutesh dhe pije ekzotike, si dhe me rëndësi është me respektuar përkufizimet e trupit tënd, që d.m.th. punët e rënda nuk duhet kryer në kohën e mesditës si dhe gjatë ditëve të rënda dhe të vështira në mënyrë gjenerale sa më pak duhet marrur me aktivitete të rënda fizike.
Nëse pengesat tuaja ose sëmundja primare është shumë e shprehur, sa më shumë pushoni dhe kaloni kohën më të madhe në hapësirë të klimatizuar.
www.mesazhi.com