Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Shkaktaret e tumoreve  (E lexuar 668 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 11-02-2008, 23:57:28 »
Citojeni

Studimet e kryera nga mjeket specialiste te onkologjise rendisin 12 faktore kryesore te cilët ndikojne ne shfaqjen e semundjeve te kancerit. Dy nga shkaktaret kryesore qe renditen si nxites te semundjes janë alkooli dhe duhani. Konsumimi i duhanit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt sjell probleme te riparueshme për mushkerine, probleme te cilat kalojne deri ne semundje kancerogjene. “Duhani dhe drogat e ndryshme permbajne lende kancerogjene qe shkaktojne mutacione ne organizem, duke shkaktuar kancer” thuhet ne studimin e kryer nga specialistet e onkologjise. Sipas tyre, edhe vera dhe birra permbajne substanca paresore qe shkaktojne kancer, edhe duke konsumuar 10 mililitra alkool.

Mjedisi dhe ajri i ndotur janë faktore te tjerë qe tregojnë rritjen e kancerit te mushkerive, sidomos ne zonat industriale ku ka edhe mbetje dhe substanca toksike. Ndërsa femrat qe jetojne pranë zonave me ndotje te tillë rrezikojne një menopauze te hershme.

Ushqimi i zgjedhur te bën qe te mbash larg kancerin. Kjo është një nga keshillat kryesore te mjekeve onkologe te cilët rekomandojne mos përdorimin e ushqimeve qe permbajne elemente toksike. Kështu konservat, peshqit e rritur ne akuarium apo edhe qumështi industrial permbajne lende qe shkaktojne kancer te zorres se trashe apo edhe te aparatit tretes. Por edhe uji i ndotur mund te jetë një nga faktoret kryesore te shfaqjes se tumoreve të ndryshme. Studimet e viteve te fundit kanë treguar se femrat janë me te rrezikuara te preken nga kanceri për shkak te kimikateve qe gjendjen ne shtepi. “Boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet për pastrim shtepiak mund te jenë shkaktare te shfaqjes se kancerit” thonë studiuesit evropiane. Ndërkohë qe edhe gazi, benzina dhe nafta sidomos për ata qe punojnë për nxjerrjen e tyre janë shkaktare te tumoreve. Sipas specialisteve, rrezik kanceri tek lekura shfaqin edhe prodhimet farmaceutike dhe ato kozmetike.

Faktoret nxites:

Duhani njihet si një nga faktoret kryesore për shfaqjen e tumoreve ne mushkri

Mbetjet toksike dhe industriale shkaktojne kancer te mushkerive dhe menopauze tek gratë

Pirja e alkoolit njihet si një nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit te stomakut

Elementet toksike te ushqimet perbejne rrezik për shfaqjen e kancerit te zorres se trashe

Rrezet radioaktive mbeten një nga shkaktaret kryesore te shfaqjes se kancerit ne lekure

Niveli i lartë i hormoneve sjell menopauze te shpejte tek gratë dhe tumor te qafes se mitres

Konsumimi i ujit te ndotur bëhet shkak mutacione të ndryshme dhe shfaqje te tumoreve

Kimikatet qe gjenden ne shtepi janë një nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit ne mushkri

Gazi, benzina, vajguri sidomos për punonjesit ne këto sektore janë shkaktar për shumë tumore

Produktet farmaceutike nëse janë te pakontrolluara bëhen shkak i shfaqjes se tumoreve të ndryshme

Produktet kozmetike te një cilesie te dobët nxisin shfaqjen e tumoreve te lekures

Mamografia

Identifikohen 30 raste me kancer gjiri


Rreth 30 gra kanë rezultuar pozitive ne kryerjen e mamografise. Sipas mjekeve këto janë te prekura nga kanceri i gjirit. Qe nga periudha e instalimit te këtyre aparaturave e deri me tani janë kryer rreth 2 mijë ekzaminime të gjitha falas. “Kjo shifer është tepër e lartë përsa i përket numrit te ekzaminimeve. Pra janë kryer vetëm 2 mijë ekzaminime dhe kemi 30 femra te cilat kanë kancer te gjirit” është shprehur Enzo Lattanzio, drejtori i qendres se Senologjise ne Bari te Italise. Sipas tij, këto raste i perkasin moshes 35 deri ne 55 vjeç. Të dhenat tregojnë se 100 për qind te rasteve gratë janë paraqitur vullnetarisht për ekzaminim, qe do të thotë se sensibilizimi ka qenë një nga pikat me te arritura te projektit. Ndërkohë qe kryerja e një ekzaminimi te tillë ne poliklinikat e vendit është falas për të gjitha femrat mbi 35 vjeç. Por ekzaminime kryhen edhe për mosha me të reja kur shihet se ka probleme.

Burrat

Kanceri u prek mushkerite

Duket se konsumi i alkoolit apo duhanit janë edhe shkaktaret kryesore te shfaqjes se kancerit ne mushkri tek meshkujt. Të dhenat tregojnë se rreth 306 raste shfaqen çdo vit me këtë lloj semundjeje, ndërkohë përsa i përket vdekshmerise se tyre nuk ka te dhëna te sakta. Pas tumoreve ne mushkri janë ato ne lekure te cilët kanë shenojne 291, te cilët mendohet se shkaktohen nga rreze te dëmshme apo edhe semundje te lekures te cilat avancojne deri ne tumore. Prostata është një nga llojet e tumoreve qe rrit rastet nga viti ne vit. Të dhenet tregojnë se regjistrohen rreth 130 persona me këtë lloj semundje gjatë një viti. Por edhe kanceri i stomakut vazhdon te shenoje një numer të madh rastesh tek meshkujt dhe sipas mjekeve renditet i pesti duke shënuar mbi 100 raste gjatë një periudhe 12 mujore. Llojet e tjera te kancerit qe kanë më pak se 100 raste tek meshkujt janë sistemi nervor qendror, larinksi, leucemia dhe limfoma malinje. Ndërkohë numrin me te vogël te rasteve e shenojne kanceri ne melci me 37 meshkuj te prekur ne vit. Ne po këtë periudhe kohore regjistrohen 1700 meshkuj te cilët preken nga këto 10 lloje te kacereve, dhe nga këta 456 persona preken nga tumore te llojeve të ndryshme.

Femrat

Tumoret ne zonat intime


Pjesa me e madhe e femrave qe preken nga tumoret, kanë atë te gjirit i cili shkakton edhe 400 viktima ne vit, ndërkohë qe numri i te prekurve është me i madh. Por, përsëri edhe numri i femrave te prekura nga kanceri i qafes se mitres mbetet shqetesues kështu mbi 230 raste të reja shenohen çdo vit. Të dhenat e QSUT-se tregojnë se rreth 200 raste humbasin jetën. Ndërsa tumoret qe shkaktohen ne lekure mbeten ne te njëjtat shifra si tek meshkujt ashtu edhe tej gratë. Ndonëse tek meshkujt ato ishin ne vendin e dytë edhe tek gratë ka një numer të madh te këtyre rasteve. Të dhenat regojne se 147 raste të reja shenjohen ne një periudhe 12 mujore. Me pas janë kancer i i stomakut dhe i i sistemit nervor qendror qe shenojne edhe midis 48 dhe 70 rasteve. E ndërsa mushkrit tek meshkujt zinin vendin e pare tek femrat ato janë vetëm 35 raste dhe kjo për shkak te konsumimit me te paket te alkoolit dhe duhanit pjeserisht. Të dhenet tregojnë se raste te tjera te tumoreve tek femrat konstatohen edhe ne vezore, limoma malinje, rektum, pankreas. Tek seksi femër shenohen edhe mbi 315 raste te tumoreve të ndryshme, ndërkohë qe ne një vit numerohen mbi 1250 te prekura me semundje tumorale.

50.2 %

e vdekjeve ne vendin tonë shenohen nga sëmundjet kardiovaskulare. Sipas mjekeve këto semundje janë me te perhapurat dhe shkak mbetet duhani, alkooli, si dhe obeziteti. Por, përveç këtyre faktoreve ndikojne edhe ushqimi me shumë yndyre, mënyra e jetesës, qëndrimi ne pune apo edhe lenia pas dorë e vetes. Me te rrezikuar nga sëmundjet e zemrës mbeten meshkujt, ndërsa për sa u përket femrave, ato rrezikohen pas menopauzes.

16.6 %

e vdekjeve ne Shqipëri shkaktohen nga kanceri, sëmundja qe sa vjen edhe shton rastet nga dita ne ditë. Ndërsa lloji qe shkakton edhe numrin me të madh te vdekjeve është kanceri i mushkerive dhe ai i gjirit tek femrat. Por edhe kanceri i lekures është një nga shkaktaret me te medhenj te vdekjeve tek të dy sekset qe preken prej tij. Kurse me te prekurit rezultojne se janë moshat e treta mbi 65 vjeç, por nuk perjashtohen edhe moshat e reja gjatë viteve te fundit

11.3 %

e vdekjeve shkaktohen nga shkaqe të ndryshme, te cilat nuk arrihen te percaktohen nga mjeket. Megjithëse pacientet janë te prekur nga një semundje, ajo nuk arrihet te kapet ne stadet e para apo edhe te avancuara, deri ne momentin qe shkakton mortalitetin. Këto lloj vdekjesh zënë një numer te konsiderueshem, pasi renditen te tretat ne vendin tonë pas semundjeve kardiovaskulare dhe atyre te kancerit. Por, ndonjëherë shkaqet janë edhe natyrore.

6.8%

e vdekjeve shkaktohen nga aksidentet rrugore dhe ato ne pune. Sipas te dhenave te Ministrise se Shendetesise rezulton se aksidentet mbeten ne nivele te larta duke shënuar kështu 6.8 për qind te vdekjeve qe ndodhin. Vdekjet me te shumta shkaktohen nga aksidentet automobilistike, te cilat gjatë viteve te fundit rriten pothuajse çdo ditë. Ndërkohë qe edhe aksidentet ne pune mbeten shqetesuese sidomos ato ne miniera, ndertim dhe fabrika.

3500

persona preken çdo vit ne vendin tonë nga sëmundjet kanceroze. Sipas onkologeve shqiptare, pavarësisht se te dhenat tona janë te mira, vihet re një tendence rritjeje e rasteve, qe me kalimin e kohës do të jetë e krahasueshme me statistikat evropiane. Regjistri i pacienteve me prekur me kancer tregojnë se mosha me e prekur është ajo e tretë, por vitet e fundit vihet re edhe prekje te personave mbi 40 vjeç. Rastet janë pothuajse te njëjtë si tek femrat edhe tek meshkujt

600

vdekje shenohen çdo vit tek gratë nga sëmundjet kancerogjene. Të dhenat e Qendres Spitalore Universitare ne Tiranë "Nene Tereza", tregojnë se rreth 400 femra ne vit humbin jetën nga kanceri i gjirit, ndërsa rreth 200 te tjera nga kanceri i qafes se mitres. Nga te dhenat e sherbimit onkologjik disa forma te kancerit si ai i gjirit, ne tre dekadat e fundit është trefishuar. Vendin e pare e ze kanceri i mushkerise për meshkujt, ndërsa për femrat e ze kanceri i gjirit.

Nga Sonila Isaku Koha Jone
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 04-03-2008, 17:25:45 »
Citojeni

Ushqimet që kurojnë tumorin në prostatë

Testi i veçantë që identifikon këtë sëmundje. Rekomandimet e mjekëve për mënyrën se si duhet trajtuar kjo sëmundje

Gjithçka duket se fillon me urinime të shpeshta, si shkaktare të të cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë ftohje apo mendojnë se kanë pirë shumë lëngje. Ndonjëherë mendohet se është dhe faji i ajrit të kondicionuar. Më pas dhimbja fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë e më shumë mendohet se kanë të bëjnë me një ftohje. Sipas specialistëve, më e keqja është se kjo gjendje zgjat më shumë sesa një ftohje normale. Kanceri i prostatës prek çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore. Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në vitin 1998. Mbijetesa prej pesë vjetësh, pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit. Në Europë nga ky lloj tumori janë të prekur 40 në 100 mijë persona, ndërsa në Amerikë 70 në 100 mijë. Por nuk është e thënë që të gjithë ata që kanë një hiperplasi beninje zhvillojnë tumorin e prostatës. Studimet shkencore ende nuk kanë arritur të zbulojnë se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë jo. Specialistët thonë se dihet që me kalimin e viteve një mashkull ka mundësi më të mëdha për të zhvilluar këtë lloj tumori, por nuk janë identifikuar akoma faktorët që e shkaktojnë këtë, përveç dhjamosjes.
Testi
Për të identifikuar prekjen e një organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe një test i veçantë. Testi konsiston në një analizë të thjeshtë gjaku, në të cilën matet niveli i PSA-së që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatës. Përqendrimi i kësaj substance të prodhuar nga qelizat e prostatës shtohet në raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Ky test duhet të përsëritet të paktën tetë herë dhe shërben për të diagnostikuar sa më parë një tumor. Vlera normale e PSA-s2ë është 2.5 ng/ml. Në qoftë se ky përqendrim është më i lartë, atëherë do të ishte e nevojshme të bëni një biopsi. Nëse gjatë biopsisë PSA arrin në 10 ng/ml, atëherë rreziku i krijimit të një tumori është rritur.
Prostata
Tumor, apo prostatë? Shpeshherë pacienti nuk e ka të qartë se për çfarë flitet realisht, madje ndonjëherë specialistët thonë se është detyrë e tyre që t’u shpjegojnë se ku ndodhet dhe çfarë roli ka prostata. Prostata ndodhet afër uretrës, rrugët urinare nëpërmjet të cilave urina dhe lëngjet dalin jashtë organit gjenital mashkullor. Tek një mashkull i rritur madhësia e prostatës është pak a shumë sa një gështenjë dhe peshon rreth 20 gramë. Funksioni i tij kryesor është prodhimi i lëngut që transporton spermatozoidet gjatë ejakulacionit. Pas tumorit të mushkërisë dhe kolonit, ky është tumori më i përhapur tek meshkujt, dhe në veçanti tek ata që janë mbi 65 vjeç.
Ushqimet
Për të parandaluar kancerin onkologët rekomandojnë që të ndiqet një dietë e ekuilibruar, e pasur me fruta dhe perime dhe e varfër me proteina.
Hudhrat dhe qepët
Sipas disa studimeve, ekzistojnë disa ushqime që e parandalojnë këtë lloj kanceri më shumë se disa të tjera. Disa prej tyre janë: hudhrat dhe qepët. Nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori. Kush konsumon këto ushqime me sasi të mëdha, rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe, për ironi të fatit, merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.
Djathi vegjetarian
Gjithashtu, edhe djathi vegjetarian bën mirë për kolesterolin, por dhe për prostatën. Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit. Një përbërës i sojës, genisteina, ngadalëson ndjeshëm rritjen e tumorit. Kjo mund të shpjegojë dhe pse vendet orientale, që kanë një dietë të pasur me sojë, janë më pak të prekura nga ky lloj tumori.
Seleni
Seleni kryen një funksion dezinfektues, pra mbron organizmin nga shumë sëmundje, mes këtyre dhe tumorit të prostatës. Aq e ndjeshme është kjo, sa disa qendra amerikanë u sugjerojnë burrave të moshës mesatare të marrin një dozë të përditshme seleni. Në sasi të konsiderueshme seleni gjendet tek mishi dhe tek drithërat. Ekzistojnë dhe ilaçe farmaceutike dietetike që përmbajnë selen, por e rëndësishme është që të mos kalohet doza e nevojshme.
Peshku dhe arrat
Vitaminat kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga tumori i prostatës, sidomos vitamina D, e cila gjendet kryesisht në vajin e mëlçisë së merlucit dhe tonit, tek qumështi dhe tek vezët dhe vitamina E, që gjendet te frutat e thata dhe te gruri.
Domatet
Për të parandaluar kancerin e prostatës mjekët rekomandojnë konsumim sa më të madh të domateve. Domatja konsiderohet si një kandidat i mirë për parandalimin e këtij kanceri. Licipeni dhe karotenoidi, që i japin ngjyrën e kuqe domates, ulin mundësinë e krijimit të tumorit.

Çfarë duhet të hani
Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori

Qepët, merita është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë

Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit

Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit

Arrat, sipas specialistëve janë të pasura me vitaminë D

Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, pasi parandalojnë kancerin e prostatës
Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen kanë funksion dezinfektues

Mishi, megjithëse edhe në të gjendet seleni, është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij

Shifra për sëmundjen
Kanceri i prostatës prek çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore

Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në 1998

Mbijetesa prej pesë vjetësh, pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit

Në Europë nga ky lloj tumori janë të prekur 40 në 100 mijë persona, ndërsa në SHBA 70 në 100 mijë

Vlera normale e PSA-së, që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatës, është 2.5 ng/ml

Nëse gjatë biopsisë PSA arrin në 10 ng/ml, atëherë rreziku i krijimit të një tumori është rritur

Pas tumorit të mushkërisë dhe kolonit, ky është tumori më i përhapur tek meshkujt, dhe në veçanti tek ata që janë mbi 65 vjeç

Përgatiti: JONIDA TASHI

Të rejat nga shkenca
Si trajtohet tumori i prostatës me radio dhe krioterapi
Radioterapia, si e lufton sëmundjen e prostatës
Radioterapia është një radioaksion që dëmton qelizat tumorale, duke i çuar deri në vdekje. Seancat në këtë ndërhyrje zgjasin nga 10-15 minuta në ditë për 6-8 javë me radhë. Ky lloj diagnostikimi është i këshillueshëm për pacientë të rinj dhe me tumor të lokalizuar. Avantazhet kryesore janë eliminim i qelizave tumorale dhe mundësi shumë të mëdha shërimi.
Krioterapia, një gjysmë ore për të hequr prostatën
Ka të bëjë me ngrirjen e qelizave tumorale, gjë që shkakton dhe vdekjen e tyre. Ndërhyrja zgjat rreth një gjysmë ore dhe është e këshillueshme për pacientë me tumor të lokalizuar. Avantazhi kryesor i kësaj ndërhyrjeje është se ajo ka të bëjë me një kohë të shkurtër ndërhyrje.
Ilaçet farmaceutike që rregullojnë prostatën
Terapia hormonale ka të bëjë me përdorimin e ilaçeve farmaceutike që rregullojnë nivelin e testeteronit. Kjo terapi zgjat dy orë në ditë për rreth dy vjet dhe është e këshillueshme për pacientët që nuk duan apo nuk munden t’u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërkohë, kësaj ndërhyrjeje mund t’u nënshtrohen pacientët në moshë të avancuar dhe ata në metastazë.

Gazeta Albaia
E identifikuar

OnlineBP


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 15-03-2008, 15:50:42 »
Citojeni

Vertete shumë interesante këto, rrofsh Berni!
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |