Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Semundja e Hantington, zbulohen shkaktaret.  (E lexuar 74 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 126
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11566



Shiko profilin
« më: 05-06-2009, 21:20:03 »

Shkencetaret kane bere nje zbulim shume te rendesishem ne fushen e mjekesise, duke percaktuar perfundimisht shkakun e semundjes se Hantingtonit.

Sipas zbulimit te fundit, semundjen nuk e shkakton vetem proteina e semure Hantingtina por bashkeveprimi i saj me proteinen e shendetshme Rhes. Studimi eshte kryer nga University School of Medicine in Baltimora ku shkencetaret kane zbuluar nderveprimin shkaterrues te semundjes tek te gjitha qelizat e trupit.

Nderveprimi me proteinen Rhes eshte nje gje e papritur per shkencetaret, te cilet kane menduar per vite me radhe se semundja shkaktohej vetem nga proteina e semure. Semundja e Hantingtonit prek 1 ne 10 mije njerez ne Europe e SHBA, ndersa verrehet ne mase me te madhe ne Venezuele ku prek 7 ne 10 mije njerez. Kjo semundje e detyron pacientin te vegjetoje ne gjendje invaliditeti pasi prek sistemin nervor duke shkaktuar levizje te pakontrolluara, humbje te kujteses dhe crregullime mendore.

Pas shfaqjes se saj, njeriu mund te jetoje 15-20 vjet dhe me pas nderron jete. Zakonisht Hantingtoni shfaqet ne grupmoshat 35-40 vjec dhe ne shumicen e rasteve, shenjat jane, ndryshim i gjendjes emocionale dhe levizje te pavullnetshme.

Shkencetaret jane te sigurt se nese geni e ka kete te mete, heret a vone do ta shfaqe. Kjo semundje eshte e trashegueshme dhe femija ka 50 % mundesi ta marre nese njeri prej prinderve vuan nga ky crregullim. Per momentin nuk ekziston asnje ilac kurues por simptomat mund te mbahen nen kontroll nga neurologu.

TCH
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Probleme matematikore

Anketa
  • Cili nga keta planete e ka siperfaqen me te madhe?
  • Dot Venusi
  • 3 (16%)
  • -
  • Dot Toka
  • 5 (27%)
  • -
  • Dot Marsi
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Saturni
  • 10 (55%)
  • -
  • Numri total i votave: 18
  • Shiko temen

* Sponsor