Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorMjekësi e PërgjithshmeRreziqet që na kanosen nga deti, dielli dhe rëra


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Rreziqet që na kanosen nga deti, dielli dhe rëra  (E lexuar 57 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 25-06-2008, 16:36:02 »
Citojeni

Në fillim mund të duket mrekullia vetë: deti, dielli, rëra, një shezlong dhe një çadër me ngjyra. Pushimet janë ato që ke pritur, një kohë e vërtetë relaksi, që mund t’i prishë ndoshta vetëm një shi i paparashikuar. Apo edhe vetë ai det, ajo rërë edhe ai diell. Sepse, pikërisht aty në mes të asaj që të ngjan me një mrekulli, fshihen edhe rreziqet. Mund të digjesh për shembull: ngjyra çokollatë, aq e lakmuar, rrezikon të mos arrihet dot dhe në vend të saj ta gjesh veten me flluska apo djegie. Por mund edhe të infektohesh, dhe nuk është aspak e vështirë që kjo të ndodhë. Në rërë, në ujë, madje edhe aty, në shezlong duke marrë rrezet e arta të diellit. Pasojat që mund të shfaqen janë disa probleme të vogla shëndetësore që lidhen me lëkurën, të cilat vijnë nga njohuria e dobët e njerëzve që kanë për shëndetësinë në përgjithësi, por dhe nga disa faktorë patologjikë të cilët e dëmtojnë rëndë lëkurën. Shumë prej këtyre problemeve varen nga faktori mjedis, lidhja diell-det-rërë.
Infeksionet
Gjatë pushimeve në plazh lëkurës mund ti shfaqen disa infeksione. Dielli krahas efektit pozitiv që influencon në shëndetin e njeriut mund të bëhet shkak për disa patologji kutane, që vijnë nga ekspozimi pa kriter ndaj rrezeve ultra violet dhe sidomos ato infra të kuqe, të cilat hasen nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 16 pasdite. Për këtë, shpesh këshillohet mbrojtja ndaj këtyre rrezeve duke evituar kështu qëndrimin për orë të gjata në diell dhe përdorimin e produkteve mbrojtës. Patologjia më e shpeshtë në këto raste është dermatiti solar si dhe combustoni i gradës së parë, që manifestohet me skuqje, nxehje, dhimbje të lëkurës. Kjo është e theksuar tek fëmijët dhe lëkurat me më pak melaninë (biondët). Një rrezik tjetër që haset gjatë ekspozimit ndaj rrezeve ultraviolet, apo infra të kuqe është edhe acarimi i nishaneve, si dhe pigmenteve të tjera të vogla të lëkurës. Këto të fundit, janë elemente të dyshimtë për melaunoma (tumor malinjë pigmentit melaninë) duke aktivizuar kështu qelizat malinje të këtyre elementëve. Ky është një problem për të cilin është folur shumë nga mjekët dermatologë dhe onkologë.
Deti
Deti veç kënaqësive të shumta që na falë rrallë herë mund të bëhet shkak edhe për dalje e elementëve alergjikë të lëkurës. Këto elementë vihen në dukje tek njerëzit në formën e puçrrave të kuqe të vogla që shpesh provokojmë kruajtje dhe bezdisin personin. Këto dermatite alergjike mund të lindin gjatë kontaktit të lëkurës në ujë, me ndonjë algë apo bimë tjetër ku ai/ajo person ka alergji ndaj këtyre agjentëve bimorë. Shkak për shfaqjen e këtyre dermatiteve alergjikë bëhen lëndë të ndryshme kimikate, të sjella në dete nga lumenjtë apo përrenjtë që derdhen aty. Veç të tjerave nuk përjashtohen gjithashtu edhe infeksionet purulente të lëkurës. Këto lëndë përveç fenomeneve kutane, influencojnë në mbylljen e poreve të lëkurës (kur bien në kontakt me lëkurën) duke favorizuar kështu shfaqjen e folikuliteve apo rrallë herë edhe furunkulave. Rreziku më i madh për shfaqjen e tyre ndodh nëse mbas daljes nga deti nuk bëhet shplarja e shpejt.
Rëra
Edhe nga rëra në plazhe mund të merren disa infeksione të lëkurës kryesisht ato mukotike që i marrim në rërë, apo në ambiente të tjera të plazhit, qofshin ato sportive apo gjetiu, ku persona të sëmurë me epidermofite të këmbëve kanë lëshuar mucetat. Si infeksion më të rëndësishëm mykotik mund të përmendim epidermofitin e këmbëve. Ky infeksion merret edhe nga veshja e shapkave të plazhit të personave të tjerë që kanë këtë patologji. Sëmundja shkaktohet nga agjentë infeksioz mykotik të quajtur epidermofitone, që janë të llojeve të ndryshëm dhe ndodhen në lëkurën e këtyre personave. Epidermofitia e këmbëve paraqitet me skuqje në mes të gishtërinjve, rrjepjen dhe kruarje të tyre. Në rastet kur sëmundja avancon mund të infektohet e gjithë shputa dhe anash këmbës. Këta të sëmurë lëshojnë bashkë me petëza të holla të vogla të lëkurës së këmbëve të sëmura dhe micele epidermafitonesh në tokë, shapka, shezlonge etj.
Njollat
Njollat e zbardhura (Pityriasis versicolor) është një tjetër infeksion mykotik sipërfaqësor që mund të merret edhe në plazh dhe shkaktohet nga një agjent mykotik i quajtur malassezia furfur. Kjo sëmundje e lëkurës paraqitet me njolla të zbardhura mbi lëkurën e shpatullave, gjoksit, krahëve dhe qafës. Mund të gjendet në vatra të vogla të veçuara apo dhe të bashkuara që marrin formën e hartës. Nganjëherë këto vatra janë më të pigmentuara se lëkura e shëndoshë. Disa njerëz këto njolla ose vatra i quajnë gabimisht si mungesë vitaminash duke e konfonduar si vitiligon. Edhe pse studimet mbi këtë dermatoze mykotike nuk kanë formuar ende karakterin kontagjoz (infektiv), përsëri mendohet se këtë infeksion mund ta marrësh në plazh gjatë fshirjes së trupit me peshqir “kolektiv” apo shezlonge. Gjithashtu, një mundësi tjetër janë dhe dyshet e shpeshta tek persona seborroike, duke e bërë kështu lëkurën të përshtatshme për të marrë pitirosporonet.
Kruajtja
Si përfundim vlen të përmendet dhe një infeksion tjetër që mund të merret në plazh. Është fjala për scabies (kruarje e lëkurës) e shkaktuar nga sarcoptes (acarues). Scabie është një parazit mjaft i vogël që nuk shihet me sy. Infektimi bëhet nga fjetja në jastëkët (ndoshta dhe të pastra), por që kanë fjetur një orë ose një natë më parë persona të infektuar me këtë parazit, duke i lëshuar këto të fundit në çarçafë. Personi “viktime” mund të infektohet menjëherë sapo shtrihet për të fjetur në këto jastëk. Sëmundja manifestohet me të kruara të shumta të trupit kryesisht në bark, krahë, sipërfaqe, ku lëkura ëështë më e hollë. Në këto zona dalin puçrra të vogla të kuqe sa koka e gjilpërës çifte-çifte. Kruarja dhe shqetësimi prej tyre ndodh kryesisht natën. Të gjitha këto patologji të lëkurës që përmenden më sipër duhen pasur parasysh nga çdo person që shkon për pushime në plazh, në mënyrë që ti shmanget këtyre infeksioneve apo afeksioneve të lëkurës, duke mos u larguar kështu nga plazhet me patologji të këtilla.

Përgatiti: Jonida Tashi Gazeta Albania
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |