Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Pankreasii  (E lexuar 103 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
shkencaa

Shiko profilin
« më: 01-07-2008, 11:23:56 »
Citojeni



Sëmundjet që shkaktohen si dhe këshilla për të evituar sëmundjen Pankreasi është një gjëndër në bark që lëshon një lëng tretës (lëngun pankreasor) në zorrën dymbëdhjetëgishtore, përmes një ose më shumë tubëzave...

Pankreasi prodhon edhe disa hormone të rëndësishme, duke përfshirë edhe insulinën. Pankreasi është një organ në formë pyke, me gjatësi rreth 14-20 cm, gjerësi 4 cm, shpesh 1.5-2cm dhe 65-80 gr. i rëndë (tek gratë peshon pak më lehtë) dhe ka ngjyrë të kuqërremtë ose të përhirtë kur është në fazën e veprimtarisë së dendur prodhuese. Ai gjendet pas shtyllës kurrizore. Për shkak të vendosjes së thellë, pankreasi nuk është i lehtë i kapshëm nga vëzhgimet mjekësore dhe sëmundjet e tij janë në përgjithësi të rënda dhe të vështira. Sëmundjet më të shpeshta janë: Ndezje (pankreasi i thjeshtë, nekrotik ose hemorragjik) Tumoret, cistet, diabeti dhe gurët në veshka, tëmth etj. Alkooli Ky ves i cili është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh, duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, dëmton shumë rëndë edhe pankreasin. Në mëlçi alkooli i konsumuar shkakton dëmtime të qelizave hepatike, dëmtim që progreson në kohë dhe që varet nga doza e konsumuar për ditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Kështu është vërtetuar se, sasia e rrezikshme e alkoolit është ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik, alkooli që përmban pije dehëse, ndërsa përdorimi 100-150 gr. alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cerozë. Nga ana tjetër është vërtetuar edhe shkencërisht se, për shkak të fiziologjisë femrat dëmtohen shumë më shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëzit që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndjejnë asgjë, papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi cerotike ose kanë shqetësime të lehta që nuk ia vënë veshin, por bukur mirë ata bëjnë puthjen e parë me vdekjen. Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve. Është vërtetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë predispozon për dëmtime, ndërsa pirja e 100 gr. alkool etilik ose mbi dopio raki (200 ml) apo 2 litra birrë për një periudhë 6-12 vjet, jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit. Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike rrezikon për pankretit akut që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës së personit në fjalë. Këshilla 1-Përdorimi i alkoolit është një ndër faktorët kryesorë për dëmtimin e pankreasit. 2-Mbipesha shkakton gjithmonë çrregullime në organizëm dhe dëmtime të pankreasit. 3- Daunil (i njohur në Shqipëri) është ilaçi që stimulon pankreasin, duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak. 4-Prej dëmtimit të pankreasit shkaktohen ndezje (pankreatit i thjesht, nekrotik ose hemorragjik), tumoret, cistet, diabeti dhe gurët në veshka, tëmth etj. Pankreasi Mbipesha, “përgjegjëse” për shfaqen e sëmundjes Është provuar se obeziteti është përgjegjës në 57 % të rasteve tek personat që kanë probleme me pankreasin. Veçanërisht nxitëse është dhjami që akumulohet në nivelin e abdomenit. Mekanizmi që çon tek sëmundja lidhet me fenomenin e quajtur rezistenca ndaj insulinës, në kushte normale insulina transporton glukozën brenda qelizave ku përdoret për të prodhuar energji. Me rritjen e peshës, qelizat fillojnë t’i rezistojnë këtij veprimi dhe glukoza nuk arrin të futet. Sheqeri që mbetet në qarkullim stimulon pankreasin të prodhojë më shumë insulinë për të përballuar përkeqësimin e metabolizmit, deri në ezaurimin e qelizave pankreatike dhe shkakton diabetin e tipit 2. Ulja në peshë mund të çojë me shpejtësi në një sprapsje të sëmundjes dhe kështu shmang përdorimin e ilaçeve. Sulfoniluri, ilaçi që kuron sëmundjen Ky lloj ilaçi ka dalë në qarkullim prej vitesh. Është mjekim nga goja. Emra të njohur që kanë në përbërje këtë ilaç janë Minodiab dhe Diabinese. Këtu futet dhe Daunil (i njohur në Shqipëri). Këto lloj ilaçesh stimulojnë pankreasin duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak. Kjo insulinë shtesë e detyron glukozën të hyjë në muskuj me sforcim. Problemi me këtë ilaç është se ato nuk e rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës, por ato rrisin thjesht sasinë e insulinës (pra sasi dhe jo cilësi). Një nga pasojat e ilaçit është se të shtyn të hash sa më shumë. Sipas specialistëve, fillimi i moshës së tretë është më e rrezikuar nga kjo sëmundje për shkak të çrregullimeve në organizëm, peshës së madhe trupore dhe mungesës së aktivitetit. Katër këshilla japin specialistët për të lehtësuar shqetësimet nga sëmundja e pankreasit. Kjo sëmundje prek më shumë femrat për shkak të mbipeshës trupore. Kanceri në pankreas, i pakurueshëm Sipas specialistëve, kanceri në pankreas është gjithmonë vdekjeprurës dhe i pashërueshëm. Në rast se ai kapet në fazat fillestare të tij, atëherë pacienti ka më shumë shanse për të mbajtur sëmundjen nën kontroll, në mënyrë që ajo të mos avancohet, në rast të kundërt, specialistët e kanë të vështirë edhe t’ia komunikojnë diagnozën pacientëve. Dy herë në vit specialistët e shëndetësisë rekomandojnë që njerëzit të merren të kryejnë vizita, si e vetmja mënyrë për të kuptuar se në çfarë gjendjeje janë organet e brendshme. Ndërkohë që dëmtimi i pankreasit shkakton rreth 9 sëmundje. Ndezje (pankreatit i thjesht, nekrotik ose hemorragjik), tumoret, cistet, diabeti dhe gurët në veshka, tëmth etj. Alkooli dëmton pankreasin Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve. Është vërtetuar se konsumimi i 2 litrave birrë për një periudhë 6-12 vjet jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit. Shkencërisht është provuar se çrregullimet e pankreasit nuk lindin para moshë 50-vjeçare. Sipas specialistëve, fillimi i moshës së tretë është më e rrezikuar nga kjo sëmundje për shkak të çrregullimeve në organizëm, peshës së madhe trupore dhe mungesës së aktivitetit.  buzeqeshje
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |