Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: 1 [2] 3   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Kurjozitete mjeksore.  (E lexuar 3954 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #15 më: 14-10-2005, 07:23:46 »
Citojeni

Zbulohet një klasë e re antibiotikësh

Zbulohet një klasë e re antibiotikësh, që ndoshta veprojnë me mekanizma molekularë krejt të ndryshëm nga ata që veprojnë sot. Burimi është një tip kërpudhe që jeton në pyjet me pisha në Veri të Europës dhe që në studimet paraprake ka rezultuar në gjendje të luftojë mjaft bakterie rezistente ndaj disa antibiotikëve tradicionalë. Lajmi është publikuar në revistën "Nature" dhe është fryt i bashkëpunimit midis: "David Geffen School of Medicine" i Universitetit të Los Anxhelosit, UCLA, me studiues të "Georgetown University Medical Center" dhe kompanisë bioteknologjike daneze "Novozymes". Substanca e re, "plectasina" bën pjesë në familjen mbrojtëse, që prodhohen edhe nga vetë sistemi imunitar njerëzor. Substanca ka ngjashmëri me molekulat e prodhuara nga akrepat dhe molusqet dhe është më efikase se vancomicina dhe penicilina. Ekspertët kanë arritur ta lokalizojnë vetëm falë metodave gjenetike. Plectasina, ekstrakt i kërpudhës "Pseudoplectania nigrella", ka rezultuar mjaft efikase kundër mjaft bakterieve Gram-pozitiv si p.sh. "Streptococus pneumonia" dhe "Streptococus pyogenes", përgjegjës për shfaqjen e polmonitit, dhimbjes së fytit, bajameve dhe melingjitit.Në eksperimentet e kryera mbi kafshët, molekula e re nuk ka shfaqur efekte toksike dhe ka qenë mjaft efikase kundër një numri të madh infeksionesh bakteriale.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #16 më: 18-10-2005, 13:09:35 »
Citojeni

Ekzema? Ja si ta parandaloni

Në mjaft raste janë bashkëshoqëruese të astmës ose bronkiteve azmatike

TIRANË- "Nëse kërkohen "fajtorë" për shfaqjen e rasteve të ekzemave, duhen kërkuar gjithandej, pasi nuk ka një shkak të vetëm. Zakonisht janë polenet e luleve, mykrat, pluhurat, alergjentë të shumtë që qarkullojnë në ajër dhe një sërë substancash që shkaktojnë dermatitet e kontaktit",- sqarojnë dermatologët.

Sipas specialistëve, në shumicën e rasteve ekzemat janë bashkëshoqëruese të rasteve të astmës ose bronkiteve azmatike.

Kështu,  vendet më të "preferuara" të sëmundjes janë ato që ekspozohen dhe janë më në kontakt me alergjentë e shumtë. Fytyra, duart, pjesa e dekoltesë janë pjesët më të predispozuara për të patur të tilla probleme.

Si manifestohet

"Në fazën akute të sëmundjes, në lëkurë shfaqen skuqje lokale, puçrra, që në shumicën e rasteve janë të mbushura me lëng, ose lëkura sa vjen e bëhet më e thatë në vendet ku shfaqet ekzema.

Ky kuadër klinik zgjat disa ditë, por mund të zgjasë edhe deri në disa kohë, nëse nuk kurohet në kohën dhe mënyrën e duhur",- nënvizojnë dermatologët.

Kur duhet t'i drejtoheni mjekut

-Kur kruarjet bëhen të padurueshme.

-Në momentin kur ekzema nis të përhapet dhe nuk përmirësohet brenda një jave.

-Kur lëkura nis të infektohet dhe keni temperaturë mbi 38° C.

Parandalimi

"Personat që shfaqin probleme të tilla në këtë periudhë duhet të bëjnë disa teste të lëkurës (alergjikë), të cilët do t'i ndihmojnë që të kuptohet origjina e problemit, në mënyrë që të shmanget dhe parandalohen komplikacionet. Vetëm nëse arrihet të kuptohet arsyeja, mund të jepet dhe mjekimi i duhur në varësi të formës dhe stadit të sëmundjes",- përfundojnë specialistët.

KËSHILLA

 Ã§farë duhet bërë


-Në rastin e dermatiteve të kontaktit duhet të individualizohen substancat që e shkaktojnë, në mënyrë që mënjanohet origjina e problemit. Natyrisht kontakti me këto substanca mund të shmanget duke veshur veshje mbrojtëse ose duke lyer lëkurën me kremra mbrojtës;

-Në të njëjtën kohë duhen eliminuar, sidomos te fëmijët, aplikimi në lëkurë i substancave irrituese, si kremat kozmetike apo parfume;

-Fëmijët e prekur nga ekzema duhet të lahen me ujë të vakët dhe me detergjentë jo aromatikë; -Në pjesët e prekura nga ekzema duhet eliminuar kontakti me sapunët apo detergjentët e zakonshëm;

-Pas banjës aplikoni në lëkurën e njomë krem hidratues, i cili duhet përdorur nën rekomandimin e mjekut specialist;

-Visheni fëmijën me rroba të lehta pambuku, duke eliminuar veshjet prej leshi dhe fije sintetike;

-Përdorni medikamentet dhe pomadat që ju ka rekomanduar mjeku rregullisht;

-Ndiqni rekomandimet e mjekut dhe qëndroni gjithë kohën nën vëzhgim mjekësor.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #17 më: 01-11-2005, 06:28:46 »
Citojeni

Të flesh pak është keq?

1 Nentor  Nevoja njerëzore për gjumë ndryshon nga një njëri te tjetri, ka njerëz që janë të "vdekur" për gjumë dhe ka nga ata të tërë që mund të flenë veçse pak orë gjatë natës.

Po, studime të shumta kanë nxjerrë që çdo njeri ka nevojë mesatarisht për tetë orë gjumë në natë dhe sidomos është e nevojshme të bësh një gjumë të rregullt.

Prirja aktuale është fjetja përherë e më pak, dhe shumë shpesh rëndësia e gjumit nënvlerësohet pa masë. Flihet më pak për të punuar më shumë, për të studiuar më shumë, për t'i kushtuar më shumë kohë vetes... Ajo që shumë njerëz nuk kuptojnë, përkundrazi, është se duke fjetur më shumë dhe me më shumë rregullsi mund të punohet, studiohet dhe jetohet shumë më mirë!

Ja pse një gjumë i mirë...

Pakëson rrezikun e sëmundjeve:

Është vërtetuar se një njeri përsosmërisht i shëndetshëm, pasi ka humbur pesë orë gjumë, prodhon më pak qeliza të sistemit imunitar dhe, rrjedhimisht, është shënjestër më e mundshme e sëmundjeve.

Ruan forcën e muskujve:

Sipas studimeve të shumta, një mungesë e fortë gjumi mund të shkaktojë një pakësim të ndjeshëm të forcës muskulore.

Të mbash në formë trupin:

Mund të duket e çuditshme, por pikërisht gjatë gjumit organizmi prodhon 70% të dozës së përditshme të hormonit të rritjes (GH), i cili vihet në punë për të ripërtëritur lëkurën dhe për të formuar inde të reja kockore dhe muskulore.

Ul tensionin e lartë:

Njerëzit që flenë mesatarisht më pak se tetë orë në natë, në mëngjes kanë një tension më të lartë se zakonisht.

Ruan fuqinë seksuale:

Gjumi është shumë i rëndësishëm për një funksionim të mirë të organit, sepse gjatë aktivitetit të tij natën fluksi i gjakut i sjell oksigjen dhe lëndë ushqyese të domosdoshme.

Përmirëson aktivitetin mendor:

Mbani një rregullsi, kushtojini periudhës së zgjimit dhe gjumit të njëjtat kohë dhe kështu do të ndihmoni trurin të mbajë në nivele të larta përqendrimin dhe qartësinë mendore.

Të ndjehesh më imrë me veten dhe të tjerët:

Ata që flenë pak dhe keq, gjatë ditës zakonisht janë të tendosur, gjithë nerva dhe e kanë më të vështirë ta lënë veten në dorë të emocioneve pozitive.

Sekretet për një gjumë të mirë

1. Ndiq një çikël të rregullt gjumi e zgjimi: fli dhe zgjohu në të njëjtën orë gjatë gjithë javës.

2. Bëj një banjë të ngrohtë për 15 minuta para se të biesh të flesh: kjo do të të japë një ndjenjë paqeje dhe qetësie që do të ta bëjë gjumin më të rehatshëm.

3. Bëj ushtrime fizike: me kusht që të zhvillohen 4 orë para se të biesh të flesh, pasi lodhja do të përmirësojë cilësinë e gjumit.

4. Mos merr ilaçe gjumëndjellës: ata përdoren me shumë kujdes dhe vetëm me recetën e mjekut, sepse mund të jenë shumë të dëmshëm për trupin tënd.

5. Pi një çaj qetësues kamomili para se të shtrihesh.

6. Shmang fjetjet në sallon ose në divanin para televizorit, sepse ky zakon i keq sjell edhe prishjen e cilësisë së gjumit dhe të shndërron në njeri të natës.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #18 më: 27-11-2005, 15:45:08 »
Citojeni

# Depresioni
Të rinjtë me depresion janë shtuar dhe po trajtohen me ilaçe e jo psikoterapi, sepse numri i vizitave mjekësore për adoleshentët e depresionuar vazhdon të rritet, sipas një studimi në Universitetin "Stanford". Akademia Amerikane e Fëmijëve dhe Psikiatria e Adoleshentëve, u imponojnë mjekëve të përdorin psikoterapinë si një mënyrë e mirë për të zgjidhur problemet.
# Kola-kafeine
Lajm i mirë për gratë. Kafeja nuk e shton rrezikun e tensionit të lartë të gjakut, kjo sipas një studimi të Shoqatës Amerikane të Mjekësisë. Studimi u krye për 12 vjet dhe përfshiu më shumë se 150 mijë gra. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për gratë që e marrin kafeinën nga kolat. Kola e rregullt e shton rrezikun me 44 për qind tek gratë më të moshuara dhe 28 për qind tek të rejat.
# Viagra
Trajtimet me viagra mund të përmirësojnë aftësitë funksionale te pacientët me hipertension pulmonar arterial, një sëmundje serioze, që ka të bëjë me presionin e lartë në enët e gjakut që hyjnë në mushkëri. Zbulimi bazohet në një studim të 278 pacientëve që kanë marrë viagra, në një nga tre doza, apo "placebo" inaktive tre herë në ditë për 12 javë.
# Neuroshkenca
Në Uashington përfundoi këto ditë takimi i 35-vjetorit të Shoqatës së Neuroshkencës, me mijëra neurologë nga mbarë bota. Shumë prej tyre sollën në këtë takim arritjet kërkimore në këtë fushë. Besohet se 25 deri 50 për qind e kodit gjenetik të njeriut gjen shprehje në tru e në sistemin nervor. Kjo tregon edhe rëndësinë e neuroshkencës, e cila shpjegon se si funksionon truri.
# Antibiotiket
Përdorimi i antibiotikëve më shumë se 10 herë në fëmijëri rrit mundësinë e zhvillimit të limfomës, një lloj kanceri që prek sistemin limfatik të trupit. Dr. Ellen T. Chang në qendrën e studimit në Kaliforni ka zbuluar sëmundjen edhe tek përdoruesit e shpeshtë të ilaçeve antiinflamatore, si ibuprofen, por nuk ka gjetur lidhje ndërmjet sëmundjes dhe mjekimeve të tjera.
# Uje deti
Një grup ekspertësh janë shprehur se e marrin në konsideratë idenë për të injektuar ujë deti nën Venecia, në mënyrë që të ngrenë qytetin italian të mbushur 30 cm me ujë. Projekti që kushton 117 milionë dollarë detyron rrëmimin e 12 gropave me diametër 30 cm brenda një zone 6 milje rreh qytetit të Venecias, dhe të bëjnë të rrjedhë ujë deti në tokë në një thellësi 766 jard.
Nikotina
Shkencëtarët thonë se nikotina nuk është më shumë e dëmshme sesa kafeina, por ajo që e bën të rrezikshme nikotinën është mënyra e marrjes së saj nëpërmjet tymosjes. Sipas një studimi në kolegjin mbretëror të mjekëve në Londër, duhani pa tym është 10 herë më i padëmshëm sesa tymi i cigareve.
Hekuri
Një formë trajtimi për aneminë te pacientët e moshuar është terapia me doza të ulëta hekuri. Por, ka një mundësi të ulët të efekteve anësore. Anemia ndodh kur rruazat e kuqe të gjakut nuk transportojnë mjaftueshëm oksigjen sa i duhet trupit. Hemoglobina, proteina te këto qeliza, është përgjegjëse për këtë detyrë dhe që kjo të kryhet, nevojiten sasi të mjaftueshme hekuri.
E identifikuar

nemesis
enigem
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 27-11-2005, 19:37:24 »
Citojeni

me te vërtetë shumë interesante këto gjëra!!!hallall vallahi për mundin qe ke bërë për ti shkruajtur!
E identifikuar

c'është një shok?një shpirt i vetëm ne dy trupa (aristoteli)
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #20 më: 04-12-2005, 08:09:14 »
Citojeni

Mjeku që zbuloi virusin, optimist pas testeve te majmuni
Progres në vaksinën e AIDS-it


Një shkencëtar, i cili ka ndihmuar në zbulimin e virusit HIV tha se, ka arritur progres drejt prodhimit të një vaksinë efikase kundër AIDS-it dhe shpreson që brenda një viti të fillojë eksperimentet klinike. Dr. Robert Gallo, drejtori i Universitetit të Marilandit dhe Institutit për Virologjinë Humane tha se, rezultatet nga studimet te kafshët ishin vërtet inkurajuese. "Mendoj se ka përparime në krijimin e antitrupave që do të reagojnë me shumëllojshmërinë e HIV-it", tha mjeku, duke iu referuar virusit që shkakton AIDS-in. Shkencëtarët besojnë se, vaksina është shpresa më e mirë për t'i dhënë fund pandemikut të AIDS-it, që vret rreth 3.1 milionë njerëz në vit. Mundja e virusit ka qenë më e vështirë se sa kanë parashikuar shkencëtarët. Ata besojnë se, për prodhimin e vaksinës duhet ende kohë. "Ne kemi marrë disa rezultate interesante nga studimet te majmunët, që tregojnë se, sistemi imunitar mund të përgjigjet. Ne kemi bërë progres të dukshëm, por nuk jemi ende gati për vaksinën", tha Gallo.

Zbulimi i shkencëtarëve italianë
Molekula e dashurisë zgjat vetëm një vit


Rrahjet e zemrës shtohen, stomaku ju gurgullon dhe ndjeheni euforike, edhe pak budallenj. Kjo është e gjithë ndjesia e një dashurie pasionante që ju filloni të përjetoni. Shkencëtarët tani ju thonë se, kjo ndjesi nuk do të zgjasë më shumë se një vit. Deri tani nuk ishte shpjeguar pse një gjendje e tillë shoqëron gjithmonë fillimin e një dashurie pasionante. Por, shkencëtarët e një populli, që njihet në botë për mënyrën e të dashuruarit, italianët, kanë mundur të shpjegojnë fenomenin, duke i shtuar "veshje" të re tiparit të tyre njohës në vendet përëndimore. Emocionet e forta që sillen rreth të dashuruarve të rinj janë të stimuluara nga një molekulë e njohur si "faktori i rritjes së nervave" (NGF), sipas shkencëtarëve në universitetin e Padovës. Shkencëtarët italianë gjetën nivele shumë të larta të NGF-së në gjakun e 58 njerëzve, të cilët sapo kishin rënë në dashuri çmendurisht me njëri-tjetrin dhe tek ata, niveli i molekulës ishte shumë më i lartë i krahasuar me nivelin e të njëjtës molekulë te njerëzit singëll, apo të padashuruar, dhe njerëzit që janë në një lidhje të gjatë dashurie. Studimi i tyre ka zgjatur mëse një vit dhe pas një viti, të njëjtët të dashuruar, i testuan përsëri dhe shkencëtarët panë se, ata kishin nivele më të ulëta të molekulës NGF në gjakun e tyre dhe ajo ishte e njëjtë me grupet e tjera, që ishin testuar më parë. Shkencëtarët italianë e kanë publikuar studimin tyre në gazetën "Psychoneuroendocrin ology", dhe janë shprehur se, nuk është e qartë se, si dashuria ndikon në rritjen e niveleve të NGF-së. Ajo që është shumë e dukshme qëndron në faktin se, molekula qartësisht ka një rol të rëndësishëm në "kiminë sociale" ndërmjet njerëzve në fillim të një marrëdhënie dashurie. Por, për fat të keq, ndjesia gurgulluese nuk mund të zgjasë më shumë se një vit, ndërsa për fat të mirë, edhe budallallëku që shoqëron fillimet e dashurisë i humb gjurmët pas 12 muajve të caktuar nga shkencëtarët e popullit "dashurues". Molekula, që sipas shkencëtarëve krijon këtë ndjesi, ka merituar emrin "Molekula e dashurisë", sepse ajo është gjithmonë ndikuese dhe shoqëron fazat e para të ndjenjës më të bukur për të gjitha moshat.

* Transplanti i parë i fytyrës

Mjekët francezë kanë realizuar për herë të parë në botë transplantin e fytyrës, duke i dhënë një hundë, mjekër dhe buzë të reja një gruaje të shfiguruar, e cila ishte sulmuar nga një qen. Operacioni i gruas franceze 38-vjeçare u krye nga kirurgë të njohur francezë të dy spitaleve, në qytetin Amiens. "Pacientja është në një formë të shkëlqyer dhe transplanti duket normal", janë shprehur mjekët. "Pjesët e transplantuara janë marrë nga një dhurues multiorganesh, me miratimin e familjes". Gruaja nuk kishte hundë dhe buzë që në maj. Ajo nuk ishte e aftë të fliste apo përtypej.

G.Panorama
E identifikuar

AngelDeviled
xbox rocks my n3rdy world
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #21 më: 04-12-2005, 12:03:01 »
Citojeni

Titulli duhet:
Kuriozitete mjekesore
E identifikuar

If Google can't help you, God can't either.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #22 më: 11-12-2005, 09:07:48 »
Citojeni

# Duhanpirja
Rezultatet e studimit "diskutimi i ekspozimit të duhanpirësve pasivë" tregojnë se, pirja pasive e duhanit rrit rrezikun e kancerit të gjirit, sidomos te gratë para menopauzës, në një shkallë të ngjashme si duhanpirësit aktivë. Rezultatet janë publikuar në "International Journal of Cancer" dhe tregojnë se rreziku është i njëjtë .
# Krijimtaria
Një jetë aktive seksuale dhe krijimtaria mund të ecin dorë për dorë së bashku, sipas një studimi të ri britanik, i cili ka vënë re se artistët dhe poetët profesionistë kanë rreth dyfishin e partnerëve seksualë në krahasim me njerëzit e tjerë. Krijuesit shpesh cilësohen shumë joshës. Ata prodhojnë art e poezi që rrëmben interesin e njerëzve.
# Bakteri
Një bakter vdekjeprurës, i cili shfaqet te njerëzit që trajtohen me antibiotikë po përhapet në Amerikën Veriore dhe është edhe rezistues ndaj ilaçeve. I provokuar nga antibiotikët brenda zorrëve të pacientëve të spitaleve, bakteri ka treguar aftësinë për mutacion dhe ka rritur rezistence ndaj mjekimeve, tregon raporti.
# Gjumi i mirë
Një studimi i ri tregon se, gratë e moshuara, të cilat flenë mirë apo kanë edhe lidhje të forta sociale kanë nivele të ulëta të interleukin-6, një proteinë e sistemit imunitar që ndihmon inflamacionin dhe që tenton të rritet me shtimin e moshës. Pra, një gjumë i mirë dhe një jetë shoqërore të mbajnë të shëndetshëm.
# Mbipeshe
Një studim i ri ka treguar se fëmijët e lindur nga nënat që pinë duhan apo janë në mbi peshë, lindin mbi peshë. Shkencëtarët kanë zbuluar se, fëmijët që lindin nga nëna që janë mbi peshë gjatë shtatzënisë së tyre janë tri herë më shumë të rrezikuara për të qenë me shëndet të tepërt.
# Injeksionet
Veterinerët në kopshtin zoologjik në Romë kanë trajtuar një luan të moshuar për artritin, duke i futur 50 pilula floriri në muskujt e tij, thanë zyrtarët. Luani aziatik i quajtur Bellamy, kishte vështirësi në të ecur deri në mbarimin e procedurës dy javë më parë, ku pilulat 24-karat të floririt u futën në muskujt e tij afër kyçeve.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #23 më: 26-02-2006, 11:08:31 »
Citojeni

Si të jetosh deri në 140 vjet

Një regjim ushqimor me bazë të ulët kalorish, por me të gjithë elementët ushqimorë të rëndësishëm, ngadalëson plakjen e zemrës dhe zgjat jetën. Eksperimentet e kryera mbi kafshët kanë treguar se, dietat hipokalorike zgjasnin jetën deri në disa vite. Por eksperimentet e kryera mbi njeriun janë më entuziaste, sepse zemra e personave që kishin marrë pjesë në studim ishte më e re dhe efikase. Studimi është koordinuar nga Luigi Fontana, studiues i Institutit Superior të Shëndetësisë. Ekspertët në studim këmbëngulin se, regjimi ushqimor që garanton jetë të gjatë duhet të jetë i balancuar dhe i pasur me elemente ushqyese. Ai duhet të përmbajë sa më shumë drithëra, perime, peshk, vaj ulliri dhe fruta. Përveç kësaj, një dietë e pasur me perime ndikon në uljen e presionit të gjakut, falë aminoacideve dhe magnezit që ato përmbajnë.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #24 më: 26-02-2006, 11:16:02 »
Citojeni

Shkencëtarët: 58 për qind e sëmundjeve, nga kafshët

Shëndeti i njeriut rrezikohet nga sëmu-ndjet e kafshëve në të gjithë botën.

Shkencëtarëve kanë dokumentuar 38 sëmundje që kanë bërë kalimin nga kafshët te njeriu në 25 vitet e fundit. Ky nuk është lajm i mirë për përhapjen e gripit të shpendëve, për të cilin ekspertët mendojnë se mund të pësojë mutacion dhe do të transmetohet ndërmjet njerëzve. Ka 1 407 patogjene; viruse, baktere, parazitë, protozoare dhe kërpudha që mund të infektojnë njeriun, tha Mark Uoolhouse i Universitetit të Edinburgut në Skoci. Prej tyre, 58 për qind vijnë nga kafshët. Shkencëtarët konsiderojnë se 177 prej këtyre patogjeneve "shfaqen" apo "rishfaqen". Pjesa më e madhe e tyre nuk mund të shkaktojnë epidemi, por shkencëtarët mendojnë se gripi i shpendëve mund të bëjë një përjashtim. Përparimet e fundit të virusit vdekjeprurës H5N1 në të gjithë botën kanë forcuar frikën për përhapjen e një epidemie. "Strategjia është të vëzhgosh se si ta frenosh atë vetëm te kafshët", tha Nina Marano, një veterinere, eksperte e shëndetit publik në Qendrën për Sëmundjet infektuese.
"Gripi i shpendëve mund të pësojë mutacin dhe në këtë mënyrë të kalojë nga njeriu në njeri", tha dr. Stanley Lemon, i universitetit "Texas Medical Branch" në Galveston. "Ka shumë mundësi që numri i viktimave të rritet shumë herë më tepër nëse virusi e kapërcen provën e mutacionit", tha Lemon. çdo vit në 25 vitet e fundit, një apo dy patogjene të reja dhe variante të ndryshme të patogjeneve kërcënuese të mëparshme kanë infektuar njerëzit. "Njerëzit janë sulmuar gjithmonë nga patogjene të reja. Ky proces ka mijëra vjet që vazhdon. Por duket se po ecën me shumë shpejtësi kohët e fundit", tha Uoolhouse. Diçka e çuditshme sot që i lejon shumë prej tyre të rrënjosen te njeriu. Një shpjegim është se ka ndryshime të mëdha në mënyrën se si bashkëveprojnë njerëzit me ambientin, popullata më e madhe në një ambient më të ngrohtë dhe në të cilin udhëtimi është më i shpejtë dhe më i gjerë, tha Marano. Këto ndryshime mund të sigurojnë se patogjenet nuk do të qëndrojnë të kufizuara vetëm te kafshët, shtoi ajo. Shembuj të rasteve të fundit të infektimit nga kafshët përfshijnë HIV, Marburg, SARS dhe viruse të tjera. "Eshtë shumë e vështirë që të gjesh se çfarë do të vijë pas kësaj". s.xh G.Panorama
E identifikuar

SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #25 më: 26-02-2006, 21:24:12 »
Citojeni

Si të jetosh deri në 140 vjet

Një regjim ushqimor me bazë të ulët kalorish, por me të gjithë elementët ushqimorë të rëndësishëm, ngadalëson plakjen e zemrës dhe zgjat jetën. Eksperimentet e kryera mbi kafshët kanë treguar se, dietat hipokalorike zgjasnin jetën deri në disa vite. Por eksperimentet e kryera mbi njeriun janë më entuziaste, sepse zemra e personave që kishin marrë pjesë në studim ishte më e re dhe efikase. Studimi është koordinuar nga Luigi Fontana, studiues i Institutit Superior të Shëndetësisë. Ekspertët në studim këmbëngulin se, regjimi ushqimor që garanton jetë të gjatë duhet të jetë i balancuar dhe i pasur me elemente ushqyese. Ai duhet të përmbajë sa më shumë drithëra, perime, peshk, vaj ulliri dhe fruta. Përveç kësaj, një dietë e pasur me perime ndikon në uljen e presionit të gjakut, falë aminoacideve dhe magnezit që ato përmbajnë.


Fantastike... shumë e vërtetë!  urraaa
Unë veç me cokollatat gaboj me vjen turp dhe pse kam lexuar qe perberesit e tyre ndihmojne ne qelizat e trurit zgerdhihet
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #26 më: 23-06-2006, 07:36:21 »
Citojeni

Dhjete këshilla për ata që vuajnë nga zemra

1.Mos pini duhan.
2.Mos u aktivizoni ne lodra sportive qe shkaktojne lodhje fizike te madhe.
3.perdorni ushqime,te pasura me vitaminen E.
4.Ecni çdo ditë,te paktën një ore.
5Qendroni larg ambjenteve me zhurme.
6.Mundoheni te hani sa me shumë fruta e perime te fresketa.
7Qendroni sa me larg mjediseve shumë te nxehta.
8.Beni një jetë te qete dhe mos qendroni te mbyllur me vehten tuaj.
9.Ne rast se do të kini renie flokesh ne pjesen e siperme te kokës,shkoni te mjeku.
10.Pakesoni peshën e tepert trupore dhe perbajtjen e kolesterolit ne gjak..........
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #27 më: 23-06-2006, 07:37:29 »
Citojeni

Shkaktarët e migrenës

Simptoma më e shpeshtë neurologjike është dhembja e kokës. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar nga ata psikogjen, e deri te tumorët.
Neurologjia regjistron këta tipa, të dhembjes së kokës:
-psikogjen,
-ndryshimet në sy ( anomalitë refraktive, hipermetropia, astigmanizmi, miopia, etj.),
-dhembja adontogjene,
-sëmurja e sinusëve paranazalë,
-hipertensioni arterial,
-dhembja histaminike e kokës( sindromi i Hortonit),
-dhembja traumatike e kokës,
-dhembjet meningeale të kokës, që për nga intenziteti janë të forta,
-tumorët intrakranial,
-gjakëderdhja subarahnoidale,
-migrena ( hemikrania ),
-neurolgojia e trigeminusit,
-neurologjia vagale. etj.
Migrena ose hemikrania( kur dhembja është periodike dhe e kufizuar në njërën anë të kokës), shkaktohet nga mbyllja e enëve të gjakut (emboli ) në tru. Një mbyllje e këtillë, është pasojë e dromcave të gjakut, që përhapen me anë të gjakut (qarkullimit të gjakut).
Simptomat specifike të migrenës janë: pulsi i shpejtuar, pulsimet e kokës,
dhembja e kokës me intenzitet të lartë, shtypja e lartë e gjakut.
Migrena, është një ndër format më të përhapura të dhembjes së kokës dhe në 50% të rasteve, këta persona janë femrat. Manifestohet edhe me një dhembje të fortë e pulsuese, që përgjithësisht godet vetëm gjysmën e kokës. Simptomet të tjera: shqetësimi nga drita dhe zhurmat, të përziera e të vjella, iritueshmëri, nervozizëm dhe shok emotiv.
Shumica e të sëmuarve i takojnë familjeve, te të cilat shumë pjesëtarë të saj kanë dhembje kokë të njëjta ( herediteti).Një hipotezë, migrenën e shpjegon si vijon: fillimisht, gjatë hipermisë reaktive, serotonina lirohet nga trombocitet dhe i sensibilizon nociceptorët kranial, sistemin kininogjen.
Sot, përveç ilaçeve antimigrenë (Sandomigran, Avamigran, Cafergot, Ditamin, betabllokuesit, antidepresivët, magneziumi etj.), pacientit duhet shpjeguar rolin e tendosjeve fizike e psikike dhe emoci.nale gjatë sulmit migrenoz.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #28 më: 23-06-2006, 07:38:34 »
Citojeni

Forme e re e insulines

Departamenti i ushqimit dhe medikamenteve në SHBA ka rekomanduar aprovim të formës së parë të insulinës që mund të merret me frymë në vend që të injektohet. Ka miliona diabetikë në gjithë botën me ndërlikime si sëmundje të zemrës dhe të të parit që prekin ata që vuajnë. Forma më e dukshme e diabetit, Tipi 2, lidhet me obesitetin dhe kurohet me tableta ose injeksione të insulinës. Sipas departamentit për ushqim dhe medikamente në SHBA, Exubera,(medikamenti i ri) mund të përdoret për njerëz që kanë diabetin e tipit 2 ose më rralllë kur kanë tipin 1 të cilët kanë nevojë për injeksione para se të hanë. Medikamenti nuk do të zëvendësojë injeksionet e insulinës për ata që vuajnë nga tipit 1. Megjithatë, rregullatorët amerikanë të medikamenteve kanë vënë në pyetje sigurinë e përdorimit të Exuberas kur përdoret nga njerëz që pijnë duhan, apo kanë sëmundje të mushkërive. Ata gjithashtu kanë shprehur shqetësim për efektet afatgjata të Exuberas, ndërsa prodhuesit e medikamentit kanë rënë dakord të vazhdojnë studimet deri në 2019.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #29 më: 05-02-2007, 20:39:57 »
Citojeni

Studimet e fundit kanë rezoltuar se atë persona qe ne te shumtën e kohës janë ne udhëtim, rrezikojne te semuren nga kanceri i lekures.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
Faqe: 1 [2] 3   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |