Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1] 2 3   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Kurjozitete mjeksore.  (E lexuar 4472 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
agata
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« më: 29-10-2004, 19:39:30 »
Citojeni

Nuk dija ku ta hapja këtë teme. Nëse nuk është ku duhet i lutem moderatoreve ta spostojne.

Paludizme

Le paludisme, është një semundje parazitare shumë e perhapur ne regionet tropikale.
Kjo është një semundje e vjetër, e mendohet se edhe njeriu prehistorik, ka vuajtur nga paludizmi.
Ne ditet tona, 500 milion njerëz janë te infektuar ne botë e nga këto, 2.5 milion vdesin ne vit e 1 milion jan fëmijë.
Njeriu infektohet nga bickimi i një mickonje ( femel) te infektuar qe quhet anofel.
Egzistojne 4 loje parazitesh qe quhen ne latinisht:
Plasmodium falsiparum (me i rezikshmi)
Plasmodium vivax ( me i perhapuri )
Plasmodium malaria
Plasmodium ovale ( më pak i njohur.)

Evolimi i semundjes e siptomat e njeriut janë:

Mbasi mickonja ka trasmetuar tek njeriu këtë parazit protozoere, ai strehohet ne melçi, ku qëndron 7 deri ne 15 ditë e këtu gjithashtu shumohet. Pastaj parazit fiton rruazat e kuqe dhe i shkatron ato duke shkaktuar kështu një anemie te theksuar tek njeriu, e një temperature shumë te lartë.
Ne rraste te rralla njeriu bien ne koma, ose mund te këtë disa demtime ne pjesen e trurit.

Trajtimi i semundjes
Ne ditet tona egzistojne medikamente qe mund te sherojne këtë semundje, por ne disa vende ky parazit po krijon rezistence kundra trajtimit qe i bëhet.
Mënyra me e mirë, është për personat, qe punojnë ose vizitojne këto zona te rrezikshme, te fillojnë trajtimin me një ilaç, 1 muaj para vizites ne këto zona e gjithashtu te mbrohen ne maksimum nga bickimi i miçkonjave.
Medikamentet janë:
Mefloquine emri komersjal është Lariam
Cloroquinine emri komercjal është Nivakine


Egzistojne edhe ilaçe te tjera për këtë ju këshilloj, qe para se te bëni plane, qe te vizitoni vendet mahnitese te afrikes apo amerikes se jugut ose azis te keshilloheni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Harta e vendeve më me rezik është kjo..

[attachment deleted by admin]
« Ndryshimi i fundit: 29-10-2004, 19:42:34 nga agata » E identifikuar
nemesis
enigem
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 31-10-2004, 01:03:40 »
Citojeni

ekzistojne rreth 6000 semundje gjenetike dhe nga këto vetëm për një pjesë shumë te vogël shkencetaret ia kanë idenë se si me i kuruar.shpresohet qe me deshifrimin e materialit gjenetik të arrihet te kuptohet me mirë sëmundjet,mekanizmat e tyre dhe mundesisht ndonjë kurim i mundshem.
E identifikuar

c'është një shok?një shpirt i vetëm ne dy trupa (aristoteli)
agata
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 01-11-2004, 17:45:11 »
Citojeni

Njohuri mbi Tetanozi

Tetanoz

Tetanozi është një infeksion toksik i ardhur nga një bakteri qe është ne gjendje te jetoj edhe ne mungese te oksigjenit. Kjo bakteri quhet ne latinisht CLOSTRIDIUM TETANI
Bakteria e tetanozit mund te jetoje ne toke shumë gjatë, me dhjetra e qindra vite, duke mos infektuar asnjë njeri , sapo kjo bakteri ka kontakt me plagen e një njeriu qoftë kjo plage edhe minimale, shnderohet ne bakteri infektuse e lëshon një lende toksike qe pushton me tepër nervat.
Personi i infektuar shpall shenjat e para mbas 4 deri ne 21 ditë infetimi .
.
Shenjat janë :
Fillon një levizje e nervave ne pjesen e nofulles, e pasienti nuk mund ta kontrolloj këtë kontraktim, pastaj kjo kontroktim fillon te perhapert, ne te gjith trupin, dhimbjet jan te tmershme, e pasjenti duhet pa tjetër te shtohet ne spital e te lihet ne një dhome te eret, e me medikamente qetesuese ne dose te lart.
Për këtë semundje, nuk egziston asnjë medikament (ilaç)
Ne 80 perqind te rasteve kjo semundje është vdekje prurese ose mbas 3 javësh mund te zhdukek vetvetiu.

Si mund te mbrohemi nga kjo semundje?

Egziston një vaksine, qe duhet te jetë e detyrushme,
ne çdo vend te europes kjo vaksine është e detytushme nga mosha 1 vjeç, e përsëritet çdo 10 vjet

Kujdes kur zbukuroni oborrin tuaj e mbillni lule te ndrysme, nëse plagoseni është ne te miren tuaj te kontaktoni një mjek, e nëse nuk jeni vaksinuar te vaksinoheni me urgjence .

Fatkeqesisht edhe pse kjo vaksine kaq efikase egziston tetanozi sjelle një numer vdekjesh të madh ne europe..
« Ndryshimi i fundit: 01-11-2004, 17:48:58 nga agata » E identifikuar
nemesis
enigem
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 01-11-2004, 23:43:27 »
Citojeni

impulsi nervoz leviz me një shpejtesi rreth 240 km/ore(informacion i marrë nga një program i discovery channel)
E identifikuar

c'është një shok?një shpirt i vetëm ne dy trupa (aristoteli)
agata
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 02-11-2004, 11:19:45 »
Citojeni

A e favorizojne përdorimi i deodoranteve kancerin e gjoksit tek femrat?

Disa kerkues biologjiste molekulere britanik kan zbuluar ne disa eshontijo (moste) te tumorit te gjoksit një numer te lartë te molekulave kancerogjen, qe vjen pa dyshim nga përdorimi i disa lloj deodoranteve.
Këto molekula (parahydroxybenzoate) te quajtura gjithashtu parabene përdoren si konservator ne një numer të madh produktesh kozmetik, gjithashtu ne disa prodhime ushqimore për ti zgjatur atyre konservimin....
këto molekula imitojne ne trupin e femres rolin e oestrogeneve (hormone qe regullon ciklin e femres) dhe kështu favorizojne kancerin e gjoksit.
Studimet e bëra nuk e kan pohuar akoma qe substanca parabene te jet origjina e kancerit por sipas biologjistit britanik Philip Harvey është e sigurt qe kjo molekule ndihmon ne shumin e rasteve te kancerit te gjoksit ( publikuar ne gazeten of Applid Toxicologie).

Nga fakti qe ky lloj tumori është një nga shkaqet e pare ne vdekjen e femrave, e gjithashtu përdorimi i madh i produkteve kozmetike nga femrat bëri qe këto studime te vazhdojnë me një serjozitet të madh.

Për këtë arsye janë duke u bërë studime me te rëndësishme, nga një biologjiste philippa Darbre te universitetit te Reading.
Ajo ka pohuar qe supstancat parabene qe ndodhen prezent ne tumor, gjenden ne formë ester=lipide (molekule kimike qe përmban një grup atomesh sikurse, carbon ku jan te lidhura 2 atome oksigjeni qe metabolisohet ne organizem nga aditioni i acideve me alkolet) dhe qe supozohet, qe vjen nga produi kimik qe përdoret mbi lekure, sikurse deodorantet, një kreme ose spraje te ndrydhme.
(Kur parabene meret nga ushqime nuk shkakton asnjë rezik sepse organismi jonë është ne gjendje ta metabolisoj e ti humbi këtë grup atomesh te quajtura ester).
Kjo ndoshta është edhe arsuja pse 70% te tumoreve te gjoksit formohen veç ne pjesen e jashme te tij afër sqetulave.
Megjithatë Chris Flower drejtori i kozmetkes e ka kundershtuar këtë duke mohur ekzistencën e parabeneve ne produi kozmetik kohët e fundit.
Kurse bilogjistja Darbre thot qe edhe pse produit kozmetik po asurohen nga dita ne ditë egzistojne akoma shumë produi qe e permbajne këtë supstance sikurse shumë krema depilator, krem fasial, kremet e trupit por edhe shumë produi te tjerë.
Zonja Darbre ka precizuar ne një intervistë te saj, qe ajo ka 8 vjet qëkur ka filluar studimin mbi këto substanca qe nuk perdor me asnjë produk kozmetik qe përmban parabene, e mbi të gjitha ajo nuk perdor asnjë deodorant, ajo i keshillon edhe femrat e tjera te bëjnë te njëjtën gjë derisa, këto produi të mos perbehen më me parabene.
E identifikuar
nemesis
enigem
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 05-11-2004, 00:46:35 »
Citojeni

colesteroli ndryshon me stinet.
nivelet e kolesterolit ndryshojnë me stinet.është ky rezultati i arritur nga një kerkim i kryer nga universiteti i masacusetit mbi 517 persona te shendetshem.doli si përfundim qe nivelet e colesterolit ishin me te mëdha ne vjeshte dhe ne dimer dhe me te ulet ne pranvere dhe vere.nuk dihet mirë se cilët janë mekanizmat qe çojnë ne këtë rezultat.matjet tregonin qe vlerat me te mëdha për meshkujt mbërrin ne dhjetor kurse për femrat ne janar.vlerat e regjistruara tregonin një rritje rreth 3.9 mg/dL te meshkujt (vlerat mesatare ishin 222 mg/dL) dhe 5.4 mg/dL te femrat (vlerat mesatare ishin 213 mg/dL).disa nga këto ndryshime mund te pershkruheshin me variacionet qe peson plasma ne stinet e ndryshme.u gjet edhe qe nuk kishte lidhje me dieten qe përdoret ne stinet e ndryshme.
E identifikuar

c'është një shok?një shpirt i vetëm ne dy trupa (aristoteli)
agata
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 06-12-2004, 15:08:49 »
Citojeni

Njohuri te përgjithshme mbi sëmundjet e hepatiteve viral.

Hepatit viral është një inflamation e melçise, qe vjen nga një lloje virusi.
Këto infeksione shoqerohen shpesh me një zverdhje te lekures, qe shpjegohet me kalimin e lengjeve toksike nga melçise ne gjak.


HEPATIT A

Njeriu infektohet me anën e ushqimeve, qe perbajne këtë virus (mishi , ushqimet e detit me tepet midhjet, uji).
Ku lloj hepatiti nuk është i rrezikshemshpesh mund te largohet pa shfaqur shenja.
Shenjat e zakonshme janë:
Një lodhje e madhe
Humbja e oreksit
Lekura qe vjen si ne te verdhe.
Shqetesime ne sistemin gastrologjike (barke ose te vjella)
Për këtë semundje nuk egzistojne ilaçe, e vetmja menure është qe pasjenti te çlodhet sa me shumë duke qëndruar ne shtrat e të mos perdori asnjë lloje pije alcolike.

Si mund te mbrohemi
Egziston një vaksine kundër hepatit A
Ku virus është i perhapur ne vende jo te zhvilluara ku higjiena, nuk është ne nivellin e duhur.
Për personat qe vizitojne këto vende ose jan me misione bamirese, punojnë ne këto vende,
Kjo vaksine është e keshilluar.
Kujdes gjithashtu nga uji, qe mund te jet i infektuar, nga sallatrat e ndryshme, e të gjitha llojet e perimeve, qe hahen pa u gatuar, si domatja
E identifikuar
agata
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 06-12-2004, 15:12:54 »
Citojeni

HEPATIT B

(atrofi flava ose ne gjuhën popullore verdheza e zeze)
ky virus, shkakton një semundje shumë me te rëndë se hepetiti A ,
sepse kjo semundje kthehet ne
10% te rasteve ne një hepatit kronik
40 % te rasteve ne cirhose ( shkaterim i qelizave te melçise)
5% te rasteve ne kancet te melçise.

Menura e infektimit bëhet:

Mardhenie seksuale te pa mbrojtura
Nga transfuzioni i gjakut
Nga nëna tek femija gjatë lindjes.

Shenjat e semundjes

Shenjat e para janë lodhje, mungese oreksi, dhimje kokë, temperature........ .
Por kjo nuk është e njëjtë nga pasjenti ne pasjent.
Por infeksioni mund te jetë gjithashtu edhe pa asnjë shenjë shqetesuese, personi i infektuar është thjesht një mbajtes i virusit, qe mund ta tranmetoje parterit (parteneres) se tij ose partenereve pa e ditur, qe e ka këtë virus.

Si te mbrohemi ?

Egziston një vaksin kundër hepatitit B
Behen 2 injeksione me një muaj interval e një e tretë mbas 6 muajsh.
Për personat, qe punojnë ne spitale e klinika, kjo vaksine duhet te jetë. e detyruar.
Mbrohuni nga raporte seksuale ( perdorim i prezervativit ne raste okazjonele)
Perdorimi i njehershem i shiringave ne spitale e klinika.
Para dhenies se gjakut ose marjes, te asyroheni, qe gjaku nuk është i infektuar.

Nëse një mashkull është i infektuar duhet ne çdo menure te informoj parteneren e tij kështu ajo mund te vaksinohet e krijon një imunitet kundër këtij virusi........
Nëse vendosni te bëni një fëmijë sigurohuni me pare me një analise gjaku, qe nuk jeni te infektuar, virusi mund te kalon nga nëna tek femija gjatë lindjes.
Ky virus është vdekje prures për femine.
E identifikuar
leni
Real Madrit
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 15-12-2004, 01:53:23 »
Citojeni

impulsi nervoz leviz me një shpejtesi rreth 240 km/ore(informacion i marrë nga një program i discovery channel)



po çfarë pasoja sjell  ky impuls  nervoz me një shpjetsi 240km/ore
tek njeriu ..
E identifikuar
nemesis
enigem
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 15-12-2004, 16:12:11 »
Citojeni

me llogarit qe çdo sekond truri i njeriut bombardohet nga impulse nervoze qe sjellin informacione nga periferia dhe qe dergojne atëherë mund ta kuptojme fare mirë se sa rendeis ka shpejtësia e këtij impulsi.duhet te them me para qe kjo shpjetesi nuk është e njëjtë për të gjitha fibrat nervoze:kjo shpjetesi shkon nga 1 m/sek deri ne 120 m/sek dhe varet nëse një fiber është e mbeshtjellur nga një substance e quajtur mieline apo jo.mielina luan rolin e izolantit rreth aksoneve te neuroneve(aksonet janë pjeset e neuroneve qe percojne mesazhin:dallohen nga dentritet qe janë pjeset qe mbledhin informacionet nga neuronet e tjerë për faktin se është një kurse dentritet janë me shumë se 1 dhe mund te shkojnë edhe deri ne 1000 nëse nuk gabohem.

një impuls nervos kur kalon ne një neuron shkakton një depolarizim te membranes d.m.th. ndryshon perqendrimet e joneve natrium dhe kalium brenda dhe jashtë kësaj membrane.ndërkohë qe tek fibrat pa mieline ky depolarizim perfshin gjithë gjatesine e aksonit tek fibrat me mieline perfshin vetëm disa zona qe quhen nyjet e ranvierit qe janë pikat ku ndahen qelizat e shwanit ose oligodendrocitet.këto dy lloj qelizash mbeshtillen rreth aksoneve dhe formojne mbeshtjelljen e mielines.

po e le me kaq iher dhe ti kthehem pyetjes:duke qenë se truri është pika qendrore ku perfundojme impulset dhe nga nisen te tjerë atëherë këtu vijnë informacione nga çdo organ i trupit.një dhimbje ne trup dergon ne tru impulse qe jo vetëm na tregon qe është shkaktuar një dhimbje po edhe me saktësi vendin(kjo gjë  pothuajse sepse varet nga vendndodhja.ka zona brenda trupit qe nuk ta japin me saktësi)dhe nëse kjo dhimbje zgjat apo ishte diçka e perkohshme.nga muskujt dhe tendinat vijnë informacione për tkurrjen e muskujve dhe te tendinave.kjo është mjaft e nevojshme sepse ka raste qe një tkurrje e tepert mund te demtoje muskulin dhe kjo bën qe tkurrja te ndalet para demit.po ashtu perqendrimi i oksigjenit dhe dikosidit te karbonit ne trup është mjaft e rëndësishme sepse ndikon ne veprimtarine e tyre.

te te marr një shembull ku te shpjegoj më pak fjale një pjesë te mirë te gjerave:
e zëmë se je para një luani qe është larg teje reth 250 m.po ashtu je larg makines tënde rreth 100 m.ne makine ke një arme.me pare vlerëson gjendjen:sytë dergojne impulse dhe te informojne për ambientin dhe vlerësojnë të gjitha rrethanat.truri bën gati trupin dike dërguar impulse gjendrrave si gjendrra surrenale qe do të prodhoje noradrenaline e cila do të veproje ne zemër për te shpjejtuar rrahjet.po ashtu vepron edhe te tiroidja qe do të sjelle një rritje te prodhimit te energjise.
e marrim se luani niset drejt teje dhe ti fillon te vraposh drejt makines:këtu kemi sytë qe dergojne impulse drejt trurit qe perpunon rrugën qe po bën:sistemin autonom qe vepron ne zemër dhe shton rrahjet,hormonet e tiroides qe veprojnë.ne te njëjtën kohe aparati i kortit ne vesh mundohet te mbaje ekuilibrin ne vrapin tënd duke dërguar impulse drejt trurit te vogël.truri i vogël bashkevepron me pjeset e tjera te trurit dhe kores se trurit për te dhënë të gjitha infor sa me te sakta periferise.gjatë vrapimit muskujt duhet te veprojnë ne sinkroni me njëri-tjetrin:kemi muskujt e perparem te kofshes qe kur atotkurren ato te pasmit e kofshes duhet te leshohen.e njëjta gjë ndodh me bicepsin dhe tricepsin e krahut:një pjesë e këtyre veprimeve kryhen me rreflekse pa shkuar ne tru po një pjesë shkojnë ne tru sepse japin një inofrmacion për gjendjen e muskujve dhe sjellin info për te modifikuar levizjet....më duhet ta le për mungese kompjuteri...
E identifikuar

c'është një shok?një shpirt i vetëm ne dy trupa (aristoteli)
nemesis
enigem
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 15-12-2004, 17:30:59 »
Citojeni

ne qoftë se perqendrimi i substancave demtuese do të rritej ne muskuj do të kishim një vlerë me te ulet te funksionimit të tyre sa do qe te mundoheshim.nëse përpara do të kishe ndonjë pengesë truri do të perpunonte informacionet dhe do të jepte senjale rreth mënyrës si me e kaluar.ndërkohë qe ti vrapon ritet perqendrimi i dioksidit te karbonit ne gjak duke ndryshuar pH.dioksidi i karbonit vepron ne tru me anë te ioneve bikarbonat dhe hidrogjen(dioksidi i karbonit nuk e kalon dot barrieren ematoencefale) dhe shton ritmin e frymemarrjes.kjo con ne një ulje te CO2 dhe shtim te oksigjenit.
ti mbërrin tek makina merr armen kthehesh.... :-\ eeee luani është shumë afër...i ndyshojme vlerat.luani ne fillim është 400 m larg...me mirë kështu buzeqeshje .ti kam pushken(ta zëmë se është cifte).qe ta mbash fiks edhe një here muskujt duhet te jenë sinkrone dhe t ngrejne ne lartesine e duhet dhe te japin maksimumin e precizionit...ne lule te ballit.
pasi mbaron gjendja e rrezikut është truri vete qe con ne ulje hormonet dhe rrahjet e zemrës si dhe frymemarrjen.

pak a shumë besoj e kupton se sa veprime kryhen për fare pak kohe dhe shpejtësia ka rolin me të madh.ka edhe shumë gjëra te tjera qe nuk i kam thënë për faktin se nuk me kujtohen ose nuk i di ose edhe për mungese kohe po besoj se kaq gjëra kanë mjaftuar.

leni mos u trembe moj!!!sa te te marr unë si shembull je gjithmonë me e shpejte se luani luj syun Perqafim
E identifikuar

c'është një shok?një shpirt i vetëm ne dy trupa (aristoteli)
leni
Real Madrit
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 15-12-2004, 17:34:56 »
Citojeni

Flm për shpjegimin  lule dhe puthje
E identifikuar
nemesis
enigem
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 08-01-2005, 14:07:46 »
Citojeni

SEMUNDJET E PRIONEVE DHE E LOPES SE CMENDUR.
rreth vitit 1984 stenley prusiner hodhi një hipoteze qe një shkaktar semundjesh mund te ishte një proteine qe i vuri emrin "proteina prion"(PrP).ne atë kohe kjo ide nuk u pranua me qejf për faktin se ishin kohët kur mendimet kryesore ishin qe shkaktar i semundjeve duhet te jetë diçka qe ka material gjenetik brenda.por me vonë ne saje te eksperimenteve të ndryshme kjo hipoteze u vertetua.

gjeja qe është me e çuditshme është se prionet jo gjithmonë janë demsjelles.është pare qe ne te gjithë kafshet ekziston te paktën një gjen qe kodifikon për prionet.dhe perdirisa ka gjene qe kodifikojne për to duhet te kenë një funksione ne trupin e njeriut.forma normale e proteinave prione janë me shumë ne tru dhe mund te kenë një funksion ne trurin e njeriut.ne formën anomale fillon te mblidhet ne formë grumbujsh qe janë shumë te vështirë për tu shkrire dhe sejane rezistente ndaj nxehtesise,radiacioneve dhe agjenteve kimike qe janë ne gjendje të vrasin agjente patogjene.zierja për pak minuta mund te ngordhe viruse,bakterie dhe kerpudha po nuk është ne gjendje te prishe prionet.është e çuditshme edhe fakti se forma anomale (prp')është ne gjendje te ndryshoje edhe formën e prp normale duke i bërë ato ne formën prp'.qelizat kanë aftësinë qe te hapen dhe te eleminojne proteinat qe kanë konformacione te gabuara por nuk arrijnë te heqin prp' me te njëjtën shpejtesi qe ato formohen dhe ne këtë mënyrë ato mblidhen brenda qelizes dhe e shkaterrojne dhe formojne karakteristikat e  patologjise se këtyre semundjeve qe janë grumbujt e proteinave dhe vrimat e vogla qe i japin trurit një pamje si sfungjer.

sëmundjet e prioneve mund te vijnë nga mutacione te gjenit qe kodifikon për proteinen e prioneve.nga sëmundjet e prioneve mund te përmendet sëmundja e creutzfeldt-jacob,sindrome e gerstmann-straussle-scheinker,sëmundja e lopes se cmendur etj.janë gjetur rreth 30 mutacione te gjenit te prioneve.sëmundja e prioneve mund të vijë edhe nga ngrenia e mishit te vicit te infektuar nga prionet.

po si trasmetohej sëmundja e prioneve te kafshet?dihej fare mirë se prionet trasmetoheshin te kafshet me anë te një diete te perbere nga mielli i  mishit dhe kockave te mbeturinave te vicave,derrave,dhe pulave qe u nenshtrohej një trajtimi me nxehtesi.nxehtesia normalisht hiqte një pjesë te viruseve dhe bakterieve po nuk eleminonte proinet.kur kafshet e infektuara bëheshin vete ushqim për te tjerat atëherë filloi te shfaqej ne mënyrë të hapur BSE(encefalopatia spongiforme bovina).sot ne bretani duhet te jenë rreth 2 milion krere te infektuar po të pagjetur.

ne vitin 1996 u gjet edhe një formë e re e CJD qe ishte e ndryshme dhe u quajt vCJDsepse ndryshinte për mënyrën se si grumbullohej ne tru proteina.ne këtë formë te semundjes prioni jo vetëm qe grumbullohej ne tru po edhe ne sitemin linfatik(si p.sh. ne bajame) gjë qe tregon se prionet janë ne gjendje te kalojne ne gjak.dhe studimet e bëra me kafshet konfirmuan faktin se prionet mund te trasmetoheshin me anë te trasfuzioneve te gjakut.gjë qe bëri qe shumë shtete te marrin masa te rrepta për sa i përket trasfuzioneve te gjakut nga persona qe kanë qenë ne angli ose qe kanë lindur ne periudhën nga 1983-1996.

le scienze shtator 2004

një lajm me i fresket qe mund tu jap për këto lloj proteinash është qe erik kandel një neorolog i famshem është duke bërë verifikime rreth një proteine prione qe me sa duket paska funksion te rëndësishëm ne formimin e kujtimeve te gjata dhe te shkurta(le scienze nentor 2004)
« Ndryshimi i fundit: 08-01-2005, 14:11:25 nga une prape » E identifikuar

c'është një shok?një shpirt i vetëm ne dy trupa (aristoteli)
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 02-10-2005, 10:12:38 »
Citojeni

Femijet pleq

Shkencëtarët e quajnë një zbulim "me shumë fat". Një grup ilaçesh, "farnesyltranferase inhibitors" (FTIS), të testuara për sigurinë ndaj pacientëve me kancer mund të luftojë në të njëjtën kohë një sëmundje të rrallë dhe të tmerrshme: çrregullimet në organizmin e fëmijëve dhe atë që quhet një plakje e shpejtë. Në sëmundjen progeria, e cila prek një në katër milionë fëmijë, pasojat vijnë nga një mutacion i vetëm gjenetik. Fëmijëve fillon t'iu zhvillohen problemet e lëkurës dhe të nofullave, si dhe sëmundjet kardiovaskulare. Ilaçi FTIS më në fund u jep këtyre fëmijëve një fije shpesë.


Shenjat e gishtave

Provat që kanë të bëjnë me shenjat e gishtërinjve ka kohë që po konsiderohen dyshuese. Nëse vërtetohet se ato nuk janë shumë të sakta, kjo do të thotë se duhet të rihapen shumë çështje gjyqësore në të gjithë botën. Askush nuk e diskuton se shenjat e gishtërinjve janë një vegël e mirë e policisë, por qëndron edhe fakti që, edhe pse kjo metodë ka më shumë se një shekull që përdoret, në mënyrë shkencore provat e shenjave të gishtërinjve nuk janë vlerësuar kurrë. Ka shumë raste që e bëjnë dyshuese provën e tyre, duke e komplikuar jetën e njerëzve të thjeshtë me çështje kriminale.

DhEmbaLLET e pjekurisE, rrezik pEr shtatzEninE

Sëmundja peridontale, e cila gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e një rezultati jo të favorshëm që përfshin lindjet e parakohshme dhe peshën e vogël të lindjes, mund të fillojë më herët nga ç'mund të mendohej. Sipas llogaritjeve të fundit të shkencëtarëve ajo nis që kur pacientët arrijnë moshën 20-vjeçare, kohë që përkon me daljen e dhëmbëve të pjekurisë. Përfundimi doli i njëjtë në sy studime të ndryshme. Dhëmbët e pjekurisë apo dhëmballët e treta janë një vend i përshtatshëm mbarështimi për bakterin "gram-negative" që shkakton sëmundjen peridontale. Dy grupet e shkencëtarëve i kanë paraqitur zbulimet e dy studimeve të tyre në "American Association of Oral and Surgeons" (Shoqatën amerikane të kirurgjisë së gojës dhe fytyrës).

 

Kockat
Një studim i ri ka treguar se ngushtimi i kockave të fytyrës luan një rol të rëndësishëm në plakjen e fytyrës. Dr. David Kahn, në Palo Alto, Kalifornia, bazë ku kryhen operacionet plastike dhe autor i studimit është shprehur se: Kockat e fytyrës humbasin volumin e tyre dhe tkurren me plakjen tonë. Ai i paraqiti përfundimet e studimit të tij këtë javë.

AnoreksiA
Një raportim nga shkencëtarët e Australisë ka treguar se depresioni është një nga faktorët që u bashkohet vajzave me anoreksi. Të dyja, anoreksia dhe depresioni stimulojnë zhvillimin e sëmundjes së hollimit të kockave, osteoporosis. Në 45 vajza me anoreksi nervoze, përfshirë 14 që kishin edhe depresionin, u bë matja e dendësisë së kockave.

Portokalli
Një kompani farmaceutike australiane tha këtë javë se elementet natyrore të nxjerra nga portokalli mund të përdoren për të trajtuar HIV/AIDS, gripin, SARS-in dhe të ftohurën e zakonshme. Citrofresh International Ltd. tha se ka zbuluar se elementi "Citrofresh bioflavanoid" është efektiv kundër virusit HIV-1, virusit human të gripit A etj.

"Glaxo"
Kompania "GlaxoSmithKline Plc" ka ndaluar përpjekjet për të prodhuar një ilaç kundër AIDS, si pasojë e dy rasteve të rënda të problemeve me mëlçinë te pacientët që kishin pranuar të eksperimentonin ilaçin e tyre të ri. Prodhuesi më i madh në botë i ilaçeve kundër HIV/AIDS ka përfunduar testet në fazën III për produktin e quajtur "trajtimi-naiv".

"Novartis"
Një ilaç i ri eksperimental për trajtimin e astmës, i prodhuar nën emrin e "Novartis AG", funksionon me shpejtësi dhe jep efekt që zgjat 24 orë te pacientët me astma dhe te mushkëritë e duhanpirësve. Kombinimi me efikasitet 24 orësh dhe qetësimi i siguruar për një hark të tillë kohor mund të bëhet një standard i ri për kujdesin ndaj astmës.

Psikopatet
Studimet e fundit kanë treguar se njerëzit që bëjnë marrëveshjet tregtare më të suksesshme mund të jenë "psikopatë funksionalë". Sipas raportimit të gazetës "Times", një skuadër shkencëtarësh ka zbuluar se njerëzit e dobët emocionalisht rrezikojnë në objektiva të larta dhe se njerëzit me trurin e dëmtuar marrin vendime financiare të sakta.

Kanceri

Një ilaç i quajtur "Tarceva" mund të ndihmojë pacientët e vjetër, tek të cilët stadi i kancerit të mushkërive është i avancuar. Sipas një studimi të ri, i cili përfshin 80 pacientë me moshë mesatare 75 vjeç, shkencëtarët dolën në përfundimin se trajtimi me "Tarceva" bllokon rritjen maksimale të një molekule të quajtur EGFR, që ndodhet në qelizat e kancerit.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 06-10-2005, 06:40:26 »
Citojeni

Temperatura "pa shkak", sinjal tumori

Temperaturë me origjinë të panjohur? Mund të përfaqësojë një këmbanë alarmi për zhvillimin e një tumori. Të paktën kështu thuhet në revistën "Lancet". Kjo tip temperature zakonisht është më e lartë se 38 gradë, zgjat rreth 3 javë dhe është e vështirë të individualizohen shkaqet e shfaqjes së saj. Studiuesit e "Departament of Clinical Epidemiology dell'Aarhus University Hospital", në Danimarkë, kanë hedhur hipotezën se pacientët e prekur nga kjo lloj temperature me origjinë të panjohur janë më të riskuar për t'u prekur nga një tumor.

Për të testuar këtë hipotezë, studiuesit kanë analizuar të dhënat e rreth 43.205 pacientëve të shtruar në spitalet daneze nga viti 1977 deri në vitin 1997, për shkak të një temperature me origjinë të panjohur. Vitin që pasoi në këto spitale janë diagnostikuar 399 raste me tumore. Rreziku ka qenë më i lartë për tumoret hematologjike, por dhe për tumoret në mëlçi, tru, veshka, kolit dhe pankreas. Megjithëse i ulët, rreziku ka qenë prezent deri një vit pas shtrimit në spital. Madje dhe nivelet e vdekshmërisë kanë qenë më të larta te pacientët që kanë patur një histori temperature me origjinë të panjohur.

E identifikuar

Faqe: [1] 2 3   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |