Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorMjekësi e PërgjithshmeKur janë të dëmshme ilaçet për shëndetin tuaj


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Kur janë të dëmshme ilaçet për shëndetin tuaj  (E lexuar 163 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 04-03-2008, 17:22:59 »
Citojeni

Konsumi i ilaçeve po rritet gjithnjë e më shumë. Gjithashtu po rriten ndjeshëm edhe efektet e tyre anësore, që mjekët nuk janë të përgatitur t‘i njohin. Ndërkohë, paralelisht me përdorimin e ilaçeve, po rritet vazhdimisht edhe vështirësia për të diagnostikuar saktë një sëmundje. Rasti i përmendur më poshtëë tregon qartë efektet anësore që ka dhënë tek një i moshuar përdorimi i një medikamenti të gabuar. Mario kishte qenë gjithmonë shumë i përkushtuar ndaj punës dhe familjes derisa një ditë, pak ditë pas përvjetorit të 58-të, ashtu krejt rastësisht, ai ndryshoi karakter, duke u shndërruar në një vartës ndaj lojërave me para. Tërhiqte shuma të mëdha parash nga llogaria bankare, më pas filloi të vidhte fshehurazi portofolat e familjarëve, u kërkonte të afërmve dhe miqve para borxh, duke u treguar gënjeshtra. Bashkëshortja, e cila nuk po e vërente ndryshimin, mbeti e shokuar kur pa se edhe bizhuteritë e saj ishin zhdukur. Në fund, kur u zbulua gjithçka, u vu re se gjërat kishin ndodhur për shkak të efekteve anësore të një ilaçi: kur mjeku i familjes zëvendësoi pramipexolin (mirapex), një antagonist i dopaminës, me të cilin po kuronte simptomat
e sëmundjes së parkinsonit te Mario, burri u shndërrua në babain e dashur siç kishte qenë gjithmonë.
Efektet anësore
Rasti i Marios tregon se efektet anësore të ilaçeve nuk mund të dallohen lehtë, por për shkak të ngjashmërive të shumta përdoren tepër. Një sërë studimesh tregojnë se reaksionet e nxitura nga ilaçet shkaktojnë në 5-7 për qind të rasteve të sëmurë, të cilët duhet të shtrohen menjëherë në spital. Kjo përqindje rritet në bazë të moshës dhe ilaçeve të marra. Por ndoshta ky nuk është thelbi i problemit. Në vitin 2006, një studim i publikuar në një revistë shkencore ka llogaritur se çdo vit në spitalet angleze efektet anësore të ilaçeve shkaktonin 250 mijë të sëmurë, duke u kushtuar kështu spitaleve kombëtare një pagesë prej 466 milionë sterlinash.
Diagnoza të vështira
Pse i kushtohet kaq pak rëndësi një problemi kaq shumë të përhapur? Shkaqet janë më shumë se një. “Problemi kryesor vjen si pasojë e një studimi jo të rregullt e të pamjaftueshëm në universitet”, - thotë një agjenci ilaçesh. Ndër të tjera, informacioni i kësaj industrie ka prirje të nënvleftësojë problemet, e pavarësisht efekteve mbi popullatën dhe kostove, nuk është raportuar si problem i shëndetit publik; në fund diagnoza është e vështirë. Vështirësia për të diagnostikuar një sëmundje po rritet gjithnjë e më shumë. Një studim i publikuar prej “Archives of Internal medicine” nga kërkuesit e Pensilvanisë dhe Karolinës së Veriut, ka treguar se në 7 vjet, nga 1998-2005, efektet anësore të ilaçeve janë rritur në 2,6 herë, ndërsa ato fatale janë trefishuar. “Efektet e rënda anësore rriten me një shpejtësi katër herë më të madhe se rritja e precizonit farmaceutik. Gjithashtu, ilaçet më moderne janë absolutisht më të rrezikshme: në shtatë vjet, efektet e rënda anësore të 13 ilaçeve bioteknologjike janë rritur 15,8 herë”, - pohon një studiues nga Karolina e Veriut.
Të moshuarit
Ndoshta më shumë të prekur nga ky rrezik janë të moshuarit.
Shpesh ata marrin një “koktej” ilaçesh: antidepresivë, për tensionin, diabetin, gjumin. Shpeshherë ka ndodhur që vetë mjeku, i cili u ka dhënë recetën, t‘i harrojë pjesën më të madhe të tyre. Pra, në një farë mënyre të moshuarit janë konsumatorët më të mëdhenj të ilaçeve. Sot efektet anësore të ilaçeve janë shkaku i pestë i vdekshmërisë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, te të moshuarit organet e ndryshme, si zemra, mushkëritë, veshkat nuk funksionojnë më si më parë dhe ilaçet tentojnë të ndihmojnë në funksionimin e tyre. Për këtë arsye, me mirëkuptimin e mjekut, të moshuarit duhet të nisin terapitë me dozën më të ulët, 1/3 ose 1/2 e dozës. Kjo dozë mund të rritet më vonë nëse është e pamjaftueshme. Megjithatë, kjo nuk është rruga e vetme për t‘u mbrojtur.
Kufizimi i dozave
Çdo porosi e mjekut duhet të ndiqet me kujdes dhe të paktën çdo 3-6 muaj duhet të bëni vizitë te mjeku për të ulur në maksimum dozën e ilaçeve. Dhe nëse kjo ndodh, ju duhet të merrni ato që janë më të nevojshme. Duhet të pranoni që një terapi të mos “kurojë” vetminë apo izolimin. Në këtë rast do të ishte e këshillueshme një shëtitje, apo një punë e vogël për të hequr mendjen, ose një antidepresiv. Nëse jeni në mbipeshë bëni pak gjimnastikë ose mundohuni të mbani dietë. Për hipertensionin ose kolesterolin e lartë, bëni mirë të ndryshoni stilin e jetësës. Pra të përdorni ilaçe vetëm nëse ato janë vërtet të nevojshme. Gjithashtu duhet të shmangni në maksimum të gjitha ilaçet e reja që nuk kanë një përdorim të konsoliduar. “Disa ilaçe provohen me studime te 800 pacientë, të tjerë te 20 mijë. Efektet anësore më të rralla (jo për këtë qëllim më të rënda) mund të shfaqen vetëm pas hedhjes në treg”,- tregon një nga drejtorët e repartit të ilaçeve. Jo rastësisht, mes viteve 1975-1999, në Amerikë janë aprovuar 548 ilaçe dhe 10,2 për qind e tyre janë tërhequr nga tregu me kalimin e kohës. Mes viteve 2000-2001 në Europë gjashtë ilaçe u tërhoqën nga tregu, ndërsa 10 të tjera morën autorizim për të dalë. Por sipas studimeve, kohëzgjatja mesatare e komercializimit për ilaçet e tërhequra nga tregu është mesatarisht 4-5,4 vjet. Kjo është edhe një nga arsyet që Shoqata e Konsumatorëve “Public Citizen” këshillon që për një ilaç të sapohedhur në treg duhet të kalojnë të paktën pesë vjet para se të përdoret. Lista e ilaçeve të reja e që po monitorohen intensivisht është paraqitur në faqen e internetit Aifa.
Helmimi
Sipas studiuesve, nuk ka ilaçe të cilat nuk të bëjnë keq. “Madje edhe aspirina (nuk ka mbetur i sëmurë me zemër pa e përdorur, sepse ka treguar se ul rrezikun e infarkteve 15-20 për qind) ka efekte anësore si gjakrrjedhje dhe ulçer”,- shpjegon një kardiolog. Përsa i përket paracetamolit, i cili përdoret shumë nga të gjithë njerëzit, mund të dëmtojë mëlçinë. Një studim i publikuar në “British Medical Journal” në vitin 1996, e akuzonte si shkakun kryesor për helmim në Mbretërinë e Bashkuar. Katër vjet më vonë, nga përdorimi i pakët i këtij ilaçi, përqindja e sëmurëve që vuanin nga mëlçia ishte zvogëluar në 65 për qind. Gjithashtu, duhet të bëni kujdes me ilaçet qetësuese, antidepresivët, ilaçet e gjumit. Këto duhen përdorur për ndonjë rast urgjent dhe ndërprerja duhet të jetë e vazhdueshme, sipas këshillave të mjekut.
Kuroni veten
Ndër të tjera, para se të pini një ilaç, duhet të lexoni gjithmonë manualin e përdorimit (ku përfshihen edhe efektet anësore) dhe të bëni kujdes karshi çdo ndjesie që ju krijohet. Një studim i bërë kohët e fundit ka treguar se pacientët nuk i njohin 37 për qind të efekteve anësore dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk flasin me mjekun. I pari që duhet të shqetësohet për efektet anësore është personi që merr ilaçe.

Box
Këshilla për përdorimin e ilaçeve


Para se të pini një ilaç duhet të lexoni gjithmonë manualin e përdorimit

Çdo porosi e mjekut duhet të ndiqet me kujdes dhe të paktën çdo 3-6 muaj duhet të bëni vizitë te mjeku për të ulur në maksimum dozën e ilaçeve

Nëse jeni në mbipeshë bëni pak gjimnastikë ose mundohuni të mbani dietë

Për hipertensionin ose kolesterolin e lartë bëni mirë të ndryshoni stilin e jetësës

Shmangni në maksimum të gjitha ilaçet e reja që nuk kanë një përdorim të konsoliduar

Aspirina, megjithëse ka treguar se ul rrezikun e infarkteve 15-20 për qind, ka efekte anësore si gjakrrjedhje dhe ulçer

Paracetamoli, i cili përdoret shumë nga të gjithë njerëzit, mund të dëmtojë mëlçinë

Duhet të bëni kujdes me ilaçet qetësuese, antidepresivët, ilaçet e gjumit

Përgatiti: JONIDA TASHI Gazeta Albania
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |