Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Kafja, ndikimi i saj ne shëndet.  (E lexuar 552 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
sorelina


Shiko profilin
« më: 02-10-2007, 19:06:48 »
Citojeni

Prejardhja e kafes ësh të Etiopia! Aty u zbu lua për herë të parë qindra vjet përpara. Dy llojet më të rëndësishme të kafes janë Coffea Arabea dhe coffea Conefora robusta. Fruti i kafes përmban 2 fara- kokrrat e kafes, dhe nevojiten 6-14 muaj që të piqen. Një pemë e vogël prodhon 2,5kg frut në vit që japin 500gr kafe jeshile dhe 400gr kafe të pjekur. Kulmi i prodhimit të saj është në vitin e 8-të me 10-të dhe nga viti I 25-të fillon të bjerë. KUSH PRODHON DHE KUSH PI?
Prodhimi mbarë botës u rrit rreth 46% nga 1960-ta në 1990-ën. Tre vendet e para prodhuese janë Brazili, Kolumbia dhe Indonezia dhe pastaj vijnë Meksika dhe Guatemala. Gjithsesi 2/3 e prodhimit i mbulojnë Amerika Qëndrore dhe e Jugut ndërkohë që konsumi më i madh i kafes është në vendet përëndimore. Sipas konsumit më të madh renditen Skandinavia (10kg në vit për person). Më pas vijojnë vendet gjermanofolëse (6-9kg), Franca, USA dhe Kanadaja (4 -5 kg), si dhe vendet mesdhetare. Përmbajtja e kafeinës në 150ml të pijeve të mëposhtme: Kafe e bluar (kafe turke) 90mg Kafe e momentit (neskafe) 60mg Çaj 40mg Coca cola 16mg Kakao 4mg Dekafeinato 3mg NGA PEMA NË FILXHAN Në vendet prodhuese farat e kafes mblidhen me duar ose në mënyrë mekanike, duke zhveshur lëvozhgën në mënyrë që të ndahen 2 kokrrat, lahen, thahen dhe vendosen në thasë. Në vendet e konsumit kokrrat e kafes përzien për 10-15minuta në temperaturë 100 deri në 230o C, kështu që dehidratohen (përmbajtja e ujit ulet nga 10% deri në 1,3%), zverdhen dhe së fundmi bëhen ngjyrë kafe e errët, dhe njëkohësisht pasurohen me aromën e tyre. Në vijim kafja bluhet trashë, mesatarisht (kafja e filtrit), hollë (ekspresi), ose shumë hollë (kafja turke). Largimi I kafeinës kryhet me teknikë më të komplikuar duke dhënë kështu kafen pa kafeinë.
PËRBËRËSIT E KAFES
Përbërësit e ndryshëm që ndodhen në kafe janë më shumë se dymijë! Më të rëndësishmit në sasi janë karbohidratet (34% e masës së thatë të kafes së pjekur), yndyrnat (17%), proteinat (14%), acide të ndryshme, kripra metalesh (4%), dhe kafeina (1%). Ekzistojnë gjithashtu dhe vitamina si B3 (ose ndryshe acidi nikotinik). Kafeina përmbahet edhe në pije të tjera, por në sasi shumë më të vogla. Kështu për shembull në qoftë se kafja përmban 90mg në 150ml, çaji përmban 40mg, koka kola 16mg dhe kakaoja 4mg. Kafja pa kafeinë përmban vetëm 3mg /150ml. Kafeina është substanca përgjegjëse për ndikimin e kafes në sistemet e ndryshme të trupit siç do shohim më poshtëë.
NDIKIMI I KAFES NË ORGANIZËM
Shumë janë thënë për ndikimin e kafes në shendetin e njeriut. Analiza e rezultateve të studimeve të shumta që janë bërë deri tani ka nevojë për shumë kujdes, sepse ka ndryshime nga njeriu në njeri, si mosha, doza e përditshme e kafes, konsumi paralelisht i alkolit, si dhe zakone si duhanpirja. Personat e moshuar janë më të ndjeshëm ndaj ndikimit të kafeinës, sidomos përsa i përket gjumit. Kurse fëmijët nuk duken më shumë të ndjeshëm sesa të rriturit në doza të lehta kafeje. Të duhanpirësit ndikimi i kafeinës është më i vogël , kurse konsumi i alkolit apo përdorimi i kontraceptivëve ulin largimin e kafeinës nga organizmi. Ndikimi i njohur i kafeinës i referohet sistemit nervor. Në doza të logjikshme përmirëson aftësitë mendore sepse shkakton rritje të “vigjilencës” si dhe forcon memorjen. Në tru kafeina shkakton kontraktim të enëve të gjakut kurse në enët periferike shkakton relaksim të tyre. Pra nuk është rastësi që përdoret në ilaçet kundër migrenës. Por, doza të ekzagjeruara të kafeinës shkaktojnë nervozizëm, ankth dhe pagjumësi. Në më të shumtën e njerëzve simptomat e padëshiruara shfaqen pas një konsumi prej më shumë se 600mg/ ditë (=4filxhanë 150ml). Studime amerikane kanë treguar se doza shumë të larta kafeine (më shumë se 5gr kefeinë ose 75 filxhanë kafe provokojnë helmim, kafeinizmin që mund të shkaktojë koma vdekjeprurëse. Së fundmi, duhet të theksohet që mund të shfaqet vartësi ndaj kafes dhe kjo jo për arsye të kafeinës por të një përbërësi tjetër të kafes që quhet methilksanthine. I shumë diskutuar është dhe ndikimi i kafes në zemër. Në doza të zakonshme nuk shkakton as hipertension, as takikardi (rrahje të shpejta të zemrës). Këto simptoma mund të shfaqen pas konsumit të dozave më shumë se 90mg (=1 filxhan 150ml) ose dhe në doza më të vogla te njerëzit që kanë çrregullime të ritmit kardiak. Për sa i përket sistemit gastrointestinal (stomak -zorrë) ndalohet konsumi i kafes për personat që kanë simptoma urthi, (djegie), gastrit, ulçër. Megjithatë rezultatet e kërkimeve janë kontradiktore. Duket se ka një nivel ndjeshmërie të stomakut dhe zorrëve që ndryshon nga personi në person. Kafja nuk ndikon te mëlçia, përkundrazi mund të pengojë krijimin e një lloji guri në tëmth. Edhe një informacion i rëndësishëm: konsumi i kafes pak para konsumit të alkolit e rrit absorbimin e këtij të fundit, me rezultat dehje të përshpejtuar! Në aparatin e frymëmarrjes është provuar që kafja ul krizat e azmës në sajë të kafeinës e cila ka veti relaksuese për bronket. Nga pikëpamja endokrinologjike (hormonale), është vënë re se intensiteti i çrregullimeve që kanë gratë para ciklit të menstruacioneve ka lidhje me sasinë e kafes që ato konsumojnë. Por duhet shumë kujdes në interpretimin e këtij fenomeni pasi mund të ketë 2 shpjegime: ose kafja i forcon simptomat ose për hirë të simptomave rritet konsumi i saj… Ashtu si për gjithçka, edhe për kafen rekomandojmë …me masë!

Mare nga gazetashqiptare.com
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
endritii


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 01-11-2007, 19:55:45 »
Citojeni

Info te tjera mund ti gjeni ne:

http://www.donimeraj.com/2007/10/28/kafeja-ne-shendetin-e-njeriut/
E identifikuar

www.donimeraj.com
Info nga MP3, MJEKSIA, ASTRONOMIA, dhe ..... zbuloje vete!
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |