|
Berni
|
 |
« më: 23-04-2007, 04:58:06 » |
|
SHBA – Një larvë robot, i cili mund të zvarritet brenda zemrës që pulson, së shpejti do të kryejë operacione jetësore për jetën e njeriut. Shpikja e fundit nga shkencëtarët do të mund të kryejë operacione delikate, disa prej të cilave ishin të pamundura të kryheshin nga dora njerëzore. Ai quhet “Heartlander” dhe është disa centimetra i gjatë. Larva robot do të futet me anë të operacionit, më vonë do ta ngjisë veten në organin me dy këmbët “thithëse”. Ai do të kontrollohet nga një telekomandë dhe mund të përdoret për të injektuar ilaçe apo qetësues përveç të tjerave. Ai është zhvilluar në Universitetin e Pensilvanisë.
|