Forumi ShkencorForumi Shkencor - Science ForumMjekësi e Përgjithshme Globalizmi, zhvillimi dhe përhapja e sëmundjeve
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Globalizmi, zhvillimi dhe përhapja e sëmundjeve  (E lexuar 161 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 31-05-2009, 15:23:52 »

Akoma sot, sëmundjet infektive mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke vrarë më shumë se sëmundjet e zemrës apo kanceri, ndërkohë që incidenca dhe përhapja e këtyre infeksioneve, të cilët mendohet se janë "nën kontroll", po rritet

Globalizmi, zhvillimi dhe përhapja e sëmundjeve


Një dokument nga Grupi i Punës së Harvardit në Sëmundjet e Panjohura dhe të Rigjallëruara

Vetëm 25 vjet më parë W.H.Stewart, më vonë Kirurg i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, i referoi Kongresit se "ka ardhur momenti të mbyllet kapitulli i sëmundjeve infektuese". Me tuberkulozin, poliomelitin dhe infeksione të tjera vdekjeprurëse në rënie, përmes botës së industrializuar, Stewart dhe zyrtarë të tjerë të shëndetit publik ishin optimistë se falë higjenës së përmirësuar dhe zbulimit të ilaçeve të reja dhe vaksinave, lufta kundër sëmundjeve infektuese do të ishte e fituar - të paktën në Perëndim. Siç shkroi dhe biologu i mirënjohur John Cairns në vitin 1975, "Gjatë 150 viteve të fundit, bota perëndimore ka eliminuar virtualisht vdekjen e shkaktuar nga sëmundje infektuese".

Në atë kohë, një pohim i tillë nuk dukej tërësisht i pajustifikueshëm. Akoma sot, sëmundjet infektive mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke vrarë më shumë se sëmundjet e zemrës apo kanceri, ndërkohë që edhe përhapja e këtyre infeksioneve, të cilët mendohet se janë "nën kontroll ", po rritet.

Në Shtetet e Bashkuara, rënia e tuberkulozit (TB), i cili ka qenë në rënie nga viti 1882, u rrit me 18 përqind nga viti 1985 deri në 1992, me 26,687 raste të raportuara në vitin 1992. Kudo në botë, në vitin 1991, tetë milion raste të tjera tuberkulozi u raportuan. Një e treta e popullsisë në botë mendohet që sot të mbartin akoma këtë infeksion. Ndërsa është i fjetur në shumicën e këtyre njerëzve, përhapja e virusit imunodeficence njerëzore (HIV), i cili shkatërron qelizat njerëzore që mbajnë nën kontroll bakterin TB, pritet të shkaktojë dorëzimin e njerëzve ndaj kësaj sëmundjeje. Me shumë lodhje, sot rezistent ndaj gjithë ilaçeve anti-TB, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) pranon se sëmundja "është sot jashtë kontrollit në shumë vende të botës".

Difteria u rishfaq si vrasësi kryesor i të rriturve në Bashkimin Sovjetik, numri i rasteve më shumë se i dyfishuar midis 1985 dhe 1992 vetëm në Rusi. Murtaja u rishfaq në Indi, ndërsa malaria u rikthye në krahina në të cilat supozohej se ishte eliminuar dhe po përhapet në zona të painfektuara më parë. Kolera, për herë të parë në gati një shekull, u rishfaq si vrasës kryesor në Amerikën Latine.

Epidemitë me ethe tropikale, një infeksion viral i transmetuar sidomos me anë të mushkonjave Aedes Aegypti, prekën Venezuelën, Brazilin, Indinë dhe Australinë për herë të parë. WHO lajmëron se ethet tropikale "po përhapen... në të gjithë globin, duke infektuar dhjetë milion në vit. "Rastet e formave më të rrepta, ethe me hemoragji dhe sindroma e etheve me shok: midis 1986-1990, u raportua një mesatare vjetore prej 267,692 rastesh, e krahasuar me 29,803 në vitin paraardhës. Temperatura e verdhë është gjithashtu në rritje, numri i rasteve vetëm në Afrikë u rrit nga disa qindra në vitin 1940, deri në gati 200,000 raste sot.

Papritur, thirrjet euforike për çlirim nga infeksionet duken për pjesën më të mirë të nxituara dhe për më të keqen, të rrezikshme.

Qarkullimi i sëmundjes

Disa shkencëtarë sot predikojnë eliminimin e plotë të sëmundjeve infektuese, e cila, duke ruajtur strukturën do të jetë një nga "qarkullimet e sëmundjes". Brenda rrymës qendrore të shkencës, praktikuesit mjeksorë përgjithësisht mbështesin idenë se mutacionet në viruse dhe mikrobe të tjera janë përgjegjëse për qarkullime të tilla - sëmundje të reja shfaqen si presione evolucionare dhe shkaktojnë patogjenet të zhvendosen nga kafshët te njerëzit, ose të shndërrohen nga të parrezikshme në vdekjeprurëse.

Shkencëtarë të tjerë, doktorë dhe zyrtarë të shëndetit publik, gjithsesi po fillojnë të shqyrtojnë këtë pikëpamje. Shumë viruse shfaqin shpejtësi të lartë ndryshimi; dhe infeksionet virale nga ana e tyre, pa dyshim luajnë një rol në vazhdimësinë e këtyre sëmundjeve - gripi për shembull. Por duke u fokusuar vetëm në evolucionin e sëmundje-shkaktuesve - qoftë mikroorganizma, si p.sh. bakteret apo viruset, ose organizma më të mëdhenj, si protozoarët, kërpudhat dhe krimbat - është një nga shumë faktorët që kontribojnë në emergjencën e sëmundjeve.

Mënyra se si këto sëmundje-shkaktues përhapen nga njëri organizëm në tjetrin është njëri nga këta faktorë. Për të lehtësuar një shpërndarje të tillë, shumë patogjenë kërkojnë një bashkëpunëtor, të quajtur vektor, që zakonisht është një insekt. Insekti kafshon një kafshë të infektuar me patogjen dhe thith nga gjaku i saj. Kur insekti ushqehet sërish, ai depoziton në indin e organizmit pasues patogjenë të ardhura nga organizmi i parë.

Këta "organizma rezervuare" gjithashtu mund të urdhërohen të përjetësojnë patogjenin. Lënda gërryese, për shembull, mund të strehojë një mikrob pa asnjë simptomë të dukshme, ndërsa mban edhe pleshtat, apo ektoparazitë të tjerë që shërbejnë si mjet për transmetim. Niveli i kontaktit midis rezervuarit, vektorit dhe patogjenit përcakton në pjesën më të madhe, mbizotërimin e infeksionit. Në qoftë se një organizëm potencial i dorëzohet sëmundjes, gjithsesi, varet në vija të përgjithshme në gjendjen e përgjithshme të shëndetit dhe ushqimit, po aq sa edhe në natyrën gjenetike.

Rrugët për sëmundje

Virtualisht, të gjithë sëmundje-shkaktuesit, të konsideruar si agjentë "të rinj" të sëmundjes, kanë rezultuar përgjithësisht jo nga ndryshimet patogjene, por nga kushtet shoqërore dhe ndryshimet e ambientit rrethues, që iu kanë krijuar mundësinë patogjeneve të fitojnë akses në organizma të rinj ose të bëhen më të fortë në organizma më të rrezikuar. Marburgu dhe viruset e verdhë, për shembull, në origjinë ishin infeksione të majmunëve; temperatura Rift Valley ishte një infeksion i trashëguar nga mushkonjat; dhe virusi hanta ruhej në popujt rodent. Këto patogjenë ishin të transferuar tek njeriu për arsye se aktiviteti njerëzor e krijon këtë mundësi.

Në rastin e temperaturës së verdhë, njerëzit shërbejnë si organizma për patogjenin, kryesisht kur nuk ka pyllëzim, duke i vënë njerëzit në kontakt me mushkonjat që normalisht jetojnë përgjatë tendave me rezervuarët e majmunëve. Njerëzit përfaqësojnë një "organizëm të vdekur, për këtë patogjen, përderisa çdo epidemi zbras rezervuarin e organizmit potencial të dyshuar.

Bashkëveprimi kompleks i ngjarjeve që rezultojnë në emergjencën e një sëmundjeje të re, ilustrohet shumë mirë nga temperatura Oropouche, një sëmundje e shërueshme, e cila shkakton dhimbje koke të shpeshta, dhimbje muskujsh dhe me raste meningjit. Epidemitë frekuente kanë prekur Brazilin, ku qindra mijëra njerëz janë infektuar. Trazirat e para ndoqën ndërtesën e rrugës kryesore në vitin 1950 nga Belem në bregdet nga Brazilia në Amazonia. Menjëherë mbas ndërtimit, shkencëtarët izoluan virusin Oropouche në gjakun e punëtorëve aty dhe zbuluan se ishte i ngjashëm me atë që u gjet në gjakun e një plogështi në anën e rrugës kryesore Belem-Brasilia. Shkrimtarja Ann Gibbons shkruan në revistën "Shkenca" të vitit 1993 se lidhja midis virusit, plogështit dhe epidemisë mori 19 vjet pune epidemiologjike kërkuese:

Në vitin 1980 shkencëtarët kishin përgjigjen: në atë vit, ata izoluan virusin nga mushicat thumbuese (Culicoides paraensis), të cilat provuan se ishin lidhja që mungonte. Pylli i zënë nga mushkonjat, duket se ka shkuar në një popullsi eksplozive kur kolonitë filluan çpyllëzimin dhe filluan të mbillnin kakao për çokollatë. Mbasi fermerët korrën kokrrat e kakaos, ata mblodhën levoret në pirgje, në një vend mjaft pjellor për mushicat, të cilat përhapën virusin tek njerëzit përgjatë rrugëve të Amazonës.

Eciologjia e epidemive Oropouche Braziliane, nuk mund të reduktohet në një shkak të vetëm. Ato rezultuan nga një kompleks dialektik midis një patogjeni dhe ambientit të tij rrethues, ku aktiviteti njerëzor - kolonizimi i krahinave të Amazonës, kultivimi i kakaos dhe ndryshimet rethanore që inkurajuan riprodhimin e Culicoideve dhe bashkëveprimin e tyre me njerëzit - duke krijuar mundësinë që Oropouche të kthehej në një sëmundje për njerëzit. Përpjekjet për të "shpjeguar" Oropouche përmes një rrugice të fokusuar në evolucionin viral, janë gjithsesi mashtrime, jo vetëm sepse bëjnë të padukshëm rolin që specifikon forcat ekonomike dhe ambientaliste, që luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e sëmundjeve.

Çfarë është e vërtetë për Oropouche, është e vërtetë për shumë sëmundje. Shumë baktere nuk janë patogjene, shumë artropode nuk janë vektorë sëmundjesh dhe shumë gjitarë nuk janë burim për sëmundje. Nëse ato shfaqen si agjentë sëmundjesh, është më e shpeshtë për shkak të ndryshimeve ambientaliste, që sot rezultojnë si primarë për aktivitetin njerëzor. Kontinent mbas kontinenti, qytet mbas qyteti, të dyja si teknologjia e vjetër dhe ajo moderne dhe mënyrat e jetesës kanë krijuar qoshe të reja patogjenesh. Me internacionalizimin gjithmonë në rritje të ekonomive, ambientet u degraduan dhe sektorët në rritje të shoqërisë u varfëruan, ritmi i këtyre ndryshimeve u rrit.

Patogjene lëvizëse

Çështja nuk është vetëm me raste sporadike të udhëtarëve që preken nga sëmundje tropikale. Shkalla e lartë e lëvizjeve të të mirave materiale dhe të njerëzve, rreth e përqark botës është në rritje, probabiliteti i vektorëve (shpesh insekte) dhe i mbartësve të këtyre sëmundjeve, që futen në zona në të cilat më parë ky virus nuk ka ekzistuar - ndodh shpesh dhe me rezultate fatale. Rihyrja e kolerës në Amerikën e Jugut në vitin 1990 mendohet të ketë rezultuar nga një anije mallrash që lëshon ujë nga Kina në ujrat bregdetare Peruviane. Uji mbartte kolerën që lulëzonte në lule alge të pasur me nitrogjen dhe fosfor nga ujrat e zeza dhe fertilizuesit. Algat filtrohen dhe hahen nga molusqet, dhe peshqit, që nga ana tjetër hahen nga njerëzit. Me të hyrë në Amerikën Latine, infeksioni u përhap me shpejtësi, i shtyrë nga urbanizimi i shpejtë dhe IMF - dhe Banka Botërore vendosi shkurtime në higjenën publike dhe në programet e shëndetit publik. Në dhjetor të vitit 1994, miliona latino-amerikanë u sëmurën dhe qindra te tjerë vdiqën. Mendohet se raportimet janë vetëm një pjesë e atyre që në të vërtetë u infektuan.

Zhvillimi i rrjedhës politike, gjithashtu ka kontribuar në përhapjen e sëmundjes duke minuar jetesën lokale dhe duke detyruar njerëzit të emigronin në kërkim të një pune. Rishfaqja e malarjes, për shembull, ka qenë tmerrësisht e kërcënuar jo vetëm nga ndërtimi i skemave të ujitjes, duke krijuar probleme tharjeje, që rrisnin probabilitetin për mushkonjat vektorë që të shtoheshin, por gjithashtu nga punëtorët emigrantë që sillnin patogjenin në zona në të cilat më parë ai nuk ekzistonte. Emigrantët joimunë që hynin në zonat e prekura, mund të shkaktonin një tjetër lloj trazire. Shtypja ekonomike dhe politike e ka rënduar problemin, përderisa shumë e shumë njerëz janë të detyruar të lëvizin brenda dhe nëpërmjet vendeve të tjera. Efekti është se sëmundjet dikur të kufizuara vetëm në rajone të vogla të globit, nuk janë më të kufizuara.

Shtimi i temperaturës së verdhë, solli frikën se në Afrikë sëmundja mbartej nga zonat savaniane dhe periferitë pyjore, që kufizohet nga qytetet më të mëdha, ku mushkonjat vektorë janë të shumta, por virusi akoma nuk është shfaqur. Lëvizja e njerëzve nga zonat rurale në ato urbane, e shtyrë nga zhvillimi i rrymave politike, mund t'i sillte virusin vektorit, duke rrezikuar kështu një epidemi urbane. Dhe në Amerikën Latine, zyrtarët e shëndetit publik mendojnë se etapa e gripit të verdhë është më e gjatë se kaq: si në Afrikë, rreziku është që mushkonjat urbane do të marrin virusin nga emigrantët ruralë që punojnë në qytet. Me anë të ajrit, ky virus mund të përhapet më vonë edhe në vende të tjera si Shtetet e Bashkuara, ku vektori mushkonjë është vendosur tashmë në juglindje të vendit. Sipas Institutit Mjeksor të Shteteve të Bashkuara, një tjetër valë gripi të verdhë në New Orleans, mund të shkaktojë rreth 10,000 të vdekur vetëm në 90 ditë, dhe rreth 100,000 të infektuar. Jim Le Duc, virolog dhe epidemiolog, lajmëron përhapjen e gripit të verdhë që "do të na përfshijë në një katastrofë botërore me përmasa të mëdha".

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

 RD
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • kush e bene jeten e mundur ne ev. veriore
  • Dot rrymat e golfit
  • 13 (76%)
  • -
  • Dot gjiri i meksikes
  • 2 (11%)
  • -
  • Dot 55-60 shkall
  • 2 (11%)
  • -
  • Numri total i votave: 17
  • Shiko temen

* Sponsor