|
erlehta
|
 |
« më: 21-05-2007, 14:30:39 » |
|
Dieta dhe aktiviteti fizik në menopauzë mbrojnë zemrën
“Për të reduktuar rreziqet kardiovaskulare, tipike të menopauzës, sidomos nëse ndërpritet terapia hormonale, janë mjaft efikase ndryshimet në stilin e jetës dhe mënyrën e ushqyerjes”, nënvizon studiuesja amerikane Kelley K. Pettee, që punon pranë “Arizona State University”. Lajmi është botuar në numrin e fundit të “American Journal of Preventive Medicine”. Në fazat e post-menopauzës rriten rreziqet kardiovaskulare dhe ato të kolesterolit “të keq” dhe hipertensionit. Për këtë arsye, për të ulur nivelet e kolesterolit “të keq” (LDL) dhe rritur ato të kolesterolit “të mirë” (HDL), në mënyrë që të arrihet të mbrohet sistemi kardiovaskular, rekomandohet terapia hormonale zëvendësuese, e cila kohët e fundit ka qenë objekt studimesh, që shpesh i kanë cilësuar si paksa ”të rrezikshme” për shëndetin e zemrës. Studimi i kryer nga një ekip amerikan ka zgjatur për gati 5 vjet dhe ka përfshirë 240 gra, që në fillim të follow-up, ndiqnin një terapi hormonale zëvendësuese. 130 prej vullnetareve e kanë ndërprerë terapinë pas 18 muajsh dhe është vënë re se te to ka pasur një rritje të nivelit të kolesterolit total dhe në veçanti atij LDL (kolesteroli “i keq”). Gratë kanë ndarë në dy grupe: i pari duhet të bënte aktivitet fizik për të paktën 150 minuta në javë, të ndiqte një dietë prej 1330/1500 kalorish në ditë dhe të ulin ndjeshëm sasinë e yndyrave shtazore. Ndërsa grupit tjetër i është kërkuar thjesht të zbatojnë “një stil jetë më të shëndetshëm”. Në përfundim të studimit, gratë e grupit të parë shfaqnin ulje të peshës trupore, të nivelit të kolesterolit total dhe LDL në veçanti ishte ulur me të paktën 4 mg/dl. Ndërkohë që gratë që kishin ndërprerë terapinë dhe kishin ndjekur këshillat për “një jetë më të shëndetshme” niveli i kolesterolit ishte ngjitur në 22 mg/dl. “Studimi tregon se është mjaft e rëndësishme që gjatë menopauzës të ndiqet një dietë e rregullt dhe e ekuilibruar, ul rrezikun kardiovaskular dhe hiperkolesterolamisë, sidomos te pacientet që ndërpresin terapinë hormonale zëvendësuese”, ka përfunduar Pettee,
Panorama
|