Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorMjekësi e PërgjithshmeDhjete bimet me te shendetshme për njeriun


Faqe: 1 [2] 3   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Dhjete bimet me te shendetshme për njeriun  (E lexuar 5537 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Tikku

Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 19-07-2007, 10:08:02 »
Citojeni

Për diagnoze e preferoj Mjekun e Medicines dhe ne raste te rralla kur doktoret e medicines nuk mund te dijn cfar problemi ka pacienti, ndoshta Unë mund te ju ndihmoj.
Vetëm Krijuesi i Gjithsise Zoti i Vetëm i Madheruar i din të gjitha.
Diagnoza i është percaktuar Artrit Akut sipas doktorit. Dhe skuqja dhe enjtja i del tek kemba e majte dhe tani i del tek krahu i majte skuqje dhe temperature zonale. Ndryshimi është se para një muaji enjtja i rinte dy tre ditë kurse tani qe po merr mjekim i qëndron rreth gjysëm ditë maksimumi një ditë dhe i zhduket dhe tani nuk po i del tek kemba skuqja dhe enjtja por tek dora e majte tek bryli me saktë. para se te enjtet ajo ankohet se i dhemb dhe te nesërmen del vendi i skuqur dhe i enjtur.
E identifikuar
Mjeku Popullor
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #16 më: 19-07-2007, 21:17:09 »
Citojeni

Ne artikullin e par në lidhje me problemin e voglushit trevjecar Tikku shkruan:"...ne çfarë lloji semundje klasifikohet kjo diagnoze?"

ne artikullin e fundit Tikku e tregon diagnozen e dr medicinal "Artrit Akut"

Jan te njohura Artriti akut dhe ai kronik...

Artritin kisha me e spjegue kështu:
Rruazat e bardha te gjakut qe I asistojn atyre (llojit tjetër poashtu rruaza te bardha te gjakut)qe i mbysin antitrupat, japin informata te gabueshme këtyre te fundit kinse kan ardh trupa të huaj ne gjak...dhe këto luftojn njena me tjetrën dhe kështu shkaktojn dhimbje dhe te ajur ne gjymtyre...
Infektimi (nga bakterjet viruset si dhe senat tjer te lige) është zakonisht ne mushkeri i cili bartet ne Palcen Kurrizore. Meqense Palca Kurrizore është ndermjetsues i trurit dhe trupit (i merr dhe i jap informatat e duhura nga truri ne trup sipas nevojës dhe anasjelltas…), në rast te infektimit si me lart, ajo nuk mund ti kryej detyrat ne nivel te duhur për te cilat ka pergjegjsi: Konkretisht te Artriti informatat qe i jap jan konfjuze apo jo te sakta...Tek Artriti Reumatoid problemi është edhe me i madh sepse jo vetëm Palca Kurrizore por edhe truri ka lloj pezmatimi…
Ne artikullin e meparshem qe bën fjale për Mjaltin dhe Kanellen është dhënë rekomandimi për mjekimin e çdo lloj artriti:

ARTRITI:

Pacientët që vuajnë nga sëmundja  e artritit mund ta marrin këtë ilaç për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht madje edhe artriti kronik mund të shërohet. Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me kësi lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi–kafjalli ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz 73 pacientëve krejtësisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji , shumica e pacientëve që nuk kanë mundur me ecë më parë ose të lëvizin përreth për shkak artritit kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje.
Tek voglushi trevjecar doza duhet te jet shumeme e vogël.

Artriti akut me rregull mund te mjekohet për një kohe te shkurtur.
E identifikuar

Paraplegic  Quadriplegic Tetraplegic
Çka nëse do mund te ngriteni ne kembet tuaja ne afat prej 6 deri ne 12 javësh pa marr parasysh qe sa kohe jeni lenduar- paralizuar
www.Mjekimi.com
Mjeku Popullor
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #17 më: 19-08-2007, 20:02:21 »
Citojeni

Vaji i Ullirit, Krypa Epsom (Magnesium Sulfate) dhe  Grejfruti (Citrus paradisi) e pastrojn fshikezen e temthit dhe melqin plotsisht nga të gjitha llojet e gureve ne afat prej 18 oresh nëse me par është ber parapregaditja e duhur.

Ne fakt edhe pacientve me kancer ju rekomandohet një terapi e till e cila do të ju ndihmoj shumë me shumë se rrezatimet e ndryshme apo chemo-terapit me kusht qe me par te bëhet parapregaditja...

Pastrimi i Temthit me fshikez dhe pastrimi i melqise është i nevojshem te te gjithë personat qe nga mosha 17 vjeç e me shumë.

Cilat jan benefitet qe i sjell pastrimi si me lart?

Ne artikullin tjetër do flas pak me gjersisht.
E identifikuar

Paraplegic  Quadriplegic Tetraplegic
Çka nëse do mund te ngriteni ne kembet tuaja ne afat prej 6 deri ne 12 javësh pa marr parasysh qe sa kohe jeni lenduar- paralizuar
www.Mjekimi.com
Mjeku Popullor
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #18 më: 04-09-2007, 03:41:42 »
Citojeni

Melcia është laborator i trupit te njeriut.
Ushqimi dhe pijet jo te shendosha te përditshme  bëjn qe ne melqi dhe temthe-fshikez te formohen me qindra-mijëra gurë. Ne temthe-fshikez këta gur mund te dallohen kur marrin formë me te madhe, por ne melci këta gur nuk shifen leht, përveç kur bëhet incizimi MRI.

Me pastrimin e temthit-fshikezes si dhe melcise, organizmi i njeriut regjenerohet, qe do të thot shumë semundje zhduken brenda dy-tre javësh. Personi qe bën pastrimin nga guret do e ndiej vedin me te fresket, do jet me vital dhe i shendosh.

Parapregaditja

Ti nuk mund ta pastrosh temthin-fshikezen-mëlçinë duke e lënë parazitin në të. Ti nuk do të nxjerrësh shumë gurë dhe do të ndihesh fare i sëmurë. Qëroj hesapet së pari me një javë për para apo realizoje programin tre javor për mbytjen e parazitëve para se të fillosh ta pastrosh mëlçinë.
Nëse je në program mirëmbajtjes të parazitëve, bëre një program me doze të lartë një javë përpara.
Rekomandohet të bëhet pastrimi i veshkave para se të bëhet pastrimi I mëlçisë. Ti i dëshiron ti kesh veshkët, fshikzën dhe traktin e urinës në gjendje të shkëlqyeshme të funksionimit, ashtu që ato mundën të largojnë në mënyrë të suksesshme çfarëdo substance të padëshiruar që aksidentalisht është absorbuar nga zorrët pasi të jetë nxjerrur jashtë vreri.
Së pari, nëse është e mundur ta bësh ndonjë ndërhyrje a kontroll te dentisti. Goja juaj duhet të jetë pa kurrfarë metali dhe pa bakterie(kavitacionet-zbraztësitë duhet të jenë të pastra). Goja toksike e helmuar mund të jetë barrë e rëndë për mçlqinë, që e ngrakon menjëherë pas pastrimit. Rregulloj problemet me dhembet nëse don me arrit rezultate më të mira.

Vazhdon


 
E identifikuar

Paraplegic  Quadriplegic Tetraplegic
Çka nëse do mund te ngriteni ne kembet tuaja ne afat prej 6 deri ne 12 javësh pa marr parasysh qe sa kohe jeni lenduar- paralizuar
www.Mjekimi.com
Mjeku Popullor
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #19 më: 13-09-2007, 21:31:11 »
Citojeni

Të gjithë besimtarve musliman ju uroj: Për Hajr Muaji i Shenjt i Ramazanit.

Të gjithë ata/ato qe axherojn ne këtë muaj te shenjt, përveç borxhit-obligimit fetar, kan edhe benefite te rëndësishme kur është ne pyetje shendeti:

Ne këtë muaj është e mundshme te pastrojm organizmin nga senat e lige si parazitet, bakterjet viruset etj...

Personat qe nuk kan ndonjë semundje te cekur dhe qe axherojn, do të perfitojn nëse e përdorin nga një çaj te hithrit ne iftar apo pas iftari.

Pregaditja e cajit te hithrit:
Një luge super e vogël mbushet më flet - kercjell te hithrit dhe pervlohet ne një gote 3 dl, dhe menjihere duhet kulluar (me leterfilter kafeje apo shtof te pastër qe është rezistues ne temperature te lart) ne gote tjetër xhami.

E identifikuar

Paraplegic  Quadriplegic Tetraplegic
Çka nëse do mund te ngriteni ne kembet tuaja ne afat prej 6 deri ne 12 javësh pa marr parasysh qe sa kohe jeni lenduar- paralizuar
www.Mjekimi.com
Mjeku Popullor
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #20 më: 21-10-2007, 18:08:45 »
Citojeni

Ashtu siç kam shkruar me par, para se te fillojme me terapine për te pastruar melcin-temthin-me fshikez nga guret e shumte, duhet ta shkatrrojm parazitin: Për çdo ditë pihet një çaj nga fletet e arrave ne kohezgjatje për se paku 2 jave dhe ne javen e tret (për 7 ditë) duhet pir nga 1.5 litra leng molle qe e pregatit vet (futet molla e pastruar ne centrifuge apo juice maker) për çdo ditë.
Pregaditja e Cajit nga fletet e arrave: 
Një luge super e vogël mbushet më flet te arrave dhe pervlohet ne një gote 3 dl, dhe menjihere duhet kulluar (me leterfilter kafeje apo shtof te pastër qe është rezistues ne temperature te lart) ne gote tjetër xhami.
vazhdon
E identifikuar

Paraplegic  Quadriplegic Tetraplegic
Çka nëse do mund te ngriteni ne kembet tuaja ne afat prej 6 deri ne 12 javësh pa marr parasysh qe sa kohe jeni lenduar- paralizuar
www.Mjekimi.com
Mjeku Popullor
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #21 më: 20-12-2007, 14:09:40 »
Citojeni

Të gjithë besimtarve islam Gezuar Kurban Bajramin
E identifikuar

Paraplegic  Quadriplegic Tetraplegic
Çka nëse do mund te ngriteni ne kembet tuaja ne afat prej 6 deri ne 12 javësh pa marr parasysh qe sa kohe jeni lenduar- paralizuar
www.Mjekimi.com
Mjeku Popullor
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #22 më: 01-01-2008, 05:52:16 »
Citojeni

Të gjithë zeristve Gezuar Vitin e Ri 2008
E identifikuar

Paraplegic  Quadriplegic Tetraplegic
Çka nëse do mund te ngriteni ne kembet tuaja ne afat prej 6 deri ne 12 javësh pa marr parasysh qe sa kohe jeni lenduar- paralizuar
www.Mjekimi.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #23 më: 19-01-2008, 16:59:38 »
Citojeni

Bimët që na shërojnë sëmundjet

Askujt si shkon ndër mend se bari mbi të cilin shkelin është një kurë e mirë popullore për veshkat, zemrën, mëlçinë apo stomakun. Apo se ferrat që rritet, diku përbri shtëpisë, po t,i ziesh, në shumë raste kthehen në receta çudibërëse, efekti i të cilave ndonjëherë ia kalon edhe barnave që blihen në farmaci. Kjo për bimët jeshile, të cilat nuk konsumohen nga njerëzit, por lista e bimëve popullore që përdoren për të kuruar sëmundje bëhet edhe më gjatë po t’i shtosh efektet që kanë rrënjët apo lëkura e arrava, bima e dafinës, që, veç të tjerave, i jep aq shumë shije edhe gjellëve të ndryshme apo borziloku, cikorja, gështenja, bliri e shumë të tjera si këto.

Mjekësia popullore tregon se me secilën prej bimëve jeshile, ose jo, të cilat rriten në tokën shqiptare, mund të kurohesh.  Të gjitha kanë një specifikë të veçantë, shërojnë sëmundje të ndryshme dhe, mbi të gjitha, lulëzojnë në periudha të ndryshme të vitit. Gazeta “Tirana Obsever” përmbledh në një suplement të veçantë 35 bimë mjekësore, duke filluar që nga barishtet e deri tek emrat e njohur të frutave apo perimeve, rrënjët, gjethet dhe frytet  e të cilave përdoren gjerësisht në Mjekësinë Popullore. Veç kësaj, suplementi, i cili është ndarë në dy pjesë, pjesa e parë e së cilës botohet sot, përcakton qartë edhe vendin se ku rriten këto bimë, cilat janë vetitë e tyre kuruese, si duhet ruajtur çaji që përgatitet si dhe procedurat e duhura për ta përdorur atë. Në listën e parë prej 35 bimë përfshihen angjinarja, arra, bari i majasëllit, bari i shpretkës, bliri, borziloku, bushi, çikorja, çaji i malit, dafina dëllinja e shumë të tjera si këto.

1-AGULIÇJA (Lulja dhe Rrënjët)

{Primulae Flos et Radix)
Bimët përbëhen nga lulet dhe rrënjët e thara të aguliçes ose të zgorofenës (Primula veris L, familja Primulacea), e cila është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme tek ne në kullota dhe livadhe subalpinë e alpine.
Aguliçja të gjitha gjethet pranë rrënjës i ka në formë vezake të zgjatur, lulet e mëdha të verdha, të renditura në ombrellë të thjeshtë; lulëzon prill-qershor.

VETITË:
Bimët përmbajnë kryesisht saponine dhe esencë, glukozide (primverinë dhe primulaverinë) etj. Në sajë të kësaj përmbajtjeje, bimët përdoren kundër të ftohurit, si nxitës të nxjerrjes së gëlbazës nga rrugët e frymëmarrjes, kundër enfizemës së mushkërive si dhe bronkiteve akute dhe kronike.

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI:
Merret 1 lugë gjelle me bimë lule hidhen në një enë ku përvëlohen me një gotë ujë që zien; ena mbulohet me kapak, lihet 15-30 minuta; pastaj përmbajtja kullohet, dhe lëngu ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe pihet i ngrohtë; merren 2-3 doza të tilla në ditë, kryesisht si mjet që lëngëzon dhe largon sekrecionet e bronkeve në bronkite e pneumoni, si dhe si mjet qetësues në pagjumësi, në shqetësime nervore, në dhembje kokë, në të marrët e mendve si dhe në çrregullime të traktit trenës, në sëmundje të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Po për të njëjtat qëllime përdoret edhe bima rrënjë në formë çaji, i cili përgatitet si vijon:1 luge gjelle me bimë rrënjë të grimcuara hidhet në një enë, ku shtohet 1 gotë me ujë ena mbulohet me kapak dhe përzierja zihet për 10 minuta,
lihet të ftohet dhe pastaj kullohet dhe lëngu ëmbëlsohet sipas dëshirës; pihen 3-4 lugë gjelle në ditë.
RUAJTJA: Në vende të thata dhe të ajrosura bimët ruajnë veprimin për 18 muaj.

2- AKJA (lule)
(Stoechados Flos, Helichrysi Krenari i Flos)
Akja është një bimë barishtore shumëvjeçare, e vendeve të thata dhe të zbuluara që rriten nga dielli (në Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Çajup, etj). Bima është me push të bardhë, rreth 40 cm e lartë, me gjethe të rrënjës vezake të përmbysura, me lule tubike të verdha me xhufkë, kurse koka është e mbështjellë me membranë të verdhë si ngjyra e limonit. Ajo lulëzon në qershor-shtator.

VETITE:
Lulet e akes përmbajnë heterozide flavonike, karoten, vitaminë C,
derivatin kumarinik herniarinë, pigmentin kinonik helikrisinë, fitoncide, substanca të hidhura e tanike, pak esencë etj.
Ato  kanë veti bakteiostatike, të cilat nxisin prodhimin e tëmthit, urinimin, veti spazmolitike etj. Ato rekomandohen për të shtuar rrjedhjen e tëmthit dhe për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit; lulet e akes përdoren gjithashtu në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes dhe për të nxitur urinimin etj. Kjo bimë e kombinuar edhe me pelin e me bishta-mith, bëhet më e efektshme për prodhimin në sëmundjet kundër tëmthit.

PERGATITJA DHE PERDORIMI:
Një lugë kafeje nga kjo bimë  hidhet në një enë ku shtohet një gotë ujë që valon; ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi 15 minuta. Përmbajtja kullohet; pihen 1 deri 3 doza të tilla në ditë para buke për 10 ditë radhazi.

RUAJTJA:
Në vende të thata kjo bimë ruan veprimin për 18 muaj.

3- ANASONI (fryte)
(Anisi Fructus)
Bima përbëhet prej fryteve të thara të anasonit (Pimpi-nella anisum L, fam. Umbelliferae), i cili është bimë njëvjeçare që kultivohet tek ne.

VETITË:
Frytet e anasonit përmbajnë kryesisht esencë (1,5-6%) të pasur me atenol (90%), estragol etj. Ato janë shumë të efektshme kundër ngërçeve të muskujve të lëmuar (të stomakut, zorrëve, etj);
ndihmojnë në largimin e gazeve nga zorrët (karminative) dhe nxisin prodhimin e lëngjeve nga të gjitha gjëndrat, përfshi edhe ato të qumështit. Meqenëse esenca e anasonit jashtëqitet nga organizmi pjesërisht edhe nëpërmjet  frymëmarrjes, bima ndikon edhe në pastrimin e gëlbazave nga rrugët e frymëmarrjes.
Për këto veti anasoni përdoret në çrregullimet e stomakut dhe të zorrëve, në mënjanimin e gazeve nga zorrët, kundër kollës dhe pezmatimeve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Në mënyrë të veçantë përdoret te fëmijët. Anasoni këshillohet të përdoret edhe nga gratë me fëmijë në gji, meqenëse ndikon në rritjen e sasisë së qumështit.

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI:
Merren 4 lugë kafeje fryte anasoni të copëtuara hidhen në enë ku shtohet një filxhan çaji me ujë që zien.  Ena mbulohet me kapak dhe lihet 15-20 minuta. Pastaj përmbajtja kullohet dhe lëngu pihet në 3 doza gjatë ditës. Frytet e anasonit mund të përdoren edhe në formë pluhuri, duke marrë 3 here në ditë nga 1 g bimë.

RUAJTJA:
Në enë të mbyllura mirë, në vende të freskëta dhe të thata, bima ruan veprimin për 18 muaj.

4- ANGJINARJA (gjethe)
(Cynarae Folium)
Bima përbëhet nga gjethet e thara të angjinares (Cynara scolinus L. familja Compositae),e cila është bimë barishtore shumëvjeçare me kaptina të mëdha të vetmuara me luspa të pështjelljes pa gjemba ose të jashtmet me gjemba të shkurtër, me lule tubike blu;
bima i ka gjethet nga ana e poshtme si të bardha, të çara pendore, me segmente heshtore. Angjinarja kultivohet si perime.

VETITË:
Në sajë të cinarinës, glukozideve A dhe B, substancave flavonike në ndryshme etj, gjethet e angjinares përdoren kryesisht në sëundjet e mëlçisë dhe të veshkave. Bima nxit prodhimin e tëmthit dhe zbrazjen e tij dhe përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të tëmthit, vepron në metabolizimin e kolesterinës dhe të urisë dhe nxit urinimin (jashtëqitjen e ujit, klorureve dhe urisë), duke ndihmuar, kështu, në veprimtarinë e veshkave dhe duke lehtësuar urtikariet e të krojturit. Këshillohet në sëmundjet që shoqërohen me rritjen e përqindjes së kolesterinës në gjak dhe veçanërisht në aterosklerozë, ku duhet kombinuar dhe me vitaminë P. Në sajë të disa oksidazave që përmban, ul sasinë e sheqerit në gjak dhe jep rezultate të mira në disa forma të diabetit. Rezultate të mira jep edhe në albuminurinë kronike etj, në të cilat vihet re një përmirësim i shfaqjeve albuminurike dhe edematoze.

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI:
Në fillim të kurës përdoret 1 lugë gjelle (më vonë dy luge gjelle) me bimë të grimcuar, e cila zihet 20 deri 30 minuta në një enë që përmban një gotë me ujë. Përmbajtja kullohet;
merren 3 doza të tilla në ditë.
Kura zgjat rreth 1 muaj, pastaj ndërpritet për 1 muaj dhe rifillohet në rast nevojë.

RUAJTJA:
Në vende të thata bimë ruan veprimin për 18 muaj.


5- ARRA (Gjethe)
(Juglandis Folium)
Bima përbëhet nga gjethet e thara të arrës (Juglans regia familja Juglandacea), e cila kultivohet edhe tek ne; ajo ndeshet edhe në gjendje në egër, sidomos në luginat e Alpeve tona të Veriut, në Martanesh, Librazhd, etj.

VETITË:
Në sajë të tanineve (nucitanineve), alkaloidet juglandinë,
juglonit, vitaminës C, substancave antibakteriale etj, gjethet e arrës kanë veprime të shumta, si rrudhës, antileukoreik, hipoglicemizues etj. Kështu, p.sh., bima ka veti të shtojë sekretimin e lëngut të stomakut dhe, për pasojë,
të përmirësojë oreksin, të rrudhë mukozat e lëkurës, të ngushtojë arteret etj, rekomandohet në trajtimin e dispepsive dhe të acarimeve në aparatit tretës, në hemorragji etj. Çaji i gjetheve të arrës ndihmon, në formë lavazhi, në mjekimin e acarimit të rrugëve gjenitale, të morthit, ekzemës etj.

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI:
Merret  lugë kafeje me bimë të grimcuar hidhet në një enë ku shtohet gjysëm gotë me ujë që zien, lihet 15 minuta në qetësi,
pastaj përmbajtja kullohet dhe lëngu pihet gjatë ditës. Përdoren 3 doza të tilla në ditë. Në sëmundje të lëkurës,
në plagë me procese qelbëzimi, këshillohet aplikimi i banjave me çaj që fitohet duke zier 8-10 g gjethe në 100 g ujë.
Banjat këshillohen edhe për të pakësuar djersitjen e këmbëve.
Shënim:
Arrës i përdoren edhe lëvozhgat jeshile të thara, të cilat përmbajnë taninë, juglon etj; në sajë të vetive antiseptike dhe keratinizuese ato shfrytëzohen në dermatoza të ndryshme.
Çaji i përgatitur duke zier 20 g lëvozhga në 1 litër ujë dhe i pirë në dozën 2-3 gota në ditë pas ngrenies jep rezultate të mira në anemi.

RUAJTJA:
Në vende të freskëta dhe të thata bima ruan veprimin për 18 muaj.

6- ARRSI (bar)
(Teucrii chamaedrys Herba)
Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar, e tharë e arrsit (Teucrium chamaedrys L, familja Labiatae), i cili është bimë barishtore shumëvjeçare, nëpër vende të thata me bar,
në pyje, kudo e zakonshme. Arrsi i ka gjethet rombikovezake,
me buzë si të sharrës (ato rrëzë lulesave të plota), të gjelbra në të dyja faqet, më të shkurtra se lulet; kupa e lules zakonisht e kuqe e murrët, ndërsa kurora e purpurt ose trëndafili; lulëzon në maj-korrik.   

VETITË:
Në sajë të substancave tanike e të hidhura, në esencës,
saponineve, kolinës etj, bima shton oreksin në çrregullimet e stomakut, sekretimin e urinës, nxit prodhimin e tëmthit në mëlçi dhe shëron plagë. 

PËRGATITJA E PËRDORIMI:
Merren 2-3 lugë gjelle me bimë të grimcuar hidhen në një enë ku shtohet 1 litër ujë që valon; ena mbulohet me kapak, lihet të qëndrojë 1/2 orë, pastaj lëngu kullohet dhe pihet 3-4 herë në ditë nga 1 filxhan kafeje, para buke.
RUAJTJA: Në vende të thata bima ruan veprimin për 2 vjet.


7- BARGJAKU (bar)
Salicariae Herba)
Bima përbëhet prej majash të lulëzuara, të thata të bar-gjakut (Lythrum salicaria L. familja Lythiacea), i cili është bimë barishtore shumëvjeçare, e  zakonshme tek ne në zonat fushore buzë vijave me ujë. Bima ka kërcell katër qoshesh, me gjethe heshtorë, si zemër në bazë, me lule rozë të kuqe,
në kallinj të gjatë skajorë: lulëzon qershor-tetor.

VETITË:
Bima ka veti të ndryshme, në sajë të substancave që përmban. Kështu, p.sh, në saje të tanineve dhe të esencës, bima jep rezultate të mira në diarre që shoqërohen me një humbje të tonusit (të shtërngimit) të zorrëve, kurse në saje të mucilagjeve ka edhe veti qetësuese. Është provuar se, në saje të salikarinës (hetero-zid), bima ka edhe veti që të ndalojë rrjedhjen e gjakut (hemorragjinë), të rrudhë brenda një kohe të shkurtër mukozën e zorrëve, si dhe veti specifike të dizanterinë bacilare. Bima ka edhe veti të lehta antibiotike; veç rasteve të përshkruara më lart, rekomandohet edhe në gastroenterit, në tifo dhe në dizanteri.

PËRGATITJA E PËRDORIMI:
30 ose 40 g bimë e grimcuar hidhen në një enë të zinguar ku përvëlohen me 1 litër ujë që zien; ena mbulohet me kapak dhe lihet pëer 15 minuta sa të ftohet, pastaj çaji kullohet nëpërmjet një nape. Pihen 300 deri 500 g çaj në ditë.

RUAJTJA:
Në vende të thata ruan veprimin për 2 vjet

8- BAR MAJASELLI
(Teucrii polii Herba)
Bima nxirret nga pjasa mbitokësore e lulëzuar e tharë e barit të majasellit (Teucrium polium L, familja Labiatae), i cili është bimë barishtore shumëvjeccare, që rritet nëpër toka të thata kudo e zakonshme në vendin tonë. Gjethet e bimës, në gjysmën e tyre të sipërme, i kanë buzë me ura, mëshpesh me push ngjyrë gri në të dyja anët, kërcejt të krrusur që shkojnë përpjetë; kupa është me push, kurorëza zakonisht e bardhë, e verdhë ose e purpur; lulëzon maj-shtator.

VETITË:
Bari i majasellit, në sajë të tanineve, esencës etj, rekomandohet në mjekimin e majasellit dhe të kolitit.

PËRGATITJA E PËRDORIMI:
Merren rreth 3 tufa (ose 45 g) bar majaselli, zihen në 1 kg ujë për l.5 orë, lëngu kullohet dhe prej tij pihen 3 filxhanë në ditë; kura vazhdon rreth 7 deri 20 ditë për majasellin dhe rreth 20-30 ditë për kolitin.

RUAJTJA:
Në vende të thata bima ruan veprimin për 2 vjet.

9- BARI I SHPRETKËS (bar)
(Verbenae Herba)

Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar, e tharë e barit të shpretkës, ose e sporisit mjekësor, ose e përvashenit (Varbena, officinalis h, familja Verbenacea), i cili është bimë barishtore njëvjeccare, e zakonshme në vende barishtore, djerishte e buzë kanale të zonave të ulëta të vendit tonë.
Bima është arrin rreth 70 cm lartësi: ka kërcell katërkëndësh,
të degëzuar në pjesën e sipërme: gjethet të dhëmbëzuara, të kundërtuara, të plota ose pendore të ccara; lulet pa bishta, të vogla me ngjyrë rozë në blu, të renditura në lulesë kalliri; lulëzon nga prnvera në vjeshtë.

VETITE:
Bima përmban glukozidin verbenalinë dhe verbeninë, si dhe fermentet emulsitë dhe invertitë, substanca të hidhura dhe tanike, mucilagje, esncë, alkaloide etj.
Bima ka veti të ngacmojë muskulaturën e lëmuar dhe është pak helmuese. Është provuar se glukozidi verbeninë në doza të zakonshme shkakton lëngëzimin e përkohshëm të gëlbazës,
kurse në doza të larta mund të shkaktojë paralizën e sistemit nervor qendror. Në sajë të vetive të përshkruara, bari i shpretkës përdoret si mjet fuqizues dhe si ekspektorant. Bima këhillohet edhe kundër gurëve të mëlccisë së zezë e të veshkave,
artritit, nevralgjisë, reumatizmit, shiatikut dhe zmadhimit të shpretkës.

PËRGATITJA E PËRDORIMI:
Merren 3-4 lugë gjelle me bimë të grimcuar hidhen në një enë,
ku përvëlohen me gjysmë litre ujë që zien; ena mbulohet me kapak, lihet gjysmë ore, pastaj lëngu kullohet; pihen 3 filxhanë kafeje në ditë. (Ky ccaj mund të përdoret për gargarë në mahisjet e gojës, të bajameve si dhe për shpëlarjen e plagëve të ndryshme).
Kundër zmadhimit të shpretkës dhe dhembjeve nga reumatizmi këshillohet përdorimi i llapave që përgatiten si vijon:
në një enë hidhet një grusht me bar të freskët të grimcuar në formë qulli; aty shtohet pak uthull dhe përmbajtja përzihet duke e ngrohur lehtë deri sa uthulla të avullohet; masa që ngelet mbështillet në një copë leckë dhe vihet e ngrohtë në vendin e dhembjes.

RUAJTJA:
Në vende të thata bima ruan veprimin për 2 vjet

Shkruar nga Blerina Kaca, Elberta Spaho TiranaObserver
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #24 më: 11-02-2008, 10:07:34 »
Citojeni

Ilaçi i ri bimor që redukton problemet që shfaq tiroidja
Mosfunksionimi i tiroides shkakton probleme në zemër. Kurat dhe këshillat për trajtimet bimore


Është zbuluar se vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i tiroides. Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit, e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një diferencë të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Një gjendje e tillë e lënë pas dorë mund të shfaqë shenja tensioni, ankthi, depresioni dhe lodhje të përgjithshme mendore e trupore. Por trajtimi me vajin e arrave të kokosit dhe duke zbatuar një dietë të shëndetshme këto simptoma mund të reduktohen. Por tiroidja nuk është një epidemi edhe pse prek një numër të madh njerëzish e vazhdimisht në rritje. Duke qenë se mosfunksionimi i tiroides sjell edhe probleme të zemrës dhe gjakut, është e këshillueshme që testi i tiroides apo kontrollet mjekësore të jenë të vazhdueshme për ata persona që dallojnë simptoma të mosfunksionimit të tiroides.
Sëmundja
Gusha karakterizohet nga zmadhimi i gjithë gjëndrës ose një pjesë të saj, si pasojë e mungesës së jodit në dietë. Jodi është lënda bazë për formimin e hormoneve të tiroides. Kur kjo lëndë mungon, organizmi përpiqet ta kompensojë këtë me zmadhimin e gjëndrës tiroide në mënyrë që ajo të kapë dhe të përdorë sa më mirë atë sasi jodi që merr me ushqimin. Më të prekur nga tiroidja janë njerëzit që konsumojnë ushqime të varfra me jod, kanë deficit në jod në organizmin e tyre dhe si pasojë e kësaj gjëndra tiroide rritet në vëllim, duke dhënë imazhin e gushës ose të strumës. Struma më shpesh shfaqet gjatë adoleshencës dhe është më e shprehur te femrat, veçanërisht gjatë shtatzënive. Shumë amerikanë vuajnë nga simptoma të tilla, siç janë duar dhe këmbë të ftohta, temperaturë e ulët e trupit, ndjeshmëri e dobët, dhimbje të forta kokë, pagjumësi, sëmundje të ndryshme të lëkurës, djegie të syve, rënie flokësh, thonj që të thyhen, probleme me dëgjimin, si dhe probleme me mbipeshën.
Shkaktarët e tiroides
Nga shumë kërkime të bëra ka rezultuar se një dietë e varfër, po ashtu edhe një teprim në të ushqyer, luajnë rol të rëndësishëm në mosfunksionimin e tiroides. Prej disa dekadash është njohur veprimi i jodit në gjëndrën tiroide. Kripa e jodizuar mendohej se e zgjidhte këtë problem, por kjo nuk është plotësisht e vlefshme. Sepse gjatë të ushqyerit merren dhe shumë përbërës të tjerë ushqimorë, të cilët pengojnë çlirimin e jodit në gjak. Disa studime kanë treguar se efektet e sheqerit dhe drithërave janë të dëmshme për tiroiden, por përsëri janë ndër produktet ushqimore më të konsumueshme në dietën tonë ditore. Po ashtu edhe disa lloje vajrash të përdoruar për gatim janë të dëmshëm, sepse kanë në përbërje të tyre përbërës të cilët pengojnë çlirimin e fluorit në gjak.
Gusha, sëmundje e gjëndrës tiroide
Tiroidja është një gjëndër me sekrecion të brendshëm, që ndodhet poshtëë Mollës së Adamit. Ajo merr pjesë në metabolizmin e organizmit dhe të gjitha hormonet e saj i derdh direkt në gjak. Në vendin tonë tejkalohet kriteri për ta quajtur këtë sëmundje epidemike, pasi ajo gjendet në mbi 80 për qind të popullatës, ndërsa sipas UNICEF-it, në 97 për qind të njerëzve të studiuar kishte mangësi në sasinë e përvetësimit të jodit. Mungesa e jodit është pikërisht zanafilla e strumës, që kohët e fundit njihet me një emër të vetëm, Sindroma e Defiçencës Jodike.
Mosfunksionimi i tiroides prek edhe zemrën
Kushdo që ka pasur probleme me tiroiden është ndeshur edhe me simptomat që ajo shfaq, pra temperaturë e ulët trupore, duar dhe këmbë të ftohta, probleme me lëkurën, sytë, tingëllim të veshëve, këputje thonjsh, gjendje stresi, pagjumësi etj. Por problemet e shfaqura nga mosfunksionimi i tiroides prekin edhe zemrën, vihet re një dobësi dhe ulje e ndjeshme në punën e saj. Testimi dhe diagnostikimi i tiroides bën të mundur që të analizohen edhe problemet e tjera që mund të jenë shfaqur prej ndikimi të saj, si: probleme të zemrës, gjakut, menopauzës te gratë etj. Përdorimi i vajit të arrës së kokosit jo vetëm rregullon funksionimin normal të tiroides, por edhe ndihmon në ristabilizimin gjendjes së përgjithshme trupore. Pas pesë javësh trajtimi me vajin e arrës së kokosit ndjehen diferencat në gjendjen fizike dhe mendore.
Ushqimet që ndikojnë keq te tiroidja
Negativisht te tiroidja ndikojnë ato produkte që përmbajnë lëndë që ndikojnë në zmadhimin e strumës. Të tilla mund të përmendim lakrën e bardhë, fasulet, gështenjat. Prandaj duhet pasur kujdes në përdorimin e tyre. Të sëmurët me gushë mund të ankohen kur ajo është e madhe dhe ka shtrirje edhe pas dërrasës së kraharorit. Në këto raste ata kanë rëndim dhe vështirësi gjatë gëlltitjes. Por ka dhe disa të sëmurë që ndiejnë shtrëngime në grykë. Kjo gjendje nuk lidhet me tiroiden. Nëse tiroidja kapet në kohë, parandalohet më shpejt se kurimi. Mjekimi i gushës është relativisht i thjeshtë, por i zgjatur në kohë. Si mjekim për moshat e rritura përdoret hormoni i tiroides. Në vendin tonë si metodë parandaluese është zgjedhur jodizimi i kripës. Por kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën.

Simptomat e tiroides
Muskuj të lodhur
Personi nuk qetësohet dhe relaksohet
Depresion, ankth dhe mërzi
Trupi humbet energjinë trupore
Tiroidja dobëson funksionimin e saj normal
Rrezikohen vuajtje nga mbipesha dhe obeziteti
Lëkura, sytë, veshët, thonjtë shfaqin probleme

G.Albania
E identifikuar

Mjeku Popullor
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #25 më: 19-02-2008, 00:42:51 »
Citojeni

Të gjithë shqiptarve:
E GEZOFSHIM PAVARSINE E KOSOVES
E identifikuar

Paraplegic  Quadriplegic Tetraplegic
Çka nëse do mund te ngriteni ne kembet tuaja ne afat prej 6 deri ne 12 javësh pa marr parasysh qe sa kohe jeni lenduar- paralizuar
www.Mjekimi.com
Mjeku Popullor
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #26 më: 22-03-2008, 02:52:20 »
Citojeni

Pastrimi i idhzes dhe mekcise nga guret

Pasi i kemi qeruar hesapet me parazitin (lexo artikujt e meparshem) duhet bërë edhe pastrimin e veshkeve dhe te zorreve:
1. Pihet një çaj nga bima Bisht-kali ne mëngjes dhe një ne mbrëmje.
Pregaditja e cajit:

Një luge super e vogël mbushet më bime Bisht-kali, pervlohet ne një gote 3 dl, dhe menjihere duhet kulluar (me leterfilter kafeje apo shtof te pastër qe është rezistues ne temperature te lart) ne gote tjetër xhami.

2. Një gote xhami 2.5 dl mbushet me kose dhe i qitet një gjysëm-kese bime (vetëm lulet) Kamomil i kualitetit natural (pa kemikale), përzihet mirë dhe duhet ngrënë para se me ra me fjet.
E identifikuar

Paraplegic  Quadriplegic Tetraplegic
Çka nëse do mund te ngriteni ne kembet tuaja ne afat prej 6 deri ne 12 javësh pa marr parasysh qe sa kohe jeni lenduar- paralizuar
www.Mjekimi.com
Mjeku Popullor
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #27 më: 22-03-2008, 06:23:06 »
Citojeni

Pastrimi i idhzes dhe melcise nga guret

Pasi i kemi qeruar hesapet me parazitin (lexo artikujt e meparshem) duhet bërë edhe pastrimin e veshkeve dhe te zorreve:
1. Pihet një çaj nga bima Bisht-kali ne mëngjes dhe një ne mbrëmje.
Pregaditja e cajit:

Një luge super e vogël mbushet më bime Bisht-kali, pervlohet ne një gote 3 dl, dhe menjihere duhet kulluar (me leterfilter kafeje apo shtof te pastër qe është rezistues ne temperature te lart) ne gote tjetër xhami.

2. Një gote xhami 2.5 dl mbushet me kose dhe i qitet një gjysëm-kese bime (vetëm lulet) Kamomil i kualitetit natural (pa kemikale), përzihet mirë dhe duhet ngrënë para se me ra me fjet.
« Ndryshimi i fundit: 26-03-2008, 00:00:52 nga M A X » E identifikuar

Paraplegic  Quadriplegic Tetraplegic
Çka nëse do mund te ngriteni ne kembet tuaja ne afat prej 6 deri ne 12 javësh pa marr parasysh qe sa kohe jeni lenduar- paralizuar
www.Mjekimi.com
Dora
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #28 më: 26-03-2008, 15:22:22 »
Citojeni

Çfarë është kafjalli? Mengjes???
E identifikuar

E mua më duhet te te harroj ty, kur dikush tjetër do kujtohet për ty, e te tjerë e te tjerë do të te zbulojnë ty.

dora@zeriyt.com
Mjeku Popullor
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #29 më: 27-03-2008, 05:15:42 »
Citojeni

Çfarë është kafjalli? Mengjes???

Kaftjalli është mëngjes.
E identifikuar

Paraplegic  Quadriplegic Tetraplegic
Çka nëse do mund te ngriteni ne kembet tuaja ne afat prej 6 deri ne 12 javësh pa marr parasysh qe sa kohe jeni lenduar- paralizuar
www.Mjekimi.com
Faqe: 1 [2] 3   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |