Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorMjekësi e PërgjithshmeDhjete bimet me te shendetshme për njeriun


Faqe: [1] 2 3 4   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Dhjete bimet me te shendetshme për njeriun  (E lexuar 5776 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M. Popullor
« më: 19-04-2007, 12:07:20 »
Citojeni

Deri von, mjeksia medicinale qe ka filluar te modernizohet (me fillimin e aplikimit eksperimental) prap se prap ka perdorur bimet ne shumicen e rasteve si ilaqe për mjekim, por me zbulimin e Penicilines (me 1928), gjërat ndryshojn rrenjesisht...fillo n biznesi i vërtetë modern duke i bindur njerzit ne nevojen e modernizimit ne çdo pore te jetës, gjithsesi edhe ne rastet kur je i semur...

Ne artikujt tjer do flas për disa nga bimet qe bëjn mrekulli ne emër te Krijuesit te Gjithsise Zotit te vetëm te Madheruar.

« Ndryshimi i fundit: 26-03-2008, 00:00:26 nga M A X » E identifikuar
M. Popullor
« Përgjigjja #1 më: 21-04-2007, 15:04:53 »
Citojeni

Është e njohur se Mjalti dhe Uji i Zem Zem-it nuk prishen kurr.

Mjalti ka perdorim te gjer, Ja një kombinim te tij me një bime (levore te drurit)

FAKTET MBI MJALTËN DHE KANELLËN

Kanella – bar uróvi

Cinnamonum zeylanicum (kanella e vërtetë apo kanella e Cejlonit)

Cinnamomun cassia.



Është konstatuar se përzierja e mjaltës me kanellë shëron shumë sëmundje. Mjalta është prodhuar në shumë vende të botës. Weekly World News, revistë në Kanadë, në numrin e saj të datës 17 janar 1995 ka përmendur listën vijuese të sëmundjeve që mund të shërohen me mjaltë dhe kanellë sipas hulumtimit të disa shkencëtarëve të Përëndimit.

SËMUNDJET E ZEMRËS:

Përgatite një qull nga mjalta dhe pluhuri i kanellës, lyeje bukën me te apo flegra të bukës, apo lloj tjetër buke, në vend të xhelatinës dhe marmelatës dhe haje rregullisht për mëngjes (kafjall). Ajo zvogëlon kolestorolin në arterie dhe e shpëton pacientit nga sulmi në zemër.Poashtu atyre që tashmë e kanë përjetuar sulmin në zemër, nëse ata e marrin këtë ilaç për çdo ditë, atyre ua parandalon sulmin tjetër në zemër. Përdorimi i rregullt i ilaçet të përmendur më lartë normalizon frymëmarrjen dhe forcon të rrahurat e zemrës.

 Në Amerikë dhe Kanada, shtëpia të ndryshme të shëndetit kanë trajtuar me sukses pacientët dhe kanë konstatuar se  pasi që arteriet e vjetra dhe venat e humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen, mjalta dhe kanella i rigjallërojnë arteriet dhe venat  e tilla.

ARTRITI:

Pacientët që vuajnë nga sëmundja  e artritit mund ta marrin këtë ilaç për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht madje edhe artriti kronik mund të shërohet. Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me kësi lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi–kafjalli ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz 73 pacientëve krejtësisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji , shumica e pacientëve që nuk kanë mundur me ecë më parë ose të lëvizin përreth për shkak artritit kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje.

INFEKTIME TË FSHIKZËS:

Merri dy lugë ushqimi me pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjaltë dhe vendosi në një ujë të vluar–të vakët dhe pije atë. Ajo përzierje (ilaç) i shkatërron mikrobet në fshikëz (fshikëz urine).

 DHIMBJE DHËMBI:

Përgatite një pastë nga një lugë çaji pluhur kanelle dhe pesë lugë çaji mjaltë dhe veji në dhëmbin që të dhemb. Kjo procedurë mund të aplikohet tri herë në ditë deri sa të ndalet dhimbja e dhëmbit.


KOLESTOROLI:

Dy lugë çaji mjaltë dhe tri lugë çaji pluhur të kanellës, të përzier në 16 unca (një uncë=28,35 gr. ose perafersisht 0.5 L) në ujë çaji, ti jepet pacientit që vuan – e ka të rritur kolestorolin, është vërejtur se ia zvogëlon nivelin e kolestorolit në gjak 10% brenda 2 orëve. Siç u përmend te pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit , nëse merret-përdoret tri herë në ditë, shërohet cilido lloj kolestoroli. Sipas informatave të marra në revistën e përmendur mjalta e pastë që merret me ushqim shkakton zvogëlimin e ankesave nga kolestoroli.

FTOHJET:

Ata njerëz që vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo të mëdha duhet ta marrin një lugë të vakët me mjaltë me ¼ e lugës pluhur kanelle në ditë në kohëzgjatje prej 3 ditësh. Ky proces–marrja e ilaçit në këtë mënyrë do të shërojë shumicën e ftohjeve kronike dhe do ti pastrojë sinuset.

DHIMBJET E BARKUT:

Mjalta kur të merret me pluhur kanelle, shëron dhimbjet e stomakut dhe gjithashtu e pastron stomakun nga ulcerat-ithatët që nga rrënjët.


GAZËRAT: Sipas studimeve të bëra në Indi dhe Japan, është konstatuar se, nëse mjalta mirret me pluhur kanelle barku pastrohet prej gazrave.

SISTEMI IMUN:

Përdorimi i përditshëm i mjaltës me pluhur kanelle forcon sistemin imun dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale.

Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalta përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltës i forcon rruazat e gjakut për ti luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.


 DISPEPSIA-MOSTRETJA:

Pluhuri i kanellës i spërkatur në një lugë çaji me mjaltë, që merret para ushqimi, liron thartirë dhe i tretë ushqimet më të rënda.


 MOSMPLAKJA   (MPLAKJA E NGADALËSHME):

Çaji i përbërë nga mjalta dhe pluhuri i kanellës, kur të merren me rregullt mund të ndikojë në mos mplakje. Merri 4 lugë mjaltë, 1 lugë pluhur kanelle dhe 3 gota uji vloji ato për çaj. Pije ¼ e gotës, 3-4 herë në ditë. Atëherë si rezultat i saj lëkurën do ta kesh të freskët të butë dhe jo të rrudhët-të mplakur.

PUÇËRRAT:

Pasta e përbërë nga tri lugë çaji me mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Përdore këtë pastë në puçrra para se të biesh me fjet dhe laji ato ditën e nesërme në mëngjes me ujë të nxehtë. Nëse e përdorë për çdo ditë për dy javë rresht,  ti largon puçrrat që nga rrënjët e tyre.

INFEKTIME TË LËKURËS:

Përdorimi i mjaltës dhe pluhurin e kanellës në masë të barabartë në pjesë të infektuara shëron ekzemën-dermatitisin, qéretin (ringworm) dhe të gjitha llojet e infeksioneve.

HUMBJA E PESHËS:

Përdorimi i përditshëm në mëngjes gjysmë ore para mëngjesi-kafjalli në stomakun zbrazët dhe në mbrëmje para fjetjes, pij  mjaltë dhe pluhur të vluar në një gotë uji.

Nëse këtë e përdorë rregullisht, kjo ta zvogëlon peshën madje edhe personave më të trashur. Gjithashtu pirja e kësaj përzierje rregullisht nuk lejon të akumulohet dhjamë-yndyrë madje edhe nëse ai person merr kalori të mëdha.

KANCERI:

Në studimet e fundit të bëra në Japoni dhe Australi është zbuluar se kanceri në stad  të lartë të zhvillimit të tij në stomak dhe eshtra është shëruar me sukses. Pacientët që vuajnë nga këto kancere të tilla duhet të marrin për çdo ditë një lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji
pluhur kanelle në kohëzgjatje prej 30 ditësh
 

 

LODHJA:

Në studimet e fundit të bëra është konstatuar se përbërja e sheqerit në mjaltë është më shumë ndihmëse se dëmtuese e fuqisë së trupit. Qytetarët e moshuar, të cilët marrin mjaltë dhe pluhur kanelle në masë të njëjtë janë më vigjilent dhe fleksibil. Dr.Milton i cili e ka bërë këtë studim thotë se gjysmë luge e çajit me mjaltë që merret n[ një gotë uji dhe ajo spërkatet me pluhur kanelle, kur të merret për ditë pas fshirjes dhe rreth orës 3 pas ditë, kur vitaliteti i trupit fillon të bie, ai ilaç e rrit vitalitetin në trup brenda një jave.

 

« Ndryshimi i fundit: 26-04-2007, 20:53:13 nga M. Popullor » E identifikuar
M. Popullor
« Përgjigjja #2 më: 22-04-2007, 21:22:43 »
Citojeni

Emri i Cinnamon-it: Shqip: Kanellë, Kanella
Ne Farmaci: Cortex Cinnamoni 
Ne Botanike: Cinnamomum verum   
   
Ne Gjermanisht: Zimt, Echter Zimt, Ceylon-Zimt, Zimtblüte
E identifikuar
M. Popullor
« Përgjigjja #3 më: 29-04-2007, 16:54:46 »
Citojeni

Kanella mund te blehet ne shitore ushqimi apo ne shitore ku shiten bimet për caja etj. ne formë pluhuri, ne formë pjeserisht te perpunuar dhe ne formë te paperpunuar.
Ne formë pluhuri zakonisht nuk është e pastër plotësisht meqë mund te ket perqindje te vogël te bimeve tjera gjë qe mjafton ti zvoglon efektet kuruese (ne kombinim me mjaltin si ne artikullin e mësipërm), e njëjta gjë është edhe për Kanellen pjeserisht te perpunuar - qe ka formë dhe  ngjyrë te njejt (ne këtë rast kanella ne formë shtagash është futur ne vaj...) prandaj rekomandoj Kanellen e paperpunuar (levoren ashtu si është marr nga bima) te cilën duhet futur ne mulli te pastër (te kafes) dhe duhet bluar - ne pluhur.
E identifikuar
M. Popullor
« Përgjigjja #4 më: 02-05-2007, 19:54:38 »
Citojeni

Ginkgo Biloba
Shqip: Dyvrigujsh, Kikë


Ginkgo (nga gjuha e lashtë japoneze gin=argjend dhe kyo=kajsi-që ka kuptimin e frytit të argjend)
Ginkgo Biloba (shqip Ginkgo dyvrigujsh, kikë) ekstrakt nga druri ginko është vënë në dukje se është i mirë për funksionim të të pamurit duke përmirësuar mikroqarkullimin e gjakut në sy e në veçanti te personat që vuajnë nga Ginkgo degjenerimi makular*(macula= shenjë, lutea = verdhë,  shenjë e verdhë afër qendrës së retinës të syrit të njeriut) i pleqërisë, mendimi ky i përgjithshëm sipas të cilit është fjala për dëmtim të lirë radikal, thotë S. S, N.D. autor i librit Rrezatimi Luftues dhe Ndotja Kemikale me Ushqim, Bimë dhe Vitamine.
Në më shumë se 280 studime të bëra shkencore, konfirmohet me përdorimin e ekstrakteve të standardizuara të ginkos parandalon dhe shëron sëmundje si marramendjen, tringëllimën-zhurmën(tinnitus) në vesh, shqetësime të brendshme në vesh, dëmtimin e memories (të mbajturit në mend), shton aftësinë për tu koncentruar, shëron ankthin-frikën, depresionin, çrregullimet psikike, ngadalëson mplakjen, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, zbut apo largon edemin (të ajurit) dhe shëron sëmundjen e Raynaud-it (çrregullimin vaskular). Ekstraktet e ginkgos përmirësojnë cilësinë dhe sasinë e qarkullimit kapilar dhe kështu e rrisin qarkullimin e gjakut në tru, zemër dhe inde në organe dhe gjëndra…
E identifikuar
M. Popullor
« Përgjigjja #5 më: 10-05-2007, 08:44:55 »
Citojeni

Hudhra
Sipas Qendrës Informative të Hudhrës (Angli), antraksi është shumë i ndieshëm ndaj hudhrës. Hudhra është antibiotik natyral që stimulon sistemin e imunitetit dhe rrit efektivitetin e rruazave të bardha të gjakut dhe rruazave T. Ajo bllokon prodhimet e toksinës me mikrobe. Ajo gjithashtu posedon spektër të gjërë bateriostatik dhe veti bakteriocidale. Me fjalë tjera, ajo ose i ndalë ose i vret bakteriet.
Në mënyrë të mrekullueshme, hudhra gjithashtu nxit aktivitete të ngjashme kundër virusave, fungive(këpurdhave) dhe parazitëve. Hudhra pa dyshim është çelës për të arritur imunitetin optimal dhe mbrojtjen kundër infektimeve. Më tepër se 1,800 studime shkencore japin të dhëna për kompleksitetin kemikal të hudhrave që deshmojn për rolet në parandalim apo trajtimin e sëmundjeve.
Se paku 200 komponente janë identifikuar në thelba të hudhrës duke përfshirë më shumë se 70 komponente të sulfurit; vitaminat A, B1 dhe C, kalcium mineralesh, koper, hekur, magnezium, potasium, selenium dhe zink, flavonoide si vitamina (cilado nga grupet e substancave të mëdha duke përfshirë anthocyanins) dhe 8 amoniacide esenciale dhe 9 aminoacide jo-esenciale. Shumica e këtyre mikroushqyesëve (substanca si vitamina ose minerale esenciale në sasi të vogla për rritje si duhet dhe metabolizëm të organizmit të gjallë) që i kontribuojnë imunitetit anipse sasia e thelbave të hudhrave do të jetë e vogël.
Para se të zbuloheshin dhe zhvilloheshin vaksinat kundër polio-s, hudhra përdorej me sukses si një profilaktik. Hudhra ka veti të shkëlqyeshme antibakteriale dhe antimikrobiale dhe një numër i studimeve kanë vënë në dukje se ajo ka përfshi një spektër më të gjërë te fuqive baktercidiale se sa penicilini.
Një miligram i komponentës së saj aktive kryesore, allicin, përmban një fuqi ekuivalente antibakteriale të 15 njësive standarde të penicilinat.  Ajo është efektive gjithashtu edhe kundër infektime të fungusit, duke përfshirë “kandida” (këpurdhën e majas së birrave), e cila është shkaktare për shumë raste të vaginitisit.
Hudhra ishte konstatuar si antibiotik më i fuqishëm se penicilini, ampicilini, deksocilini, streptomicini dhe cefaleksini, se disa nga ilaqet antibiotike të përdorura për trajtominin e antraksit
Në vitin 1941, hulumtuesit kanë raportuar se disa solucione zbutëse të allicinit (një pjesë 125,00) kanë penguar rritjen e 15 llojeve të batereve, duke përfshirë pezmatimin e stafilokokut  streptokokut, dhe Shigell-ës (bakterie në trajtë shufre që shkakton dizenterinë) si dhe vibrio kolerae (bakteri në trajtë kllape që shakton kolerën). Një koncentrim allicini pak më i fortë ishte fektiv kundër të gjithë 15 llojeve.
Studiuesit në Universitetine Dakës , Bangladesh, kanë treguar se hudhra i ka shëruar llojet e infektimeve me baktereve  të Shingellës te lepujt (të cilat shkaktojnë diarrenë e rëndë) në tri ditë, krahasuar me lepurushat e pa trajtuara që vdesin në dy ditë. Është konstatuar se hudhra ka demonstruar një aktivitet antibakterial kundër llojeve tjera të Shingellës dhe kundër pezmatimeve që prodhojnë toksik si E. Coli.
-Dr. Farban dhe Barnett nga Fakulteti i Mjekësisë të Universiteti Boston, kanë përgatitur ekstrakt nga hudhra të freskëta dhe i kanë futur në inkubacion me 14 bakterie, duke përfshirë E. Coli, Haemophilus,influenzae, Klebsiella pneumoniae, Pseudomonas aeruginosa, staphylococcus aureus, Streptococcus Group A dhe Streptococcus pneumoniae.Është vërejtur se lëngu i hudhrës ka ndaluar zhvillimin e 14 llojeve të baktereve. Langu i hudhrës madje ka qenë i suksesshëm edhe kundër resistantëve anibiotik S. Aureus, që momentalisht është bakteria më e rrezikshme antibiotike-restante në spitale.
« Ndryshimi i fundit: 16-05-2007, 11:25:11 nga M. Popullor » E identifikuar
Taulanti62
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 11-05-2007, 04:01:06 »
Citojeni

Përshëndetje

M.Popullor shumë faleminderit për këto Informata te rëndësishme.
Desha te pyes aty ku thua për Atritisin te përdoret Mjalta dhe Kanella me ujë te nxehte ,Uji a duhet te jetë i vluar si për çaj apo vetëm i nxeht.

Flmn
E identifikuar
M. Popullor
« Përgjigjja #7 më: 12-05-2007, 13:53:36 »
Citojeni

ARTRITI:

Pacientët që vuajnë nga sëmundja  e artritit mund ta marrin këtë ilaç (mjalt me kanelle) për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht madje edhe artriti kronik mund të shërohet. Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me kësi lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi–kafjalli ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz 73 pacientëve krejtësisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji , shumica e pacientëve që nuk kanë mundur me ecë më parë ose të lëvizin përreth për shkak artritit kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje.
E identifikuar
M. Popullor
« Përgjigjja #8 më: 18-05-2007, 13:25:49 »
Citojeni

Hudhra


Ne vitin 1946 studiuesit në Institutin Indian të Shkencës kanë shënuar se ekstraktët e hudhrës kan parandaluar rritjen e shkaktarit të tuberkulozës. Ky konstatim ishte rikonfirmuar më vonë. Në vitin 1993 mjekët e Fakultetit të Mjekësisë Morhouse, Atlanta (SHBA), kanë përshkruar në eksperiment në të cilin një ekstrakt i hudhrës së freskët ka penguar rritjen e 20 baktereve “mycobacterium avium”, mikro-organizma të lidhura me shkaktarin kryesor të sëmundjeve të mushkërive te pacientët e AIDS-it.

Për ndryshim nga antibiotikët konvencionalë, hudhra mund të vret më shumë virusë. Hulumtuesit kanë konstatuar disa pjesë përbërëse aktive të hudhrës, të cilët janë në gjendje të mbysin herpes simplex, parainfluenza rhinovirus.

Benjamin Lau, M.D., Ph.D. profesor i mikrobiologjisë në Faktultetin e Mjekësisë Loma Linda dhe njëri nga hulumtuesit udhëheqës të hudhrës në bot, ka bërë eksperimente për të testuar disa antibiotikë të  ri në baktere dhe fungi. Ai kishte përgatitur një ekstrakt të dobësuar të hudhrës, kishte futur një sasi të vogël të disa kulturave dhe i kishte lënë në inkubator për një natë. Ditën e nesërme ishte habitur kur kishte parë se ekstrakti i zbutur i hudhrës vërtetë kishte ndalur rritjen e atyre kulturave me më efikasitet, në fakt me shumë se disa antibiotik të fuqishëm që i kishin përdorur ekipi i tij për të testuar të njëjtën kohë.
E identifikuar
Mjeku Popullor
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 28-05-2007, 01:32:47 »
Citojeni

Hudhra dhe kanceri
Hudhra është antibiotik i fuqishëm dhe pengues i shumë baktereve. Ajo gjithashtu ka veti të forta kundër kancerit.
Në vitin 1957, hulumtuesit në Unversitetin Western Reserve kanë përdorur në enzimën nga hudhra (alliinase) për të parandaluar rritjen e sarkomës në një mi të Zvicrës duke aktivizuar disa komponente kimike të këtyre qelizave të tumorit të quajtura komponentë sulfhidrile.
Një studim i shkëlqyeshëm mbi hudhrën është bërë në Kinë me ç’rast janë marrë 11 elefantë që vuanin nga meningjiti cryptococcal, i cili zakonisht është vdekjeprurës. Që të 11 elefantët ishin trajtuar dhe shëruar me sukses pas disa javësh me terapi të hudhrës. Doktorët kishin konstatuar se hudhra është terapia më e mirë për zvogëlimin e ftohjeve të përkohshme, etheve me gradë të ultë, kokëdhembje, përzierje-neveri, mundim (nausea), vjellje dhe dhimbje e shoqëruar me këtë sëmundje. 
Nga studimet e pavarura të bëra në Japoni dhe Rumani është vërë në dukje se hudhra është mjaft efikase në mbrojten e organizmit nga virusi i gripit. 
B. L., M.D., Ph.D., profesor i  mikrobiologjisë i Fakultetit të Mjekësisë LOma Linda, ka gjetur se ekstraktët e vjetër të hudhrës nga Japonia kanë ngritur–përforcuar në mënyrë të shkëlqyeshme aftësinë e luftimit të linjes së qelizave të fagocit të madh. Fagocët e mëdhenj janë pjesë e rëndësishme e sistemit imun mbrojtës të trupit.
Studimet tjera nga shkencëtarët  nëpër botë kanë treguar se hudhra është njëra nga veprat më të mira në arsenalin e ilaçeve natyrale kundër kancerit. Hulumtuesit japonezë nga Kjoto pohojnë se ekstraktët e vjetër të hudhrës nga Japonia kanë kanë ngulfatur fazën e parë të paraqitjes së tumorit në dy faza te kanceri në lëkurë të një miu. 
Shkencëtarët nga Institutit Nacional i Kancerit dhe Shoqata Amerikane e Kancerit kanë publikuar një revistë lidhur me vetit e mrekullueshme të hudhrës kundër kancerit.
Studimet tjera kanë vënë në dukje se hudhra është efikase në parandalimin dhe trajtimin e kancerit në gji, stomak, zorrën trashë, fshikëz dhe lekurë.

Ne artikullin tjetër: Si duhet perdor hudhren
E identifikuar

Paraplegic  Quadriplegic Tetraplegic
Çka nëse do mund te ngriteni ne kembet tuaja ne afat prej 6 deri ne 12 javësh pa marr parasysh qe sa kohe jeni lenduar- paralizuar
www.Mjekimi.com
Mjeku Popullor
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 31-05-2007, 16:03:35 »
Citojeni

Para se të flas për mënyrën e përdorimit te hudhres, ja edhe disa te dhëna për hudhren:

B. L., M.D., Ph.D., profesor i  mikrobiologjisë i Fakultetit të Mjekësisë Loma Linda, ka gjetur se ekstraktët e vjetër të hudhrës nga Japonia kanë ngritur–përforcuar në mënyrë të shkëlqyeshme aftësinë e luftimit të linjes së qelizave të fagocit të madh. Fagocët e mëdhenj janë pjesë e rëndësishme e sistemit imun mbrojtës të trupit.
Studimet tjera nga shkencëtarët  nëpër botë kanë treguar se hudhra është njëra nga veprat më të mira në arsenalin e ilaçeve natyrale kundër kancerit. Hulumtuesit japonezë nga Kjoto pohojnë se ekstraktët e vjetër të hudhrës nga Japonia kanë ngulfatur fazën e parë të paraqitjes së tumorit në dy faza te kanceri në lëkurë të një miu. 
Shkencëtarët nga Instituti Nacional i Kancerit dhe Shoqata Amerikane e Kancerit kanë publikuar një revistë lidhur me vetit e mrekullueshme të hudhrës kundër kancerit.
Studimet tjera kanë vënë në dukje se hudhra është efikase në parandalimin dhe trajtimin e kancerit në gji, stomak, zorrën e trashë, fshikëz dhe lekurë.
E identifikuar

Paraplegic  Quadriplegic Tetraplegic
Çka nëse do mund te ngriteni ne kembet tuaja ne afat prej 6 deri ne 12 javësh pa marr parasysh qe sa kohe jeni lenduar- paralizuar
www.Mjekimi.com
Mjeku Popullor
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 23-06-2007, 14:40:45 »
Citojeni

Përdor flegra të freskëta të hudhrës apo pluhur hudhre. Nëse të pëlqejnë kapsula të hudhrës blej prodhimet që kanë përmbajtje me allicin standard , i cili siguron 5-10 miligramë allcin (i barbart me75-150 njësi të penicilinit)  për antraks menagjimin e antraksit.
Veni re:
Përdorimi i tepërt i hudhrës thuhet se është i dëmshëm për sy, shkakton marramendje dhe molisje-humbje të energjisë. Në medicinën tradicionale të Kinës, thuhet se hudhra shkakton rritje të energjisë së zjarrit.
E identifikuar

Paraplegic  Quadriplegic Tetraplegic
Çka nëse do mund te ngriteni ne kembet tuaja ne afat prej 6 deri ne 12 javësh pa marr parasysh qe sa kohe jeni lenduar- paralizuar
www.Mjekimi.com
Tikku

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 04-07-2007, 14:49:57 »
Citojeni

Një pyetje kam unë.

NQS kyci i këmbës se majte ka enjtje e cila zgjat dy-tre ditë dhe me pas zhduket por prap shfaqet mbi kofshe duke u shoqëruar me temperature zonale rri dy ditë dhe prap zhduket ne çfarë lloji semundje klasifikohet kjo diagnoze?
ndoshta nuk isha i qartë por gjithsesi mundohu te me japësh një shpjegim.

Këto shenja i janë shfaqur një fëmijë 2 vjeç e gjysëm.

FLM
E identifikuar
Mjeku Popullor
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 18-07-2007, 16:09:56 »
Citojeni

Për diagnoze e preferoj Mjekun e Medicines dhe ne raste te rralla kur doktoret e medicines nuk mund te dijn cfar problemi ka pacienti, ndoshta Unë mund te ju ndihmoj.
Vetëm Krijuesi i Gjithsise Zoti i Vetëm i Madheruar i din të gjitha.
E identifikuar

Paraplegic  Quadriplegic Tetraplegic
Çka nëse do mund te ngriteni ne kembet tuaja ne afat prej 6 deri ne 12 javësh pa marr parasysh qe sa kohe jeni lenduar- paralizuar
www.Mjekimi.com
Mjeku Popullor
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 18-07-2007, 16:15:02 »
Citojeni


BANANAT
Një profesor në CCNY psiko fiziologjike i ka mbajtur mësim klasës për bananet. Ai e përdori frazën”going bananas”-bëhem i marrë, dal prej taktit”, e kjo rrjedh nga efekti i bananës në tru”.
Lexo:
“Kurrë mos i vej bananet në frigorifer”!.
Kjo është interesant.
Pas leximit të kësaj, ju kurrë nuk do të shikoni bananet në të njëjtën mënyrë.
Bananat përmbajnë tri sheqerna natyrale: sukrozën, fruktozen dhe glukozën e kombinuar me fiber (lloj substance). Banana jep energji të qëndrueshme dhe substanciale.
 
 
Studimet e bëra kanë vërtetuar se vetëm dy banana kanë mjaft energji për një veprimtari pune 90 minutëshe: Nuk është çudi se banana është pema e numër një në botë.
Mirëpo nuk është vetëm energjia ajo të cilën e ofron banana për të na ndihmuar që të jemi të shëndetshëm. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në mënjanimin-a mposhtjen ose parandalimin e një numri të konsideruar të sëmundjeve dhe gjendjeve  duke e bërë ajo që të shtojmë dietën e ushqimit (pasi vet është si mjet i pasur ushqyes).

 Depresioni:
Sipas hulumtimit të kohëve të fundit të kryer , në mes njerëzve që vuajn[ nga depresioni, shumica syresh e kanë ndier vetën më mirë kur kanë ngrënë banana. Kjo është ashtu për arsye se banana përmban triptotin, një lloj proteine që shëndrrohet në serotonin, që është e njohur për të relaksuar njeriun, përmirësuar disponimin dhe përgjithësisht njeriun e bën të ndihet më i lumtur.

PMS (Sindromi paramenstrual): Harroji pilulat-tabletat, haji bananet. Vitamiina B6 përmban- rregullon nivelet të glukozës së gjakut, të cilat ndikojnë në disponimin tuaj.

Anemia: E lartë-përplot me hekur, banana mund të stimulojë prodhimin e hemoglobinës në gjak dhe kështu ndihmon në rastet e anemisë.
 

Shtypja e gjakut:
Kjo frutë unike tropikale është jashtëzakonisht e pasur me potasium, me gjithat përmban shumë vlera të ulëta të kripes, duke e bërë atë mejt të përsosur për të luftuar shtypjen e  gjakut. Për ma tepër, Adiministrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave posa ka  lejuar industrinë e bananeve që të shfaq pretendimet e  saj zyrtare lidhur me aftësinë e kësaj fruti për të reduktuar rrezikun e shtypjes së gjakut dhe goditjes.
 

Fuqi e trurit:
200 studentë në Shkollën e Twickenham (Middlesex) kanë akumuluar forcë duke ngrënë banana për mëngjes, në pauzë dhe në drekë dhe kështu iu ka ndihmuar (banana) për të dhënë provimet e tyre. Hulumtimet kanë treguar se frutet e paketuara me potasium mund t’ju ndihmojnë në mësim nxënësve duke i bërë më të vëmendshëm.
 
Konstipacioni (kapsllëku).
Fiber të larë duke përfshirë edhe bananet në dietë mund të ndihmojnë për të përmirësuar jashtëqitjet duke i ndihmuar të zgjedhin problemet pa përdorur laksativë.

 
Dhëmbja e kokës nga alkooli:
Njëra nga mënyrat më të shpejta për mënjanimin e dhembjes së kokës nga alkooli është kur bananet i shtrydhim duke i përzier me qumësht, dhe të ëmbla me mjaltë. Banana qetëson lukthin dhe me ndihmën e mjaltës, krijon nivele të sheqerit në gjak, ndërsa qumështi zbut dhe rehidron sistemin tuaj.
 
Djegësira e stomakut:
Banana ka efekt antiacid natyral në trup, pra nëse vuani nga gulçima-djegësira në stomak, provo të hash banana për ta zbutur atë.
 
  Mundim-ndjenjë e  vjelljes:
Ngrënia e bananave ndërmjet racioneve të ushqimeve të ndihmon ta mbajsh nivelin e dëshiruar të sheqerit në gjak dhe e parandalon mundimin-ndjenjen e tugut.

Kafshimet e miskojave:
Para se të vijsh te vendi ku të ka kafshuar miskoja, provo ta fërkosh pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes. Të shumë njerëz në mënyrë mahnitëse, kur e përdorin lëkurën e bananes në këtë mënyrë në varë, ata janë të kënaqur kur e shohin  efektin e zvogëlimit të  ajurit dhe të kruarjes.
 

Nervat:
Bananat kanë nivel të lartë të vitaminave B , të cilat ndihmojnë të qetësojnë sistemin nervor.
 
Pesha e madhe madje edhe duke punuar?
 
Studimet e bëra te Instituti i Psikologjisë në Austri kanë konstatuar se presioni në punë shpie në ngrënien e tepër të çokollatave dhe çipsave. Gjatë shikimit të 5000 pacientëve të spitalit, nga hulumtimet është konstatuar se shumica e tyre janë shtrirë për shkak të presioneve të mëdha në punë. Në raport konstatohet për ti evituar konsumimin e atyre ushqimeve të shumta, ne duhet të kontrollojmë nivelin e  sheqerit të gjakut, duke marr ushqime me karbohidrate të larta çdo 2 orë për të mbajtur nivelin e qëndrueshëm.
 

 
ULCERAT/ITHATET:
Banana përdoret si ushqim diete kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të përbërjes së saj të butë dhe cilësisë lehtësuese. Ajo është fruta e vetme e papërpunuar që mundtë hahet pa shqetësim në raste mbi-kronike.Ajo gjithashtu neutralizon acidin e tepruar dhe redukton imitimin me lyerje të stomakut.

Kontrolli i temperaturës:
Shumë veta e shohin bananen si një frutë “ftohëse”, e cila mund të ulë temperaturën fizike dhe emocionale që rëndom pritet të paraqitet. Në Tailandë, për shembull, gratë shtatëzane hanë banana me qëllim që të sigurohen se fëmiu i tyre të lind me një temperaturë të ftohtë.
 
Çrregullimi afektiv sezonal:
 
Bananat mund të ndihmojnë ata që vuajnë nga në ÇAS-i, ngase ato përmbajnë triptofan-përmirësues natyral të disponimit.
 
Pirja dhe mbajtja e duhanit:
 
Bananat mund të ndihmojnë njerëzit që përpiqen ta lënë duhanin. Vitamin B6, B12 përmbajnë potasium dhe magnezium  të cilat janë hasur në të (banana), e ato e i ndihmojnë trupit nga efektet e tërheqjes nga nikotina.
 
Stresi:
Potasiumi është një mineral vital, i cili ndihmon në normalizimin e rrahjeve të zemrës, e dërgon oksigjenin në tru dhe e rregullon balansin e ujit në trupin tuaj.
Kur ne jemi të stresuar, përmasa tretëse e jonë ngritet, andaj potasiumi e nivelizon atë.
Kjo pra mund të ri-balansohet me ndihmën e marrjes së masës së lartë të potasiumit nga banana.
 
Sulmet:
Sipas hulumtimit të bërë në  The New England Journal of Medicine, ngrënia e bananeve, si pjesë e dietës së rregullt, mund të zvogëlojë mundësinë e vdekjes nga stresi deri në 40%.
 Lythet:
Ata që merren me terapi me bimë natyrale betohen se nëse don ti eliminosh lythat merre një pjesë të lëvores së bananes dhe veje mbi lyth me anën e verdhë përjashta.
Mbaje lëkurën me kujdes në vend me ndihmën e një fllasteri apo shiriti kirurgjik.

 Pra banana është një ilaç natyral për shumë sëmundje. Kur ta krahasosh atë me një mollë, ajo ka 4 herë ma shumë proteinë, 2 herë më shumë karbohidrate, tri herë fosfor, pesë herë më shumë vitaminë A dhe hekur, 2 herë ma shumë vitamina tjera dhe minerale.
Ajo është gjithashtu e pasur me potasium dhe është ushqimi me vlerat më të mira. Andaj ndoshta do të ndërrojë ajo fraza që përdoret që moti e të zëvendësohet me atë “Ai që e han një bananë në ditë, nuk ka nevojë të vizitojë mjekun”.
E identifikuar

Paraplegic  Quadriplegic Tetraplegic
Çka nëse do mund te ngriteni ne kembet tuaja ne afat prej 6 deri ne 12 javësh pa marr parasysh qe sa kohe jeni lenduar- paralizuar
www.Mjekimi.com
Faqe: [1] 2 3 4   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |