Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorMjekësi e PërgjithshmeArtikuj te ndryshëm rreth Mjekesise


Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Artikuj te ndryshëm rreth Mjekesise  (E lexuar 3317 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
sadete
« Përgjigjja #15 më: 28-01-2008, 15:43:53 »
Citojeni

Ju lus te me dergoni ndonjë material për sherimin e sinusit.
E identifikuar
samanda
« Përgjigjja #16 më: 06-02-2008, 11:18:39 »
Citojeni

ju lutem me ndihmoni me ndoje emër produkti ose diete për te humbur kilet e teperta sa me shpejt
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #17 më: 11-02-2008, 09:51:34 »
Citojeni

Ilaçi i ri bimor që redukton problemet që shfaq tiroidja
Mosfunksionimi i tiroides shkakton probleme në zemër. Kurat dhe këshillat për trajtimet bimore


Është zbuluar se vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i tiroides. Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit, e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një diferencë të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Një gjendje e tillë e lënë pas dorë mund të shfaqë shenja tensioni, ankthi, depresioni dhe lodhje të përgjithshme mendore e trupore. Por trajtimi me vajin e arrave të kokosit dhe duke zbatuar një dietë të shëndetshme këto simptoma mund të reduktohen. Por tiroidja nuk është një epidemi edhe pse prek një numër të madh njerëzish e vazhdimisht në rritje. Duke qenë se mosfunksionimi i tiroides sjell edhe probleme të zemrës dhe gjakut, është e këshillueshme që testi i tiroides apo kontrollet mjekësore të jenë të vazhdueshme për ata persona që dallojnë simptoma të mosfunksionimit të tiroides.
Sëmundja
Gusha karakterizohet nga zmadhimi i gjithë gjëndrës ose një pjesë të saj, si pasojë e mungesës së jodit në dietë. Jodi është lënda bazë për formimin e hormoneve të tiroides. Kur kjo lëndë mungon, organizmi përpiqet ta kompensojë këtë me zmadhimin e gjëndrës tiroide në mënyrë që ajo të kapë dhe të përdorë sa më mirë atë sasi jodi që merr me ushqimin. Më të prekur nga tiroidja janë njerëzit që konsumojnë ushqime të varfra me jod, kanë deficit në jod në organizmin e tyre dhe si pasojë e kësaj gjëndra tiroide rritet në vëllim, duke dhënë imazhin e gushës ose të strumës. Struma më shpesh shfaqet gjatë adoleshencës dhe është më e shprehur te femrat, veçanërisht gjatë shtatzënive. Shumë amerikanë vuajnë nga simptoma të tilla, siç janë duar dhe këmbë të ftohta, temperaturë e ulët e trupit, ndjeshmëri e dobët, dhimbje të forta kokë, pagjumësi, sëmundje të ndryshme të lëkurës, djegie të syve, rënie flokësh, thonj që të thyhen, probleme me dëgjimin, si dhe probleme me mbipeshën.
Shkaktarët e tiroides
Nga shumë kërkime të bëra ka rezultuar se një dietë e varfër, po ashtu edhe një teprim në të ushqyer, luajnë rol të rëndësishëm në mosfunksionimin e tiroides. Prej disa dekadash është njohur veprimi i jodit në gjëndrën tiroide. Kripa e jodizuar mendohej se e zgjidhte këtë problem, por kjo nuk është plotësisht e vlefshme. Sepse gjatë të ushqyerit merren dhe shumë përbërës të tjerë ushqimorë, të cilët pengojnë çlirimin e jodit në gjak. Disa studime kanë treguar se efektet e sheqerit dhe drithërave janë të dëmshme për tiroiden, por përsëri janë ndër produktet ushqimore më të konsumueshme në dietën tonë ditore. Po ashtu edhe disa lloje vajrash të përdoruar për gatim janë të dëmshëm, sepse kanë në përbërje të tyre përbërës të cilët pengojnë çlirimin e fluorit në gjak.
Gusha, sëmundje e gjëndrës tiroide
Tiroidja është një gjëndër me sekrecion të brendshëm, që ndodhet poshtëë Mollës së Adamit. Ajo merr pjesë në metabolizmin e organizmit dhe të gjitha hormonet e saj i derdh direkt në gjak. Në vendin tonë tejkalohet kriteri për ta quajtur këtë sëmundje epidemike, pasi ajo gjendet në mbi 80 për qind të popullatës, ndërsa sipas UNICEF-it, në 97 për qind të njerëzve të studiuar kishte mangësi në sasinë e përvetësimit të jodit. Mungesa e jodit është pikërisht zanafilla e strumës, që kohët e fundit njihet me një emër të vetëm, Sindroma e Defiçencës Jodike.
Mosfunksionimi i tiroides prek edhe zemrën
Kushdo që ka pasur probleme me tiroiden është ndeshur edhe me simptomat që ajo shfaq, pra temperaturë e ulët trupore, duar dhe këmbë të ftohta, probleme me lëkurën, sytë, tingëllim të veshëve, këputje thonjsh, gjendje stresi, pagjumësi etj. Por problemet e shfaqura nga mosfunksionimi i tiroides prekin edhe zemrën, vihet re një dobësi dhe ulje e ndjeshme në punën e saj. Testimi dhe diagnostikimi i tiroides bën të mundur që të analizohen edhe problemet e tjera që mund të jenë shfaqur prej ndikimi të saj, si: probleme të zemrës, gjakut, menopauzës te gratë etj. Përdorimi i vajit të arrës së kokosit jo vetëm rregullon funksionimin normal të tiroides, por edhe ndihmon në ristabilizimin gjendjes së përgjithshme trupore. Pas pesë javësh trajtimi me vajin e arrës së kokosit ndjehen diferencat në gjendjen fizike dhe mendore.
Ushqimet që ndikojnë keq te tiroidja
Negativisht te tiroidja ndikojnë ato produkte që përmbajnë lëndë që ndikojnë në zmadhimin e strumës. Të tilla mund të përmendim lakrën e bardhë, fasulet, gështenjat. Prandaj duhet pasur kujdes në përdorimin e tyre. Të sëmurët me gushë mund të ankohen kur ajo është e madhe dhe ka shtrirje edhe pas dërrasës së kraharorit. Në këto raste ata kanë rëndim dhe vështirësi gjatë gëlltitjes. Por ka dhe disa të sëmurë që ndiejnë shtrëngime në grykë. Kjo gjendje nuk lidhet me tiroiden. Nëse tiroidja kapet në kohë, parandalohet më shpejt se kurimi. Mjekimi i gushës është relativisht i thjeshtë, por i zgjatur në kohë. Si mjekim për moshat e rritura përdoret hormoni i tiroides. Në vendin tonë si metodë parandaluese është zgjedhur jodizimi i kripës. Por kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën.

Simptomat e tiroides
Muskuj të lodhur
Personi nuk qetësohet dhe relaksohet
Depresion, ankth dhe mërzi
Trupi humbet energjinë trupore
Tiroidja dobëson funksionimin e saj normal
Rrezikohen vuajtje nga mbipesha dhe obeziteti
Lëkura, sytë, veshët, thonjtë shfaqin probleme

G.Albania
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #18 më: 11-02-2008, 09:53:41 »
Citojeni

Sëmundjet kardiake, kurat që rekomandohen për trajtim
Si duhet të veproni kur keni kaluar By pass dhe kur ka infeksion të miokardit


Zemra është një organ muskulor që gjatë kontraksionit me ritëm bën të mundshëm qarkullimin e gjakut në të gjitha organet e trupit të njeriut. Jeta pa zemër nuk është e mundshme. Zemra është një prej organeve të para që formohet në trupin e njeriut gjatë zhvillimit embrional. Zemra është pompa. Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj, duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistolës) së barkushes së majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aortë. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës së hapur të aortës. Si rrjedhojë, enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastolës. Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen plotësisht dhe të mbyllen plotësisht.
Angina e qëndrueshme
Kjo shkaktohet nga arterioskleroza. Ngushtimi nga ateroma bën që gjatë sforcimit zemra të mos mund të furnizohet me aq gjak sa i duhet. Shenjat e simptomat janë dhembje si shtrëngim në gjoks që përhapet te krahu i majtë, te nofulla e poshtme, në shpinë, etj. Dhembja lehtësohet nga pushimi dhe nga nitroglicerina. Në EKG shihet ulje e segmentit ST dhe përmbysje e valës T. Simptomat klasike si më sipër shpesh nuk vihen re te diabetikët dhe te të moshuarit (për shkak të neuropatisë). Diagnoza është klinike dhe bazohet në simptomat si më sipër dhe praninë e faktorëve rrezikues. Angiografia e vendos diagnozën përfundimisht.
Parandalimi i anginës
Ndalim i duhanit. Pehriz (pakësim i yndyrave, shtim i ushqimeve me zanafillë bimore). Ushtrime fizike, dobësim e humbje e peshe.
Barnat: Statinat (bllokuesit e reduktazës të HMG-CoA-së)
Acidi folik ul nivelin e homocisteinës, por nuk është e qartë nëse acidi folik ul vdekshmërinë nga sëmundja iskemike e zemrës.
Trajtimi i anginës
Njihet edhe si “balloni”, ndërsa në anglisht njihet si PTCA (Percutaneous Transluminal Coronary Angioplasty)
Bëhet nëpërmjet futjes së një kateteri në arterien femorale dhe shtyrjes të kateterit deri në zemër në mbikëqyrje me rreze X. Duhet bërë kur trajtimi me ilaçe nuk mjafton. Balloni është më pak i rrezikshëm sesa operacioni.
Problemi me angioplastikën është se në rreth 50 për qind të rasteve ena koronare ribllokohet.
Vendosja e mbajtëseve metalike brenda enëve koronare e ul në 20-30 për qind mundësinë e ribllokimit.
Antitrupat ndaj receptorëve gpIIb/IIIa të trombociteve gjithashtu e ulin mundësinë e ribllokimit.
Trajtimi me operacion
Njihet edhe si “bajpas”, “bypass”. Emri i plotë i procedurës është CABG (Coronary Artery Bypass Graft).
Qëllimi i operacionit është anashkalimi i pjesëve të ngushtuara të arterieve koronare. Për të realizuar këtë qëllim, përdoren arteriet toracike interne ose copa nga venat e këmbëve.
Gjatë operacionit hapet gjoksi, çahet dërrasa e kraharorit dhe zemra ndalohet, ndërsa gjatë kohës kur zemra është e ndalur gjaku kalon në një aparat të veçantë që e oksigjenon dhe kryen funksionin e pompës.
Nitratet me afat të gjatë veprimi
Aspirina, sepse parandalon formimin e trombëve mbi ateromë.
Beta-bllokuesit, sepse ulin kërkesat e miokardit.
Angina e paqëndrueshme
Simptomat janë si të anginës së qëndrueshme, por janë më të shpeshta, ndodhin me sforcim fizik më të pakët, ose edhe pa lëvizur aspak. Angina e paqëndrueshme shkaktohet nga bllokimi kalimtar i koronareve prej trombeve që formohen mbi ateromë. Në qoftë se trombet shkrihen, kemi të bëjmë me anginë të paqëndrueshme. Në qoftë se trombi nuk shkrihet, zemra pëson infarkt. Gjatë anginës të paqëndrueshme në EKG shihet ulje e segmentit ST dhe sheshim i valës T. Nëse më pas shihet ngritje e segmentit ST, pacienti po pëson infarkt. Enzimat e zemrës (CK-MB, troponina) nuk janë të ngritura zakonisht. Trajtimi duhet të jetë i shpejtë e i fuqishëm për të parandaluar infarktin:
Heparinë intravenoze dhe aspirinë.
Aspirina duhet të vazhdohet edhe pasi pacienti del nga spitali.
Nitroglicerinë.
Beta-bllokues.
Pasi të stabilizohet, pacienti duhet t’u nënshtrohet analizave (provës së biçikletës, etj.) dhe pastaj të vendoset nëse trajtimi do të jetë me barna, me ballon apo me operacion.
Infeksioni i miokardit
Rrallëherë shkakton sëmundje në njerëzit pa mangësi imuniteti. Infeksioni më i shpeshtë është nga viruset (miokardit viral). Shkaktarët më të shpeshtë të miokarditit viral janë viruset e tipit Coxsackie A ose Coxsackie B. (Coxsackie-viruset, bashkë me echoviruset dhe polioviruset janë enteroviruse.) Infeksioni me Coxsackie-virus është zakonisht sëmundje e lehtë që nuk lë pasoja. Proteaza enterovirale 2 mund të dëmtojë proteinën e quajtur distrofinë (dystrophin) dhe kjo mund të dëmtojë aftësinë tkurrëse të miokardit. Viruse të tjera si virusi i fruthit, gripit e i poliomielitit mund të shkaktojnë miokardit, por edhe këto shkaktojnë rrallë sëmundje klinike. Në të sëmurët me mangësi të imunitetit, septicemia ose fungemia mund të shkaktojë formimin e abceseve në miokard, sidomos kur agjenti infeksioz është Staphylocoçus ose Torulopsis glabrata. Në pacientët me SIDA (AIDS) miokarditi mund të shkaktohet nga citomegaloviruset, Histoplazma, Toxoplazma, etj.
Aneurizmi i aortës
Sëmundja e arterieve koronare nuk është e limituar vetëm përbrenda zemrës, por mund të vihet re edhe në pjesë të tjera të trupit. Aorta është arteria më e e madhe e trupit të njeriut. Ajo është arteria nga e cila i gjithë gjaku që pompohet nga zemra shkon në të gjitha organet vitale si për shembull, në tru, veshka e mëlçi. Shkaku kryesor i aneurizmit të aortës është ajo që e quajmë arteriosklerozë. Kjo nënkupton depozitimin e yndyrave në muret e aortës duke i bërë ato më pak fleksibël dhe më të dobëta. Aneurizma e aortës është një zgjerim në këtë pjesë të dobësuar të aortës. Shumica e aneurizmave diagnostikohen nëpërmjet radiografisë së kraharorit dhe radiografisë së abdomenit. Aneurizmat në përgjithësi nuk japin shenja deri në momentin kur ato çahen. Kjo mund të shkaktojë një dhembje të fortë në qendër të kraharorit e cila rrezatohet deri në kurriz. Kjo është një urgjencë që kërkon strehim spitalor të menjëhershëm.
Atak në zemër
Ataku në zemër ndodh kur furnizimi i pjesëve të zemrës me gjak rrallohet apo ndoshta edhe ndalet. Kështu zemra nuk mund të dërgojë gjak në aortë. Shkaqet që e krijojnë janë arterie të bllokuara nga grumbullime rezervash dhjami ose ndonjë koagulim (mpiksje gjaku) në ndonjë prej arterieve koronare. Nga shenjat më të hershme të infarktit (që duhet të pasohen me kontroll të menjëhershëm tek mjeku) janë: bllokim, shtrëngim ose dhembje në kraharor për më shumë se dy minuta (dhembja nuk është e thënë të jetë pikërisht nën gjoksin e majtë). Dhembja mund të prezantohet graduale duke u shtuar. Fillimisht mund të jetë në formën e një ndjesie të çuditshme e shoqëruar me shumë dhembje, por më shumë si shtrëngim, si ngërç në kraharor, dhembje e fortë, therëse, marrje mendsh, rënie të fikët, djersë, provokime të vjellash ose mungesë mbushjeje me frymë. Dhembje ose ndjesi e çuditshme në nofulla ose krahë.
Duket sikur diçka nuk shkon si duhet, sikur ka kontraktim të lehtë të muskujve ose gjymtyrët nuk u binden plotësisht lëvizjeve instinktive, megjithëse dhembja mund të mos jetë e pranishme.
Mund të keni vështirësi në frymëmarrje, të keni ndjenjën e të vjellit.

Të rejat nga shkenca

Analizë për minimumin e sheqerit në gjak


Mendimi konvencional mes mjekëve që merren me diagnostikimin e diabetit të tipit 2 se sa më i ulët të jetë niveli i sheqerit në gjak aq më mirë është. Shumë mjekë tani po e rishikojnë mendimin e tyre. Një studim masiv për diabetin me rrezik të lartë për sëmundjen e zemrës, i quajtur AÇORD, ka zbuluar se ulja e nivelit të sheqerit në gjak në nivel që konsiderohet normal për njerëzit e shëndetshëm rezultoi vdekjeprurës për disa pacientë. Pacientët më të moshuar, që iu nënshtruan një terapie intensive për të arritur atë nivel sheqeri, patën vdekje më të shumta sesa një grup pacientësh në të njëjtin studim, të cilët u trajtuan në mënyrë më konservatore. “Studimi u projektua duke pyetur, në qoftë se kontrollohet vërtet sheqeri në gjak, a e shmang kjo vdekjen”, - tha Faramarz Ismail-Beigi i University Hospitals Case Medical Center në Cleveland, Ohaio, një nga autorët e studimit.
Sipas tij, në grupin intensiv përgjigjja është jo, sepse ulja nuk i frenon dot parainfarktet dhe infarktet. Ismail-Beigi tha se pjesëmarrësit në studim iu përgjigjën një pyetjeje të rëndësishme për miliona pacientë të botës me diabet të tipit 2, një sëmundje që dallohet për sheqer të lartë në gjak, i cili mund të çojë në shumë komplikacione të tjera, përfshi parainfarktet dhe infarktet. Pacientët e grupit në trajtim intensiv të studimit AÇORD synonin nivelin 6 për qind të A1c ose më poshtëë. Ata arritën një mesatare 6,4 për qind, ndërsa grupi më konservator arriti nivelin e A1c rreth 7,5 për qind. Të paktën 170 milionë njerëz llogariten se vuajnë nga diabeti, një numër që pritet të dyfishohet deri në 2030. Shumica kanë diabet të tipit 2.

Përgatiti: JONIDA TASHI G.Albania
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #19 më: 11-02-2008, 09:54:31 »
Citojeni

Një melodi qetëson dhimbjen e kurrizit

Një grup kërkuesish i General Hospital of Salzburg, të drejtuar nga Franz Wendtner, bënë të ditur rezultatet e një studimi, sipas të cilit personat që vuajnë nga dhimbjet e kurrizit nuk kanë pasur më dhimbje mbasi dëgjonin muzikë. Kërkuesit u ndihmuan dhe nga bashkëpunimi me 65 pacientë, të cilët vuanin nga dhimbje kronike të kurrizit, që kishin ardhur si pasojë e operacionit në hernien e diskut (unazat e shtyllës kurrizore). Pacientët u ndanë në dy grupe të ndryshme. Grupi i parë u kurua sipas terapisë mjekësore tradicionale, ndërsa grupi tjetër duhet të dëgjonte muzikë të paktën 25 minuta në ditë me anë të kufjeve. Mbas tre javësh kërkuesit vunë re përmirësime të dukshme në grupin që dëgjonte muzikë. Dhimbjet e tyre, në krahasim me grupin që u kurua me terapi mjekësore, rezultuan të papërfillshme. Sipas Franz Wendtner, shpjegimi është i thjeshtë: “Melodia muzikore, e shoqëruar nga pamje sugjestive dhe relaksuese, ndikon pozitivisht në sistemin nervor. Në këtë gjendje qetësie tensionet psikike dhe muskulore ulen duke çliruar një ndjenjë pozitive”. Për të pasur efekte terapeutike, thotë Franz Wendtner, muzika e këshilluar është ajo klasike.

G.Albania
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #20 më: 11-02-2008, 09:59:54 »
Citojeni

Shkaktarët dhe trajtimi i sëmundjeve vaskulare të zemrës
Mekanizmat që rregullojnë tensionin e gjakut dhe faktorët që ndikojnë në rritjen e tij. Angiografia pulmonare, mënyra më e saktë për të vendosur diagnozën e embolizmit pulmonar


Përbërësit e sistemit të qarkullimit të gjakut janë të gjitha enët e gjakut që ndodhen në trup, zemra dhe mushkëritë. Sistemi i qarkullimit të gjakut është një pjesë shumë e komplikuar e trupit të njeriut. Motori, pompa ose forca që udhëheq këtë sistem është zemra. Ajo peshon rreth 300 gr, ka madhësinë e një grushti dhe është tepër e fuqishme. Zemra duhet të dërgojë gjakun me presion të lartë në të gjithë trupin njëkohësisht, duhet ta dërgojë dhe në mushkëri por me një presion më të ulët. Kjo punë që zemra është e aftë të kryejë e bën të gjithë sistemin e qarkullimit të gjakut të përkryer. Zemra është e përbërë nga katër dhoma. Dhomat e krahut të djathtë marrin gjakun të varfër në oksigjen nga i gjithë trupi dhe e shtyjnë atë drejt mushkërive (qarkullimi i vogël i gjakut), ndërsa dhomat e majta marrin gjakun të oksigjenuar nga mushkëritë dhe e dërgojnë atë me forcë në të gjithë trupin (qarkullimi i madh i gjakut). Atriumet përbëjnë pjesën e sipërme të zemrës, ndërsa ventrikujt pjesën e poshtme. Gjaku i varfër në oksigjen së pari kthehet në atriumin e djathtë të zemrës për të shkuar më pas në ventrikulin e djathtë. Ndërkohë që ky ventrikul tkurret gjaku kalon dhe detyrohet të shkojë drejt mushkërive nëpërmjet arteries pulmonare. Në mushkëri pastrohet gjaku nga produktet e metabolizmit si për shembull nga dioksidi i karbonit dhe më pas furnizohet me oksigjen, i cili lidhet me hemoglobinën. Ky gjak i pastër transportohet nëpërmjet venave pulmonare për në atriumin e majtë, më pas ai kalon në ventrikulin e majtë. Që këtej gjaku kalon në aortë nëpërmjet së cilës transportohet në të gjithë trupin. Kjo do të thotë që është zemra qendra e të gjithë sistemit të qarkullimit të gjakut.
Sistemi i përçimit të zemrës dhe EKG-ja
Megjithëse zemra është një organ i mrekullueshëm, ajo ka nevojë për stimul të vazhdueshëm që të punojë siç duhet.
Brenda saj ekzistojnë një grup qelizash të specializuara, të cilat janë përgjegjëse për përçimin e impulseve të vogla elektrike në pjesë të ndryshme të zemrës. Në këtë mënyrë, ato stimulojnë zemrën të luajë rolin e një pompe. Aktiviteti i sistemit të përçimit të impulsit në zemër nis nga nyja sinoatriale, e cila ndodhet në atriumin e djathtë. Kjo nyje dërgon një impuls elektrik, i cili kalon te një grup tjetër qelizash që përbëjnë nyjën atrioventrikulare, e cila ndodhet në pjesën e poshtme të atriumit të djathtë. Më pas, impulsi kalon nëpërmjet fibrave nervoze për te ventrikuli i djathtë dhe i majtë duke shkaktuar kështu kontraktimin e tyre. Ky kontraktim është përgjegjës për derdhjen e gjakut në aortë dhe dërgimin e tij në të gjithë trupin. Këto impulse monitorohen nëpërmjet EKG-së. Kardiologët, duke parë formën e valëve që prodhohen, mund të diagnostikojnë sëmundjet dhe aritmi të ndryshme të zemrës.
Hipertensioni arterial
Tensioni arterial (t.a.) është presioni që gjaku ushtron te muret e enëve të gjakut. Ky tension varet nga ritmi dhe nga forca e tkurrjes së zemrës, nga volumi i gjakut dhe nga rezistencat e arterieve, arterioleve, venave dhe kapilarëve që kundërshtojnë fluksin e gjakut.
Rregullimi i tensionit të gjakut
Rregullimi i tensionit arterial varet nga aktiviteti i qendrave vasomotore që ndodhen në tru dhe nga shumë substanca të tjera në organizëm. Kur, për çfarëdo lloj arsyeje t.a. ulet, në veshkë prodhohet renina, që, duke vepruar mbi angiotensinogjenin, e transformon në angiotensin. Kjo e fundit ka një rol vazongushtues dhe shkakton ngritje të t.a. Angiotensina gjithashtu rrit prodhimin e aldosteronit nga gjendrat mbiveshkore. Aldosteroni mban jonet Na+ dhe thith ujë gjatë filtrimit të urinës në veshkë. Si pasojë e ujit të thithur rritet volumi i gjakut që kontribuon në rritjen e t.a. Edhe adrenalina, noradrenalina, kortikosteroidet, hormonet e tiroides (T3 dhe T4) kanë efekt hipertensiv.
Vlerat dhe matja e t.a.:
Zemra shtyn gjakun në mënyrë homogjene dhe pulsante. Në çdo sistolë do të nxirret nga zemra një volum i caktuar gjaku e më pas ka një moment pushimi që quhet diastolë. Gjatë diastolës zemra mbushet përsëri me gjak për të vazhduar në sistolën e ciklit të ri. Kjo mënyrë e punimit të zemrës me faza aktive dhe pasive shpjegon faktin pse në vlerat e t.a. kemi një vlerë minimale që korrespondon me diastolën dhe një maksimale që korrespondon me fazën e sistolës. Metoda më e përdorur për të matur t.a. është me anë të një instrumenti që quhet sfigmomanometër dhe vlerat janë të shprehura në mmHg. T.a. pëson lëkundje të mëdha gjatë ditës, duke arritur vlera më të ulëta në orët e para të mëngjesit. Lëkundjet e tjera të t.a. varen nga aktiviteti fizik, nga temperatura dhe tensioni psikik. Por ka edhe lëkundje të vlerave të t.a. në bazë të seksit dhe moshës. Ekzistojnë dhe raporte shumë të ngushta midis t.a. dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Është normal një tension arterial poshtëë 140 mmHg për presionin sistolik dhe 90 mmHg për presionin diastolik dhe konsiderohen optimale vlerat 120 mmHg me 80 mmHg.

Hipertensioni pulmonar
Presion pulmonar është më shumë se çereku i presionit sistemik. Normalisht presioni pulmonar është sa 1/8 e presionit sistemik. Hipertensioni pulmonar mund të jetë aktiv (sëmundje primare e mushkërisë) ose pasiv (dytësor, shkaktuar nga sëmundjet e zemrës). Sëmundja parësore përfshin sëmundjet obstruktive, sëmundjet restriktive intersticiale dhe hipertensionin pulmonar idiopatik, që është një sëmundje e rrallë e grave të reja. Hipertensioni dytësor shkaktohet nga pamjaftueshmëria kronike e anës së majtë të zemrës dhe shihet shpesh edhe në infeksionin me virusin e SIDA-s (HIV). Shenjat e simptomat e tij janë: është i fortë, regurgitim trikuspidal, rale në mushkëri, pakësim i tingujve mushkërorë, pulsim i mëlçisë, në EKG shihet zmadhim i atriumit të djathtë, në grafi shihet zmadhim i hijes të hiliumit. Diagnoza klinike konfirmohet me kateterizim të zemrës. Trajtimi bëhet me oksigjen, mund të provohen edhe diltiazemi dhe nifedipina, por rezultatet nuk janë gjithmonë të mira. Ndërsa prostaciklina (PGI2, epoprostenol) shpesh jep rezultate të mira.
Sëmundjet e valvulave
Infeksioni i valvulave të zemrës ndodh shpesh dhe quhet endokardit infektiv ose endokardit bakterial. Endokarditi nuk shërohet kurrë vetë, por kërkon trajtim intensiv me antibiotikë. Simptomat klinike përcaktohen nga ethet, mundësia e embolisë të trombeve septike dhe nga dëmtimi mekanik i valvulave që shkakton zhurma karakteristike gjatë auskultimit. Kultura e gjakut (për të parë nëse ka baktere në gjak) dhe ekografia e zemrës (për të parë nëse ka vegjetacione mbi valvulet) konfirmojnë diagnozën.
Edema pulmonare dhe sindroma e distresit respirator akut (ARDS)
Shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundjeje janë dispne, takipne, hipoksi, infiltrate alveolare. Diagnoza diferenciale e edemës pulmonare: në qoftë se PCWP (presioni pykë - pulmonary capillary wedge pressure) është më pak se 12 mm Hg, atëherë kemi ARDS.
Në qoftë se PCWP > 15 mm Hg, atëherë kemi të bëjmë me edemë kardiake (astmë kardiake). Trajtimi bëhet me oksigjen, ajrosje mushkërore me presion pozitiv. PEEP ndihmon mbajtjen hapur të rrugëve të ajrit, mban hapur alveolat, ruan kapacitetin rezidual funksional dhe pakëson shytet.
Embolizmi pulmonar
Rreth 95 për qind e embolive e ka zanafillën në venat e thella të gjymtyrëve të poshtme. Shenjat dhe simptomat e tij janë këmbë të enjtura, të dhembshme, dispne dhe takipne akute, takikardi, hemoptizi, megjithatë shumica e embolive janë asimptomatikë.
Faktorët rrezikues: triada e Virchow-it (dëmtim i endotelit, stazë, gjak që mpikset lehtë); praktikisht faktorë rrezikues janë: qëndrimi pa lëvizur në shtrat, sindroma nefrotike, koagulimi intravaskular i diseminuar, tumoret, lëngu amniotik, mungesa e antitrombinës III, mungesat e proteinave C dhe S, mungesa e faktorit V Leiden, kontraceptivët oralë, duhani.
Embolizmi pulmonar mund të shkaktojë infarkt të mushkërisë.
Rreth 75 për qind e infarkteve ndodhin në pjesët e poshtme.
Në grafi të gjoksit shihet zona opake e infarktit që është në formë trekëndëshi, në periferi të mushkërisë. Për të përcaktuar diagnozën përdoret EKO e këmbëve për të parë nëse ka trombozë të venave të thella; CT spirale e gjoksit; studim i ajrosjes dhe i furnizimit me gjak të mushkërive (V/Q scan). Por angiografia pulmonare është mënyra më e saktë për të vendosur diagnozën.
Trajtimi i kësaj sëmundjeje bëhet me heparinë, kumadinë, tPA për embolizmin masiv ose kur prishet stabiliteti hemodinamik.
Ndërsa për parandalimin e saj rekomandohen heparinë, çizme me presion për këmbët (SCD - sequential compression device); në embolizëm kronik mund të vendoset filtër në venën kava.

Të dhëna
Gjatësia e zemrës 15 cm
Pesha e zemrës 300 g
Volumi (i gjakut) 70 cm3
Volumi/min në qetësi 4900 cm3
Volumi/min gjatë punës maksimale bis 20-30 Litër
Volumi i gjakut gjatë 70 vjetëve ~180.000.000 Litër
Puna për rrahje, ana e majtë ~ 0,8 J
Puna për rrahje, ana e djathtë ~ 0,16 J
Puna gjatë ditës ~ 100.000 J
Numri i rrahjeve për një vit (mesatare) 36.000.000
Numri i rrahjeve për 70 vjet 3.000.000.000

Përgatiti: JONIDA TASHI G.Albania
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #21 më: 11-02-2008, 10:24:07 »
Citojeni

Kurat popullore që shërojnë ekzemën

Ndiqni këshillat e specialistëve për shkaktarët e saj, shenjat dhe mjekimin


Lëkura e njeriut, duke qenë vazhdimisht në kontakt me agjentë të ndryshëm klimatikë apo edhe me elemente joklimatike, natyrale apo artificiale, është e predispozuar të preket nga një numër shumë i madh sëmundjesh dhe infeksionesh. Por ka edhe sëmundje që nuk janë rezultat i kontaktit të lëkurës, por janë të trashëgueshme edhe si pasojë e infeksioneve të ndryshme në gjak. Një nga këto sëmundje është edhe dermatiti atopik. Lëkura e një pacienti me këtë sëmundje reagon jo normalisht ndaj irrituesve, ndaj luleve që shkaktojnë alergji. Ndërkohë që në raste të tilla lëkura bëhet e kuqe dhe kruhet shumë. Po ashtu, në këtë rast e kanë shumë të ulët rezistencën ndaj infeksioneve bakteriale. Lëkura në pjesët e gjurit dhe të bërrylit është më e prekura nga kjo sëmundje, ndërkohë që përjashtim nuk bën as lëkura e fytyrës dhe ajo e pjesës së pëllëmbës së dorës apo shputës së këmbës. Të njerëzit kjo sëmundje shoqërohet edhe me sëmundje të tjera si temperaturë apo astmë. Ajo bëhet kronike, pasi simptomat e saj zhvillohen ose mund të zhduken me kalimin e kohës. Këto simptoma mund të kontrollohen me trajtues të ndryshëm të lëkurës dhe kjo është e lehtë kur sëmundja kapet në kohë. Por dermatiti atopik, në rastet kur prek fëmijët dhe të moshuarit, ngatërrohet me një sëmundje tjetër dhe pikërisht me Psorisis. Kjo ndodh për faktin se kanë të dyja të njëjtat simptoma të ngjashme. Alergjitë e ndryshme ndikojnë shumë në zhvillimin e dermatitit atopik. Pjesa më e madhe e sapunëve e heqin yndyrën e lëkurës, duke bërë të mundur normalizimin e shëndetit të saj, por sapunët mund të zëvendësohen nga kremra të ndryshme, të cilat luajnë të njëjtin rol.
Sëmundja
Dermatiti atopik ose ekzema atopike është një sëmundje inflamatore kronike e lëkurës që takohet më shpesh te fëmijët, por mund të prekë çdo moshë. Mund të shoqërohet me astmë ose rinit alergjik, patologji këto që kanë karakter familjar. Dermatiti atopik është sëmundja më e shpeshtë kronike e lëkurës te fëmijët. Rreth 15 për qind e fëmijëve në moshën 7-vjeçare kanë ose kanë pasur dermatit atopik. Shumica paraqesin kuadër klinik të lehtë dhe të mesëm. Në 90 për qind të rasteve sëmundja fillon para moshës 7-vjeçare dhe më shpesh gjatë vitit të parë të jetës. Shumica e pacientëve përmirësohen më kalimin e moshës dhe sëmundja është më e rrallë tek të rriturit.
Shkaqet
Dermatiti atopik nuk është një sëmundje ngjitëse. Ai shkaktohet nga një bashkëveprim kompleks midis faktorëve gjenetikë dhe atyre ambientalë. Faktorët gjenetikë janë të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj sëmundjeje, por mënyra e trashëgimit nuk është shumë e qartë. Nëse njëri nga prindërit ka kaluar dermatit atopik, ekziston një risk 30 për qind që fëmija të zhvillojë këtë sëmundje dhe nëse të dy prindërit e kanë kaluar dermatitin atopik, atëherë ky risk është afërsisht 70 për qind. Studimet tek binjakët kanë treguar një konkordancë deri në 86 për qind në binjakët monozigotë, krahasuar me 21 deri në 23 për qind tek binjakët bizigotë. Ekzema paraqitet në forma të ndryshme. Shkaktarët e ekzemës, janë të shumëfishtë dhe të ndryshëm. Aq më tepër që ndikimet e dëmshme, të cilat janë edhe nga jashtë apo të brendshme, që nëpërmjet gjakut veprojnë në lëkurë. Më së shumti sëmundjen e shkaktojnë faktorët e jashtëm, sidomos te lëkura e ndjeshme. Nga këta faktorë duhet të përmendim mënyrën e jetësës të panatyrshme, sëmundjet e gjakut, çrregullimet në traktin tretës, sëmundjet nga substancat e modifikuara (sëmundja e sheqerit, trashja, shkro-fuloza etj.), të sëmundjeve infektive kronike (sëmundjet e mëlçisë, të veshkave etj.). Ekzemës i japin shkas edhe bimët, siç janë marrubi i rëndomtë, shqemja, urthi, bishtuku i detit etj.
Paraqitja klinike
Kuadri klinik varion në varësi të moshës dhe mund të përshkruhet në tri faza, karakteristika kryesore e të cilave është kruajtja. Faza foshnjore 0-2 vjeç. Në më shumë se gjysmën e pacientëve rashi (skuqja) shfaqet gjatë vitit të parë të jetës dhe fillon zakonisht në faqe. Mund të përhapet në mënyrë difuze në të gjithë trupin, kryesisht në sipërfaqet ekstensore ose të jashtme. Lëkura shpesh është e tharë, me luspa dhe e skuqur. Mund të dallohen gërvishtje të skuqura nga thonjtë e mprehtë të foshnjave. Faza e fëmijës nga 2 deri në 12 vjeç. Faza e tretë, ose ajo që u përket moshave adulte (të rritura). Tek të rriturit ekzema lokalizohet në duar, në fytyrë, sidomos në qepalla, rreth gojës dhe në ballë.

Mënyrat e trajtimit
Trajtimi i dermatitit atopik mund të vazhdojë me muaj ose vite. Ky trajtim konsiston në reduktimin e ekspozimit ndaj faktorëve agravues, mjekimin lokal dhe atë sistematik. Qëllimi i trajtimit lokal të dermatitit atopik është lehtësimi i elementeve kutane të sëmundjes, domethënë lehtësimi nga tharja e lëkurës, ekzema dhe infeksionet sekondare. Lëkura e thatë duhet të trajtohet çdo ditë, mundësisht disa herë gjatë ditës, me produkte të kujdesit ndaj lëkurës, ndërsa ekzema me preparate antiinflamatore (kortizonike). Po ashtu, kruajtja lehtësohet nga preparatet kortizonike si dhe nga ftohja e lëkurës. Duhet shmangur veshja e trashë dhe ngrohja e tepërt e ambienteve. Zgjedhja e produkteve për kujdesin e lëkurës varet nga tipi i lëkurës, stina e vitit, ekspozimi i lëkurës dhe nga preferenca e pacientit.

Mjekimet popullore
Gjatë shpërthimit të krizës së ekzemës këshillohet ushqimi i lehtë, gati për shtatë ditë, duke përdorur qumësht, perime e fruta, pastaj shtohet komposto, mish i zier, gjalpë i freskët etj. Ndalohet kategorikisht mishi i derrit, të brendshmet e bagëtive, piperi, specat, salca, pijet alkoolike etj. Mahisja e lëkurës luftohet me kompresa, me ujë të zier e me kamomil.
Arra
Një kurë popullore që ka gjetur përdorim të gjerë në shërimin e ekzemës është ajo e përgatitur me gjethet e arrës. Për të përgatitur këtë kurë bimore nevojitet një sasi gjethesh arre, të cilat duhet të zihen shumë derisa të trashet lëngu. Më pas ky lëng kullohet, duke i shtrydhur edhe gjethet. Mjekët këshillojnë që me këtë lëng të lyhet lëkura për çdo ditë. Çaji i gjetheve të arrës ndihmon, në formë lavazhi, në mjekimin e acarimit të rrugëve gjenitale, të morthit, ekzemës etj.
Bar pezmi, njëmijëfletëshi
Merren 30-60 gramë bar pezmi, të cilat duhet të zihen në një litër ujë derisa të trashet lëngu, duke e shtypur vazhdimisht me një lugë druri. Me këtë pomadë lyhet çdo ditë ekzema. Një kurë tjetër është ajo përgatitur me shkumbajkën ose lulesapunin. Merren 10 lugë çaj në dy litra ujë, të cilat zihen për 20-30 minuta. Më pas kullohen, i shtohet pak sotë buke. Me këtë lahet ekzema para se të vendoset njëra nga pomadat e mësipërme. Gjithashtu, ky lëng mund të përdoret për larjen e të gjitha plagëve.
Rrodhja e madhe
Merren 20-30 lugë çaj nga rrënjët e rrodhes, hidhen në dy ose tri litra ujë. Përgatesa vlohet deri 30 minuta, pasi ftohet kullohet lëngu. Me këtë lahet ekzema para se të përdoret pomada për lyerje. Pomada më e mirë dhe më me rezultat kundër ekzemës është: 11 gramë squfur, 13,7 gr sulfami (pluhur), 20,5 gr talk, 27,7 gr vaj ulliri, 8,2 gr vazelinë dhe 16.4 gr lanolinë, të cilat përzihen së bashku shumë mirë, pastaj i shtohet edhe 2.8 gr tretësirë të acidit klorhidrik. Me këtë pomadë ekzema lyhet dy herë në ditë, ndërsa rezultatet duken pas katër javësh.

Përgatiti: JONIDA TASHI
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #22 më: 11-02-2008, 10:28:47 »
Citojeni

Përse duhet të konsumojmë minerale

Sëmundjet që shkaktohen nga mungesa e tetë mineraleve. Ndiqni këshillat e specialistes Mimoza Petani për efektet e tyre në organizëm


Jonida Tashi

Mineralet përbëjnë 45 për qind të trupit të njeriut. Janë të rëndësishëm si biokatalizatorë në të gjitha reaksionet biologjike në trup, marrin pjesë në ruajtjen fizike dhe mentale të shëndetit, në ndërtimin e trupit, dhëmbëve, muskujve etj. Sipas specialistes Mimoza Petani, mineralet ruajnë baraspeshën e bazës acide, duke e bërë baraspeshën të ndjeshme dhe konstante në organizëm. Specialistja shpjegon se përveç këtyre funksioneve, mineralet përcjellin porosi përmes sistemit tonë nervor dhe janë përgjegjëse për muskujt. Gjithashtu, mineralet janë pjesë përbërëse të enzimave dhe të albuminave dhe marrin pjesë në krijimin e antitrupave dhe të hormoneve. Specialistja Petani ka pohuar se mineralet ndahen në minerale për të cilat kemi nevojë me sasi më të madhe se 100 mg, si për shembull, kalciumi, mangani, bakri. Sipas saj, mungesa e mineraleve paraqitet te personat me dietë të ulët kalorie, te personat e moshuar, gratë shtatzëna, vegjetarianët dhe te personat me sëmundje kronike, të cilët marrin sasi të madhe të ilaçeve. Për këtë ajo u rekomandon të gjithë personave që të kenë kujdes dhe t’i kushtojnë shumë rëndësi marrjes së rregullt të mineraleve.
Efektet në organizëm
Materiet minerale dhe oligoelementet (përzierja minerale) janë me rëndësi jetike, por organizmi nuk është në gjendje që t’i prodhojë. Mungesa e mineraleve dhe oligoelementeve sjell parregullsi deri në funksionimin e organizmit, apo ndoshta edhe te sëmundja. Nevoja ditore e organizmit tonë për oligoelemente apo elemente në gjurmë (zink, mangan, hekur, bakër, selen, krom, molibden) është gjithsej disa të milionat pjesë të gramit (mikrogramë), mirëpo, këto janë të domosdoshme për ruajtjen e shëndetit. Nevojat për minerale (kalcium, magnezium, kalium) janë shumë më të mëdha. Shumë reaksione të përbëra kimike nuk mund të zhvillohen pa bashkëveprimin e njëkohshëm të mineraleve dhe oligoelementeve. Kalciumi është përgjegjës për shëndetin e eshtrave dhe të dhëmbëve, nxit absorbimin e hekurit, është i domosdoshëm për funksionimin e sistemit nervor. Magneziumi është i domosdoshëm për funksionimin efikas të muskujve dhe luan rol në procesin e shndërrimit të sheqerit të gjakut në energji. Kalciumi dhe magneziumi së bashku ndihmojnë punën e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut.
Hekuri
Hekuri është i domosdoshëm për ndërtimin e rruazave të kuqe të gjakut (hemoglobina), si dhe të disa enzimave qelizore. Kobalti, sikur edhe hekuri, është i domosdoshëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Pa bakër hekuri nuk mund të vendoset në hemoglobinë, ndërsa pa krom nuk ka metabolizëm të përshtatshëm të hidrateve të karbonit. Jodi është i nevojshëm për funksionimin e duhur të gjëndrës tiroide, ndërsa mangani, për funksionimin e enzimave digjestive. Molibdeni ndihmon metabolizmin e hidrateve të karbonit dhe të yndyrave, e përveç kësaj, është pjesë përbërëse e enzimës përgjegjëse për shfrytëzimin e hekurit. Kaliumi rregullon metabolizmin e ujit, ritmin dhe funksionimin e punës së zemrës dhe ndihmon eliminimin e produkteve përfundimtare të këmbimit të materieve. Seleni është antioksidant shumë i rëndësishëm, ngadalëson proceset e plakjes së indeve dhe luan rol të rëndësishëm në parandalimin e lajmërimit të tumoreve malinje. Zinku kontrollon dhe i drejton proceset metabolike në organizëm, punën e sistemeve enzimatike, ruan shëndetin e qelizave dhe është i domosdoshëm për sintezën e proteinave.

Mineralet

Klori i natriumit
Shërben
Merr pjesë në proceset nervore dhe muskujt e indeve
I mban lëngjet në inde dhe e shpejton furnizimin e qelizave me ujë
Mungesat shfaqen si
Tension i ulët
Komplikime dhe mungesën e furnizimit me ujë në indet dhe qelizat e organizmit
Kaliumi
Shërben
Për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e qelizave të trupit si dhe rregullon nivelimin e lëngjeve të trupit
Merr pjesë në përcjelljen e impulseve nervore dhe kontrollin e shtrëngimit të muskujve
Mungesat shfaqen si
Zvogëlimi dhe ngarkesa e koncentrimit
Çrregullimi i nivelimit të lëngjeve në trup
Ngacmime nervore
Lëkurë e thatë dhe me puçrra
Dobësim të muskujve
Kalciumi
Shërben
Për ndërtimin dhe forcimin e eshtrave dhe të dhëmbëve
Është i domosdoshëm për shtrëngimin e muskujve, thërrmimin e gjakut dhe përcjelljen e impulseve nervore
Për rregullimin fiziologjik të funksionimit të qelizave dhe të organizmit
Mungesat shfaqen si
Si bazë për zhvillimin e osteoporozës
Sëmundje të cilat janë të lidhura ngushtë me mungesën e kalciumit në organizëm
Dhëmbë dhe eshtra të ndjeshme
Magneziumi
Shërben
Për aktivizimin e rreth 300 enzimave
Për funksionimin e rregullt të metabolizmit të yndyrës dhe të sintezës së albuminave
Pengimin aktiv të paraqitjeve të shtrëngimeve të muskujve
Mundëson punën normale të zemrës
Mungesat shfaqen si
Rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak
Komplikimet në funksionimin e organeve jetësore
Probleme me lëkurën të shkaktuara nga stresi dhe ngacmimet
Hekuri
Shërben
Është përbërja kryesore e hemoglobineve, e molekulave për përcjelljen e oksigjenit në gjak, e qelizave të muskujve dhe të disa enzimave, të cilat marrin pjesë në krijimin e energjisë për frymëmarrjen e qelizave
Mungesat shfaqen si
Dobësimin e gjakut (anemia), e cila mund të sjellë deri te dëmtimi i rëndë i shëndetit të përgjithshëm të organizmit
Lëkurë e thatë
Seleni
Shërben
Ka veprim antibakterial dhe antitumor
Ka veprim të rëndësishëm antioksidues
Pengon plakjen e parakohshme të qelizave
Kontribuon në rezistencë dhe siguron energji në organizëm
Mungesat shfaqen si
Organizmi është i prirë për të shfaqur sëmundje vdekjeprurëse
Grumbullimi i lëndëve helmuese (radikalët e lirë) në organizëm
Lodhje nga mungesa e energjisë
Humbje imuniteti
Zbokth
Zinku
Shërben
Forcon sistemin e imunologjisë dhe qelizat në luftë kundër infektimit
Për punën normale të sistemit të gjëndrave
Merr pjesë në punë e rritjes
Nxit freskinë mentale dhe vitalitetin
Mungesat shfaqen si
Dobësim i sistemit imunologjik
Mungesa e vullnetit, lodhja, depresioni
Sëmundje të ndryshme të lëkurës
Rënie floku dhe puçrra në fytyrë
Jodi
Shërben
Funksioni kryesor është ndërtimi i hormoneve mbrojtëse
Ka veprim antibakterial në organizëm
Është antiseptik dhe dezinfektues i mirë
Mungesat shfaqen si
Pengesa në rritje dhe në zhvillim
Gusha, e cila është një ndër sëmundjet më të përhapura
Floku i thatë dhe më zbokth

G.Albania
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #23 më: 11-02-2008, 10:31:11 »
Citojeni

Vitamina E parandalon sterilitetin te femrat dhe te meshkujt
Pamjaftueshmeria e vitamines E për një kohe te gjatë favorizon disa semundje te zemrës, arteriosklerozen, madje edhe tumorin


Vitamina E është antisterile. Kjo substance kimike është e njohur ne shkencë edhe me emrin “tokoferol”, qe e ka prejardhjen nga një fjale greke, domethënë “te lindesh”. Kjo i është atribuuar vitamines E, për funksionimin kryesor biologjik te saj, ne parandalimin e sterilitetit, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Kjo vitamine ndikon ne funksionimin normal te organeve te shumezimit, si te njeriu, ashtu edhe te kafshet. Prandaj sot është pranuar shkencerisht se mungesa e vitamines E ne ushqimin e perditshem te njeriut shkakton sterilitet (shterpesi). Për këtë arsye vitamina E është quajtur edhe vitamina antisterile. Vitamina E është shumë e perhapur ne natyre. Sasite me te mëdha te saj gjenden ne vajrat e farerave, ne arra, lajthi, fasule, soje etj. Embrioni i grurit përmban sasi shumë te larta, për këtë arsye edhe prodhimi i kësaj vitamine bëhet nëpërmjet ekstraktimit nga embrionet e grurit. Kjo vitamine gjendet edhe ne melçi, veshka dhe sidomos ne vajin e melçise se peshqve te detit.
Funksionet
Vitamina E luan shumë role biologjike ne organizmin e njeriut. Ne radhe të parë kjo vitamine ndikon mjaft ne frymemarrjen e qelizave, duke ndihmuar ne funksionimin normal te indeve te organizmit, madje edhe ne një sasi me te vogël oksigjeni. Ne këtë drejtim ajo kompenson edhe disa te meta qe fiton organizmi me kalimin e moshes.
Enet e gjakut
Kështu për shembull, vitamina E ndikon edhe ne zgjerimin e eneve te gjakut, duke bërë te mundur rritjen e fluksit te rrjedhjes se gjakut, për te cilin kanë nevojë organet, sidomos gjatë aktiviteteve te theksuara fizike të tyre. Vitamina E ndikon pozitivisht ne parandalimin e trombozave e mpiksjeve te gjakut, si edhe ne uljen e disa yndyrave ne gjak, duke menjanuar ne një fare mënyrë uljen e depozitimeve arteroskleroze. E rëndësishme është të theksohet se vitamina E ndikon ne rritjen e HDL-se, qe është një faktor i rëndësishëm i mbrojtjes se eneve te gjakut nga depozitimi i kolesterolit ne to.
Antioksidante
Gjithashtu, vitamina E, duke qenë një antioksidant i fuqishem, neutralizon radikalet e lira, qe janë shkaktare te shumë semundjeve dhe çrregullimeve ne organizem. Vitamina E mbron nga oksidimi ne organizem i yndyrave duke ndaluar prodhimin e peroksideve, qe janë shumë te dëmshme ne funksionimin normal te organizmit. Këtë veprim vitamina E e kryen ne bashkëpunim me vitaminen F. Ajo gjithashtu është një faktor i rëndësishëm për te parandaluar plakjen e parakohshme dhe për te zgjatur jetën. Kjo ndodh për arsye se kjo vitamine nga njera anë hedh me shumë gjak ne indet e organizmit dhe, nga ana tjetër, redukton konsumin e oksigjenit të tyre, pa ulur veprimtarine jetësore te këtyre indeve.
Anemia
Vitamina E mbron rruazat e kuqe te gjakut nga faktore te ndryshëm oksidues, duke parandaluar edhe anemine. Disa studiues te kësaj fushe mbrojne idenë se kjo vitamine është e aftë qe te stimuloje edhe prodhimin e rruazave te kuqe te gjakut. Ne te njëjtën kohe ajo parandalon dhe degradimin e shumë hormoneve (te hipofizes, mbiveshkave etj.). Meqenëse kjo vitamine ndikon ne sherimin dhe mbylljen e plageve, ajo u jep elasticitet dhe rezistence kundrejt faktoreve agresive te jashtem. Duhet theksuar këtu se meqenëse ajo ka veprimtari antioksidante, parandalon oksidimin e shumë faktoreve bioaktive si vitamina A dhe vitamina F.
Prodhueshmeria
Vitamina E, se bashku me vitaminen A bashkeveprojne për funksionimin normal te organeve gjenitale, duke rritur prodhueshmerine si te femrat, ashtu edhe te meshkujt. Sidomos te këta te fundit ndikon ne rifitimin e aktivitetit seksual te dobesuar. Gjithashtu, kohët e fundit është studiuar edhe veprimtaria e stimulimit te imunitetit kundër infeksioneve të ndryshme. Studiues te kësaj fushe kanë theksuar se kjo substance kimike parandalon plakjen e parakohshme te organizmit.
Semundjet virusale
Ajo rekomandohet edhe kundër semundjeve virusale dhe ne trajtimin e shfaqjeve te lehta te diabetit (ul gliceminen ne sëmundjet reumatike, ne infeksionet e melçise (duke ristabilizuar metabolizmin e saj), ne sëmundjet e lekures (pore, akne etj.), ne turbullimet nga menopauza, si edhe për rritjen e rezistences fizike e psikologjike. Gjithashtu është percaktuar se pamjaftueshmeria e vitamines E gjatë një kohe pak a shumë te gjatë, favorizon disa semundje te zemrës, arterosklerozen, madje edhe tumorin.
Depozitimi ne organizem
Vitamina E merret nga organizmi nëpërmjet produkteve ushqimore te përditshme dhe nga tretja, grumbullimi i këtyre produkteve bëhet bashke me vitaminen E nga paretet e aparatit tretes. Ajo depozitohet ne melçine e zeze te organizmit dhe qe andej shpërndahet ne qelizat dhe indet, sipas nevojave te trupit tonë ne rrethana te caktuara ushqimi (me yndyra bimore) dhe te ndotjes se ambientit. Ajo është lipovitamine, prandaj edhe absorbimi nga organizmi bëhet me mirë kur ajo shpërndahet me yndyra, sidomos yndyra bimore. Prandaj, kur organizmi merr mirë yndyrat, ai merr edhe sasi te caktuara te vitamines E. Vlen të theksohet këtu se vitamina E është mjaft e qendrueshme. Ajo duron temperatura deri 170 grade Celsius, shkatërrohet gjatë hidherimit dhe prishjes se yndyrave ku ajo gjendet me shumicë, si dhe nga veprimi i rrezeve ultraviolete. Pra, ne mungese te drites dhe te oksigjenit, ashtu siç ruhen yndyrat, mund te ruhet mjaft mirë edhe vitamina E .
Nevojat e organizmit për vitaminen E
Për fëmijët e vegjel nevoja ditore për vitaminen E është 4.5 miligrame ne ditë, për te moshuarit dhe adoleshentet është rreth 7-12 mg ne ditë, ndërsa për te rriturit është 15 mg për burrat dhe 12 mg për femrat. Ne periudhën e barres dhe me fëmijë ne gji nevojat ditore për gratë rriten ne 15 mg ne ditë. Nevojat reale te organizmit për vitamine E, sidomos për te rriturit dhe adoleshentet, mund te arrijnë deri ne 1 gram vitamine E ne ditë. Kjo për arsye se njeriu i ditëve te sotme është shumë i stresuar dhe ndodhet ne një mjedis te ngarkuar me substanca toksike. Ne rastet kur verehen ulje te theksuara te vitamines E ne organizem nëpërmjet analizave si edhe kur shfaqen raste semundjesh të ndryshme si ato qe u përmenden me sipër, mjeket keshillojne marrjen me shtese te vitamines E, sipas nevojave. Disa here trajtimi me vitamine E (300 mg/ditë) dhe selen (0.8 mg/ditë) për 2-3 vjet, redukton mjaft defektet qe shkaktohen nga angina pektoriale dhe semundje te tjera kardiovaskulare. Sidomos kur kjo kure shoqërohet edhe me veprimtari fizike sistematike, ne varësi te moshes dhe gjendjes fiziologjike.

Produktet ushqimore qe permbajne vitamine E
Ne tabelen e meposhtme po japim sasine e vitamines E (ne mg) qe gjendet ne disa produkte ushqimore (ne 100 gr produkt).
Mollet 0.3 Embrioni i grurit 14.5-21
Vishnjat 0.13 Fieri i grurit 1.6
Perzierje frutash 0.25 Misri 2.2-3.5
Portokalli 0.23 Buka e zeze 2.1
Kumbulla 0.7 Vaji i peshkut 20
Karota 0.45 Vaji i misrit 19
Bizele 4-6 Vaji i embrionit te misrit 250
Patate 4.6 Vaji i lajthise 30-36
Soja e thate 6-11 Vaji i sojes 90-120
Spinaqi 2.3 Vaji i lulediellit 49
Lajthi 6-6.5 Gjalpi 2.1-3.3
Majdanoz 2.6 Djatherat 1
Fara luledielli 44 Sardelet 1.1
Fasule 7 Toni 6.3
Veza 0.8

Pergatiti: JONIDA TASHI
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #24 më: 11-02-2008, 10:37:28 »
Citojeni

Arrat pastrojne gjakun dhe ulin rrezikun e diabetit

Ndiqni keshillat e specialisteve për efektet kuruese te arres dhe mënyrat e përdorimit


Ne mjekesine popullore përdoren gjethet, frutat jeshile, levorja e degezave, zhgualli (levorja e trungut), buka e arres dhe lulet. Gjethet e arres mblidhen ne pranvere, lulet dhe sythat ne maj, levorja e jashtme jeshile ne korrik. Gjethet, pasi thahen, duhet te mbahen ne kujdes qe te ruajnë eren dhe shijen e tyre. Lulet e ndryshojnë disi pamjen dhe cilesine gjatë ruajtjes. Levorja jeshile e arrave, pas tharjes, bëhet me e holle, rrudhet dhe merr shije te ëmbël. Gjethet kanë ere te fortë dhe aromatike, shije ne te hidhur, rrenjet dhe levorja e jashtme jeshile e arres japin një ngjyrë jeshile, ndërsa zhgualli përdoret për te ngjyrosur sende te leshta e te mendafshta me ngjyrë geshtenje. Gjithashtu, gjethet e njoma e te fresketa largojne insektet dhe çimkat nga banesat. Një infuz i thjeshtë bën qe te larohen milingonat. Ne qoftë se me këtë infuz lyejme kuajt, atyre nuk u afrohen mizat.
Vetite dietike dhe fitofarmaceutike
Fruta e arres përmban lende yndyrore, te cilat ne frutat e thata arrijnë deri 60 për qind. Arra përmban gjithashtu albumine, karbohidrate dhe sasi te konsiderueshme kriperash minerale, si: fosfor, kalium, kalcium etj. Permban mjaft vitamina, posaçerisht frutat e fresketa, siç janë vitaminat C, B, P, A, vajrat eterike dhe lendet ngjyrosese. Arrat përdoren gjeresisht edhe për te përgatitur ëmbëlsira të ndryshme.
Pastrimi i gjakut
Lengu qe merret pas zierjes se gjetheve te arres përdoret për pastrimin e gjakut, kundër semundjeve te mushkerive, te lekures dhe te syve, është tonik i aparatit tretes dhe me anë te tij sherohet diarreja (jashteqitja). Ky leng kurues pergatitet ne këtë mënyrë. Merren 2-4 grame gjethe te therrmuara arre dhe lihen për 12 ore ne 150 grame vere te bardhe. Lengu i fituar pihet njeheresh esell.
Diarreja
Kunder diarrese përdoret me efekt dhe lengu i luleve mashkullore te arres. Për pergatitjen e këtij lengu merren 5-10 grame lule mashkullore dhe zihen ne 200 ml ujë. Pihen sa here paraqitet nevoja, nga një gote çaji për te rriturit dhe nga një gote likeri për te vegjlit. Lengu i gjetheve te ziera përdoret edhe ne formë lavazhi kundër semundjeve inflamatore te rrugëve gjenitale.
Infeksionet e lekures
Lengu qe përfitohet nga zierja e gjetheve te njoma dhe te fresketa përdoret për larje ne infeksionet e lekures. Lengu i gjetheve, i zier shumë, lufton me sukses qeren, zgjeben, urthin dhe ekzemen. Për këtë merren 60 grame gjethe arre, te cilat lihen te ziejne për një ore ne gjysmë litri ujë. Me lengun e fituar lyhen here pas here pjeset e semura te lekures. Ky lloj lengu përdoret gjithashtu për te bërë banja tonike, te cilat i japin organizmit freski e gjalleri.
Plaget e gojes
Çaji i gjetheve te arres rekomandohet për kurimin e plageve te gojes, kundër infeksioneve te kanalit vaginal, për ruajtjen e butesise se lekures se trupit dhe sidomos te fëmijëve. Ne këto raste për lavazhet e gojes dhe te kanalit vaginal përdoren 10-15 grame gjethe ne 100 ml ujë, duke shtuar edhe 6 grame acid borik. Për banjat e trupit dhe larjen e plageve merren 10-15 grame gjethe te thata ne 200 ml ujë (duke shtuar 6 grame acid borik për plaget).
Tiroidet
Vaji i arres ka gjetur perdorim te gjerë për mjaft semundje. Ai ka veti antihelmintike (lufton shiritin dhe krimbat qe parazitojne ne zorre). Perfundimi është shumë i mirë kur kombinohet edhe me hudhren. Vaji i arres përdoret me sukses për kurimin e kallove limvadeniteve, tiroideve dhe apceseve, madje edhe të atyre kronike. Për këtë qëllim vaji merret nga goja, ndërsa për sëmundjet e lekures përdoret nga jashtë. Me vaj arre kurohen të gjitha plaget qe mbledhin qelb.
Anemia
Arrat janë ushqim shumë i mirë për fëmijët. Ato luftojne anemine. Ne mjekesine popullore njihen forma të ndryshme te përdorimit te arrave, thjesht ose te perziera me mjalte, për forcimin dhe rivendosjen e shendetit te fëmijëve dhe te te rriturve.
Renia e flokeve
Lengu qe merret nga perzierja e gjetheve dhe e levores se jashtme te degeve te arres përdoret kundër rënies se flokeve. Ato forcojne rrenjet e qimeve. Për këtë merren 30-40 grame gjethe dhe levore degesh te njoma, me një liter ujë dhe ziejne për 10-15 minuta. Me këtë leng, i cili duhet te jetë i vaket, shperlahet koka darkave. Kjo larje ndikon gjithashtu ne nxirjen e flokeve.
Kallot
Levorja e degeve te arres rekomandohet për heqjen e kallove. Për këtë qëllim keshillohet të merren 20-25 grame levore e thare ose 60-80 grame levore e njome dhe vihen te zihen ne 500 ml ujë për 40-50 minuta. Me lengun e fituar u bëhen shpelarje kembeve me kallo për 20-30 minuta. Me brumin e levores se zier pergatiten kataplazma, qe vendosen mbi kallo e lidhen me beze. Ky veprim përsëritet 2-3 here ose me shumë, derisa kallot te bien vetiu pa i prerë me brisk dhe pa i djegur me kripera ose acide.

Studimi, arrat luftojne diabetin 2

Diabeti i tipit 2 mund te bëhet shkak për semundje te zemrës, te veshkave dhe verbim. Por ne një studim te kohëve te fundit thuhet se gratë qe hane çdo ditë 30 grame arra kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Ndërsa te gratë qe marrin çdo ditë nga një luge gjalpe kikirikesh, rreziku është 20 për qind. Veç yndyres se mirë, arrat gjithashtu permbajne vitamina te shumta, proteina, minerale dhe fiber. Shkencetaret pranë universitetit “Harvard” ne Boston, perfshine ne studimin e tyre rreth 83 mijë gra te moshes 34 deri 59 vjeç. Studimi vazhdoi 16 vjet. Kur analizuan te dhenat, shkencetaret vune re se arrat dhe gjalpi i kikirikeve mund te ulin rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2 te gratë. Ne studim thuhet gjithashtu se ndryshe nga mendimi i pergjithshem, arra, bajamet, lajthite dhe kikiriket nuk luajnë ndonjë rol ne shtimin e peshes trupore.
 
 G.ALbania
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #25 më: 11-02-2008, 10:41:40 »
Citojeni

Pesë mënyra të ushqyeri për të mos pasur bark

Përse, sipas mjekëve, dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për t’u dobësuar


Disa ushqime është e këshillueshme të konsumohen vazhdimisht, e disa prej tyre më rrallë, sepse mund të sjellin shëndet të tepërt. Gjatë ditës, me anë të ushqimit, merren gati 3000 kalori dhe këto bëjmë që të keni një bark jo estetik. Por kaloritë mund të kontrollohen. Disa ushqime përmbajnë më tepër kalori e disa më pak. Nga studimet është vërtetuar se gratë, të cilat konsumojnë 400 kalori më pak se normalja dhe zgjedhin produkte sa më të ushqyeshme, kanë rrezikun më të lartë për obezitet sesa ato gra të cilat hanë më shumë, por në variante sa më të ndryshme ushqimesh. Mungesa e varieteteve në konsumimin e ushqimit rrit rrezikun e prekjes nga shumë sëmundje shëndetësore shumë serioze, siç janë dy tipat e diabetit, sëmundjet e ndryshme të zemrës etj. Por jo gjithmonë është e nevojshme të praktikohet një dietë me sa më pak ushqime. Trajtimi i mbipeshës apo obezitetit duhet të synojë rënien e masës dhjamore të depozituar në trup. Dietat e shpejta, të pakontrolluara, shkaktojnë rënien e masës muskulore dhe ruajnë të paprekur masën dhjamore. Nga ana tjetër, dietat e pakontrolluara krijojnë në organizëm një mjaftueshmëri me përbërës të tjerë ushqyes, për të cilat organizmi ka nevojë të kryejë të gjitha funksionet e tij jetësore, çka bën që të shkaktohet mosfunksionimi korrekt i tij. Një nga rastet e një mënyre të tillë të ushqyeri jokorrekt është edhe ideja e mospërzierjes së karbohidrateve dhe proteinave. Mjafton që të konsumohen përherë ushqimet e duhura, sipas një strategjie të caktuar, për të pasur një trup sa më perfekt dhe një jetë sa më të shëndetshme.
Konsumoni fruta dhe perime
Është e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë fruta dhe perime. Veçanërisht portokajtë. Shpeshherë konsumimi i drithërave, brumërave dhe sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me karbohidrate. Prandaj këshillohet të konsumohem frutat dhe perimet të paziera mirë, duke qenë të pasura me vitamina dhe betakaroten, ato janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në uljen e barkut. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli janë të pasur më betakaroten, ndërsa portokalli, kivi janë të pasura me vitaminë K.
Merrni sa më shumë selen
Minerali i selenit është një ndihmës i mirë në luftën kundër kancerit, obezitetit dhe mbipeshës. Personat të cilët e kanë të ulët nivelin e selenit në gjak apo antioksidantëve të tjerë, kanë një bel më të trashë se ata persona që kanë një nivel më të lartë seleniumi. Seleniumi gjendet te shumë ushqime, por është e vështirë të dihet nëse konsumohen 55 mg e rekomanduara në ditë. Kështu, seleni gjendet të drithërat, djathi dhe arrat.
Shtoni ushqimet e pasura me proteina
Të hani një ushqim sa më të pasur me proteina ju jep shumë energji. Por konsumimi i tepruar mund të sjellë dhe mungesë kalciumi. Është e nevojshme që 25 për qind e kalorive të merret nga proteinat. Nëse ju konsumoni 2000 kalori në ditë, 500 prej tyre duhet të jenë proteina. Produkte të nevojshme janë qumështi, kosi, peshku, mishi etj.
Pini një gotë verë në ditë
Një gotë verë në darkë është shumë e shëndetshme, po ashtu nuk lejon të keni një bark të fryrë. Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se një gotë verë në ditë ndihmon gratë për të pasur një mes të hollë dhe një trup perfekt.
Konsumoni yndyrat e duhura
Disa studime kanë treguar se për të pasur një trup sa më elegant duhet të konsumohen yndyra të pangopura të gjendura te vaji i ullirit, omega-3 e gjendur te peshku në forma vajore, yndyrat omega-6 që gjenden te vaji i misrit, te vezët etj. Produktet të cilat janë të pasura me yndyra të shndërruara dhe duhet të eliminohen plotësisht janë patatet e skuqura, dhjamërat etj.

Vitaminat dhe kripërat minerale
Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin që të ruajë një formë sa më të mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale që janë shumë të nevojshme për organizmin. Edhe pse duhen në sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Ato veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndihmojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Materiale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A,E, D, K mund të magazinohen, ndërsa vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Mjaft vitamina përmbajnë dhe lëkurat e frutave.

Kombinimi i ushqimeve
Ka disa lloje ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra kanë treguar se nëse konsumohen karotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, pakësohet sasia e kalorive që merr, por humb edhe marrjen e betakarotinës që është shumë e dobishme për trupin. Vitamina A, sikurse vitaminat D, E, K përthithen nga organizmi vetëm në prani të yndyrave. Më parë konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Sot mendohet se po t’i shtosh llojeve të ndryshme të brumërave pak fasule, bizele apo thjerrëza, plotësohen më mirë nevojat e trupit për proteina. Por ka dhe ushqime të cilat këshillohet të mos konsumohen bashkë. Kështu kur djathi hahet bashkë me mishin, pengon përthithjen e hekurit nga zorrët.

Efekti i ujit
Një nga gjërat më të rëndësishme që ne shpesh e harrojmë është uji. Çdo njeri i rritur duhet të pijë 1 litër e gjysmë deri 2 litra ujë në ditë, në varësi të peshës së tij. Jo vetëm që trupi ka nevojë për ujë, por uji gjithashtu pengon shëndoshjen. Një njeri që pi ujë në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës, nuk ndien shumë uri. Ngrënia e frutave dhe e zarzavateve të freskëta, mundësisht të pagatuara, përdorimi i kufizuar i karbohidrateve, si: buka, sheqernat kthehen shpejt në dhjamë, zgjedhja me kujdes e ushqimeve sidomos atyre të gatuara, mënjanimi i ushqimeve “të shpejta” e të skuqura, aktiviteti etj., të cilat ndihmojnë shumë në rënien e peshës. Për këtë është e nevojshme të dihet se cilat ushqime janë të dobishme, neutrale dhe cilat janë të dëmshme për një njeri në bazë të grupit të gjakut që ai njeri ka. Por uji mbetet një nga komponentët më të rëndësishëm që pengon shëndoshjen.

Zgjidhja që japin dietat

Obeziteti dhe mbipesha janë probleme që prekin një numër gjithnjë e më të madh të njerëzve në ditët e sotme. Janë një sërë faktorësh që shkaktojnë këtë problem, çrregullimet e ushqimit, jeta sedentare, probleme të metabolizmit etj. Por mbipesha nuk përbën më vetëm një problem estetik, por shkakton shumë probleme në lidhje me shëndetin. Obeziteti dhe depozitimi i masës dhjamore në pjesën e barkut përbëjnë faktorë rreziku për shumë sëmundje si veshkat, diabeti, sëmundje kardiovaskulare etj. Korrigjimi i këtyre problemeve për të shmangur pasojat e tyre në lidhje me shëndetin bëhet vetëm nëpërmjet një dietë të ekuilibruar, që do të thotë një dietë që duhet të përmbajë të gjithë ushqimet, por në sasi të caktuara sipas nevojave fiziologjike të gjithsecilit. Rënie e shëndetshme është rënia graduale 4 deri në 5 kile në muaj.

G.Albania
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #26 më: 04-03-2008, 17:16:49 »
Citojeni

Efektet që jep në organizëm lëngu i panxharit.Vlerat normale të presionit të lartë dhe shkaktarët pse tejkalohen ato. Si të dalloni nëse ky presion është rastësor, apo sëmundje

Panxhari është një nga aleatët më të mirë për të ulur presionin e lartë të gjakut. Një gotë uji me lëng panxhari në ditë mund t’ju ndihmojë të luftoni presionin e lartë të gjakut. Këto janë rezultatet e arritura nga kërkimet e vazhdueshme të mjekëve dhe shkencës. Gjatë eksperimenteve të realizuara e tregua se as më shumë e as më pak, por një gotë uji me lëng panxhari në ditë do të ishte i mjaftueshëm për të ulur tensionin e gjakut. Efekti u dallua pas kundërveprimit të përbërësve të lëngut të panxharit ndaj mikrobeve të gjendura në gojën e njeriut. Më pas u vu re se pirja e një gote uji me lëng panxhari shoqërohej me një sërë ndryshimesh fiziologjike. Përbërësit e lëngut ndikonin në zgjerimin e enëve të gjakut dhe, si rrjedhojë, qarkullimin e gjakut me më shumë shpejtësi. Kjo ndihmonte në uljen e presionit të gjakut. Po ashtu edhe disa perime të tjera përmbajnë nitrate në sasi të larta si panxhari, përfshirë spinaqin dhe marulen (lakra jeshile) ndikojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut. Kështu, një grup shkencëtarësh në Londër realizuan një eksperiment, ku disa njerëz duhet të pinin gjysmë litri lëng panxhari, ndërsa disa të tjerë të pinin gjysmë litri ujë. Personat të cilët kishin pirë lëng panxhari filluan të shfaqnin shenja të uljes së presionit të gjakut vetëm pas pak orësh. Pas dy orëve enët e gjakut ishin zgjeruar dhe gjaku qarkullonte më lehtësisht.
Shfaqja
Presioni i lartë i gjakut përbën sëmundje kur ai shfaqet në vazhdimësi, me gjithë prirjet për normalizim të përkohshëm të herëpashershëm. Si i tillë ai do të pasohet edhe me çrregullime në punën e indeve dhe të organeve, sidomos të zemrës, të trurit dhe të veshkave. Sëmundja e presionit të lartë të gjakut në ecurinë e saj pasohet me ndryshime në strukturën indore të organeve dhe çrregullime në funksionet e tyre. Sigurisht që këto nuk janë pasoja vetëm të kësaj, por edhe të sëmundjeve të tjera, prandaj kur ato konstatohen duhen gjurmuar për gjetje të shkakut kryesor dhe atyre ndihmëse. Së pari, preket muskulatura e zemrës së majtë. Dukuria është shumë më e shprehur te njerëzit e dhjamosur dhe diabetikë.
Simptomat
Sëmundja e presionit të lartë të gjakut mund të mos japë asnjë shqetësim për pacientin, edhe pse mund të jetë një vuajtës për kohë të gjatë. I vetmi kriter diagnostikues është matja me aparat të posaçëm me merkur (zhivë). Herë pas here vuajtësi mund të ndjejë shqetësime nga më të ndryshmet (si marramendje, trokitje të shpejta në bark dhe në kraharor, dhimbje kokë, skuqje ose zbehje në fytyrë, pagjumësi, ankth, urinim të shpejtë etj.), por jo tipike për këtë sëmundje. Këto bëhen më të shpeshta dhe më serioze në format e ndërlikuara, kur preken organe dhe sisteme si zemra, truri, veshkat etj. Dhimbja në brendësi të kraharorit, lodhja e shpejtë, çrregullimet e ritmit, të kujtesës, të gjumit.
Vlerat normale
Për të kuptuar se ç’është presioni i lartë i gjakut duhet më parë të dihen cilat janë vlerat normale të tij. Ato luhaten nga 80-100 mmHg (i larti-i tkurrjes së zemrës) me 50-70 mmHg (i ulëti-i lëshimit të zemrës) te fëmijët, duke arritur në 100-120 mmHg me 60-80 mmHg te më të rriturit dhe te të moshuarit. Presioni i gjakut mund të tejkalojë shifrat normale gjatë një emocioni, pas një sforcimi fizik, pas pirjes së kafes, së alkoolit, së duhanit, pas teprimit ushqimor, pas ekspozimit të papritur te temperatura të ulëta ose qëndrimit të zgjatur të kokës në diell etj. Sidoqoftë, pas disa minutash apo orëve ai mund të rikthehet në normë me ose pa mjekim. Kur ky konstatim është rastësor, në jetën e një personi të kontrolluar rregullisht, bëhet fjalë për ngritje të presionit, por jo për sëmundje të presionit të lartë të gjakut. Kur shifrat e mbinormës janë konstatuar në matje të njëpasnjëshme (çdo vakt për disa ditë ose javë rresht) nuk bëhet më fjalë për çrregullim rastësor, por për sëmundje të presionit të lartë. Kur ngritja e presionit të gjakut pason shfaqjen e një sëmundjeje të veshkës, gjëndrave me derdhje të brendshme etj., ai konsiderohet shqetësim i saj dhe mund të normalizohet pas mjekimit të sëmundjes përkatëse me ilaçe ose në rrugë kirurgjike. Presioni i lartë i gjakut është një sëmundje, e cila prek çdo ditë e më shumë njerëz, kryesisht të moshave të rritura. Megjithatë, ai nuk përjashtohet as në të rinjtë, madje, edhe te fëmijët. Në ngritjen e tij ndikojnë disa faktorë si dieta, gjendja shpirtërore, kushtet e jetësës etj.
Shkaktarët
Kripa, kafeja, alkooli, duhani dhe droga janë armiqtë më të mëdhenj të shëndetit normal dhe provokatorët më të rrezikshëm të sëmundjes së presionit të lartë të gjakut. Dhjami, gjalpi, djathi dhe ëmbëlsirat janë të këshilluara të merren në sasi sa më të vogël nga personat që nuk kryejnë veprimtari fizike. Kufizime duhen bërë edhe në konsumimin e brumërave. Mbajtja e peshës në shifra të përafërta me numrin e centimetrave që tejkalojnë 1 metër të lartësisë, do të ishte mjaft e preferuar dhe dobiprurëse në parandalimin e sëmundjes së presionit të lartë të gjakut. Angazhimi në veprimtari të ndryshme shoqërore, sportive, artistike etj., këshillohet për të gjitha moshat, sidomos pas daljes në pension dhe në rini.
Shkenca
Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve, përfshi edhe sëmundje të ndryshme të gjakut. Për të pastruar gjakun nga përbërësit dhe elementet e dëmshme mund të jenë të nevojshme një sërë kurash mjekësore. Një kurë e efektshme për të luftuar sëmundjet e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Gjithashtu, fiku është një fryt që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Specialistët e sëmundjeve të gjakut, duke iu larguar pak kurave farmaceutike, këshillojnë kurat me bimë jeshile, ku futen çikoret, spinaqi etj., që janë shumë të rëndësishme për të ripërtërirë gjakun dhe për ta shtuar atë në sasi. Nisur nga