Maqedonia ShqiptareMaqedonia Shqiptare - IliridaVrapçishtiMBROJTJA E AMBIJENTIT JETËSOR,ME THEKS TË VECANTË –UJRAT E ZEZA DHE UJRAT ATMOSF
Sondazh
Pyetje: SI E VLERESONI PUNEN E KRYETARIT TE KOMUNES SE VRAPCISHTIT DHE KUVENDIT TE KOMUNES?
SHKELQYESHEM
SHUME MIRE
MIRE
MJAFTUESHEM
MUNDET EDHE ME MIRE
DOBET

Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: MBROJTJA E AMBIJENTIT JETËSOR,ME THEKS TË VECANTË –UJRAT E ZEZA DHE UJRAT ATMOSF  (E lexuar 6172 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
prof.lulzim
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« më: 02-08-2010, 18:41:34 »

MBROJTJA E AMBIJENTIT JETËSOR,ME THEKS TË VECANTË –UJRAT E ZEZA DHE UJRAT ATMOSFERIK NË KOMUNËN E VRAPCISHTIT

INFORMATË PËR GJENDJEN MOMENTALE

Cilat janë aktivitete që duhet ndërmarrë për ruajtjen e ambientit në nivel të duhur? ”Në Republikën e Maqedonisë që të sigurohet një zhvillim i qëndrueshëm në planet aksionare për ruajtjen e ambientit në nivel vendi duhen ndërmarr një varg aktivitetesh për përmirësimin e cilësisë së ambientit jetësor si p.sh. përforcim i institucioneve për mbrojtjen e ambientit jetësor, përmirësim i legjislacionit përmes sjelljes së ligjeve, rregullave dhe standardeve, themelime të sistemit administrative për rregullimin e monitoringut dhe ekzekutimin e ligjeve,
Një rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e ambientit luajn edhe mediat shtetror dhe ato lokale për sensibilizimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e mjedisit. Një angazhim të ngjashëm duhet bërë edhe në shtyp. Duhet shtuar numrin e shoqatave dhe anëtareve ne organizatat jo qeveritare për mbrojtjen e mjedisit në zonat e banuara me shqiptar. Veprimtaria e tyre ne sensibilizimin e opinionit publik dhe pjesëmarrja ne aktivitete, programe e projekte për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, te ndërmarra nga shoqatat ose ne bashkëpunim me institucionet shtetërore, apo organizata te huaja, duhet të rritet si në sasi poashtu dhe cilësi. Fondet e akorduara nga dikasteret për mbrojtjen e mjedisit janë me te pakta se nevojat qe shtrohen për përmirësimin e gjendjes se trashëguar dhe për zgjidhjen e problemeve me akute mjedisore me te cilat po ballafaqohemi.
Në Maqedoni pothuajse të gjitha kompanitë egzistuese e ndotin ambientin sepse nuk posedojnë sisteme mbrojtëse të parapara me standarde botërore. Aktivitetet që duhet ndërmarë janë shumë konkrete. Maqedonia është nënshkruese e Konventave për mbrojtje nga ndotja e kapaciteteve industriale dhe nga kompanitë duhet të kërkoj plotësimin e standardeve të parapara me ligj.

Komunat, në kuadër të ligjit, kanë të drejtë që në rajonin e vet t’i kryejnë punët e interesit publik me rëndësi lokale, që nuk janë të çkyçura nga kompetenca e tyre apo nuk janë në komptencë të organeve të pushtetit shtetëror: e që kanë të bëjnë mu me ndotjen e ambijentit jetësor.
•    Pavarsisht, në kuadër të ligjit, i rregullojnë dhe kryejnë punët e iinteresit publik me rëndësi lokale dhe janë përgjegjëse për zbatimin e tyre;
•    Mbrojtja e mjedisit jetësorë dhe natyrës-masa për mbrojtjen dhe ndalimin e ndotjes së ujit, ajrit, truallit, mbrojtje të natyrës, mbrojtje nga zhurma dhe rrezatimi i pajonizuar;
•    Veprimtari komunale – furnizimin me ujë për pierje;
•    Dërgim i ujit teknologjik;
•    Drejtimi dhe pastrimi i ujrave të ndotura;
•    Drejtimi dhe trajtimi i ujrave atmosferike;
•    Mirëmbajtja e pastërtisë publike;
•    Mbledhje, transportim dhe veprim me mbeturinat komunale të forta dhe teknologjike;
•    Ndërtiminn, mirëmbajtjen, rekonstruimin dhe mbrojtjen e rrugëve lokale, rrugëve dhe objekteve tjera infrastrukturore;
•    Mirëmbajtjen dhe përdorimin e parqeve, gjelbërimeve, park-pyjeve dhe hapësirave rekreative;
•    Rregullimin, mirëmbajtjen dhe përdorimin e lumenjëve në pjesët e urbanizuara;

Për shkak të zbatimit të kompetencave të tyre, komunat mund të themelojnë shërbime publike, në pajtueshmëri me ligj.
Komuna mund ta delegojë zbatimin e punëve të caktuara të interesit publik me rëndësi lokale të personave tjerë juridik apo fizik, në bazë të marrëveshjes për zbatimin e punëve me interes publik, në pajtueshmëri me ligj.

UJRAT E ZEZA DHE ATO ATMOSFERIK

Këto ditë vere kur të vjen të pëlcasësh nga vapa e padurueshme e korrikut,dhe gushtit, njerezve u duhet të përballen edhe me nxënien e frymës nga ujërat e zeza, gropat e mëdha septike të ndërtuara mjeshtërisht nga vete individet, për t’ua nxënë frymën çdo kujt që kalon nëpër hyrjen e fshatit, në afërsi të shtëpive, por edhe nëpër rrugë
Mosegzistimi i kanalizimit per ujërat fekale dhe atyre atmosferike paraqet një shkatërrim të plotë në fshatrat e komunës sonë , ndërkaq edhe egzistimi i gropave për akumulimin e të njëjtit nuk janë të mjaftueshme për një  zgjedhje afatgjate. Ujërat e zeza nuk trajtohen si duhet, ato derdhen në gropa të hapura dhe paraqesin rrezik për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse,papastërti,errë të keqe,kurse ujrat atmosferik për shkak të mosmbarimit të punës të kanalit në f.Gradec shkaktojnë dëme të mëdha materiale duke hyrë nëpër oboret e shtëpive,bodrumet,shkatërojnë kopshtet e mbjellura  dhe dëmton rrugën e asfalltuar ,që shton punë plus për rindërtimin e sërishëm të saj.
Tendencat e sotme tregojnë për një përmirësim të kushteve të jetesës. Problem mjaft i mprehtë në zonat ku jeton komuniteti jonë ka qenë dhe mbetet shfrytëzimi jo i mirë i burimeve të ujit të pijshëm, megjithëse ato ekzistojnë në gjendje potenciale të mjaftueshme dhe së dyti disiplinimi në aspektin higjenik të ujrave të zeza dhe mbeturinave organike, sidomos plehut të bagëtive, i cili grumbullohet afër banesave, sepse mungojnë vendet e grumbullimit të këtyre mbeturinave. Ujrat e zeza kryesisht janë në gropa septike ose derdhen në kanale të zbuluara, gjë që sjell probleme në aspektin higjenik të mjedisit dhe shëndetin e banorëve. Në fshatrat e komunës ekziston një gjelbërim i mjaftueshëm për pastrimin e ajrit kjo sidomos në mjedisin malor, kurse në mjediset kryesore të fshatrave dhe të objekteve social-kulturore është e nevojshme të merren masa për përmirësimin e infrastrukturës mjedisore.

Pastrimi i ujërave të zeza nuk aplikohet në komunen tone. Megjithatë, duhet hartuar një projekt për të përmirësuar menyren e menaxhimit me ujrat e zeza .Mirëpo për shkak të mungesës së mjeteve finansiare që do të zgjidhte problemin e lartëshënuar e që nënkupton ndërtimin e kanalizimit,si alternativë,duhet që të punohet në zbutjen e problemit  me kontrollime direkte nëpër vendet ku egziston de fakto problemi dhe me kërkesë ndaj qytetarëve që nuk e kanë rregulluar këtë cështje ,që për afat të caktuar të eliminojnë ose do të ndëshkohen me dënime të mëdha në bazë të ligjit të rri për mbrojtjen e ambijentit ku jetojmë.
Shërbimet përkatëse komunale duhet në pajtim me kompetencat e komunës si institucion që kujdeset për mbrojtjen e ambijentit jetësor në pajtim me të lartëshënuarën të marë masa ndaj personave që bëjnë dëm ekollogjik duke lëshuar ujrat e zeza lirshëm të lëvizin nëpër rrugë,prej oborit të një shtëpije në oborin e fqiut,rregullimin e rrjedhes së ujit larës nëpër gropat e akumullimit.

SHTOJCË:

VENDBANIMI GRADEC
KOMUNA E VRAPCISHTIT


Ne fshat mungon dhe sistemi i kanalizimeve dhe kudo jane krijuar gropa septike. Sapo futesh  fshat te mbyt era e rëndë. Pasojat po i vuajne banore te rrethit. Si pasojë e kësaj femijet por edhe më të moshuarit vuajnë nga patollogjia  e organeve te tretjes dhe me infeksione te ndryshme. Edhe vetë gjendja faktike e rrugës kryesore prej Tëmës së Madhe deri në qendrën e fshatit Gradec,ku nëpër kanalin anësor lëshohen lirshëm ujrat e zeza,me erë të keqe,papastërti,I jep vendbanimit një imazh negative pa mare parasysh se kemi trotuare për këmbësorë në këtë pjesë të fshatit.Këtu duhet akcion për stopimin e lëshimit të ujrave të zeza dhe papastërtive tjera nga ana e ekonomove shtëpijake,dhe detyrimi I tyre që të ndërtojnë gropa akumulimi në afat të caktuar ose do të jenë të detyruar të paguajnë dënime të mëdha për shkak të rrezikimit të shënd-etit në përgjithësi.
.

Janë këto një pjesë e personave dhe mahallave ku duhet të intervenohet dhe të meren masa që do të cojnë deri në përmirësimin e ndotjes së ambijentit duke u agazhuar administrata komunale për zgjedgjen e problemeve.Në anën tjetër vet dalja e personave të autorizuar në teren do të ndikojë që edhe ata që bëjnë dëm dhe hynë në kategorinë e individëve të lartëpë-rmendur të rregullojnë cështjen e ndotjes së ambijentit jetësor që është obligim i tyre me ligjet momentale  egzistuese.

                                                  anëtari i këshillit komunal
                                                                                            LULZIM Z.HAMIDI





* prof.Lulzim Hamidi.JPG (13.26 KB, 76x117 - E shikuar 3501 Herë.)
E identifikuar
lusena
« Përgjigju #1 më: 10-05-2011, 18:18:10 »

 i/e mire hmmmmm Perqafim zgerdhihet luj syun DEBILE  TE  TEE  JANE
E identifikuar
lusena
« Përgjigju #2 më: 10-05-2011, 18:21:25 »

SHUME  KESHILLUESE : lolo lolo lolo lolo lolo
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • SI E VLERESONI PUNEN E KRYETARIT TE KOMUNES SE VRAPCISHTIT DHE KUVENDIT TE KOMUNES?
  • Dot SHKELQYESHEM
  • 3 (42%)
  • -
  • Dot SHUME MIRE
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot MIRE
  • 2 (28%)
  • -
  • Dot MJAFTUESHEM
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot MUNDET EDHE ME MIRE
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot DOBET
  • 2 (28%)
  • -
  • Numri total i votave: 7
  • Shiko temen