Zeri yt - Forumi ShqiptarBiseda dhe DiskutimeBiseda Shoqërore (Moderator: Vogelushja Korcare)Martesa në “krizë”, në Shqipëri bëhen 6 divorce në ditë
Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Martesa në “krizë”, në Shqipëri bëhen 6 divorce në ditë  (E lexuar 4115 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 31-05-2010, 15:13:47 »

Tiranë, Fier, Vlorë, Shkodër: 847 kërkesa për ndarje në 5 muaj. Shkaqet, dhuna, problemet ekonomike dhe pakënaqësitë seksuale

Edhe pse 2010-a është një vit çift dhe sipas besëtytnive duhet të jetë një vit i mbarë për marrëdhëniet në çift, nuk rezulton aspak i tillë për shqiptarët. Vetëm në 5-mujorin e parë të këtij viti, në 4 prej qyteteve kryesore të Shqipërisë, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Shkodër janë regjistruar plotë 847 kërkesa për divorc, ku vendi i parë mbahet nga Tirana me 442 kërkesa për divorc, i ndjekur nga Fieri me 160 dhe më pas vijnë Vlora dhe Shkodra me nga 128 dhe 117 kërkesa të depozituara në gjykatë për ndarje. Gjithnjë e më shumë në dyert e gjykatave të vendit sheh çifte të rinjsh, të cilët pas vetëm pak kohësh martesë, depozitojnë në sekretaritë e tyre kërkesa për divorce, ku sipas të dhënave, rezulton se pjesa më e madhe e tyre depozitohen prej femrave.

Statistikat

Vetëm gjatë 151 ditëve të para të vitit 2010, në katër gjykatat kryesore të vendit janë depozituar plotë 847 kërkesa për divorc, ose e thënë ndryshme gati 6 kërkesa në ditë. Shifra këto alarmante deri në një farë mase, po të llogarisësh që popullsia e Shqipërisë është diçka më shumë se 3 milionë, por po të krahasosh të dhënat e këtij viti me vitet e mëpasshme, rezulton se pak a shumë është e njëjta shifër, po me një tendencë uljeje gjatë këtij viti. Në kryeqytet, gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti janë regjistruar në gjykatë 442 kërkesa për divorc, ndërkohë që gjatë një viti më parë po në këtë periudhë shifra ishte 451. Gjithashtu në qytetin e Fierit janë regjistruar 160 kërkesa, ndërkohë që një vit më parë kjo shifër është vetëm me 5 kërkesa më e lartë. Përjashtim nuk bëjnë as Vlora e Shkodra, të cilat gjithashtu kanë vërejtur një ulje të lehtë të kërkesave për ndarje, por që gjithsesi sërish mbetet një shifër e lartë. Në bazë të statistikave të pesë viteve të fundit, numri më i madh i divorceve në këto katër qytete është regjistruar në vitin 2008, ku shënoheshin plotë 962 kërkesa për divorce. Ndërsa viti me shifrën më të ulët është ai 2006, ku regjistroheshin 740 kërkesa. Ajo që bie në sy gjatë të dhënave statistikore është fakti se Tirana, gjatë katër viteve të fundit, referuar kësaj periudhe kohore, ka shënuar gjithnjë mbi 440 kërkesa për divorce, çka nënkupton, më shumë se gjysma e të gjitha divorceve në të katërta qytetet.

Shkaqet
Në qindra dosjet që ndodhen në zyrat e gjykatave, arrin të gjesh shkaqe nga më të ndryshmet, duke nisur që nga “mospërputhja e karaktereve” e për të përfunduar deri tek “mosplotësimi i kënaqësive seksuale”. Por në bazë të të dhënave, mësohet se shkaqet kryesore të divorceve janë ato ekonomike, dhuna që ushtrohet nga bashkëshorti/ja si dhe xhelozia. Varfëria dhe papunësia janë elementet kryesore që çojnë një çift drejt divorcit. Kushtet e rënda ku jetojnë detyron njërin prej bashkëshortëve, i cili është i pakënaqur nga ajo mënyrë jetese, t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar divorcin. Një tjetër faktor është dhe dhuna që ushtrohet kryesisht nga bashkëshortët. “Kërkoj të ndahem nga burri im, pasi ai më rreh”, - thuhet në një prej kërkesave të depozituara në gjykatë. Gjithnjë e më shumë raste të tilla janë duke u regjistruar në gjykatat e vendit. Por ka dhe nga ato bashkëshorte, të cilat duke iu frikësuar opinionit të të tjerëve, vazhdojnë të durojnë dhunën që ushtrohet ndaj tyre, duke mos bërë asnjë lëvizje për ta ndaluar atë. Lidhur me këtë shkak, ka dhe një kategori të caktuar, të cilat nuk i drejtohen gjykatës për të kërkuar divorcin si pasojë e dhunës, por kërkojnë të merren në mbrojtje nga ana e policisë, duke detyruar bashkëshortët e tyre, që për një kohë të caktuar të qëndrojnë larg saj dhe pikërisht për këtë fakt, vetëm Gjykata e Tiranës ka marrë në shqyrtim 213 kërkesa për “lëshim të urdhrave të mbrojtjes”, ku 90% e tyre janë ndaj grave, të cilat kanë denoncuar në polici dhunë që ushtrohet nga bashkëshortët e tyre. Një tjetër faktor kryesor që çon çiftet shqiptare drejt divorcit është dhe xhelozia. Kryesisht ky shkak shihet më shpesh te kërkesat që depozitohen në gjykatë nga ana e çifteve të reja, që kanë vetëm pak vite martuar. Dyshimet për tradhti nga ana e bashkëshortit respektiv detyron këto çifte që të kërkojnë divorcin. Në një prej kërkesave të shumta thuhet: “Kërkoj divorcin nga bashkëshorti im, pasi e kam kapur në shtëpi duke më tradhtuar”. Por nuk janë vetëm këto shkaqet e divorceve në Shqipëri. Konfliktet me vjehrrat, krijimi i një pavarësie ekonomike, emigrimi për një kohë të gjatë, por edhe “mentaliteti evropian” janë shkaqe që mund të gjenden me dhjetëra në zyrat e gjykatave. Ndarja e pasurisë, kujdestaria e fëmijëve si dhe pensioni janë problemet që vijnë pas kërkesës për divorc. Pjesa më e madhe e proceseve gjyqësore zvarriten për kohë të gjatë, për faktin se çiftet nuk bien dakord me njëri-tjetrin për kujdestarinë e fëmijëve, e cila shihet dhe si “trofeu” që shpall fitimtarin në këtë proces. Në shumicën e rasteve, janë nënat ato që përfitojnë kujdestarinë e fëmijëve dhe babai detyrohet që t’u paguajë çdo muaj një kuotë të caktuar, e cila shpërben për rritjen e fëmijëve. Ka raste kur të dy prindërit nuk bien dakord për fëmijët dhe përballë këtij fakti, gjykata është e detyruar të thërrasë vetë fëmijët që të vendosë se më kë prej prindërve do të qëndrojë.

E ardhmja e familjes shqiptare

Plot 1080 çifte janë ndarë gjatë vitit të shkuar në Tiranë, duke lënë qindra fëmija mes dilemës së zgjidhjes se me cilin prind duhet të jetojnë. Shifrat, të cilat për një vend evropian nuk janë aspak alarmante, tregojnë gjithnjë e më shumë se familja shqiptare është duke kaluar në një krizë për shkaqe të ndërthurura mes problemeve të shumta dhe frymës që vjen nga jashtë kufijve. Papunësia, dhuna në familje, kushtet e rënda ekonomike dhe xhelozia janë shkaqet që deklarohen më së shpeshti në kërkesat që depozitohen nëpër gjykatat e vendit.
Tirana, Fieri, Vlora dhe Shkodra shënojnë së bashku 847 kërkesa për divorce gjatë 5 muajve të para të këtij viti, duke lëshuar një sinjal që tregon se familja e shenjtë e shqiptarëve, dita-ditës është duke iu afruar mentalitetit evropian, ku divorci nuk shihet si një e keqe. Sa të përgatitur janë shqiptarët për këtë mentalitet të ri, kjo mbetet për t’u parë.

Thimi Samarxhiu Gazeta Standard
E identifikuar

dreamm
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 31-05-2010, 15:58:51 »

Po me habisin keto te dhena...
Sa e trishtueshme..
E identifikuar
argonaut
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 31-05-2010, 16:03:01 »

Lapsin sa do ta mprehësh dikur do të thyhet. Ata/ ato që martohetn pa laps e llogari zor se ndahen.
E identifikuar
Shej
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 31-05-2010, 16:13:50 »

Kam idene qe po te hapej te biseda shoqerore do kishte me shume diskutime. Eshte teme qe ngjall gjithmone debat ... s'eshte vetem 1 shkrim gazete qe mund ta lexojne te gjithe neper web-et e gazetave.
E identifikuar

Aty ku injoranca flet,inteligjenca hesht!
ßåßy ღ
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 31-05-2010, 16:33:25 »

Sa keq.... merzitje
E identifikuar

As long as there is someone in the sky that protects me..there is noone on this earth that could break me.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 31-05-2010, 17:16:13 »

Ja shejtane e dergova aty ku the.... une spo dija ku ta vendosja.
E identifikuar

erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 01-06-2010, 17:47:04 »

Problemet mes cifteve jane gjithmone te pranishme, duam apo nuk duam ne  ato lindin. Kryesorja eshte te zgjidhen me mirekuptim e gjakftohtesi dhe ndarja nuk eshte zgjidhja e duhur. Ndarjen do e quaja te pranushme vetem ne rastin kur perdoret dhuna ndaj partnerit.
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 19-07-2010, 10:18:40 »

Divorcet, asnje rast i mbyllur ne pajtim

Tirane-Divorcet jane nje fenomen, qe konsiderohet si nje normalitet ne shoqerine ku jetojme. Ne gjykaten e rrethit gjyqesor Tirane, jane me dhjetra raste te cifteve, qe kerkojne te ndahen. Burime zyrtare te kesaj gjykate, bejne me dije se gjate vitit 2010, eshte perballuar nje fluks i konsiderueshem i ceshtjeve civile, pikerisht me objekt zgjidhje martese. Ne baze te statistikave te kesaj gjykate, duke krahasuar shifrat e tremujorit te pare te vitit 2010 me vitin 2009, vihet re nje tendence ne rritje e ketij fenomeni. “Shifrat tregojne nje trend ne rritje te ketyre ceshtjeve te gjykuara”, pohoi zedhenesja e gjykates. Numri i familjeve, ne te cilat bashkeshortet kerkojne nderprerjen e marredhenies mes tyre, shkon nga 271 te tilla ne tre mujorin e pare te vitit 2009, ne 276 per tre mujorin e pare te ketij viti pra te 2010, pra jane 5 ceshjte me shume. Nga analizimi i rasteve per paraqitura ne gjykate, mesohet se rritja e rasteve te divorceve, jane rrjedhoje sa e rritjes se numrit te banoreve, te cilet jane ne juridiksionin e kesaj gjykate, po aq edhe i rritjes se numrit te ketyre ceshtjeve qe gjykohen. Ndersa per sa i takon ceshtjeve te mbartura, burime te gjykates, thane se per te njejtat periudha, gjate vitit 2009 jane gjykuar 359 raste, ndersa ne vitin 2010 416 te tilla. Ajo qe vihet re nga rastet e gjykuara eshte se referuar periudhave 3-mujore te krahasimit, per te dy vitet qe konsultohen, e perbashketa eshte qe kerkesat per zgjidhjen e marteses jane bere me se shumti nga grate bashkeshorte. Keshtu referuar shifrave, vihet re se keto kerkesa jane respektivisht 168 dhe 157, kundrejt 123 dhe 126 kerkese-padi te bera nga burrat. Nje tjeter fenomen qe vlen per t’u permendur, eshte se sipas statistikave, rezulton se te gjitha ceshtjet qe kane perfunduar gjykimin, rastet e pajtimit te cifteve jane zero. Nje gje e tille, tregon se te gjitha ciftet qe kane arritur ne dyert e gjykates, nuk kane pranuar te kthehen mbrapsht nga vendimi i tyre fillestar per divorc. R.Caushaj
E identifikuar

urtesia
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 19-07-2010, 10:30:50 »

Thone se fajin e ka Facebook zgerdhihet
E identifikuar
sorelina
Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 19-07-2010, 12:22:46 »

Thone se fajin e ka Facebook zgerdhihet

E nuk e kane aspak gabim,si burrat e grate qendrojne  non stop ne Fb, harrojne te kujdesen per femijet e jo me per partneret. Plus fillojne gili-vilit me te tjeret
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
dreamm
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 21-07-2010, 13:50:03 »

Thone se fajin e ka Facebook zgerdhihet

qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar
dreamm
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 21-07-2010, 13:51:07 »

Ka suport extra per nenat e ndara?? ( nese femijet perfundojne me to??)
E identifikuar
ßåßy ღ
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #12 më: 21-07-2010, 13:55:21 »

Ti po deshe ben gili-vili edhe pa fb..lol

Nqs nje martes merr fund per shkak te fb apo cdo gje ne lidhje me virtualitet..ajo spaska qene martes.
E identifikuar

As long as there is someone in the sky that protects me..there is noone on this earth that could break me.
Shej
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 21-07-2010, 15:47:11 »

Ka suport extra per nenat e ndara?? ( nese femijet perfundojne me to??)

cfare support te kete ne 1 vend xhungel me ligje pa ligje moj Dream ... mjer ate qe ze halli thuj
E identifikuar

Aty ku injoranca flet,inteligjenca hesht!
dreamm
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 24-07-2010, 12:53:02 »

cfare support te kete ne 1 vend xhungel me ligje pa ligje moj Dream ... mjer ate qe ze halli thuj

sa keq...d.mth nenat pervec divorcit..u dashka te perballen edhe me 101 halle ekonomike merzitje
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Cilin tipar do te vleresonit me shume te nje femer/mashkull: zgjuarsine apo bukurine?
  • Dot Femra/meshkuj Inteligjente
  • 3 (75%)
  • -
  • Dot Femra/meshkuj te bukur jo inteligjente
  • 1 (25%)
  • -
  • Dot Mos pyet kot, I dua te gjithe
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 4
  • Shiko temen