Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Forumi i Historise - Historia Shqiptare e Boterore
Forumi i Historise - Albanian History
Historia Shqiptare
(Moderatore:
kreksi
,
erlehta
)Marreveshje e Mukjes!
Faqe: [
1
]
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Marreveshje e Mukjes! (E lexuar 1865 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Gjinia:
Marreveshje e Mukjes!
«
më:
15-09-2006, 19:16:37 »
27 Prill Në Mukje Ymer Dishnica, në krye të delegacionit të Partisë Komuniste, në bisedime me të deleguarit e Ballit Kombëtar mendonte se kish bërë përparime të mëdha për sa i përket bashkimit mes dy formacioneve politiko-ushtarake. Nga ana tjetër, Enver Hoxha dhe udhëheqja e lartë e PK-së nuk ishin të të njëjtit mendim. Marrëveshja e Mukjes kish nxjerrë në pah vetëm tezën nacionaliste, duke anashkaluar luftën që deri në atë moment ish bërë në Shqipëri. Komunistët ndjeheshin të rrezikuar nga kjo tezë për dy arsye. E para ishte sepse Shqipëria etnike nuk kish qenë asnjëherë në objektivin e Partisë Komuniste, për shkak të një irealizmi politik që mbante në vetvete dhe e dyta, sepse me nxjerrjen në pah vetëm të tezës së bashkimit kombëtar, ideja e krijimit të një "Shqipërie të re" do të shkrihej shpejt si bora në pranverë.
Megjithse delegacioni komunist kish marë gjithë orientimet e duhura për të arritur një marrëveshje të kënaqëshme dy palëshe, duket se Ymer Dishnica ndjehej i paaftë për t'ju kundërvënë logjikës patriotike të Ballit.
Enver Hoxha, në qarkoren e lëshuar më 8 gusht 1943 dhe në letrën e drejtuar Ymer Dishnicës më 9 gusht, ku dënon marrëveshjen e arritur mes dy delegacioneve në Mukje, ndjehet i trembur disi nga efekti, që "lajmi i mirë i bashkimit" do të kishte në popull. Me kalimin e muajve, komunistët kishin shtuar së tepërmi influencën e tyre në popull dhe kjo e bënte udhëheqësin komunist disi të sigurt në vetminë e tij.
Qarkorja është i pari dokument, ku Enver Hoxha është haptazi i shqetësuar për pushtetin e ardhshëm. "…se "Balli" po mobilizohet për kolltuk". Është habi, që mund të flitet që në këtë kohë për pushtetin e ardhëshëm, por në një farë mënyre flet dhe për mirëinformimin e komunistëve për situatën ndërkombëtare dhe se shpejt lufta do të merrte fund. Nga ana tjetër, Balli dhe krerët e tij, që kishin qenë paria e Shqipërisë para lufte, nuk mendonin se do t'ju duhej të ndanin pushtetin me komunistët.
Enver Hoxha, me këtë qarkore fillon propagandën e vërtetë kundër Ballit dhe formacioneve të tij ushtarake, duke i akuzuar për herë të parë, ndonëse shkarazi, për bashkëpunim me pushtuesin dhe për vrasje të komunistëve. Aktualisht në terren nuk kish ndryshuar ndonjë gjë e madhe, por kish nisur të zbehej lavdia e komunistëve dhe partisë së tyre.
QARKORE, NE LIDHJE ME DENIMIN E MARREVESHJES SE MUKJES
8 gusht 1943
Të dashur shokë,
Lajmërohemi se ju është dërguar nga Tirana një trakt për t'u shpërndarë, i firmuar prej "Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë", ku flitet për bashkimin e plotë të arritur në mes të Këshillit Nacional-Çlirimtar dhe "Ballit Kombëtar". Ky trakt është në kundërshtim me vijën nacional-çlirimtare dhe dezaprovohet nga KQ i Partisë, prandaj, në rast se nuk e keni shpërndarë, çirreni dhe të mos flitet më; në rast se "Balli" ju kërkon shpjegime për këtë gjë, i thoni se duhet të realizohet një bashkim konkret në terrenin tuaj: një herë, të pushojnë luftën kundër lëvizjes n.-çl., të ndalojnë propagandën antikomuniste dhe kundër Partisë sonë, të spastrojnë radhët nga kriminelët dhe agjentët e fashizmit, të deklarohen haptazi dhe me fakte kundër fashizmit, siç bëjnë aleatët tanë Angli-URSS-Amerikë dhe pastaj mund të mbërrijmë në të tilla konkluzione. Në rast se trakti është shpërndarë nga ju ose nga "Balli", atëherë nënvleftësojeni, thoni se puna është të luftojmë me të vërtetë kundër okupatorit dhe për një Shqipëri demokratike, e jo për të firmuar letra që "Balli" deri tani i ka kundërshtuar dhe vazhdon t'i kundërshtojë haptazi me veprat e tija. Insistoni në popull mbi faktin se "Balli" ka sabotuar luftën tonë dhe po vazhdon ta sabotojë. Përmendni në konferenca dhe komunikata sabotimet dhe tradhëtitë që po bën "Balli" me fakte. Kjo nuk duhet bërë në formë lufte të hapët, por në formë apeli, për të hequr dorë nga këto gjëra që shkaktojnë përçarje dhe vëllavrasje. Kjo duhet të shërbejë për demaskimin e "Ballit" në popull dhe sidomos të krerëve të tij, kjo duhet të shërbejë, për ta ndarë atë element të mirë që mund të ketë në "Ballin" nga "Balli" dhe sidomos për ta ndarë "Ballin" nga populli.
Duhet shokë, të kuptojmë se "Balli" po mobilizohet për kolltuk, për të na luftuar, prandaj ne duhet të kemi kujdes të forcojmë radhët tona, të mobilizojmë popullin rreth nesh dhe të mos e lëmë reaksionin të na godasë dhe të na marrë frenat nga duart.
Qëndrimi ynë me "Ballin" është ai i pari. Jo bashkim për bashkim, se kështu i bëjmë varrin bashkimit, por bashkim me baza të shëndosha, d.m.th. pasi të bëjnë një rishikim të politikës së tyre, pasi të dënojnë politikën e tyre të mëparshme të gabuar dhe pasi të hyjnë në luftë.
Për këtë gjë, shokë, duhet të mobilizoni organizatën e tërë, t'i sqaroni shokët politikisht si duhet, të mobilizoni këshillat dhe miqtë. Agjitacioni ynë duhet ta mbulojë dhjetë herë atë të "Ballit". Shokë, situata po ecën me hapa të shpejta, nuk
duhet të na zërë gjumi në rrugë. Për të përballuar situatën, për të qenë kaluar mbi të, duhet të forcojmë organizatën mirë.
Kini kujdes, shokë, të kontrolloni dhe të ndihmoni celulat, që kështu të jenë me të vërtetë në lartësinë e duhur; kini kujdes të rregulloni grupet edukative, të rregulloni punën me simpatizantët dhe me miqtë, kini kujdes të forconi këshillat, t'i shtini në punë, forconi organizatën në Ushtrinë N.-ÇI. (pa organizatë të Partisë në çeta s'ka Luftë nacional-çlirimtare). Por mos harroni t'i vini rëndësinë më të madhe forcimit të ushtrisë sonë, ta bëni luftëtare në kulm, ta pajisni mirë me armë.
Ndihmoni organizatën e rinisë dhe organizatën e gruas, vini rëndësi mobilizimit politik dhe ushtarak të rinisë, që është forca jonë më e gjallë.
Direktivat, përsa i përket vijës politike që po ju komunikojmë, transmetojani mirë dhe organizatës së rinisë.
Ju, shokë, e kuptoni vetë se për të kryer të tilla detyra duhen kuadro, dhe kuadro të shëndosha. Partia jonë është Partia e punëtorëve, Partia e popullit që punon, prandaj duhen nxjerrë kuadro të formuara mirë nga këta. Por duhet të punojmë për një gjë të tillë dhe jo të kufizohemi të lavdërojmë punëtorinë.
Shokë, ndajini mirë detyrat, ngarkojini mirë shokët me përgjegjësinë e duhur dhe përvishjuni punës. Ne e masim punën me rezultatet, prandaj, shokë, i presim këto sa më shpejt. Partia jonë është Parti masash dhe ka si objektiv që të jetë udhëheqësja e vërtetë e popullit shqiptar për fitoren e indipendencës së tij dhe të të drejtave të tija. Duhet këtë gjë ta kemi parasysh, kjo gjë duhet t'ju prijë dhe me këtë duhet t'i matni rezultatet.
Të fala shoqërore
për Komitetin Qendror të PKSH
Shpati
YMER DISHNICES
9 gusht 1943
Shafingo,Për traktin që na dërgon Hyseni, ti nuk na kishe vënë në dijeni më parë, këtë gjë nuk mund ta kuptojmë, dhe ti kurdoherë na vë para një "fait accompli"(fakt i kryer); nuk na lajmërove që më parë për hedhjen e traktit, për përmbajtjen e tij dhe të na kërkoje mendimin tonë për një gjë të tillë me kaq rëndësi historike. Në Labinot të ishte thënë, si ty ashtu dhe Tafarit(Mustafa Gjinishi), se kompetenca juaj nuk shkonte deri në këtë pikë (nuk zgjatem mbi këtë gjë, se ju e dini fare mirë deri ku ishit kompetentë, dhe s'ju ishte penguar iniciativa, por një iniciativë kurdoherë në favor të Partisë dhe jo në dëm të saj). Ju vetëm duhet të bisedonit me "Ballin", ta shtynit për një bashkim konkret me ne; por ky bashkim nuk kryhet në tryezë, por në terren, në luftë. Ju ishin caktuar gjithashtu pikat, mbi të cilat duhet të bisedonit dhe të konkludonit (shih edhe letrën e datës 6.8.43). Ti ke rënë kokë e këmbë në pozitat e "Ballit" me këtë trakt, ku flitet për Shqipërinë etnike dhe ku nuk flitet aspak për luftën kundër fashizmit dhe për luftën tonë. Asnjë fjalë nuk ka në trakt për Partinë Komuniste. Bashkimin e keni bërë me kondita pariteti në mes të "Ballit", që është një organizatë me një numër të kufizuar njerëzish, dhe Këshillit Nacional-Çlirimtar që përfaqëson Frontin Antifashist të popullit. Me këtë trakt ju pranoni t'i hidhet një perde tërë së kaluarës dhe së tashmes së fëlliqur të "Ballit" dhe ja hapni dyert, që të hyjë triumfalisht në histori. Prandaj ky trakt, i cili shkel kryekëput vijën tonë politike, dënohet nga Komiteti Qendror.
Duhet të kuptosh se "Balli", si dhe të gjithë oportunistët e tjerë, sot kanë nevojë të madhe për të kapërcyer me marifet të kaluarën; duhet të kuptosh se ata janë vërsulur me tërë forcat e tyre për të trashëguar fashizmin që po vdes (por që nuk ka vdekur akoma i thuaj Tafarit), për të marrë pushtetin dhe për të na larguar nga radha e parë, ku jemi sot, si dhe për të na dhënë shqelmin nesër; veçanërisht, kur konditat politike të jashtme po rrokullisen, ju nuk deklaroni luftën kundër fashizmit, por proklamoni indipendencën, kur okupatori është ende brenda, gjithashtu dhe Shqipërinë etnike, tezë që e mbron vetëm fashizmi dhe reaksioni.
Përsa thamë më lart, në qoftë se trakti nuk është shpërndarë, të mos shpërndahet në asnjë mënyrë, sepse ky trakt është një kapitullim komplet përpara "Ballit". Me këtë trakt, ju keni fshirë këshillat nacional-çlirimtare, Shtabin dhe ushtrinë, që i ngritëm me aq gjak e sakrifica; ju zhdukët parullat, që dy vjet me radhë udhëhoqën dhe frymëzuan luftën e popullit tonë. Emri i "Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë" është krejt i gabuar, si në fond edhe në formë dhe letrat e tua, përsa u përket të katër pikave, janë në kontradiktë me pikat e traktit. Luftën tonë e futët në pellgun e "Ballit" dhe guxoni të vini në trakt emrin e "Ballit" përpara atij të Këshillit të ndërtuar me kufomat e shokëve tanë të vrarë nga fashizmi dhe nga "Balli". Me hedhjen e traktit, ju keni krijuar një situatë të vështirë, prandaj mos u shtyni më tutje në bisedime dhe sidomos, mos konkludoni asnjë marrëveshje tjetër. Së shpejti Partia do të dërgojë një delegat tjetër.
Për Komitetin Qendror të Partisë
Enver Hoxha
Botohet, sipas kopjes së daktilografuar që gjendet në Arkivin e PPSH, pranë Arkivit të Shteti
E identifikuar
Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Berni
Gjinia:
“Marrëveshjen e Mukjes e prishën këshilltarët jugosllavë”
«
Përgjigju #1 më:
14-05-2007, 05:40:25 »
Franco Benanti: Rrëfime për Shqipërinë e viteve ‘41-‘48
Komunizmi i Enver Hoxhës ishte një variant i fashizmit të Musolinit”
“Pak vite në Shqipëri, në një periudhë kritike, munda të mësoj mjaft gjëra, ndërkohë që përjetova një kalvar të tmerrshëm vuajtjesh e torturash, prej të cilave shpëtova vetëm rastësisht”.
Kështu i përmbledh kujtimet e tij nga Shqipëria Franco Benanti, italiani që erdhi në vendin tonë si mjek në radhët e ushtrisë fashiste dhe u bashkua me forcat nacionalçlirimtare. Pjesa më e madhe e rrëfimeve të tij i përket periudhës pas 8 shtatorit 1943, kur gjenerali Badoglio shpalli kapitullimin e ushtrisë italiane dhe kalimin e saj në anën e aleatëve. Mjeku i ardhur nga Apeninet, si pjesë e formacioneve pushtuese, sikurse mijëra ushtarë të tjerë, u bashkua me forcat partizane shqiptare, ndërsa pas lufte kaloi një dramë të dhimbshme me internime, burgosje dhe punë të detyruar, vite agonie, uri, dhunë, brutalitet, tortura, derisa sa më 30 qershor 1948 arriti të kthehej si klandestin në atdheun e tij, Itali. Ajo që dëshmohet në këto kujtime nuk është vetëm përjetimi i Benantit, por edhe mjaft miqve të tij italianë, me të cilët ndau të njëjtin fat, sidomos gjatë luftës së përbashkët kundër gjermanëve dhe vuajtjeve të regjimit komunist pas lufte. Ndonëse vinte nga një vend me regjim totalitar, siç ishte Italia musoliniane, dr.Benanti tregon me dhimbje se një dramë të tillë me shumë egërsi, antihumanizëm dhe primitivitet e konstatoi çdo ditë të qëndrimit të tij në Shqipërinë komuniste të pasluftës. Ai sjell një profil të veçantë të protagonistëve kryesorë komunistë që nga vitet e luftës e deri te Kongresi i parë i Partisë. Një sërë raportesh e kontradiktash midis liderëve të kohës vijnë në kujtimet e tij nga një vështrim i veçantë. Mbresat nga Plenumi i Beratit, Kongresi i Përmetit, Marrëveshja e Mukjes dhe prapaskenat e thurura në to, përbëjnë një retrospektivë interesante dhe zbardhin të vërtetat e çensurauara nga diktatura komuniste. Pavarësisht subjektivizmit si pjesëtar i një ushtrie pushtuese i një kombësie tjetër, opinionet e dr.Benantit për Shqipërinë dhe zhvillimet e saj janë interesante, sidomos për mënyrën si paraqesin realitetin e hidhur e tragjik që u përjetua në vendin tonë në vitet e para të pasluftës.
Misioni në Shqipëri
Në një ditë të ftohtë dhjetori të vitit 1941, kur shërbeja pranë regjimentit 130 të këmbësorisë së divizionit “Perugia”, në Dalmaci, mora urdhër të vija në Shqipëri për të hetuar zonat e sëmundjeve infektive në radhët e popullsisë vendase, të cilat mund të rrezikonin trupat tanë aty. Në atë kohë mora vesh për ekzistencën e një lëvizjeje komuniste në fillimet e saj dhe për Enver Hoxhën, lajmë këto që i njoftonte Shërbimi Informativ i Ushtrisë (SIM). Atë kohë kjo lëvizje nuk kishte krijuar ende probleme për ushtrinë tonë. Shqipëria ishte shtrirë pak a shumë në kufijtë e saj natyrorë, i gjithë vendi ishte përfshirë nga ndërtime të shumta rrugësh, ndërtesash, objektesh industriale, veprash bonifikimi etj. Sikurse edhe kolegët e mi, pata përshtypjen se ky vend ishte një strehë e sigurt, larg teatrit të luftës gjigande që ishte shtrirë në anë të tjera të Evropës dhe botës. U ktheva në Split më 22 dhjetor. Rreth dy vite më vonë, divizioni “Perugia” u transferua në Shqipëri, konkretisht në rrethet e Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Delvinës. Në gusht 1943, situata në Shqipëri kishte ndryshuar ndjeshëm. Kishte nisur lufta partizane. Nga të katër grupet komuniste që ekzistonin para nëntorit 1941 (i Korçës me Enver Hoxhën, Koço Tashkon, Koçi Xoxen, Nako Spiron dhe Mihal Lakon, i Shkodrës me Zef Malën, Qemal Stafën, Liri Gegën, Tuk Jakovën, Vasil Shanton dhe Kristo Themelkon, i të Rinjve me Anastas Lulën, Elami Nimanin, Sadik Stavelecin, Hysni Kapon, Bedri Spahiun dhe Ramadan Çitakun dhe i Zjarrit me në krye Andrea Zisin) tri të parët kishin formuar Partinë Komuniste, nën mbikëqyrjen dhe udhëzimet e dy komunistëve jugosllavë, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç dhe Kominternin (Internacionalen e tretë komuniste që drejtohej nga Moska). Nga partitë e tjera më e rëndësishmja ishte Balli Kombëtar, kryesuar nga Ali Këlcyra, Skënder Muço, Xhem Gostivari, Hysni Deme etj. Nacionalistët shqiptarë afirmonin të drejtën e lirisë së individit dhe të drejtat kombëtare të popujve, “Shqipërinë e Madhe”. Por, bashkëpunimi ndërmjet tyre, për shkak të parimit të “Luftës së klasave” që ndiqnin komunistët nuk ishte realizuar. Ndeshjet e para me partizanët ushtria italiane i pati në muajin mars 1942, kur u sulmuan disa poste të largëta dhe u vranë disa ushtarë. Më 1 maj partizanët dogjën depot e Mavrovës, rreth 15 km larg Vlorës, rrugës drejt Gjirokastrës. Një karvan automjetesh u sulmua dhe iu vu zjarri, një kompani karabinierësh në Selenicë ra në pritë. Më 25 korrik u prenë të gjitha linjat telefonike të vendit dhe iu vu zjarr centralit telefonik të Tiranës. Vojo Kushi me shokë sulmoi edhe aeroportin e Tiranës. Në Korçë u dogj ndërtesa e Prefekturës, ndërsa në Elbasan depot e municioneve. Çetat e Mehmet Shehut, Isa Toskës dhe Alizot Demirit kryenin thuajse çdo ditë goditje ndaj qendrave italiane. Veprimet në zonën bregdetare shoqëroheshin me ato në Shqipërinë e Mesme, ku vepronte Myslym Peza dhe në Dibër, ku vepronte Haxhi Lleshi. Partia Komuniste mori hegjemoninë në Fronin Nacionalçlirimtar, që u shpall më 16 shtator 1942 në Pezë. Komunistët jugosllavë vijuan të drejtonin punën e komunistëve shqiptarë. Kështu, pas largimit të Dushanit, vjen Bllazho Jovanoviç që organizon një konferencë të jashtëzakonshme në Labinot, më 17-22 mars 1943. Ndonëse jugosllavët, veç të tjerash, kërkonin që të mos bashkëpunohej me nacionalistët, Hoxha dhe Dishnica (Ymer) mëdyshonin. Por megjithatë Enver Hoxha e vlerësoi shumë “ndihmën e shokut Bllazho, që erdhi si një hyjni e zbritur nga qielli” (kështu diskutoi ai më vonë në mbledhjen e Beratit). Sidoqoftë, këta organizuan në gusht Konferencën e Mukjes, ku u morën shumë vendime të rëndësishme, midis të cilave ishte zgjedhja e Komitetit të Shpëtimit Kombëtar. Kur u mor vesh kjo nga Popoviçi dhe Mugosha, këta, të mbështetur nga Koçi Xoxe, e kritikuan ashpër Hoxhën, i cili paskëtaj e shpalli marrëveshjen të pavlefshme.
Tragjedia e shtatorit 1943
Grushti i shtetit i 25 korrikut në Romë ngjalli shpresa për një armëpushim dhe për t’u rikthyer më në fund në shtëpitë tona. Por gjeneral Badoglio deklaroi se “lufta do vazhdojë”. Kundër kujt? A do ti kishim sërish aleatë gjermanët? Apo do luftonim me ta? Në Ballkan atëkohë ndodheshin 700 000 trupa italiane që prisnin një urdhër për t’u rikthyer në atdhe. Në Shqipëri ndodheshin gjashtë divizione, përveç reparteve shtesë, duke kapur shifrën 120 000 ushtarë. Erdhi 8 shtatori, e mërkurë, ora 19:15, kur dëgjuam në radio për shpalljen e armëpushimit. Mendimi i parë ishte të ktheheshim në shtëpitë tona. Deri në mëngjes rrinim duke pritur. Por s’u tha asgjë tjetër, veçse që “trupat italiane të jenë të gatshme të reagojnë ndaj çdo situate eventuale”. Lidhur me një ndeshje të mundshme me gjermanët kishim një farë sigurie se do t’i mundnim, ngaqë numri i forcave atëkohë ishte në favorin tonë, 4 me 1. Për atë situatë shumë gjëra kanë mbetur me vite një enigmë, derisa Departamenti i Shtetit i SHBA, më 1964 zbuloi të vërtetën. Trupat tona në Ballkan përbënin atë kohë dy të tretat e ushtrisë italiane. Ne kishim mjaft kohë duke filluar muaj më parë, kur kishin nisur tratativat e fshehta me aleatët, që të tërhiqeshim gradualisht për në atdhe. Por kjo nuk ndodhi.,sepse duhej shpëtuar kurora mbretërore dhe kapot e mëdhenj në kurriz të ushtrisë. Ky kishte qenë shqetësimi më i madh i Komandës së Përgjithshme që nga 25 korriku deri më 8 shtator. Pra, nga frika e raprezaljeve nga ana e gjermanëve, Badoglio dhe të tjerët e mbajtën sekret planin e tyre për të kaluar në anën e aleatëve. Familja mbretërore, Badoglio dhe gjeneralët madhorë e braktisën Romën më 9 shtator dhe u strehuan në Peskara. Ndërkohë, komandanti i armatës së nëntë ndodhej në Romë dhe nuk mund të fluturonte dot në Tiranë. Kështu që trupat tona mbetën pa ditur si të vepronin. Që më 19 gusht, Rusvelti dhe Çurçilli i kishin thënë Stalinit që Italia do kalonte në anën e tyre dhe kishin dhënë porosi që Kombet e Bashkuara të tërhiqnin ushtarët italianë me anije në bregdet për në Itali. Ndërsa Badoglio, “ky ushtar i vërtetë” që pas vdekjes i ngritën edhe monument, i harxhoi 45 ditë pa njoftuar askënd nga frika prej gjermanëve.
Në tërë Ballkanin nuk kishte më shumë se tetë divizione gjermane, tre në Dalmaci dhe pesë në Shqipëri dhe Greqi. Pra, gjermanët ndjeheshin të dobët, ata kërkonin në momentet e para një farë kompromisi për zgjidhjen e situatës dhe jo përdorimin e forcës. Më 9 shtator gjermanët futën në Shqipëri divizionin 181, që zuri postkomandat tona në Shkodër dhe në Lezhë. Regjimenti 92 i motorizuar u vendos në Durrës dhe Vlorë. Më 10 shtator divizioni 100 i këmbësorisë rrethoi Tiranën, zuri postkomandën e armatës, autoparkun dhe barakat, zyrat dhe magazinat ushtarake. Gjermanët e mbajtën rob komandantin e Gruparmatës së Lindjes, Ezio Rosi, që kishte ardhur të bisedonte me ta. Komandanti i armatës së 9, Renzo Dalmazzo, u detyrua nga gjermanët të urdhërojë çarmatimin e ushtrisë së vet. Në këto kushte, shumë ushtarë dhe oficerë italianë nuk pranuan t’i lëshojnë armët dhe kaluan në radhët e partizanëve shqiptarë, të tjerë u kapën dhe u keqtrajtuan nga gjermanët. Vetë reparti im u zu rob nga gjermanët dhe u urdhërua të marshonte në drejtim të Vlorës për t’u larguar që andej për Gjermani. Në Mavrovë, duke përfituar nga rrethanat, së bashku me të tjerë u arratisa dhe kalova në malet për rreth ku vepronin forcat partizane, me të cilat u bashkova. Si mjek u caktova të punoj në spitalin partizan të Cmokthinës. Kushtet aty ishin jashtëzakonisht të mjera. Të plagosurit që mbaheshin shtrirë në tokë, në kushte higjienike të vajtueshme. Përveç dhe dy kolegëve italianë punonte dr.Ibrahim Dervishi i ndihmuar nga një studente, e quajtur Lume. Në fakt emri i saj i vërtetë ishte Drita Kosturi, ish e fejuara e Qemal Stafës. Pas pak ditësh u transferuam në malin e Kudrevicës, rreth 2000 m mbi nivelin e detit, sepse gjermanët po afroheshin. Aty ndenjëm disa ditë dhe pastaj u kthyem në Cmokthinë, pasi vala e raprezaljeve gjermane kaloi.
Italianët në radhët e çlirimtarëve shqiptarë
Shumë italianë u bashkuan me partizanët dhe luftuan me heroizëm. Ata formuan madje edhe reparte të veçanta, si batalioni “Tomorri” dhe “Gramshi”. Këtë e dëshmojnë edhe komandantë partizanë, si Riza Kodheli e Mehmet Shehu, në përbërje të reparteve të të cilëve vepronin edhe skuadra apo kompani të tëra me artilierë dhe specialistë ushtarakë italianë. Batalioni “Antonio Gramshi”, ndonëse mbante emrin e një komunisti të njohur italian, formohej vetëm nga ushtarë me bindje të ndryshme ideologjike, por me ndjenjën e lirisë dhe drejtësisë të përbashkët. Po përmendim një rast: sulmin ndaj një autokolone gjermane në rrugën Elbasan – Peqin, ku u shkatërruan 18 automjete, u hodhën 28 000 kg bomba, u qëlluan dy avionë gjermanë dhe u vranë 54 ushtarë nazistë. Po kështu, gjatë luftimeve në Zagori në janar 1944 humbën jetën 11 italianë me Terzilio Cardinalin në krye.
Operacioni gjerman i dimrit 1943-1944
Në këtë operacion gjermanët angazhuan 5 divizione të tyre në Shqipëri dhe Greqi e Jugosllavi, plus disa reparte speciale dhe forcat kolaboracioniste. Partizanët kishin rreth 20 000 luftëtarë në katër brigada, nëntë grupe dhe 18 batalione, përfshi batalionin “Gramshi”. Këta morën ndihma në armë, veshmbathje dhe ilaçe nga aleatët. Anglezët kishin rreth 30 këshilltarë të tyre pranë brigadave partizane. Por ata trajtoheshin nga partizanët si armiq potencialë, të nxitur nga i dërguari jugosllav Svetozar Vukmanoviç Tempo, prandaj mbikëqyreshin rreptë. Pas katër ditë luftimesh të forta në zonën e Arbanës pranë Tiranës, partizanët u tërhoqën në zonën e Çermenikës. Pati shumë të vrarë e të plagosur. Rregullat ishin të ashpra, saqë ata që nuk mund ta ndiqnin kolonën në tërheqje vriteshin me një plumb pas qafe. Me këto masa Mehmet Shehu arriti ta ruajë brigadën e vet nga shpërbërja, përkundër brigadës së dytë të Beqir Ballukut, që u shkatërrua krejt (u vranë ose dezertuan në masë). Gjermanët ndërmorën një ofensivë të dytë më 7 janar, kur brigada e parë ishte tërhequr poshtë Shkumbinit, e dyta dhe e treta ishte shkatërruar dhe Komanda e Përgjithshme qe izoluar dhe nuk funksiononte dot.
Në spitalin e Vernikut
Ishte një shtëpi e qytetarit Riza Luna që u vu në shërbim të të sëmurëve e të plagosurve. Përgjegjëse e spitalit ishte partizania Ylvie. Disa partizanë të brigadës së pestë që vepronte aty, kujdeseshin për mbrojtjen dhe shërbimet në spital.
Ylvia ishte rreth 30 vjeçe, e martuar me një partizan të një brigade që vepronte në Dibër, i quajtur Skënder. Vishej me pak elegancë dhe e mbante veten. I urrente italianët, por me mua sillej korrekte. Në shkurt erdhi në Vermik Ibrahim Dervishi dhe i shoqi i Ylvies. Ata sollën një urdhër për transferimin e kolegut tim italian Condrell diku në kufirin maqedonas dhe ikën sërish. Rasti i Ylvies më dha të kuptoj se si shpërthejnë ndjenjat e dashurisë së lirë edhe në kushtet e rrepta të luftës.
Përktheu: Bardhyl Selimi
vijon nesër...
Ditët e Kongresit të Përmetit dhe Operacionit të Qershorit
Mehmet Shehu, jugosllavëve: “Ju keni qenë nëna jonë”
Në vigjilje të Kongresit të Përmetit më dërguan atje për shërbim si mjek. Atje më takoi Hysni Kapo, që më falënderoi për shërbimet që kisha bërë më parë në Lapardha e gjetkë. Në infermierinë e ngritur përkohësisht vinte çdo ditë Gogo Nushi, që e na informonte për çfarëdo diskutohej në kongres. Ndonëse propaganda komuniste e paraqiste kongresin si një përfaqësim të mbarë popullit shqiptar, në fakt aty përfaqësohej vetëm një e njëzeta e këtij, madje mund të quhej në kongres i Partisë Komuniste. U zgjodh një Këshill i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar prej 121 anëtarësh, që nxori një komitet drejtues me një kryetar, tre nënkryetarë, dy sekretarë dhe 24 anëtarë. Ky komitet kishte atribute legjislative dhe ekzekutive. U vunë gradat në ushtri, Enver Hoxha u zgjodh komandant i Përgjithshëm dhe Spiro Moisiut, shef i Shtabit të Përgjithshëm. Kongresi e ndaloi rikthimin e mbretit Zog dhe anuloi marrëveshjet e këtij me të huajt. Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, që morën pjesë në kongres u larguan më 28 maj. Të dërguarit jugosllavë kishin drejtuar disa kurse politike me kuadrot shqiptare. Servilizmi dhe hipokrizia e tejskajshme e drejtuesve shqiptarë ndaj jugosllavëve, të krijonte një shije të keqe. Teksa i kthehem kësaj, më kujtohet Tuk Jakova që u shkruante emisarëve të Titos që po iknin nga Përmeti se “na latë jetimë, si mund të ecim pa ju..”. Mehmet Shehu shkruante se “Pa ju s’kishim për ta krijuar dot partinë tonë, jeni treguar si një nënë për ne”. Letra mbante firmën edhe të Fiqerete Shehut, atë kohë komisare e brigadës I. Nga ana e tyre, Enver Hoxha dhe Nexhmie Xhuglini shkruanin se “partizanët shqiptarë e ndjejnë shumë mungesën e shokëve jugosllavë”. Në këtë frymë shkruanin edhe Koçi Xoxe, Bedri Spahiu, Hysni Kapo dhe Ramadan Çitaku. Nga ana e tyre, të dërguarit jugosllavë raportonin në udhëheqjen e vet se “komanda e lartë shqiptarë përbëhet nga njerëz pa përgatitjen minimale ushtarake, kulturore dhe politike. Prandaj të dërgojmë një ekspert ushtarak dhe politik, që ta udhëheqë shtabin e tyre të përgjithshëm”. Ndërkohë, gjermanët nisën ofensivën e dytë të madhe, me qëllim që të siguronin rrugët e tërheqjes së tyre nëpër Shqipëri për në Gjermani, edhe të ushtrisë në Greqi. Kjo përkonte me çeljen e Frontit të Dytë në Evropë dhe të ofensivës sovjetike në Rumani. U angazhuan katër divizione dhe një pjesë e divizionit alpin, rreth 70 000 ushtarë. Në ndihmë u erdhën rreth 10 000 kolaboracionistë shqiptarë. Partizanët kishin krijuar divizionin e parë sulmues. Meqë gjermanët ishin rreth 50 km pranë Përmetit, komisari i spitalit Gogo Nushi urdhëroi që ne të bartnim të gjitha materialet sanitare dhe të transferoheshim shpejt. Shtabi i Përgjithshëm, spitali dhe partizanët përbënin një kolonë prej 1000 vetash. Edhe në këtë marshim u përsërit skena e vrasjes së atyre të sëmurëve që nuk mund të vijonin dot marshimin gjë që tregonte kushtet e rënda ku ndodheshin partizanët. Këtë e kuptoje nga të shtënat që dëgjoja herë pas here. Në afërsi të Tomoricës forcat gjermane që vinin nga Greqia u ndeshën me divizionin e parë. Pas luftimesh të ashpra, ranë robër disa partizanë, ndërsa pjesa tjetër ia mbathi nëpër male. Mbaj mend ç’kemi hequr ato ditë, kur shpesh fshiheshim nëpër pyje ku të ftohtit na bënte të dridheshim si qen. Gjatë operacionit të qershorit u vranë rreth 1500 partizanë. Nuk numërohen dot të plagosurit dhe të sëmurët. Disa brigada humbën pjesë të tëra të efektivit, disa u zhdukën krejt, të tjera u shpërndanë në çrregullim të plotë.
G.Panorama
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Faqe: [
1
]
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Forumi i Historise - Albanian History
-----------------------------
=> Historia Shqiptare
===> Historia Mesjetare Shqiptare
===> Rilindja Kombetare
===> Historia Moderne Shqiptare
=> Historia e Lashte Shqiptare
=> Libra dhe Vepra Studimore
===> "Enigma"
=> Figura Historike
=> Arkeologji
-----------------------------
Historia Boterore
-----------------------------
=> Historia Boterore
=> Historia Antike
=> Historia Mesjetare
=> Historia Bashkekohore
Anketa
Aristoteli ishte :?????
Ilir
14
(45%)
Grek
10
(32%)
Thrak
6
(19%)
Asnjera
1
(3%)
Numri total i votave: 31
Shiko temen