Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor











Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikMarketingGjithçka rreth marketingut!


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Gjithçka rreth marketingut!  (E lexuar 2919 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
AIPR
Albanian Institute of Public Relations
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 24-06-2006, 04:52:12 »
Citojeni

Duke qenë se marketingu është baze për suksesin e çdo biznesi apo organizate fitimprurese/ ose jofitimprurese, gjykoj qe çdokush te mund te sjelle materiale apo te diskutoje për çeshtje qe i has ne jetën e përditshme dhe qe kanë lidhje me reklamen, marketingun direkt, marketingun online, shitjet, business to business, ndërtimi i markes, kerkimet e tregut etj.

Instituti Shqiptar i Marredhenieve Publike (www.albpr.org) ka ndertuar një blog qe i kushtohet Marketingut dhe Marredhenieve Publike, me qëllim ngritjen ne një stad me te lartë te komunikimit dhe teknikave te marketingut.

Gjithsesi po e nis me një artikull qe ka te beje me marketingun online qe vit pas viti gjeneron te ardhura për reklamuesit.

Marketingu Online

Alban Bala- AIPR

Në Shqipëri marketingu online është një risi. Ai nisi të aplikohej së pari si një formë për të thirrur në tregun shqiptar të huajt. Analizat e marketingut online tregojnë se ende sot fjalë-kërkimet që lidhen me Shqipërinë më së shumti pikëzohen në "Travel Albania" dhe "Accomodation Albania", pra udhëtime për në Shqipëri dhe akomodimi hotelier atje. Më pak këto kërkime janë të orientuara për klimën "weather Albania", ndërsa kërkimet e njëmendëta të tregut janë ende shumë larg.

Kjo pikë së pari sepse oferta e tregut shqiptar, të ngritur kryesisht mbi importe, nuk paraqet ndonjë interes. Shumë pak prodhues kanë përmirësuar imazhin e tyre në rrjetin botëror të informacionit këto vitet e fundit, ndërsa shumica e biznesmenëve shqiptarë edhe kur përdorin postën elektronike, pavarësisht se kanë internet faqet e kompanive të tyre, përdorin adresa që merren falas në Internet si Hotmail, Yahoo, etj, duke humbur maksimalisht besueshmërinë. Këto adresa sot përdoren kryesisht nga individë të dëshpëruar në vendet aziatike që kërkojnë me ngulm të emigrojnë drejt Përëndimit duke u paraqitur pa sukses si sipërmarrës me përvojë, sa për të garantuar një ftesë nga një kompani europiane, qoftë edhe shqiptare.

Në databazat kryesore të shkëmbimeve tregëtare në internet kompanitë shqiptare numërohen me gishtat e njërës dorë. Pasi numri i kompanive të regjistruara nga Shqipëria kaloi 6-tën, portali "Go4worldbusiness.co m" hodhi në rrjet ndër-faqen e saj "Go4albanianbusiness .com", e cila për ironi brenda dy javësh u popullua me "kompani" dhe "oferta" nga India, Pakistani dhe Nigeria.

Kompanitë shqiptare megjithatë kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e internetit falë takimeve shumë më intensive me partnerë apo klientë nga Europa përëndimore. Për këtë shkak, numri i atyre që kërkojnë të kenë një faqe interneti të ofertës është gjithnjë në rritje.

Vazhdimin e gjeni ne linkun e mëposhtëm:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=26
E identifikuar

AIPR
Albanian Institute of Public Relations
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 26-06-2006, 07:53:20 »
Citojeni

Reklamat i Dizajnon Konsumatori

Suzanne Vranica - The Wall Street Journal

Nëse do ishe një vajzë adoleshente e merakosur rreth aromes se trupit tënd, çfarë lloj reklame mund te te nxiste te dilje për te blere një deodorant "Ban"?
Kjo nuk është një pyetje retorike- është pyetja qe Kao Corp., prodhues i "Ban", është duke ia drejtuar drejtperdrejt vajzave dhe grave të reja për te krijuar reklamat qe duhet te shnderrohen ne blerje.
Diskutimi i botuar ne një sërë numrash te revistave si CosmoGirl dhe Teen People ka rezultuar me gati 4,000 përgjigje. Lexuesve te moshes 12 deri 20 u ishte kërkuar te vendosnin një imazh dhe te plotesonin vendin bosh me slloganin e kompanise. Një konkurente shfaqi katër vjaza te veshura me xhinse dhe kanatjere te ngjashme dhe me shpinen kthyer nga kamera. Titulli i reklames ishte: "Ban Uniformity".  Nente imazhe fituese do të perzgjidhen dhe do kalojne  ne një katalog reklamash për te debutuar ne muajin Mars tek revista US Weekly.
Terheqja e konsumatoreve ne fushatat e marketingut është një taktike strikte ndaj kohës, ne rastet kur kompanite janë duke kërkuar për një Oscar Mayer të ri, burrin Brawny, ose për ngjyrat e Crayola Crayon.
Por ne vitet e fundit Interneti ka shtyre përpara bashkebisedimin ndermjet korporatave dhe konsumatoreve duke e shtrire kerkimin ne këndvështrimet dhe talentet e publikut ne një shkalle me te gjerë. Ndërkohë teknologjite e reja krijojne mundësinë qe edhe amatoret te krijojne imazhe te persosura.
Para këtij viti Subaru ne Amerikë rekrutoi prodhues filmash ne moshe te re për te krijuar një spot prej 30 sekondash. Kompania ishte duke u perpjekur te gjeneronte sa me shumë njohuri për lançimin e fuoristrades  Subaru B9 Tribeca, një SUV (Sport Utility Vehicle).
Disa krijuan mini-filma dhe i postuan ato online; te tjerët online krijuan skedare audio rreth subjekteve të tyre te preferuara për t'i shkarkuar ne iPods ose ne aparate te tjera te transferueshme.
Dhe ky grup me moshe te ngjashme është audienca e shenjuar qe bën me tepër rezistence ndaj reklamave tradicionale. Marketeret besojnë se duke i sjell ata ne procesin e krijimit te reklames do të rritet numri i nderhyrjeve, me qëllim qe reklama e perzgjedhur te mberrije ne shtepite e tyre.
"Audienca e moshes se re është bërë çuditerisht cinike rreth reklamave"- thotë Steve Thibodeau, drejtues tek Dotglu, një agjensi ne New York, e cila është duke hartuar fushaten e ›Ban".
Reklamat e mëparshme te Ban ishin te fokusuara mbi produktin dhe perfitimet apo "avantazhet" e tij – thotë z. Thibodeau. Një reklame e printuar e vitit 2003 titullohej "Brisku Ban Djeg" dhe tregonte një brisk roze me flakë duke dalë jashtë paketimit dhe theksonte "mbrojtje e shkelqyer nga aromat dhe lageshtia"

Vazhdimi këtu: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=43
E identifikuar

njoftime.com
Tregu me i madh online

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 27-06-2006, 09:20:08 »
Citojeni

Komplimente për temën. Marketingu është një fushe e gjerë dhe e bukur, ku përveç njohurive shkencore duhet të kesh edhe një shprit tepër krijues për te qenë një profesionist i vërtetë ne këtë sektor.
Edhe unë po nxjerr një artikull nga faqja e  ISHMP-se, qe flet për reklamat ne Internet dhe marketingun online ne përgjithësi.



Reklamat ne internet


Reklamat me internet mund të çojnë në një rritje të konsiderueshme të të ardhurave, të numrit të konsumatorëve dhe të përhapjes së emrit të kompanisë. Jo vetëm kaq, por ato janë një kanal marketimi me kosto të ulët që bizneset e vogla mund ta shfrytëzojnë për të depërtuar direkt tek konsumatorët dhe për të shitur prodhimet.
Reklamat në internet janë mënyra efikase për t'ja përcjellë mesazhin klientëve të mundshëm, duke ju lejuar që të depërtoni në një klientelë më të madhe dhe duke ulur ndjeshëm shpenzimet e marketimit. Ndryshe nga shumica e programeve të marketingut që janë të vështirë për t'i ndjekur, reklamat me internet të japin një ide të drejtpërdrejtë të fitimit nga investimi i bërë në marketing si dhe ndihmojnë për të ndërtuar një bazë më të madhe klientësh dhe të ardhurash.
Klientët e sotëm e vizitojnë internetin jo vetëm për lajme nga teknologjia apo për të blerë, por edhe si një burim për të njohur produkte dhe shërbime të ndryshme. Studimet e reja të kompanive "Kelsey Group" dhe "ConStat" tregojnë se 70 përqind e të rriturve amerikanë e përdorin internetin si burim informacioni kur kërkojnë të blejnë produkte dhe shërbime në zonën ku banojnë, nga 60 përqind që ishte kjo shihër në vitin 2003. Reklamat me internet jo vetëm ndihmojnë për të shtuar trafikun në një faqe të caktuar interneti por edhe ndikojnë pozitivisht në shitjet me mënyra tradicionale, pasi shërbejnë si burim për të përhapur emrin e kompanisë.
Kompani të mëdha dhe madje kandidatë presidencialë me fushata tradicionale marketingu kanë zgjedhur rrugën e reklamave me internet. Gjatë përgatitjeve për zgjedhjet e vitit 2004, kandidati demokrat Howard Dean grumbulloi më shumë se 60 përqind të fondeve të tij përmes internetit.  
Firma studimore "eMarketer" parashikon se më shumë se 12 miliard dollarë do të shpenzohen këtë vit për reklamën me internet, dy herë më shumë se sa ajo që u shpenzua në vitin 2004. Por si e arrijnë suksesin kompanitë në këtë fushë reklamimi? Tre janë hapat më të rëndësishëm që çojnë në suksesin e kësaj lloj reklame:  Njohja e audiencës, testimi i vazhdueshëm  dhe ndjekja hap pas hapi e rezultatit.

Njohja e audiencës
Kur përpiqesh të mësosh rreth audiencës tënde ka rëndësi të imagjinosh se ku duhet ta gjesh atë dhe cili është mesazhi që i përshtatet asaj më shumë. Përcaktimi i karakteristikave demografike të audiencës, si profesioni, industria, të ardhurat, madhësia e kompanisë ku punon etj., është hapi i parë për ta kuptuar më mirë atë. Kjo të lejon të zgjedhësh Internet-faqet e duhura si dhe të krijosh një program specifik, i cili t'u përshtatet sa më mirë karakteristikave demografike që përmendëm.
Për të ulur shpenzimet e njohjes së audiencës, duhet të kërkoni klientë me interesa të caktuara, të cilët mund të jenë më afër jush se sa mendoni ju vetë. Ndoshta këta janë kolegë të punës ose miqtë tuaj – ata mund t'ju japin mendimet e tyre drejtpërdrejt dhe me sinqeritet mbi atë se ç'mendojnë për reklamat tuaja në interent dhe e bëjnë këtë pa shumë shpenzime. Nëse nuk e keni këtë mundësi, atëhere provoni të lidheni direkt me audiencën duke përdorur databazën tuaj të klientëve dhe duke u dërguar atyre me e-mail një anketë të shkurtër. Nëse jua lejon buxheti, ju mund të paguani edhe një kompani anketimesh për këtë qëllim.

Testimi i vazhdueshëm
Menjëherë sapo të keni identifikuar publikimet dhe Internet faqet që viziton audienca juaj, përcaktoni buxhetin tuaj dhe objektivat që kërkoni të arrini përmes reklamave me internet. Buxheti dhe objektivi juaj duhet përcaktuar qartë, pavarësisht nëse qëllimi juaj është të shtoni numrin e atyre që do të regjistrohen në site-in tuaj, të shtoni trafikun e vizitorëve apo numrin e blerësve në internet.
Fillojeni me testime të vogla për të kaluar më pas në një fushatë më të madhe. Një gjë duhet patur kujdes: shumë reklamues e fillojnë me fushata të mëdha reklamimi, të cilat nuk i arrijnë objektivat.
Pasi të keni përcaktuar mirë objektivat dhe afatet kohore, është koha që të zgjidhni Internet-faqet e reklamimit. Përsëri, testimi është i rëndësishëm për të përcaktuar rezultatin e arritur si dhe për të krijuar reputacionin si kompani. Muaj pas muaji testoni faqe të ndryshme për të gjetur nëse mesazhi juaj dhe reklamat për të cilat paguani po çojnë në shtimin e shitjeve.  

Ndjekja e rezultatit
Bukuria e reklamës me internet është sasia e informacioneve që ju mund të grumbulloni nga fushata juaj. Kur ju e keni vënë në vijë fushatën e reklamave me internet, kompania që ju ofron shërbimin e reklamës ju bën një raport, ku ju tregon se sa sukses ka pasur fushata juaj. Megjithatë, shumë analistë marketingu bëjnë një gabim duke analizuar vetëm rezultatin. Ka rëndësi që ata të bëjnë një hap më tej për të përcaktuar se çfarë veprimesh ka bërë blerësi kur ka hyrë në faqen tuaj të internetit. A është larguar ai nga site-i juaj menjëherë pasi ka klikuar reklamën? Apo ka qëndruar më gjatë aty duke lënë emrin në formular ose duke blerë diçka? Kjo mund të gjendet duke përdorur programe të tillë si Urchin, Web Trends ose WebSideStory.
Shikojini me kujdes të gjitha shifrat, sidomos ato që kanë të bëjnë me koston e blerjeve. Duke bërë këtë, ju do të filloni të kuptoni kontributin që jep fushata juaj e reklamës me internet në strategjinë tuaj të përgjithshme të marketimit.


Artikulli i marrë nga: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=25


E identifikuar

AIPR
Albanian Institute of Public Relations
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 28-06-2006, 11:45:25 »
Citojeni

Pse shitesit nuk shpikin, por perndjekin…
 
Tetedhejete për qind e shitesve te rinj e mbyllin bilancin e vitit me te ardhura te pamjaftueshme nga aktiviteti i tyre. Ky rezeultat është paraqitur nga George Dudley and Shannon Goodson, autoret e "psikologjia e ngurimit te telefonatave për shitje". Mos u çorientoni nga titulli apo kerkimi i librit. " Ngurrimi i telefonatave te shitjes", sepse ky studim nuk është kufizuar vetëm tek skuadrat e shitjeve qe përdorin telefonatat e "ftohta" si një strategji e se ardhmes, as tek shitesit e rinj apo te talentuar, por është zhvilluar me shites te suksesshem qe i kanë arritur objektivat e tyre.

Madje është perkufizuar si një qark i shkurter qe ka marrë flakë, për shkakun e një shitesi qe është ngarkuar te kontaktoj bleresit e mundshem. Ne vend qe te investojne 100 % te energjise se tyre ne perqafimin e mundesive të reja te biznesit, ata shpenzojne energjite duke kopjuar disa forma te ngurrimit te thirrjeve për shitje.

Dudley dhe Goodson kanë identikuar 12 tipe te ngurimit te thirrjeve për shitje. Këtu janë disa prej tyre drejtuar ju dhe skuadres tuaj te shitjeve, për te studiuar dhe pare nëse energjite tuaja fizike dhe emotive janë duke u investuar ne vendin e gabuar.

Vazhdimi këtu: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=220
 
E identifikuar

AIPR
Albanian Institute of Public Relations
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 20-07-2006, 06:04:13 »
Citojeni

Marketingu Online dhe Biznesi nga Shtepia
Nga Timothy Spaulding

Disa njerëz paguajnë gati verbërisht shumë para për reklamat, por ka edhe nga ata që nuk kanë ndonjë buxhet për reklamat e në shumicën e rasteve nuk bëjnë fare reklama. Të dyja janë të dëmshme për biznesin tuaj dhe nuk ka ku te shkoj me keq se nga ç'ka vajtur.
Ka shumë mënyra të reja dhe krijuese për të tregtuar produktet dhe shërbimet të paktën jo shumë të kushtueshme në mos të lira, kështu që të harxhosh shumë para për të do të ishte shumë e tepërt. Por nëse ju nuk keni para për të harxhuar ndoshta e keni paracaktuar të dështojë biznesin tuaj për shkak të mos reklamimit. Në këtë situatë njerëzit duhet të jenë tepër të kujdesshëm për të kërkuar mënyrat e lira të reklamimit.

Kur vjen puna për reklamimin ka mjaft mundësi online dhe offline, të cilat do t'iu ndihmojnë të përhapni fjalën mbi faqen e Internetit dhe produktin tuaj dhe ju do të rrisni trafikun dhe të ardhurat për shkak të tij.

Në fillim, përzgjidhni botime lokale si p.sh. gazeta, stacione televizive dhe radiofonike të cilat mund të jenë të gatshme për të pranuar reklama të lira. Shpesh herë këto lloje mediash janë në kërkim të bizneseve lokale të cilat duan të theksojnë debatet ose pjesë të ndryshme të biznesit të tyre. Kjo është një reklamë mjaft e lirë në të cilën duhet të përfshiheni menjëherë. Gjithashtu sigurohuni që adresa juaj e Internetit të jetë në të gjitha materialet e printuara  qofshin këto në formë dhurate ose jo. Vendosja e URL-se tuaj aty i bën njerëzit të kujtohen për te madje dhe të bëjnë kërkime mbi atë që ju ofroni.
Pra, ndërkohë që po e bëni të njohur adresen tuaj, sigurohuni që faqja juaj e Internetit është profesionalisht e përshtatshme dhe mjaft komode për konsumatorin tuaj. Sigurohuni që proçesi i kërkimit të jetë i lehtë dhe i pershtatshem po aq sa i sigurt. Përdorimi i sistemeve me pagesë si p.sh. Paypal mund të jetë një ide mjaft e mirë për ju, sepse ai të jep munësinë e kryerjes së pagesave në disa lloje të ndryshme kartmonedhash.

Reklamimi online nuk ka pse të jetë i shtrenjtë. Ju mund të dërgoni buletine informative në gazetat online dhe të gjitha kutitë e botimeve me informacionin tuaj, lidhjeve tregtare dhe disa faqeve të tjera Interneti që kanë të bëjnë me këtë. Sigurisht ju mund të bëni banera ose forma të tjera reklamimi, por nuk keni buxhetin e mjaftueshëm për t'i provuar të gjitha opsionet. Ndërsa ju rriteni, dhe buxheti i juaj i reklamave rritet gjithashtu.
Përsa kohë që ju jeni krijues dhe prokrijues në gjetjen e reklamave të lira/ falas biznesi juaj do të rritet, fitimi juaj do të rritet dhe kështu ju nuk do të shpenzoni shumë për reklamat. Mbani mend, sa më shumë njerëz e vënë re faqen tuaj të Internetit aq më shumë rriten blerjet. Sigurohuni që adresa juaj të jetë e dukshme për sa më shumë njerëz dhe në sa më shumë vende të jetë e mundur.

Artikull i marrë nga: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=240
E identifikuar

AIPR
Albanian Institute of Public Relations
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 26-07-2006, 09:14:25 »
Citojeni

Pse metodat e vjetra te marketingut janë akoma dominuese ne treg?

Fushatat virale dhe shumë strategji të reja te tjera te reklamave, janë perhapur gjeresisht. Po përse atëherë, marketeret e lojerave kompjuterike e duan akoma televizionin, dhe shtypin e shkruar?
Nuk ka asnjë dyshim qe marketeret kanë përfituar shumë nga Interneti. Ai është një mjet komunikimi i cili nuk ka te krahasuar dhe qe ju ofron mundësi te ardhurash me kosto mjaft te ulet drejtperdrejte audiencave te percaktuara. Për marketeret krijues dhe aventuriere ajo krijon mundësinë e shkelqimit ne rrugë jo me se te zakonshme.
Ndaj tashmë është bërë e modës qe te kapercehen rregullat e arta te medias online. Dhe padyshim qe reklamat online dhe virale (ose marketingu guerril) po marrin shumë nga koha dhe buxheti i profesionisteve te marketingut.
Shpenzimet e marketingut online u rriten 76% ne 2006, dhe po bëhet një platformë mëse e rëndësishme ne çdo lloj fushate. 68% e popullsise amerikane përdorin Internetin, ndaj nuk është vështirë të mendosh se gati 100% e tyre është audience e percaktuar.

TV është akoma këtu

Pjesa me e madhe e buxhetit te marketingut për lojerat elektronike shpenzohet ende ne platformat tradicionale, si ne promovime te vogla, rrjete televizive ose media te printuara. Marredheniet publike, revistat, faqet e para te gazetave me te njohura konsiderohen ende si majat me te larta qe duhen arritur prej tyre.
Sipas kerkimeve te Forrester, pothuajse 38% e familjeve amerikane shpenzojne kohën e tyre me televizionet dhe gati 35% kohe me shumë krahasuar me forma te tjera te mediave. Konsumatoret harxhojne pothuajse 33% te kohës se tyre me Internetin, por gjithsesi faqeve te Internetit u perkon vetëm 5% e te ardhurave të tyre.
Së fundi, marketeret duhet te përdorin ato teknika qe mendojnë se mund te jenë funksionale, si p.sh. mediat tradicionale te cilat vazhdojnë te jenë shumë më bindese se mediat online.

Rregullat e Shkolles se Vjeter

Tony Key, drejtor i marketingut te Ubisoft thotë: "Si marketer jemi mjaft te mërzitur qe na quajne shkolle e vjetër, sepse ne përpiqemi gjithmonë te praktikojme strategji të reja te mëdha dhe t'i lemë pas te vjetrat".
Është mjaft interesante te shohësh grafiket e Forrester-it për shpenzimet e reklamave në media. Të gjitha kategoritë janë me se te vërteta perveçse Internetit dhe gazetave, ku njera patjetër është ne favor te shpenzimeve dhe tjetra ne favour te kohës. Është mjaft interesante qe gazeta është një formë e vjetër e medias ndërsa Interneti forma me e re e saj. Faktet tregojnë qe media e vjetër nuk pushoi se ekzistuari kur u shfaq Interneti. As media e shtypur nuk pushoi se punuari kur arriti televizioni.

http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=247
E identifikuar

amre

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 15-10-2006, 20:04:10 »
Citojeni

Jam student I vitit te IV-apsollvent ne Universitetin e Evropes Jug-Lindore apo siç njihet Universiteti I Shtulit, Studjoj Biznesin drejtimi Menaxhimi I Marketingut.


Nga teksti qe e pash me lart verejta një keqkuptim te Termit apo Shences me Vete te Marketingut. Ne pjesen me te madhe verejta se ai “Marketingu”definohet vetëm se reklam,çka ne realitet nuk është ashtu. Arsya pse nuk është ashtu qëndron na faktin se reklama apo Promovimi është faza e fundit e 4elementet kryesor te marketingut,d.m.th. e katerta me rradh. Po çka vjen para Reklames? 4p apo 4elemtet janë:Produkti,Cmimi,Shperndarja dhe Promovimi ose“Reklama”.  Nga kjo ndarje kuptojme se Marketingu nuk qenka vetëm reklam,po ai kryen një pun shum ma të madh duke filluar nga ideja e prodhimit se çka te prodhohet,si te prodhohet,kur dhe për ke te prodhohet-faza e pare apo faza e produktit, d.m.th. duhet qe ne filimi te bëjmë segmentimin e tregut, te bëjmë hulumtimin e tregut dhe ta zgjedhim target grupen qe kujt t'ia shesim. Pastaj fillon faza e dizajnimit te prodhimit, i përcaktohet çmimi dhe hudhet ne treg. Kjo faz tani ka fillu te aplikohet bukur shum qe njihet si faza test,se sa është I pranishem nga ana e konsumatorve potencial. Pas lansimit, qe te njihemi se sa blehet prodhimi dhe sa jan te knaqur klientella, duhet bërë një intervist në lidhje me kualitetin e çmimin dhe dizajnin dhe nga rrezulltatet e marra del produkti final, d.m.th. nga ai test ne atë final. Shperndarja,ky element ka te beje me atë se si ta shesim, me shumic duke hap filialet tona apo,me pakic apo duke e shitur produktin tonë ndermarjeve tregtare. Dhe faza e fundit pra vjen Reklama d.m.th. e promovojme nëpërmes kanaleve të ndryshme si media te shkruara apo elekronike. Nga e gjith kjo shihet qartë se Marketingu nuk qenka rerklam, por shkenc dhe se po bejka shumë pune te madhe.
E bëra nja kronologji te ketill për arsye se bizneset tona kanë nevoj qe njihet hollesisht me Marketingun,ta dijnë se është shkenc e jo vetëm reklma, dhe se imlementimi I tij ne biznes kërkon pak ma shumë angazhim por percillet me sukses te shumta. Kam kryer praktik ne Prishtin një një Agjension Marketingu,porn e fakt është marrë vetëm me elementine fundit reklamen,ku ka bashkpunim me 3TV krysore ne Kosov RTK,KTV dhe TV21
Shpresoj se te këtë debat me shum

E identifikuar
luleviola


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 06-03-2007, 23:30:43 »
Citojeni

unë mendoj se marketingu me i mirë është ende propaganda gojore, nuk kushton asgjë, është e besueshme, e shpejte dhe mund te arrije pothuajse çdo person i cili nuk di te lexoj, shkruaj, nuk ka tv, internet etj etj
E identifikuar

psikologjia - drita e shpirtit

www.psikologji.com
endritii


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 02-11-2007, 00:23:11 »
Citojeni

marketingu  me i mirë për mendimin tim është "shoqëria" dhe "cilësia" qe sot për sot ne Shqipëri po nuk i pate je i deshtuar.
E identifikuar

www.donimeraj.com
Info nga MP3, MJEKSIA, ASTRONOMIA, dhe ..... zbuloje vete!
NASUF
« Përgjigjja #9 më: 06-01-2008, 20:25:14 »
Citojeni

marketingu ne turizem
E identifikuar
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 07-01-2008, 09:05:33 »
Citojeni

reklama apo Promovimi është faza e fundit e 4elementet kryesor te marketingut,d.m.th. e katerta me rradh. Po çka vjen para Reklames? 4p apo 4elemtet janë:Produkti,Cmimi,Shperndarja dhe Promovimi ose“Reklama”.

Besoj se e ke fjalën për "Katër P-te e Marketingut," apo jo? (Ne anglisht: Product, Price, Place, Promotion). Kohet e fundit është shtuar edhe një P e peste: Personat (People), qe do të thotë personat qe bëjnë pjesë ne ekipin tënd te shitjeve dhe/ose sherbimeve. Disa te tjerë permendin Paketimin si P-ne e peste.

Sidoqoftë, disa te tjerë i quajne te vjeteruara P-te e përmendura me sipër dhe propozojne 5 P të reja: Paradoksi, Perspektiva, Modeli (Paradigm), Bindja (Persuasion) dhe Pasioni.
http://merzlikin.com/articles/marketing/5p-marketing.html
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |