Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Gjithçka rreth marketingut!  (E lexuar 5348 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
AIPR
Albanian Institute of Public Relations
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 19


Shiko profilin WWW
« më: 24-06-2006, 04:52:12 »

Duke qene se marketingu eshte baze per suksesin e çdo biznesi apo organizate fitimprurese/ ose jofitimprurese, gjykoj qe çdokush te mund te sjelle materiale apo te diskutoje per çeshtje qe i has ne jeten e perditshme dhe qe kane lidhje me reklamen, marketingun direkt, marketingun online, shitjet, business to business, ndertimi i markes, kerkimet e tregut etj.

Instituti Shqiptar i Marredhenieve Publike (www.albpr.org) ka ndertuar nje blog qe i kushtohet Marketingut dhe Marredhenieve Publike, me qellim ngritjen ne nje stad me te larte te komunikimit dhe teknikave te marketingut.

Gjithsesi po e nis me nje artikull qe ka te beje me marketingun online qe vit pas viti gjeneron te ardhura per reklamuesit.

Marketingu Online

Alban Bala- AIPR

Në Shqipëri marketingu online është një risi. Ai nisi të aplikohej së pari si një formë për të thirrur në tregun shqiptar të huajt. Analizat e marketingut online tregojnë se ende sot fjalë-kërkimet që lidhen me Shqipërinë më së shumti pikëzohen në "Travel Albania" dhe "Accomodation Albania", pra udhëtime për në Shqipëri dhe akomodimi hotelier atje. Më pak këto kërkime janë të orientuara për klimën "weather Albania", ndërsa kërkimet e njëmendëta të tregut janë ende shumë larg.

Kjo pikë së pari sepse oferta e tregut shqiptar, të ngritur kryesisht mbi importe, nuk paraqet ndonjë interes. Shumë pak prodhues kanë përmirësuar imazhin e tyre në rrjetin botëror të informacionit këto vitet e fundit, ndërsa shumica e biznesmenëve shqiptarë edhe kur përdorin postën elektronike, pavarësisht se kanë internet faqet e kompanive të tyre, përdorin adresa që merren falas në Internet si Hotmail, Yahoo, etj, duke humbur maksimalisht besueshmërinë. Këto adresa sot përdoren kryesisht nga individë të dëshpëruar në vendet aziatike që kërkojnë me ngulm të emigrojnë drejt Perëndimit duke u paraqitur pa sukses si sipërmarrës me përvojë, sa për të garantuar një ftesë nga një kompani europiane, qoftë edhe shqiptare.

Në databazat kryesore të shkëmbimeve tregëtare në internet kompanitë shqiptare numërohen me gishtat e njërës dorë. Pasi numri i kompanive të regjistruara nga Shqipëria kaloi 6-tën, portali "Go4worldbusiness.co m" hodhi në rrjet ndër-faqen e saj "Go4albanianbusiness .com", e cila për ironi brenda dy javësh u popullua me "kompani" dhe "oferta" nga India, Pakistani dhe Nigeria.

Kompanitë shqiptare megjithatë kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e internetit falë takimeve shumë më intensive me partnerë apo klientë nga Europa perëndimore. Për këtë shkak, numri i atyre që kërkojnë të kenë një faqe interneti të ofertës është gjithnjë në rritje.

Vazhdimin e gjeni ne linkun e meposhtem:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=26
E identifikuar

AIPR
Albanian Institute of Public Relations
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 19


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 26-06-2006, 07:53:20 »

Reklamat i Dizajnon Konsumatori

Suzanne Vranica - The Wall Street Journal

Nese do ishe nje vajze adoleshente e merakosur rreth aromes se trupit tend, cfare lloj reklame mund te te nxiste te dilje per te blere nje deodorant "Ban"?
Kjo nuk eshte nje pyetje retorike- eshte pyetja qe Kao Corp., prodhues i "Ban", eshte duke ia drejtuar drejtperdrejt vajzave dhe grave te reja per te krijuar reklamat qe duhet te shnderrohen ne blerje.
Diskutimi i botuar ne nje sere numrash te revistave si CosmoGirl dhe Teen People ka rezultuar me gati 4,000 pergjigje. Lexuesve te moshes 12 deri 20 u ishte kerkuar te vendosnin nje imazh dhe te plotesonin vendin bosh me slloganin e kompanise. Nje konkurente shfaqi kater vjaza te veshura me xhinse dhe kanatjere te ngjashme dhe me shpinen kthyer nga kamera. Titulli i reklames ishte: "Ban Uniformity".  Nente imazhe fituese do te perzgjidhen dhe do kalojne  ne nje katalog reklamash per te debutuar ne muajin Mars tek revista US Weekly.
Terheqja e konsumatoreve ne fushatat e marketingut eshte nje taktike strikte ndaj kohes, ne rastet kur kompanite jane duke kerkuar per nje Oscar Mayer te ri, burrin Brawny, ose per ngjyrat e Crayola Crayon.
Por ne vitet e fundit Interneti ka shtyre perpara bashkebisedimin ndermjet korporatave dhe konsumatoreve duke e shtrire kerkimin ne kendveshtrimet dhe talentet e publikut ne nje shkalle me te gjere. Nderkohe teknologjite e reja krijojne mundesine qe edhe amatoret te krijojne imazhe te persosura.
Para ketij viti Subaru ne Amerike rekrutoi prodhues filmash ne moshe te re per te krijuar nje spot prej 30 sekondash. Kompania ishte duke u perpjekur te gjeneronte sa me shume njohuri per lançimin e fuoristrades  Subaru B9 Tribeca, nje SUV (Sport Utility Vehicle).
Disa krijuan mini-filma dhe i postuan ato online; te tjeret online krijuan skedare audio rreth subjekteve te tyre te preferuara per t'i shkarkuar ne iPods ose ne aparate te tjera te transferueshme.
Dhe ky grup me moshe te ngjashme eshte audienca e shenjuar qe ben me teper rezistence ndaj reklamave tradicionale. Marketeret besojne se duke i sjell ata ne procesin e krijimit te reklames do te rritet numri i nderhyrjeve, me qellim qe reklama e perzgjedhur te mberrije ne shtepite e tyre.
"Audienca e moshes se re eshte bere çuditerisht cinike rreth reklamave"- thote Steve Thibodeau, drejtues tek Dotglu, nje agjensi ne New York, e cila eshte duke hartuar fushaten e ›Ban".
Reklamat e meparshme te Ban ishin te fokusuara mbi produktin dhe perfitimet apo "avantazhet" e tij – thote z. Thibodeau. Nje reklame e printuar e vitit 2003 titullohej "Brisku Ban Djeg" dhe tregonte nje brisk roze me flake duke dale jashte paketimit dhe theksonte "mbrojtje e shkelqyer nga aromat dhe lageshtia"

Vazhdimi ketu: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=43
E identifikuar

njoftime.com
Tregu me i madh online
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 6


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 27-06-2006, 09:20:08 »

Komplimente per temen. Marketingu eshte nje fushe e gjere dhe e bukur, ku pervec njohurive shkencore duhet te kesh edhe nje shprit teper krijues per te qene nje profesionist i vertete ne kete sektor.
Edhe une po nxjerr nje artikull nga faqja e  ISHMP-se, qe flet per reklamat ne Internet dhe marketingun online ne pergjithesi.



Reklamat ne internet


Reklamat me internet mund të çojnë në një rritje të konsiderueshme të të ardhurave, të numrit të konsumatorëve dhe të përhapjes së emrit të kompanisë. Jo vetëm kaq, por ato janë një kanal marketimi me kosto të ulët që bizneset e vogla mund ta shfrytëzojnë për të depërtuar direkt tek konsumatorët dhe për të shitur prodhimet.
Reklamat në internet janë mënyra efikase për t'ja përcjellë mesazhin klientëve të mundshëm, duke ju lejuar që të depërtoni në një klientelë më të madhe dhe duke ulur ndjeshëm shpenzimet e marketimit. Ndryshe nga shumica e programeve të marketingut që janë të vështirë për t'i ndjekur, reklamat me internet të japin një ide të drejtpërdrejtë të fitimit nga investimi i bërë në marketing si dhe ndihmojnë për të ndërtuar një bazë më të madhe klientësh dhe të ardhurash.
Klientët e sotëm e vizitojnë internetin jo vetëm për lajme nga teknologjia apo për të blerë, por edhe si një burim për të njohur produkte dhe shërbime të ndryshme. Studimet e reja të kompanive "Kelsey Group" dhe "ConStat" tregojnë se 70 përqind e të rriturve amerikanë e përdorin internetin si burim informacioni kur kërkojnë të blejnë produkte dhe shërbime në zonën ku banojnë, nga 60 përqind që ishte kjo shifër në vitin 2003. Reklamat me internet jo vetëm ndihmojnë për të shtuar trafikun në një faqe të caktuar interneti por edhe ndikojnë pozitivisht në shitjet me mënyra tradicionale, pasi shërbejnë si burim për të përhapur emrin e kompanisë.
Kompani të mëdha dhe madje kandidatë presidencialë me fushata tradicionale marketingu kanë zgjedhur rrugën e reklamave me internet. Gjatë përgatitjeve për zgjedhjet e vitit 2004, kandidati demokrat Howard Dean grumbulloi më shumë se 60 përqind të fondeve të tij përmes internetit.  
Firma studimore "eMarketer" parashikon se më shumë se 12 miliard dollarë do të shpenzohen këtë vit për reklamën me internet, dy herë më shumë se sa ajo që u shpenzua në vitin 2004. Por si e arrijnë suksesin kompanitë në këtë fushë reklamimi? Tre janë hapat më të rëndësishëm që çojnë në suksesin e kësaj lloj reklame:  Njohja e audiencës, testimi i vazhdueshëm  dhe ndjekja hap pas hapi e rezultatit.

Njohja e audiencës
Kur përpiqesh të mësosh rreth audiencës tënde ka rëndësi të imagjinosh se ku duhet ta gjesh atë dhe cili është mesazhi që i përshtatet asaj më shumë. Përcaktimi i karakteristikave demografike të audiencës, si profesioni, industria, të ardhurat, madhësia e kompanisë ku punon etj., është hapi i parë për ta kuptuar më mirë atë. Kjo të lejon të zgjedhësh Internet-faqet e duhura si dhe të krijosh një program specifik, i cili t'u përshtatet sa më mirë karakteristikave demografike që përmendëm.
Për të ulur shpenzimet e njohjes së audiencës, duhet të kërkoni klientë me interesa të caktuara, të cilët mund të jenë më afër jush se sa mendoni ju vetë. Ndoshta këta janë kolegë të punës ose miqtë tuaj – ata mund t'ju japin mendimet e tyre drejtpërdrejt dhe me sinqeritet mbi atë se ç'mendojnë për reklamat tuaja në interent dhe e bëjnë këtë pa shumë shpenzime. Nëse nuk e keni këtë mundësi, atëhere provoni të lidheni direkt me audiencën duke përdorur databazën tuaj të klientëve dhe duke u dërguar atyre me e-mail një anketë të shkurtër. Nëse jua lejon buxheti, ju mund të paguani edhe një kompani anketimesh për këtë qëllim.

Testimi i vazhdueshëm
Menjëherë sapo të keni identifikuar publikimet dhe Internet faqet që viziton audienca juaj, përcaktoni buxhetin tuaj dhe objektivat që kërkoni të arrini përmes reklamave me internet. Buxheti dhe objektivi juaj duhet përcaktuar qartë, pavarësisht nëse qëllimi juaj është të shtoni numrin e atyre që do të regjistrohen në site-in tuaj, të shtoni trafikun e vizitorëve apo numrin e blerësve në internet.
Fillojeni me testime të vogla për të kaluar më pas në një fushatë më të madhe. Një gjë duhet patur kujdes: shumë reklamues e fillojnë me fushata të mëdha reklamimi, të cilat nuk i arrijnë objektivat.
Pasi të keni përcaktuar mirë objektivat dhe afatet kohore, është koha që të zgjidhni Internet-faqet e reklamimit. Përsëri, testimi është i rëndësishëm për të përcaktuar rezultatin e arritur si dhe për të krijuar reputacionin si kompani. Muaj pas muaji testoni faqe të ndryshme për të gjetur nëse mesazhi juaj dhe reklamat për të cilat paguani po çojnë në shtimin e shitjeve.  

Ndjekja e rezultatit
Bukuria e reklamës me internet është sasia e informacioneve që ju mund të grumbulloni nga fushata juaj. Kur ju e keni vënë në vijë fushatën e reklamave me internet, kompania që ju ofron shërbimin e reklamës ju bën një raport, ku ju tregon se sa sukses ka pasur fushata juaj. Megjithatë, shumë analistë marketingu bëjnë një gabim duke analizuar vetëm rezultatin. Ka rëndësi që ata të bëjnë një hap më tej për të përcaktuar se çfarë veprimesh ka bërë blerësi kur ka hyrë në faqen tuaj të internetit. A është larguar ai nga site-i juaj menjëherë pasi ka klikuar reklamën? Apo ka qendruar më gjatë aty duke lënë emrin në formular ose duke blerë diçka? Kjo mund të gjendet duke përdorur programe të tillë si Urchin, Web Trends ose WebSideStory.
Shikojini me kujdes të gjitha shifrat, sidomos ato që kanë të bëjnë me koston e blerjeve. Duke bërë këtë, ju do të filloni të kuptoni kontributin që jep fushata juaj e reklamës me internet në strategjinë tuaj të përgjithshme të marketimit.


Artikulli i marre nga: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=25


E identifikuar

AIPR
Albanian Institute of Public Relations
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 19


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 28-06-2006, 11:45:25 »

Pse shitesit nuk shpikin, por perndjekin…
 
Tetedhejete per qind e shitesve te rinj e mbyllin bilancin e vitit me te ardhura te pamjaftueshme nga aktiviteti i tyre. Ky rezeultat eshte paraqitur nga George Dudley and Shannon Goodson, autoret e "psikologjia e ngurimit te telefonatave per shitje". Mos u çorientoni nga titulli apo kerkimi i librit. " Ngurrimi i telefonatave te shitjes", sepse ky studim nuk eshte kufizuar vetem tek skuadrat e shitjeve qe perdorin telefonatat e "ftohta" si nje strategji e se ardhmes, as tek shitesit e rinj apo te talentuar, por eshte zhvilluar me shites te suksesshem qe i kane arritur objektivat e tyre.

Madje eshte perkufizuar si nje qark i shkurter qe ka marre flake, per shkakun e nje shitesi qe eshte ngarkuar te kontaktoj bleresit e mundshem. Ne vend qe te investojne 100 % te energjise se tyre ne perqafimin e mundesive te reja te biznesit, ata shpenzojne energjite duke kopjuar disa forma te ngurrimit te thirrjeve per shitje.

Dudley dhe Goodson kane identikuar 12 tipe te ngurimit te thirrjeve per shitje. Ketu jane disa prej tyre drejtuar ju dhe skuadres tuaj te shitjeve, per te studiuar dhe pare nese energjite tuaja fizike dhe emotive jane duke u investuar ne vendin e gabuar.

Vazhdimi ketu: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=220
 
E identifikuar

AIPR
Albanian Institute of Public Relations
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 19


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 20-07-2006, 06:04:13 »

Marketingu Online dhe Biznesi nga Shtepia
Nga Timothy Spaulding

Disa njerëz paguajnë gati verbërisht shume para për reklamat, por ka edhe nga ata që nuk kanë ndonjë buxhet për reklamat e në shumicën e rasteve nuk bëjnë fare reklama. Të dyja janë të dëmshme për biznesin tuaj dhe nuk ka ku te shkoj me keq se nga ç'ka vajtur.
Ka shumë mënyra të reja dhe krijuese për të tregtuar produktet dhe shërbimet të paktën jo shumë të kushtueshme në mos të lira, kështu që të harxhosh shumë para për të do të ishte shumë e tepërt. Por nëse ju nuk keni para për të harxhuar ndoshta e keni paracaktuar të dështojë biznesin tuaj për shkak të mos reklamimit. Në këtë situatë njerëzit duhet të jenë tepër të kujdesshëm për të kërkuar mënyrat e lira të reklamimit.

Kur vjen puna për reklamimin ka mjaft mundesi online dhe offline, të cilat do t'iu ndihmojnë të përhapni fjalën mbi faqen e Internetit dhe produktin tuaj dhe ju do të rrisni trafikun dhe të ardhurat për shkak të tij.

Në fillim, përzgjidhni botime lokale si p.sh. gazeta, stacione televizive dhe radiofonike të cilat mund të jenë të gatshme për të pranuar reklama të lira. Shpesh herë këto lloje mediash jane në kërkim të bizneseve lokale të cilat duan të theksojnë debatet ose pjesë të ndryshme të biznesit të tyre. Kjo është një reklamë mjaft e lirë në të cilën duhet të përfshiheni menjëherë. Gjithashtu sigurohuni që adresa juaj e Internetit të jetë në të gjitha materialet e printuara  qofshin këto në formë dhurate ose jo. Vendosja e URL-se tuaj aty i bën njerëzit të kujtohen për te madje dhe të bëjnë kërkime mbi atë që ju ofroni.
Pra, ndërkohë që po e bëni të njohur adresen tuaj, sigurohuni që faqja juaj e Internetit është profesionalisht e përshtatshme dhe mjaft komode për konsumatorin tuaj. Sigurohuni që proçesi i kërkimit të jetë i lehtë dhe i pershtatshem po aq sa i sigurt. Përdorimi i sistemeve me pagesë si p.sh. Paypal mund të jetë një ide mjaft e mirë për ju, sepse ai të jep munësinë e kryerjes së pagesave në disa lloje të ndryshme kartmonedhash.

Reklamimi online nuk ka pse të jetë i shtrenjtë. Ju mund të dërgoni buletine informative në gazetat online dhe të gjitha kutitë e botimeve me informacionin tuaj, lidhjeve tregtare dhe disa faqeve të tjera Interneti që kanë të bëjnë me këtë. Sigurisht ju mund të bëni banera ose forma të tjera reklamimi, por nuk keni buxhetin e mjaftueshëm për t'i provuar të gjitha opsionet. Ndërsa ju rriteni, dhe buxheti i juaj i reklamave rritet gjithashtu.
Përsa kohë që ju jeni krijues dhe prokrijues në gjetjen e reklamave të lira/ falas biznesi juaj do të rritet, fitimi juaj do të rritet dhe kështu ju nuk do të shpenzoni shumë për reklamat. Mbani mend, sa më shumë njerëz e vënë re faqen tuaj të Internetit aq më shumë rriten blerjet. Sigurohuni që adresa juaj të jetë e dukshme për sa më shumë njerëz dhe në sa më shumë vende të jetë e mundur.

Artikull i marre nga: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=240
E identifikuar

AIPR
Albanian Institute of Public Relations
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 19


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 26-07-2006, 09:14:25 »

Pse metodat e vjetra te marketingut jane akoma dominuese ne treg?

Fushatat virale dhe shume strategji te reja te tjera te reklamave, jane perhapur gjeresisht. Po perse atehere, marketeret e lojerave kompjuterike e duan akoma televizionin, dhe shtypin e shkruar?
Nuk ka asnje dyshim qe marketeret kane perfituar shume nga Interneti. Ai eshte nje mjet komunikimi i cili nuk ka te krahasuar dhe qe ju ofron mundesi te ardhurash me kosto mjaft te ulet drejtperdrejte audiencave te percaktuara. Per marketeret krijues dhe aventuriere ajo krijon mundesine e shkelqimit ne rruge jo me se te zakonshme.
Ndaj tashme eshte bere e modes qe te kapercehen rregullat e arta te medias online. Dhe padyshim qe reklamat online dhe virale (ose marketingu guerril) po marrin shume nga koha dhe buxheti i profesionisteve te marketingut.
Shpenzimet e marketingut online u rriten 76% ne 2006, dhe po behet nje platforme mese e rendesishme ne çdo lloj fushate. 68% e popullsise amerikane perdorin Internetin, ndaj nuk eshte veshtire te mendosh se gati 100% e tyre eshte audience e percaktuar.

TV eshte akoma ketu

Pjesa me e madhe e buxhetit te marketingut per lojerat elektronike shpenzohet ende ne platformat tradicionale, si ne promovime te vogla, rrjete televizive ose media te printuara. Marredheniet publike, revistat, faqet e para te gazetave me te njohura konsiderohen ende si majat me te larta qe duhen arritur prej tyre.
Sipas kerkimeve te Forrester, pothuajse 38% e familjeve amerikane shpenzojne kohen e tyre me televizionet dhe gati 35% kohe me shume krahasuar me forma te tjera te mediave. Konsumatoret harxhojne pothuajse 33% te kohes se tyre me Internetin, por gjithsesi faqeve te Internetit u perkon vetem 5% e te ardhurave te tyre.
Se fundi, marketeret duhet te perdorin ato teknika qe mendojne se mund te jene funksionale, si p.sh. mediat tradicionale te cilat vazhdojne te jene shume më bindese se mediat online.

Rregullat e Shkolles se Vjeter

Tony Key, drejtor i marketingut te Ubisoft thote: "Si marketer jemi mjaft te merzitur qe na quajne shkolle e vjeter, sepse ne perpiqemi gjithmone te praktikojme strategji te reja te medha dhe t'i leme pas te vjetrat".
Eshte mjaft interesante te shohesh grafiket e Forrester-it per shpenzimet e reklamave ne media. Te gjitha kategorite jane me se te verteta perveçse Internetit dhe gazetave, ku njera patjeter eshte ne favor te shpenzimeve dhe tjetra ne favour te kohes. Eshte mjaft interesante qe gazeta eshte nje forme e vjeter e medias ndersa Interneti forma me e re e saj. Faktet tregojne qe media e vjeter nuk pushoi se ekzistuari kur u shfaq Interneti. As media e shtypur nuk pushoi se punuari kur arriti televizioni.

http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=247
E identifikuar

amre
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 2


Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 15-10-2006, 20:04:10 »

Jam student I vitit te IV-apsollvent ne Universitetin e Evropes Jug-Lindore apo sic njihet Universiteti I Shtulit, Studjoj Biznesin drejtimi Menaxhimi I Marketingut.


Nga teksti qe e pash me lart verejta nje keqkuptim te Termit apo Shences me Vete te Marketingut. Ne pjesen me te madhe verejta se ai “Marketingu”definohet vetem se reklam,cka ne realitet nuk eshte ashtu. Arsya pse nuk eshte ashtu qendron na faktin se reklama apo Promovimi eshte faza e fundit e 4elementet kryesor te marketingut,dmth e katerta me rradh. Po cka vjen para Reklames? 4p apo 4elemtet jane:Produkti,Cmimi,Shperndarja dhe Promovimi ose“Reklama”.  Nga kjo ndarje kuptojme se Marketingu nuk qenka vetem reklam,po ai kryen nje pun shum ma te madh duke filluar nga ideja e prodhimit se cka te prodhohet,si te prodhohet,kur dhe per ke te prodhohet-faza e pare apo faza e produktit, dmth duhet qe ne filimi te bejme segmentimin e tregut, te bejme hulumtimin e tregut dhe ta zgjedhim target grupen qe kujt t'ia shesim. Pastaj fillon faza e dizajnimit te prodhimit, i percaktohet cmimi dhe hudhet ne treg. Kjo faz tani ka fillu te aplikohet bukur shum qe njihet si faza test,se sa eshte I pranishem nga ana e konsumatorve potencial. Pas lansimit, qe te njihemi se sa blehet prodhimi dhe sa jan te knaqur klientella, duhet bere nje intervist ne lidhje me kualitetin e cmimin dhe dizajnin dhe nga rrezulltatet e marra del produkti final, dmth nga ai test ne ate final. Shperndarja,ky element ka te beje me ate se si ta shesim, me shumic duke hap filialet tona apo,me pakic apo duke e shitur produktin tone ndermarjeve tregtare. Dhe faza e fundit pra vjen Reklama dmth e promovojme nepermes kanaleve te ndryshme si media te shkruara apo elekronike. Nga e gjith kjo shihet qarte se Marketingu nuk qenka rerklam, por shkenc dhe se po bejka shume pune te madhe.
E bera nja kronologji te ketill per arsye se bizneset tona kane nevoj qe njihet hollesisht me Marketingun,ta dijne se eshte shkenc e jo vetem reklma, dhe se imlementimi I tij ne biznes kerkon pak ma shume angazhim por percillet me sukses te shumta. Kam kryer praktik ne Prishtin nje nje Agjension Marketingu,porn e fakt eshte marre vetem me elementine fundit reklamen,ku ka bashkpunim me 3TV krysore ne Kosov RTK,KTV dhe TV21
Shpresoj se te kete debat me shum

E identifikuar
luleviola
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 1



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 06-03-2007, 23:30:43 »

une mendoj se marketingu me i mire eshte ende propaganda gojore, nuk kushton asgje, eshte e besueshme, e shpejte dhe mund te arrije pothuajse cdo person i cili nuk di te lexoj, shkruaj, nuk ka tv, internet etj etj
E identifikuar

psikologjia - drita e shpirtit

www.psikologji.com
endritii
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 195



Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 02-11-2007, 00:23:11 »

marketingu  me i mire per mendimin tim eshte "shoqeria" dhe "cilesia" qe sot per sot ne shqiperi po nuk i pate je i deshtuar.
E identifikuar

www.donimeraj.com
Info nga MP3, MJEKSIA, ASTRONOMIA, dhe ..... zbuloje vete!
NASUF
Vizitor
« Përgjigju #9 më: 06-01-2008, 20:25:14 »

marketingu ne turizem
E identifikuar
Syrgjyn
Gjallë
Admin


Karma: 12
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3350



Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 07-01-2008, 09:05:33 »

reklama apo Promovimi është faza e fundit e 4elementet kryesor te marketingut,d.m.th. e katerta me rradh. Po çka vjen para Reklames? 4p apo 4elemtet janë:Produkti,Cmimi,Shperndarja dhe Promovimi ose“Reklama”.


Besoj se e ke fjalen per "Kater P-te e Marketingut," apo jo? (Ne anglisht: Product, Price, Place, Promotion). Kohet e fundit eshte shtuar edhe nje P e peste: Personat (People), qe do te thote personat qe bejne pjese ne ekipin tend te shitjeve dhe/ose sherbimeve. Disa te tjere permendin Paketimin si P-ne e peste.

Sidoqofte, disa te tjere i quajne te vjeteruara P-te e permendura me siper dhe propozojne 5 P te reja: Paradoksi, Perspektiva, Modeli (Paradigm), Bindja (Persuasion) dhe Pasioni.
http://merzlikin.com/articles/marketing/5p-marketing.html
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
edona raqi
Vizitor
« Përgjigju #11 më: 03-11-2008, 20:04:04 »

kerkimet e marketingut
E identifikuar
Virjana
Vizitor
« Përgjigju #12 më: 28-04-2009, 00:26:14 »

Kërkoj informata më shumë për marketingun sportiv në veqanti... hmmmmm
E identifikuar
ylli703
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 1


Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 18-08-2009, 23:24:18 »

kushe mund ta pershtasi fjalen marketing me turizmin shqiptare.....
pra sa mendoni qe ka ndikuar marketingu ne turizmin shqipetar dhe po te ishte menaxhuar ndryshe a mund te ishte turizmi pike e forte e ekonomis shqiptare(gjithmone ne lidhje me marketingun)
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cila do të ishte forma ideale e Shqiponjës në Flamurin tonë Kombëtar?
  • Dot Flamuri Aktual i Republikës së Shqipërisë
  • 10 (90%)
  • -
  • Dot Flamuri i cili përdoret krahas Flamurit Aktual të Republikës së Shqipërisë
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Flamuri nr.3
  • 1 (9%)
  • -
  • Dot një tjetër!
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 11
  • Shiko temen

* Sponsor