Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikMaqedonia Shqiptare (Moderator: ibraim)T'i përkujtojmë dëshmorët


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: T'i përkujtojmë dëshmorët  (E lexuar 615 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 30-05-2006, 03:51:53 »
Citojeni

Me 06 Qershor, 2006, bëhen 5 vjet kur me 2001, me 06 Qershor u çliruar fshati Matec.

Ne atë kohe, me 02 Maj 2001, Komuna e Likoves u shpall zone e lirë. Me 3 Maj filluan luftimet. Qe nga kjo kohe, fshati Mateç ka qenë i bllokuar nga ushtria e Maqedoneve. Ne fshat gjindej gjithashtu edhe stacioni i policise, ne te cilin stacion, ishin pozicinuar forca te mëdha maqedonase.
Fshati i ngjante një varri te gjallë...
Me 25 Maj, sulmohet stacioni i policise. Ne Mateç ende ishin banoret e fshatit (burra, gra, fëmijë, te rinje, pleq e plaka). Nga luftimet e mëdha, banoren detyrohen qe me 29 Maj te leshojne fshatin, dhe ashtu ndodhi.
Lufta mes UçK-se dhe ushtrise maqedonase ndodhi ball me ball, mur me mur...
Me 06 Qershor, UçK-ja çliron Mateçin. Mateçi ishte njeri nder fshatrat me te shkaterruar ne lufte, bashk me Vaksincen dhe Sllupçanin.
Dhe tash, me 06 Qershor, fshati Matec organizon tubim perkujtimor për dëshmorët e rënë ne luftën e 2001.
Deshmoret, invalidet e luftës, veteranet dhe gjithë eproret dhe ushtarët e luftës se 2001, krahas lufterave te tjera clirimtare shqiptare, meritojnë me shumë se veç një përkujtim, andaj, ne mos më shumë, t'i perkujtojme edhe këtu në forum.
Lavdi dëshmorëve te luftës
Respekt invalideve dhe gjith luftetareve shqiptar.

Respekt
E identifikuar

Karatisti

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 30-05-2006, 14:56:36 »
Citojeni

Lavdi! Zoti i shperbelfte me te mirat e veta!
E identifikuar

...si quid habet mammas vel rotas, res habebis difficiles aliquando.
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 30-05-2006, 15:47:21 »
Citojeni

Perkujtimi i Heronjve dhe dëshmorëve te Kombit është sikur perkujtimi dhe lutjet ke Zoti.
Shumica e njerëzve i luten Zotit kur janë ngusht dhe me halle...por Ai degjon vetëm kur e perkujton dhe i lutesh para se te bijsh ne veshtiresi!
 Perqafim
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
Era e Dashnis

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 30-05-2006, 20:53:35 »
Citojeni

REspekt për gjithë dëshmorët...!!!
E identifikuar
Rreze Drite

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 30-05-2006, 22:58:08 »
Citojeni

L A V D I   D E S H M O R E V E !
E identifikuar
Legjioni
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 31-05-2006, 16:38:03 »
Citojeni

Lavdi te gjithëve atyre qe derdhen gjakun,dhe u flijuan për tokën e tyre te shtrenjet.
E identifikuar
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 08-06-2006, 09:49:39 »
Citojeni

Me 06.06.2006, ne fshatin Matec u mbajt Tubimi Perkujtimor kushtuar dëshmorëve te Kombit.
gjithashtu, për këtë date, ne Kumanovë u mbajt edhe Akademia Perkujtimore kushtuar dëshmorëve te kombit.
Radhen tjetër, do të sjell edhe fotografi nga tubimi i mbajtur ne Matec.
Lavdi dëshmorëve
Respekt juve
E identifikuar

Gurra

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 27-04-2008, 12:08:53 »
Citojeni


Xhemil Abdurrahmani “Kur hymë në luftë, nuk e ditëm a do të shpëtojmë, por kishim dëshirë që të realizojmë amanetin e nënave tona për të fituar lirinë dhe barazinë, dhe ashtu siç dolëm në male, do të dimë të dridhim edhe tryezat diplomatike, sepse edhe lufta është politikë”. “Xhemili është pjesë e tërë asaj ushtrie legjendare dëshmorësh që nuk kursyen gjakun për liri. Ne Xhemilin nuk e pamë dhe njohëm vetëm si student i ditur, por edhe si një luftëtar i paepur. (…) Edhe në këtë përvjetor, ne po bashkëjetojmë me Xhemilin si gjaku me zemrat, prandaj ju nuk jeni pa djalint tuaj, por jeni me të, sepse ai jeton me ju dhe me ne”. Vatra e krenarisë dhe lavdisë kombëtare Ushtria Çlirimtare Kombëtare ishte kështjella që ndryshoi historinë e Maqedonisë. “Kur hymë në luftë, nuk e ditëm a do të shpëtojmë, por kishim dëshirë që të realizojmë amanetin e nënave tona për të fituar lirinë dhe barazinë, dhe ashtu siç dolëm në male, do të dimë të dridhim edhe tryezat diplomatike, sepse edhe lufta është politikë”, pat deklaruar para tri muajsh, njëri nga liderët , zoti Ali Ahmeti. Thonë se liria është emri i Zotit. 18 Nëntor 2002: Shipkovica i përkujton heronjtë. Gjaku i Xhemilit në themelet e lirisë. Katër ditë para Ditës së Flamurit (2001), në një lëndinë të blertë tejmatanë fshatit, aty ku prehen eshtrat e bashkfëfshatarëve tanë, u varros me nderime të larta, ish-ushtari i UÇK-së, Xhemil Abdurrahmani. “Të nderuar vëllezër!. Na vjen shumë rëndë për humbjen e këtij djali të ri, mirëpo, kur të kemi parasysh se lufta që ndodhi para disa muajve, i mori djemt më të mirë të këtij populli, për atë duhet të jemi krenarë, ne si popull shqiptar, të jenë krenarë familjet e dëshmorëve, e në rastin konkret: familja e Xhemilit nga Shipkovica”. Ishin këto, disa nga fjalët e zgjedhura të atdhetarit të dëshmuar, deputetit kumanovar, Hysni Shaqirit, që i braktisi foteljet e Parlamentit të republikës, për t’iu bashkuar arradhave të lirisë, për desovjetizimin e Maqedonisë. Shtatë dëshmorë nga kjo republikë, ranë në luftën e Kosovës. 82 të tjerë, dhanë jetën për dritën e kombit, që nga Tanusha, deri në Shipkovicë, dhe tejmatanë saj. Ndër ta, pesë ishin nga Shqipëria, dhjetë nga Kosova, dhe të tjerët nga trojet shqiptare të Maqedonisë, ndër të cilët edhe Xhemili. Lefter Bicaj, Ndriçim Hoxha, Pajtim Roci, Tahir Sinani, Shpend Llagami, Xhemil Abdurrahmani… Ceremoninë e varrimit, pos bashkëfshatarëve të panumërt dhe nxënësve të shkollës, e nderuan edhe ish-pjestarë të shumtë, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si dhe lutjet në gjuhën amtare, të klerit konfesional të Shipkovicës. Varrin e freskët të këtij dëshmori, e stolisën një spektër kurorash me mbishkrime si “Dëshmorit të kombit, me nderime të larta nga nxënësit e Shkollës Fillore “Rexhep Voka”; “Me nderime dhe respekt nga bashkëluftëtarët e UÇK-së”, “Xhemilit që dha jetën për lirinë tonë”... Kurmi i tij prehet përballë varrit të shkrimtarit patriot, Sadudin Gjurës. Duke u kthyer nga ceremonia e varrimit, nga bashkëluftëtarët e tij, dëgjojmë rrëfime rrënqethëse për torturat barbare, që ia pat kurdisur pushteti barbar, edhe përgjatë qëndrimit në spitalin e Shkupit. Burimeve të para, që i botoi Flaka (24-25 Nëntor 2001), tani u shtohen edhe ato të Faktit (19 nëntor 2002), ditët kur në Shipkovicë u shënua njëvjetori i rënies së këtij dëshmori. Atdheu mbi të gjitha. Bashkim e jo përçarje. Veprim e jo fjalë. Trimëri e jo frikë. Në robëri, puna jonë është lufta. Në paqë, lufta jonë është puna. Janë këto sintagma, që qëndrojnë në ballë të dëshmive të shumta, të unitetit kombëtar shqiptar. Atyre u prin urata: Lavdi dëshmorëve të kombit! Shtatë milionë shqiptarët e Ballkanit, kanë nevojë për një shoqatë të përbashkët: Shoqata Shqiptare “Kulti ndaj martirëve të kombit”, që do të përkujdesej për ngritje dhe mbrojtje përmendoresh e përkujtimoresh, për familjet e dëshmorëve, dhe afirmimin e vlerave tona luftarake. Ceremonia e sivjetshme, e përkujtimit të Xhemilit, ishte madhështore. Atë e përjetësoi në shtyp, zoti Eshref Ameti: “Këtij manifestimi, i paraprinë homazhet në varrezat e fshatit pranë varrit të dëshmorit, për të vazhduar më pas me parakalime para portretit të Xhemilit, i vendosur, mu në qendër të Shipkovicës. Emocione të papërshkrueshme para të pranishmëve solli filmi i shkurtë dokumentar, i cili u shfaq për herë të parë dhe që kishte si protagonist, vetë dëshmorin Xhemil Abdurrahmani, i cili në një krevat spitali, rrëfen për mizoritë që kishte përjetuiar në spitalin e Shkupit”. Përndryshe, në këtë manifestim ishin të pranishëm familjarë të dëshmorëve, ish-udhëheqsit e lartë të ish-UÇK-së, në mesin e të cilëve dalloheshin Fazli Veliu dhe Gëzim Ostreni, ish-luftëtarë të shumtë dhe mysafirë tjerë të shumtë nga tetova e më gjerë. Shtypi bën fjalë pastaj për referatin e lexuar lidhur me jetën dhe rënien e këtij dëshmori; për peripecitë dhe keqtrajtimet në spitalin e Shkupit nga ana e mjekëve dhe policëve maqedonas; për përpjekjet madhore të shokëve e të familjes, për ta nxjerrë nga ky spital, për mjekimin e tij në Prishtinë e Stamboll; për telegramën përshëndetëse të Ali Ahmetit, e dërguar nga Lucerni i Zvicrës, ku ish i ftuar për të marrë pjesë, në një simpozium me temën “Shqiptarët dhe fqinjët e tyre”, konferencë e organizuar nga Instituti Amerikan “Projekti për marrëdhënie etnike”. Shipkovica në këtë kontekst, në kontekstin e atdhedashurisë së saj, konsiderohet si një nga bastionet e qëndresës dhe krenarisë shqiptare. Shipkovica i përkujton heronjtë. Tepër emocionuese, inkurajuese dhe ngushlluese, ishin fjalët e Fazli Veliut: “Xhemili është pjesë e tërë asaj ushtrie legjendare dëshmorësh që nuk kursyen gjakun për liri. Ne Xhemilin nuk e pamë dhe njohëm vetëm si student i ditur, por edhe si një luftëtar i paepur. (…) Edhe në këtë përvjetor, ne po bashkëjetojmë me Xhemilin si gjaku me zemrat, prandaj ju nuk jeni pa djalint tuaj, por jeni me të, sepse ai jeton me ju dhe me ne”. Shqipëria gjendet në çdo shtëpi ku flitet shqip Mund të falen një varg gabimesh, por gabim më të tmershëm, as që mund të ketë, se sa të keqtrajtosh ushtarin e plagosur. Maqedonia ka nevojë për disiplinimin e saj, në pikëshikime të shumta. Personelit spitalor dhe policor, atyre që përdorën dhunën fizike dhe psikike kundër këtij dëshmori, s’u mbetet tjetër, veçse të pregaditen për tu ulur në bangën e të akuzuarve. Dëshmitë për ta, sot i ka populli, i ka familja, i ka shtypi, i ka filmi dokumentar, kurse nesër do ti kenë edhe ata që mirren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe jo vetëm ata. Hakmarrja është arma e budallait. Shqiptarët për nga mentaliteti dhe lashtësia, nuk janë hakmarrës, dhe nuk dinë të urrejnë. Falë Anton Çetës dhe njerëzve të tij, ata ia falën gjakun njëri-tjetrit në Kosovë. Megjithatë, ka momente kur ligji ka dhëmbë të hekurta, dhe është i pamëshirshëm për të pamëshirshmit, sidomos për ata që nuk respektojnë porositë e Hipokratit, si dhe parimet elementare të krishtërimit, për ta pranuar fajin, dhe për të kërkuar falje. Po ndahemi edhe ne nga Xhemili i pavdekshëm, duke ia përkujtuar faktin lexuesit, se edhe Skënderbeu, legjenda e shekujve, mbrojtsi i Evropës nga invazioni osman, është i pavdekshëm. Shipkovica është një zonë e përbujshme dhe me rrënjë të thella në historinë e shtatëmilionë shqiptarëve të Ballkanit. Sundimi osman, dhe ai pansllavist, ia kanë lëkundur një çik shqiptarizmin, edhe kësaj zone, duke ia osmanizuar onomastikën, dhe duke ia sllavizuar toponominë ilire, duke i trembur nënat e motrat tona kreshnike, të marrin pjesë në ceremoni varrimi. Janë këto cikrrime, që mund të rektifikohen me kohën. Me rëndësi është shpirti shqiptar, dhe atdhedashuria e shenjtë, që na karakterizon. Zoti u ndihmon shqiptarëve, për të shpëtuar nga kthetrat hegjemoniste, të imperializmit pansllavist. Për një shpëtim të këtillë, shqiptarët derdhën lumenj gjaku, dhe dhanë pasuri të florinjta, të fituara me forcën e krahut dhe djersën e ballin. E kemi thënë dhe do ta themi se zemra gjeografike e shqiptarizmit, për ne gjendet në Shipkovicë, ndërsa për ju: aty ku keni lindur. Shqipëria gjendet në çdo shtëpi ku flitet shqip, madje edhe në Shipkovicë, që s’është tjetër, veçse vatra e lavdisë, dhe krenarisë sonë kombëtare.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |