Maqedonia ShqiptareMaqedonia Shqiptare - IliridaMaqedonia Shqiptare (Moderator: ibraim)Shqiptarët e pafuqishëm të Maqedonisë!
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Shqiptarët e pafuqishëm të Maqedonisë!  (E lexuar 296 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 20-03-2009, 09:51:51 »

Blendi Fevziu

Për herë të dytë në historinë e afërt politike të Maqedonisë zgjedhjet nuk duket se fshehin ndonjë surprizë. Presidenti i ardhshëm pritet të jetë një njeri i përzgjedhur nga Gruevski, pavarësisht se si quhet ai. Në më pak se një vit kryeministri radikal që po i qëndron presioneve të perëndimit për të gjetur një konsensus me Greqinë për emrin e vendit të tij; njeriu që po vendos pathosin nacionalist mbi integrimin, po arrin një fitore të dytë politike që i konsolidon jo pak pozitat e tij. Por krahas rezultatit zyrtar, Nikolla Gurevski ka arritur edhe një fitore tjetër. Një fitore të padukshme, pa triumf, por krejt të vërtetë.
Për herë të parë prej 11 vjetësh, shqiptarët e Maqedonisë, një komunitet prej afro 730 mijë banorësh ose afro 29% e popullsisë së Maqedonisë, janë zhdukur së qeni një faktor real politik në vend. Pavarësisht tre emrave që garojnë për kreun e shtetit, pavarësisht përfshirjes në garë të Imer Selmanit, një emër i njohur dhe rikthimit në betejën lokale të Gostivarit të Rufi Osmanit, një ish-kryetari që bëri një betejë të fortë politike dhe legale në vitin 1998, duke përfunduar madje në burg për të mbrojtur të drejtën e flamurit kombëtar në komunat shqiptare, pavarësisht betejës së fortë nën tavolinë të ndërkombëtarëve për të defaktorizuar dhe nxjerrë jashtë politikës Menduh Thaçin, asnjë produkt politik nuk pritet më nga faktori shqiptar atje.
Në fakt, historia është më e gjatë. Të ndarë pas lëvizjes së UÇK–së dhe marrëveshjes së Ohrit në dy grupime politike të mëdha dhe dy më të vogla, shqiptarët e Maqedonisë filluan të kishin një rol disi real në politikën e vendit. Numrat e tyre në parlament vlenin për të garantuar maxhorancën e njërës apo tjetrës forcë politike maqedonase dhe si të tilla, mund të siguronin një përfaqësim më dinjitoz së paku në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Fitorja ushtarake dhe më pas politike ndaj shtetit njëngjyrësh të Maqedonisë që u vulos me marrëveshjen e Ohrit, iu kishte dhënë shqiptarëve një peshë tjetër, që ata nuk e kishin pasur kurrë. Por padyshim që problemet ishin ende të mprehta.
Shqiptarët përbëjnë 83% të Maqedonisë perëndimore, por ata ishin përfaqësuar vetëm 7% në institucionet shtetërore dhe politik në këtë zonë. Sot ata kontribuojnë me taksat e tyre 33% të buxhetit të Maqedonisë, por vetëm 9% e investimeve bëhen në zonat ku banojnë shqiptarë. Shqiptarët vijojnë të jenë pjesa më e pashkolluar e Maqedonisë dhe pjesa e shkolluar me një cilësi shumë të ulët.
Në një logjikë normale dhe në këtë kontekst, hapi tjetër duhej të ishte shumë më i thjeshtë: bashkim i forcave politike shqiptare në një formacion të vetëm dhe imponues nacional. Shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë dallime ideologjike mes tyre, por interesa kombëtare. Një bashkim i mundshëm do ta çonte në 33 numrin e deputetëve shqiptarë në parlamentin e Shkupit, nga 28 që janë sot. Një parti e tillë mund të ishte madje e dyta në një kontekst të caktuar dhe fuqia e saj do të ishte e pandalshme.
Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur. Gruevski, si edhe të tjerë më parë, ka luajtur në mënyrë mjeshtërore për të mos e lejuar një bashkim të tillë dhe i ka përdorur shqiptarët sipas interesave të tij politike. Për një kohë ai mbajti në koalicion PDSH e Menduh Thaçit; më pas, në prill të vitit të kaluar shtyu Ali Ahmetin e opozitës të kërkonte zgjedhje të parakohshme, duke ditur fuqinë e tij politike të momentit. Ali Ahmeti e bëri këtë dhe partia e tij u përfshi në koalicion pas zgjedhjeve të qershorit 2008 thjeshtë si standard, sepse Gruevski i kishte vetë votat për të krijuar qeverinë. Më pas PDSH u ça, duke krijuar një pol të tretë të konsiderueshëm shqiptar.
Sot, tre partitë kryesore shqiptare nuk mund të imponohen për asgjë. Ato kanë tre kandidatë për president që s’i merr seriozisht askush dhe që s’i duhen askujt; ato përplasen për komunat ku jetojnë shqiptarë, duke i parë më shumë si feude pushteti se sa si njësi që meritojnë trajtim të barabartë dhe modern brenda Maqedonisë. Ata janë sot të pafuqishëm dhe ndjekin pas politikën e Shkupit, në një kohë, që politika e tij mund të vendosej fare thjeshtë në Tetovë.
Pak rëndësi ka nëse një qasje e tillë konsiderohet nacionaliste apo jo; e kritikueshme apo jo! Ky nuk është nacionalizëm, por interes nacional dhe përpara interesit nacional nuk mund të bjerret askush. Ndaj, në vend të një fushatë pa sens me tre krerë dhe përpara përdorimit nga politika e Shkupit pa mëshirë, politika shqiptare e Maqedonisë duhet të gjejë mundësinë e unifikimit në një për të përfaqësuar siç duhet dhe me nivel atë që realisht shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë. Zgjedhjet presidenciale ishin rasti më i mirë për të filluar këtë eksperiment, duke u paraqitur me një kandidat unik...
G.Panorama
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
brandon
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 127



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 22-03-2009, 02:18:33 »

une si patriot e kam thene njemije here se shqiptaret e maqedonise sot gjenden ne krize dhe kane vene interesat e maqedonasve para interesave shqiptare. te perbesh 35% te popullates se nje vendi dhe te mos kesh asnje kryeminister apo president shqiptar kjo ndodh vetem ne maqedonine e vdekur. ka ardhur koha djem qe shqiptaret aty te kerkojne ndarjen pasi maqedonasit skane ndermend te respektojne shqiptaret aty
E identifikuar
Lumex
Vizitor
« Përgjigju #2 më: 03-06-2009, 23:33:52 »

Brendon shqiptaret ne Maqedoni nuk jane edhe aq te pafuqishem!Mos e identifikoni tere popullin me politikanet qe na perfaqsojne!Eshte fakt qe politikisht dhe ekonomikisht shfrytezohemi me te vetmin qelli,te kerkojme ndarje te fyromit dhe te marim 3 komuna urbane dhe 11 rurale e atyre bullgareve tju ngel pjesa me e madhe e Maqedonise!Neve kjo ne plan afatgjat sna konvenon aspak!!Kerkesa jone koncentrohet ne barazi politiko-ekonomike pasi qe si te tille ne zhvillohemi e me trendin e larte te natalitetit kundrejt natalitetit ne renie te atyre parazitve social per 50 vjet ne jemi ketu shumice e atehere bisedojme ndryshe!Tjetra ne kemi Shqiprine ne NATO dhe Kosoven aq te pavarur sa e kemi mirpo me fortesimin e bashkpunimit kulturor dhe ekonomik,me levizjen e lire te sherbimeve dhe kapitalit shqiptar shpirterisht ngritemi dhe ekonomikisht pasurohemi!!Tani aspak nuk eshte koha per ndarje se kjo ndarje do na demtoje me shume se sa do kemi dobi prej saj!
E identifikuar
[AnnaBela]
Wissenschaftlerin
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 118



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 04-06-2009, 13:14:52 »

Te them te drejten,vertet te pafuqishem jemi,fatkeqesisht!
Zgjimi i trurit eshte KULLA e rojes se te gjithe shqiptareve.Perderi sa jemi ne gjume ne shqipet e maqedonise,ashtu do luaj sllavi,sic ka luajt shekuj me radhe me fatin tone...
Gjeja me e mire qe mund te ndodhe eshte qe shqiptaret dhe maqedonet ti rikthehen edhe njehere me zell parimeve te marreveshjes se ohrit se vetem ashtu mund te bashkejetojne.

Nje gje nuk e kuptoj:Greqia s’ua njeh emrin, Bullgaria kombin, kurse Serbia kishën. Vetëm ne shqiptarët ia njohim e pranojmë të gjitha Maqedonisë, dhe ajo më së keqi sillet pikërisht me neve?!!!
 Mbase për shkak se vetëm shqiptarët mund ta kontestojnë Maqedoninë nga brenda. Por ama kjo s’po ndodh. Kurse të tjerët mund ta kontestojnë nga jashtë dhe kjo vazhdimisht ngjan
E identifikuar

Të gjithë kerkojne një mik, por asnje nuk provon të behet i tille!!!
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A do te Ekzistoj Maqedonia si shtet
  • Dot PO
  • 1 (14%)
  • -
  • Dot JO
  • 4 (57%)
  • -
  • Dot NUK E DI
  • 1 (14%)
  • -
  • Dot MVARET NGA FUQIT E MEDHA
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot MVARET NGA SHQIPTARET
  • 1 (14%)
  • -
  • Numri total i votave: 7
  • Shiko temen

* Sponsor