Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikMaqedonia Shqiptare (Moderator: ibraim)Një deputet shqiptar, spiun i serbëve


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Një deputet shqiptar, spiun i serbëve  (E lexuar 209 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 18-04-2008, 08:30:34 »
Citojeni

Dokumentet sekrete për ish-luftëtarin e UÇK. “Grada” e anëtarit të kryesisë së BDI-së dhe pagesat prej mijëra markash gjermane

Një deputet shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete jugosllave deri në vitin 1996. Dokumentet sekrete që posedon “Shqip” i përkasin Armatës së Jugosllavisë dhe në to është sigluar që në krye shprehja “besueshmëri e lartë”, nr.938, që tregon rëndësinë e personit të rekrutuar. Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Fazli Veliu, i cili është gjithashtu edhe anëtar i  kryesisë së kësaj partie. Më parë ai ka qenë luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Dokumenti i parë
Në dokumentin e parë, të lëshuar nga Radovan Bokun, kryeshef dhe kapiten i Anijes Luftarake, me një gjuhë teknike që u përket shërbimeve sekrete, jepen detaje mbi Fazli Veliun.Dokumenti, sigurisht tepër sekret, mban datën 30 dhjetor të vitit 2006 dhe i përket “besueshmërisë së lartë”. Dokumenti ka numrin identifikues 144. –OC. Në të përcaktohen “detyrat” e deputetit aktual të BDI-së, i cili sipas burimeve nga Maqedonia,është daja i kreut të kësaj partie, Ali Ahmeti. Titulli i dokumentit “Pranim-dorëzimi i pozicioneve operative” përfshin edhe “gradën” e z.Veliu. “Në bazë të urdhëresës së kryeshefit të sektorit II, Shtabit Gjeneral të Armatës së Jugosllavisë, besueshmëria e lartë nr. 9- 371, prej 2.10.1996, ua dorëzojmë në lidhje pozicionin operativ ‘instruktor’. Pozicioni operativ deri tani ka qenë i angazhuar në përpunimin e separatistëve shqiptarë në Kosovë e Metohi, në operacionin Prodor II. Njohuritë (informacionet) e deritanishme që na i ka dhënë kjo lidhje operative kanë qenë të sakta dhe në kohë të duhur. Me pozicionin operativ të hyni në kontakt sikurse jeni udhëzuar nga Sektori II”. Kjo është përmbajtja e dokumentit të parë, në të cilin pas fjalës “instruktor” ka shenjën e yllit (*) shpjegues.Poshtë tekstit që shpjegonte “pozicionin operativ”, pas shenjës së yllit shkruhet: Fazli Veliu, nga fshati Zajas, Kërçovë, Republika e Maqedonisë, me nacionalitet shqiptar, shtetas i Republikës së Maqedonisë.
Dokumenti i dytë
Në dokumentin e dytë flitet për disa pagesa që i janë kryer Veliut, i cili identifikohet me pozicionin operativ “instruktor”. Janë rreth 9 mijë marka gjermane që ka përfituar ai, për tri “detyra”. Edhe ky dokument, i konceptuar në formë urdhërese, i cilësuar “besueshmëri e lartë”, është lëshuar nga Armata e Jugosllavisë dhe firmosur nga i njëjti kapiten që ka nënshkruar dokumentin e parë. Mban gjithashtu të njëjtën date: 30 dhjetor 1996.“Të bëhet pagesa e mjeteve financiare në llogari të planit financiar të vitit 1997, pozicionit operativ ‘instruktor’.Pagesa të bëhet në bazë të këtyre specifikimeve:
1. Harxhimet e pozicionit operativ, 2350 marka gjermane
2. Shpërblim pozicionit operativ për kryerjen e detyrave në kuadër të organeve informative, 5000 marka gjermane
3. Kompensim i harxhimeve rrugore, 1271 marka gjermane”, urdhërohet në dokumentin e dytë. Kështu, Veliut i janë dhënë saktësisht 8621 marka gjermane nga Armata Jugosllave, në vitin 1996, për “shërbimet” që supozohet të ketë kryer.

SKEDA

I burgosur i Titos, emigrant, deputet...


I lindur më 1 prill të vitit 1945, në fshatin Zajas, pranë Kërçovës, Fazli Veliu është daja i Ali Ahmetit, kryetarit të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim. Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Veliu ka qenë mësues në fshatin e tij, më pas ka dhënë mësim në gjimnazin e Kërçovës para se të vendosej në Kosovë dhe më pas në Zvicër. Aktualisht ai është deputet i BDI-së në Parlamentin maqedonas. Duke kërkuar në “Google”, rezulton se ai ka qenë i dënuar me 14 vjet burg në kohën e Titos dhe i amnistuar vite më pas nga autoritetet maqedonase.

Gazeta Shqip


* dokumenti.jpg (12.05 KB, 386x266 - E shikuar 83 Herë.)
E identifikuar

Gurra

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 27-04-2008, 12:04:03 »
Citojeni

E zoteri Veliu vetëm këtë nuk e kam prit trej juve.
Por disi nuk me habit kjo gjë, duke ditur se ju dhe nipi juaj jeni duke e shkatruar jo duke  integruar popullin tonë ne Maqedoni.

Dhe dijeni mirë se do tju mallkoj gjaku i dëshmorëve te 2001 dhe te Malesisë Tetovës vitin e kaluar, e her do kur do dju zë ki mallkim.

Haram ju qoft edhe buka që e hajni.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |