|
Berni
|
 |
« më: 18-04-2008, 08:30:34 » |
|
Dokumentet sekrete për ish-luftëtarin e UÇK. “Grada” e anëtarit të kryesisë së BDI-së dhe pagesat prej mijëra markash gjermane
Një deputet shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete jugosllave deri në vitin 1996. Dokumentet sekrete që posedon “Shqip” i përkasin Armatës së Jugosllavisë dhe në to është sigluar që në krye shprehja “besueshmëri e lartë”, nr.938, që tregon rëndësinë e personit të rekrutuar. Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Fazli Veliu, i cili është gjithashtu edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie. Më parë ai ka qenë luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Dokumenti i parë Në dokumentin e parë, të lëshuar nga Radovan Bokun, kryeshef dhe kapiten i Anijes Luftarake, me një gjuhë teknike që u përket shërbimeve sekrete, jepen detaje mbi Fazli Veliun.Dokumenti, sigurisht tepër sekret, mban datën 30 dhjetor të vitit 2006 dhe i përket “besueshmërisë së lartë”. Dokumenti ka numrin identifikues 144. –OC. Në të përcaktohen “detyrat” e deputetit aktual të BDI-së, i cili sipas burimeve nga Maqedonia,është daja i kreut të kësaj partie, Ali Ahmeti. Titulli i dokumentit “Pranim-dorëzimi i pozicioneve operative” përfshin edhe “gradën” e z.Veliu. “Në bazë të urdhëresës së kryeshefit të sektorit II, Shtabit Gjeneral të Armatës së Jugosllavisë, besueshmëria e lartë nr. 9- 371, prej 2.10.1996, ua dorëzojmë në lidhje pozicionin operativ ‘instruktor’. Pozicioni operativ deri tani ka qenë i angazhuar në përpunimin e separatistëve shqiptarë në Kosovë e Metohi, në operacionin Prodor II. Njohuritë (informacionet) e deritanishme që na i ka dhënë kjo lidhje operative kanë qenë të sakta dhe në kohë të duhur. Me pozicionin operativ të hyni në kontakt sikurse jeni udhëzuar nga Sektori II”. Kjo është përmbajtja e dokumentit të parë, në të cilin pas fjalës “instruktor” ka shenjën e yllit (*) shpjegues.Poshtë tekstit që shpjegonte “pozicionin operativ”, pas shenjës së yllit shkruhet: Fazli Veliu, nga fshati Zajas, Kërçovë, Republika e Maqedonisë, me nacionalitet shqiptar, shtetas i Republikës së Maqedonisë. Dokumenti i dytë Në dokumentin e dytë flitet për disa pagesa që i janë kryer Veliut, i cili identifikohet me pozicionin operativ “instruktor”. Janë rreth 9 mijë marka gjermane që ka përfituar ai, për tri “detyra”. Edhe ky dokument, i konceptuar në formë urdhërese, i cilësuar “besueshmëri e lartë”, është lëshuar nga Armata e Jugosllavisë dhe firmosur nga i njëjti kapiten që ka nënshkruar dokumentin e parë. Mban gjithashtu të njëjtën date: 30 dhjetor 1996.“Të bëhet pagesa e mjeteve financiare në llogari të planit financiar të vitit 1997, pozicionit operativ ‘instruktor’.Pagesa të bëhet në bazë të këtyre specifikimeve: 1. Harxhimet e pozicionit operativ, 2350 marka gjermane 2. Shpërblim pozicionit operativ për kryerjen e detyrave në kuadër të organeve informative, 5000 marka gjermane 3. Kompensim i harxhimeve rrugore, 1271 marka gjermane”, urdhërohet në dokumentin e dytë. Kështu, Veliut i janë dhënë saktësisht 8621 marka gjermane nga Armata Jugosllave, në vitin 1996, për “shërbimet” që supozohet të ketë kryer.
SKEDA
I burgosur i Titos, emigrant, deputet...
I lindur më 1 prill të vitit 1945, në fshatin Zajas, pranë Kërçovës, Fazli Veliu është daja i Ali Ahmetit, kryetarit të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim. Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Veliu ka qenë mësues në fshatin e tij, më pas ka dhënë mësim në gjimnazin e Kërçovës para se të vendosej në Kosovë dhe më pas në Zvicër. Aktualisht ai është deputet i BDI-së në Parlamentin maqedonas. Duke kërkuar në “Google”, rezulton se ai ka qenë i dënuar me 14 vjet burg në kohën e Titos dhe i amnistuar vite më pas nga autoritetet maqedonase.
Gazeta Shqip
|