Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikMaqedonia Shqiptare (Moderator: ibraim)Maqedonia, enciklopedi që provokon shqiptarët


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Maqedonia, enciklopedi që provokon shqiptarët  (E lexuar 245 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 28-03-2008, 08:43:46 »
Citojeni

Historianët shqiptarë kanë reaguar menjëherë pas daljes në qarkullim të botimit

Historianët shqiptarë të Maqedonisë kanë reaguar menjëherë pas daljes në qarkullim të botimit "Enciklopedia e përgjithshme dhe maqedonase", me katër vëllime dhe e kanë quajtur "provokim dhe fyerje e radhës ndaj shqiptarëve". Siç është njoftuar, historianët e Universitetit shtetëror të Tetovës (USHT), do të kenë gati më 7 prill një memorandum, të cilin do ta dorëzojnë pranë të gjitha institucioneve, bashkë me kërkesën që enciklopedia në fjalë të nxirret nga qarkullimi. Shefi i Katedrës së historisë në USHT, Vehbi Xhemaili, tha se ky vendim është marrë në një mbledhje ku ndodheshin pedagogë të historisë dhe historianë shqiptarë dhe se të gjithë pjesëmarrësit kërkuan njëzëri korrigjimin sa më shpejt të gabimeve dhe keqinformimeve të enciklopedisë. Vërejtjet e historianëve shqiptarë kanë të bëjnë me trajtimin e elementit iliro-shqiptar në periudha të ndryshme historike, nga lashtësia, deri në shekullin e fundit të mijëvjeçarit të kaluar. Sipas enciklopedisë së botuar në Shkup, pellazgët kanë ardhur në Ballkan nga Kreta, Siçilia, Italia e Jugut dhe Etruria. Territorin e fiseve ilire, autorët e enciklopedisë e ngushtojnë dhe e vendosin vetëm në brigjet e Detit Adriatik, ndërsa shqiptarët paraqiten me specifika etnike, si dy grupe popujsh "gegë dhe toskë".

Historianët kundërshtojnë pjesët ku shkruhet për trevën e Pollogut

Historianët shqiptarë kundërshtojnë edhe pjesët ku shkruhet për trevën e Pollogut si një zonë "ku nuk ka pasur asnjë musliman dhe se popullsia shqiptare fillon të vendoset nga administrata osmane për të ndërtuar strukturën e banorëve pas vitit 1690, pas luftës me Austrinë". Gjergj Kastrioti paraqitet në enciklopedinë maqedonase me emër të sllavizuar dhe me origjinë sllave, ndërsa Nënë Tereza paraqitet si vllahe. "Do të kërkojmë të hiqet nga përdorimi, nuk mund të lejojmë që shqiptarët të injorohen, të shtrembërohet e kaluara e tyre dhe të vërtetat historike", shprehet shefi i katedrës së historisë në USHT, Xhemaili.

Ndaj "Enciklopedisë së përgjithshme dhe maqedonase", reagoi përmes një letre të hapur edhe kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, Nebi Dervishi. "Ne po e ndërtojmë historiografinë shqiptare në tabanin kombëtar të shëndoshë, të zhveshur nga shpifjet dhe fantazitë e sëmura, pa vjedhje dhe pirateri. Për fatin tuaj të keq, historiografia sllavo-maqedonase qëndron në këmbë të qelqta dhe nuk mund të gjejë vetveten", shkruan Dervishi në letrën e tij të hapur. Katër vëllimet në 2014 faqe të "Enciklopedisë së përgjithshme dhe maqedonase", të shtëpisë botuese MI-AN, me redaktor përgjegjës shkrimtarin dhe publicistin, Jovan Pavllovski, janë mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë.

RD
« Ndryshimi i fundit: 05-04-2008, 09:48:55 nga Berni » E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 29-03-2008, 09:32:59 »
Citojeni

Si shumë po e kruajne këta maqedonet  inati
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 05-04-2008, 09:50:29 »
Citojeni

Shtrembërimet historike, nga origjina e Skënderbeut, deri te Nënë Tereza

Botimi i një libri voluminoz në Maqedoni, ditët e fundit, ka ngjallur reagime të ashpra nga ana e historianëve shqiptarë, sipas të cilëve dalja në qarkullim e botimit "Enciklopedia e përgjithshme dhe maqedonase" është një provokim dhe fyerje e radhës ndaj shqiptarëve. Historianët kanë reaguar të parët, pasi kanë shfletuar enciklopedinë me katër vëllime. Por reagimet pritet të jenë edhe më radikale. Më 7 prill, historianët e Universitetit shtetëror të Tetovës pritet të kenë gati memorandumin, të cilin do ta dorëzojnë pranë të gjitha institucioneve, me kërkesën për anulimin e këtij libri dhe daljen e tij nga qarkullimi.

Shtrembërimi i historisë

Shefi i katedrës së historisë në Universitetin shtetëror të Tetovës, Vehbi Xhemaili, tha se vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur me të gjithë historianët, të cilët kanë kërkuar unanimisht korrektimin sa më të shpejtë të gabimit të kryer me lejimin e botimit të enciklopedisë. "Do të kërkojmë të hiqet nga përdorimi. Nuk mund të lejojmë që shqiptarët të injorohen, të përgënjeshtrohet e kaluara e tyre dhe të shtrembërohet e vërteta historike e prejardhjes së tyre", tha ai.

Katër vëllimet dhe 2014 faqet e "Enciklopedisë së përgjithshme dhe maqedonase", botuar nga shtëpia botuese "MI-AN", nën redaktimin dhe përgjegjësinë kryesore të shkrimtarit dhe publicistit, Jovan Pavllovski, janë mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës. Në të janë publikuar 22 mijë zëra nga fusha të ndryshme, si personalitete, ngjarje historike, ekonomike, politike, gjeografike, kulturore, religjione botërore, flora e fauna etj. Në enciklopedi janë paraqitur edhe 8 mijë zëra të tjerë nga Maqedonia, të cilët siç thuhen në parathënie, "kanë të bëjnë me kufijtë etnikë, gjeografikë dhe historikë".

Letra-ankesë

Në këtë enciklopedi kanë gjetur vend edhe përreth 50 zëra, në të cilët janë përfshirë edhe shqiptarët si akademikë, politikanë, poetë, shkrimtarë, terma gjeografike, si dhe disa figura e ngjarje historike. Në një letër të hapur, historiani Nebi Dervishi gishtin ia drejton arkitektit të saj, Jovan Pavlloski. Dervishi e akuzon se së bashku me ekipin e tij falsifikon dhe në mënyrë të turpshme përvetëson historinë e të tjerëve, duke filluar që nga lashtësia e antikiteti e duke vazhduar deri në ditët tona. Pra, kjo është një periudhë shumë e gjatë, në të cilën studiuesit "e nderuar" nuk mund që ta gjejnë vetveten, thotë Dervishi, duke shtuar se këta "studiues e krijues" vazhdojnë me të njëjtin "avaz" deri sot dhe gjithë ditën, për çka ne do të përpiqemi për lexuesit të hedhim dritë në disa të dhëna. "Historiografia shqiptare, që po e ndërtojmë ne, e nderuar redaksi e enciklopedisë, është e krijuar në tabanin kombëtar të shëndoshë, e zhveshur nga shpifjet dhe fantazitë e sëmura, pa vjedhje dhe pirateri, të cilat, për fat të keq tuajin, në historiografinë sllavo-maqedonase, që qëndron në këmbë të qelqta, nuk mund të gjejë vetveten", thotë Dervishi, ndër të tjera, në letrën e hapur.

Disa ndër ato që konsiderohen trillime lidhen me origjinën e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe nobelistes Nënë Tereza. Në faqen 719 të enciklopedisë, emri Gjergj shkruhet Gjorgjia, ndërsa në faqen 957 shkruhet se origjina e tij është sllave. Po kështu shtrembërohet edhe origjina e Nënë Terezës, që sipas librit në fjalë është vllahe.

Kërkesa: Të bllokohet

Një prej kërkesave të historianëve shqiptarë është bllokimi i qarkullimit dhe sekuestrimi i kopjeve të botuara deri tani. Kërkesa e tyre përligjet me fatin e prezantimit të shtrembëruar të historisë së shqiptarëve dhe të falsifikuar në bazë të recetës së vjetër serbe. Historianët dhe shkencëtarët shqiptarë shprehin bindjen se kjo histori e falsifikuar nga pala maqedonase nuk i kontribuon bashkëjetësës dhe njohjes së mirëfilltë të historisë kombëtare të shqiptarëve, mbështetur në fakte shkencore, të cilat u referohen edhe studiuesve botërorë. Historianët konstatojnë se në katër vëllimet e enciklopedisë shihet qartë që nuk janë përfillur fare metodat komparative dhe kulturat midis dy popujve, me tendencë falsifikimin e etnogjenezës shqiptare.

"Jemi të bindur thellë se në këtë enciklopedi mungon objektiviteti shkencor i marrëdhënieve shqiptaro-sllave gjatë periudhës rreth 1000-vjeçare, pas ardhjes së tyre në Ballkan. Gjithashtu, me qëllim injorohet edhe ndihma e shqiptarëve që u kanë dhënë fqinjëve të tyre grekëve, serbëve dhe në fund edhe maqedonas, për të themeluar shtetin e tyre", thuhet ndër të tjera në memorandum. Memorandumi ka për qëllim ta njoftojë opinionin e brendshëm maqedonas dhe shqiptar, si dhe të gjitha qarqet intelektuale, për insinuatat dhe falsifikimet e fakteve historike, që me anë të "Enciklopedia e përgjithshme dhe maqedonase" tentojnë të shtrembërojnë historinë e shqiptarëve, të cilët jetojnë në këto troje që nga periudha historike e deri në ditët e sotme, thotë Xhemaili. Ai shton se qëllimi është që t‘u jepet fund qëndrimeve joshkencore dhe antishqiptare të disa qarqeve maqedonase, veprime që nuk i kontribuojnë bashkëjetësës.

Enciklopedia

Iliro-shqiptarët, të shtrembëruar


Vërejtjet e historianëve shqiptarë në Maqedoni kanë të bëjnë me trajtimin e elementit iliro-shqiptar në periudha të ndryshme historike, nga lashtësia, deri në shekullin e fundit të mijëvjeçarit të kaluar. Sipas enciklopedisë së botuar në Shkup, pellazgët kanë ardhur në Ballkan nga Kreta, Sicilia, Italia e Jugut dhe Etruria. Territorin e fiseve ilire, autorët e enciklopedisë e ngushtojnë dhe e vendosin vetëm në brigjet e detit Adriatik, ndërsa shqiptarët paraqiten me specifika etnike, si dy grupe popujsh "gegë dhe toskë". Historianët shqiptarë kundërshtojnë edhe pjesët ku shkruhet për trevën e Pollogut si një zonë "ku nuk ka pasur asnjë mysliman dhe se popullsia shqiptare fillon të vendoset nga administrata osmane për të ndërtuar strukturën e banorëve pas vitit 1690, pas luftës me Austrinë". Gjergj Kastrioti paraqitet në enciklopedinë maqedonase me emër të sllavizuar dhe me origjinë sllave, ndërsa Nënë Tereza paraqitet si vllahe.


Historiani

Dervishi: Shpifjet e enciklopedisë

-Pellazgët paskan ardhur në Ballkan nga Kreta, Sicilia, Italia e Jugut dhe Etruria. Kjo e pavërtetë historike shkruhet në faqen 1269

-Në faqen 572, autorët e enciklopedisë bëjnë tkurrjen e shtrirjes territoriale të fiseve ilire, që e ngushtojnë vetëm në brigjet e detit Adriatik

-Në faqet 533-534, autorët japin të dhëna për nekropolet e Trebenishtit. Kultura e gjetur në 32 nekropolet "është gjoja" e maqedonasve në periudhën helenistike

-Në faqen 32, shqiptarët paraqiten sipas gjuhës dhe specifikave etnike si dy grupe popujsh, "gegë e toskë". Për trevën e Pollogut shkruhet se "këtu nuk ka pasur asnjë mysliman" dhe se "popullsia shqiptare fillon të vendoset nga administrata osmane, për të ndërruar strukturën e banorëve pas vitit 1690, pas luftës me Austrinë"

-Në faqen 33 shkruhet se Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina e të tjerë, si kryengritës më 12 gusht 1912, paskan hyrë në Shkup të papenguar nga askush dhe e paskan plaçkitur qytetin e Shkupit¦

-Në faqen 719 shkruhet për Gjergj Kastriotin, të cilit ia ndryshojnë edhe emrin, ia bëjnë Gjorgjia

-Në faqen 957 shkruhet për origjinën sllave të Skënderbeut, ndërsa Nënë Terezën nuk e bëjnë sllave, por vllahe


Libri

"Bullgaria

të ashpërsojë

politikën ndaj

Maqedonisë"

Akademia e Shkencave të Bullgarisë botoi librin "Politika bullgare ndaj Republikës së Maqedonisë", përmes të cilit i kërkon qeverisë së Sofjes ashpërsimin e politikës ndaj Maqedonisë.

Tridhjetë intelektualë bullgarë i kanë kërkuar qeverisë së Sofjes që të ashpërsojë politikën ndaj Maqedonisë dhe të ndalojë tolerimin e sjelljes jokorrekte të saj ndaj shtetit bullgar.

Përveç kësaj, akademikët bullgarë kërkojnë që bullgarët të përfshihen në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë dhe në tekstet mësimore të shquhet se Goce Delçev, Car Samuili dhe personalitete të tjera të shquara të historisë së Maqedonisë, kanë qenë bullgarë. Këto mesazhe janë dhënë në librin "Politika bullgare ndaj Republikës së Maqedonisë", e promovuar para pak kohësh në Sofje.

Librin e ka botuar Akademia e Shkencave e Bullgarisë dhe në përgatitjen e saj kanë marrë pjesë tridhjetë intelektualë bullgarë, profesorë, historianë, ambasadorë, drejtorë të institucioneve kombëtare e ekspertë bullgarë për Ballkanin.

Edhe pse ambasadori i Maqedonisë në Bullgari, Abdirrahman Haliti, tha në promovim se maqedonasit ekzistojnë dhe faktet e realiteti duhet të pranohen, intelektualët bullgarë vazhduan të mbrojnë tezën e njohur të Sofjes, se kombi dhe shteti maqedonas janë formuar në bazë të politikës serbe dhe janë mbështetur më vonë nga Kominterni në vitin 1934.

Elita shkencore bullgare është e shqetësuar me mënyrën se si zhvillohen proceset në Maqedoni, pas shpalljes së pavarësisë së saj, sepse siç thonë ata, nuk është arritur ajo që pritej- që maqedonasit të bëheshin të ndërgjegjshëm për rrënjët e veta bullgare.

Gazeta Shqip
E identifikuar

diamant
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 06-04-2008, 16:12:12 »
Citojeni

Kur shikojme problemim Ndermjet Maqedonisë dhe Greqise për çështjen e emrit Maqedoni ta mbaj a mos ta mbaj, na duket si puna e hallit te dhelpres me bolet e dashit. Halli esht se "BOLET e dashit" jan historia dhe kultura e një populli qe si Greqia dhe Maqeonia duan ta pervetsojn për kenaqesine e vet personale."Bolet e dashit" i kan kënaqur me pare greket e sllavet, e po këtu duhet ta bllijme kapitullin e teledrames qesharake te fqinjesve tanë maniak.
E identifikuar

Hasan Tahsini, (1811-1881). Atdhetar i madh i Rilindjes sonë kombëtare, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë, si astronomi, matematikë, psikologji etj.
Bir i një fshatari ng
Konjaku
Nuk dehem kurre
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 06-04-2008, 18:02:24 »
Citojeni

Un jam nga maqedonia po këta te shkretit maqedon skan ç'të bëjnë tani duan te zgjedhin një histori te tyren se ua moren të gjitha edhe emrin edhe mbiemrin edhe historinë janë duke ja marrë. Po këta janë popull sllav FYROM-ca te cilët sapo kan lindur dhe marrin Aleksandrin e madh si te vetin.
Para një kohe dëgjova ne lajme se Skenderbeu ka qenë maqedon hahahah
Ja kalofshi mir
E identifikuar

Aida
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 07-04-2008, 22:07:54 »
Citojeni

Sa u përket bullgareve, ata kanë vite te tera qe punojnë me taktike. Nenshtetatsit Maqedonas te cilët jetojne ne pjesen kufitare me bullgarine pa problem mund te aplikojne për ti marr dy nenshtetesia, atë bullgare edhe atë maqedone. Këtë e di nga burime te sigurta.
Do vijë dita kur bullgaria do të kërkoje pjesen e saj ne maqedoni sepse aty ka nenshtetasit e vete, qofshim gjallë e do shifni edhe ju.
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Konjaku
Nuk dehem kurre
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 07-04-2008, 22:15:18 »
Citojeni

Un dua te bëhet ajo se me te vërtetë ajo pjesë e Bullgarise ka qenë dhe është ne fakt po këta sllavet tonë te "lashtë" po i ruajnë ato gjëra. Po të ndodhë ashtu si thot Adia atëherë do marrë edhe Shqipëria pjeset e veta ne Maqedoni  luj syun
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |