Maqedonia ShqiptareMaqedonia Shqiptare - IliridaMaqedonia Shqiptare (Moderator: ibraim)Lufta pa krye për pushtet e shqiptarëve të Maqedonisë
Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Lufta pa krye për pushtet e shqiptarëve të Maqedonisë  (E lexuar 933 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 09-06-2008, 12:41:05 »

Nga Ilda Mara

Shqiptarët po vriten me njëri-tjetrin se kush do të hyjë në qeveri me maqedonasit, situatë kjo e tejet e rëndë. Rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve dhe situata e tendosur politike, e krijuar pas datës 1 qeshor, nuk janë veçse disa tregues të paaftësisë së shqiptarëve për të qenë strategë dhe pjesë e vendimmarrjes politike. Në thelb, çështjet taktike dhe luftërat për interes të ngushtë kanë lënë në hije sfidën më të rëndësishme, për të cilën shqiptarët në Maqedoni rrokën armët shtatë vjet më parë: barazinë e plotë të shqiptarëve në Maqedoni. Qëllimet e ngushta të njërës apo tjetrës parti po nxjerrin jashtë loje Marrëveshjen e arritur me aq mund në Ohër në vitin 2001.


Marrëveshja e Ohrit, në sirtar


Marrëveshja e Ohrit e parashikon Maqedoninë si një “shtet multietnik të qytetarëve”. Disa ndër pikat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit janë barazi e plotë e shqiptarëve në Maqedoni dhe amnisti e përgjithshme për të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Sot, shtatë vjet pas arritjes së kësaj marrëveshjeje, kanë mbetur ende disa pika pa u zgjidhur, siç është çështja e gjuhës shqipe si gjuhë tjetër zyrtare në Maqedoni. Sipas Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës së Maqedonisë, gjuha, të cilën e flasin mbi 20 % e qytetarëve, gjithashtu është gjuhë zyrtare. Por qeveria maqedonase nën drejtimin e Gruevskit heziton dhe ende s'ka treguar ndonjë vullnet të mirë për ta vënë në jetë këtë pikë, por sigurisht bemolet e qeverisë së VMRO vazhdojnë me çështjen e reduktimit të ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare. Është pikërisht pra kjo parti, VMRO, nën drejtimin e Nikola Gruevskit, e cila është bërë molla e sherrit e shqiptarëve, të cilët duan me çdo kusht të hyjnë në koalicion me të dhe të qeverisin Maqedoninë së bashku. Por liderët shqiptarë duhet të kenë parasysh se Gruevski, ky lider i patjetërsueshëm i Maqedonisë, ka qenë gjithnjë kundërshtar i Marrëveshjes së Ohrit. Qeveria e tij në vitin 2001 ishte ajo që çoi Maqedoninë në konflikt, sot është pikërisht kjo qeveri që la Maqedoninë jashtë NATO-s, sepse nuk pranoi të hyjë në asnjë negociatë për çështjen e emrit. Gruevski dhe qeveria që ai përfaqëson ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shtetit fqinj, ndërkohë që në territorin e tij ka gati 30% të popullatës autoktone shqiptare.


Gruevski, lëmoshë shqiptarëve


Por, për fat të keq, askush prej liderëve shqiptarë deri tani nuk ka pushtet të negociojë me Gruevskin për qeverinë e re, po ajo që ata do të fitojnë, do të jetë një lëmoshë nën formën e një apo dy ministrive. Shqiptarët me sjelljen e tyre pa strategji e nxorën përfundimisht jashtë loje politikën dhjetëravjeçare, të stisur me aq mund nga liderët largpamës si Arbën Xhaferri e të tjerë. Stabiliteti politik dhe siguria në Maqedoni varen në mënyrën sesi i ndërtojnë raportet komunitetet kryesore etnike, ai maqedonas dhe ai shqiptar. Nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët, nëse nuk ka një besim reciprok mes tyre, Maqedonia nuk mund të ecë përpara, madje as nuk mund të ekzistojë. Nuk mund të pretendohet për ura komunikimi mes shqiptarëve dhe maqedonasve, kur ato nuk funksionojnë mes vetë shqiptarëve. Kjo politikë joproduktive e politikanëve shqiptarë të Maqedonisë ka bërë që Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare të distancohen nga kjo situatë pa fund e krye.


Fundi i shtetit multietnik maqedonas


Cilado qoftë partia shqiptare, e cila do të futet në qeverinë e Gruevskit, ajo do të jetë e humbur, s'do të ketë asnjë impakt dhe do të përdhosë përfundimisht përpjekjet shtatëvjeçare për të drejtat e shqiptarëve. Ali Ahmeti, në veçanti, duhet ta ketë të qartë se hyrja në koalicion me VMRO do të çmontonte përfundimisht tezat e tij politike dhe do të hidhte baltë mbi betejat e tij që prej vitit 1981 në mbrojtje të çështjes shqiptare. Ky qorrsokak i pështirë ka dy lloj zgjidhjesh: e para konsiston në një dialog që duhet të nisin dy partitë e mëdha politike shqiptare, Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit dhe ajo e Bashkimit Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit, që të punojnë së bashku për realizimin e pikave të parealizuara të Marrëveshjes së Ohrit, të punojnë së bashku për të ardhmen e komunitetit shqiptar të Maqedonisë, po dhuna që i ka kapur të dy partitë, s'ka për të lënë shteg për realizimin e një ideje të tillë. Ndërsa zgjidhja e dytë konsiston në hedhjen poshtë të Marrëveshjes së Ohrit dhe kthim në një rikonfigurim të ri Maqedonisë mbi baza etnike, ku secili nga komunitetet të vetëqeveriset!


Autorja është studiuese dhe këshilltare pranë revistës franceze “Politique Internationale”
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Bar Bari
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 154


Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 24-01-2009, 16:38:36 »

Punimi më pëlqeu si shumë i realt. Andaj ia bashkangjes poashtu një shkrim,që përputhet me të juajin.Falemnderit!

SHKRUAN:
Aurel Dasareti,
2009-01-24 Sydney, Australia

Ndryshime radikale, shkatërrimi i të gjitha partive politike shqiptare dhe braktisja përgjithmonë e politikës nga anëtarët e saj, e vetmja rrugë për t`u zgjedhur, që qëndron përpara shqiptarëve të FYROM-it në çastin e tanishëm të historisë. Diskutimet (kacafytjet) e shqiptarëve të rëndomtë, e sidomos e simpatizuesve të partive politike në forume të ndryshme, kanë dy aspekte. Njëri pasqyron si mendojnë këta të manipuluar, kurse tjetri si janë gjërat me të vërtetë. Atdhetarët e mirëfilltë, të gjithë ata që e ndjejnë veten shqiptar, doemos duhet ndryshuar qëndrimet e tyre personale nëse dëshirojnë ndryshime pozitive për Kombin; lypset t`ja bëjnë vetes një vështrim kritik, nuk duhet më të kontribojnë për mirëqenien e kësaj garniture të politikanëve të dështuar, por të synojnë për të vënë ca rregull në këtë univers rrëmujë. Në mungesë të ndryshimit, mendjes i duhet të merret vetëm me një grup rrethanash: me atë që ekziston në kohën e tashme. Çfarë ka qenë në të kaluarën dhe çfarë do të vijë në të ardhmen është e njëjtë me atë që ekziston tani. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja formojnë një unitet, kurse e gjithë gama e mundësive vjen e mblidhet në një rast konkret të vetëm: gjërat janë siç janë, sepse nuk mund të ishin ndryshe. Kjo logjikë destruktive e të menduarit është e tejkaluar te civilizimet perëndimore. Edhe shqiptari i gjorë lypset të vështron botën që ndryshon. Edhe ai duhet të mësojë, të mendojë për gjërat jo vetëm siç janë, por edhe siç kanë qenë dhe siç mund të ishin. Atëherë, për t`u vështruar nuk është vetëm e tashmja, por edhe një gamë e pafund mundësish. Bota konceptohet më së miri si një ekuacion i përgjithshëm, në të cilin e tanishmja paraqitet nga një grup i veçantë konstantesh. Ndryshojnë konstantet, dhe atëherë po ai ekuacion do të paraqesë gjithë situatat e së kaluarës dhe së ardhmes. Duke punuar me ekuacione të përgjithshme të këtij lloji, duhet të përgatitemi të pranojmë çdo grup konstantesh që përshtatet me to. Me fjalë tjera, gjithçka duhet konsideruar e mundshme, poqese nuk është provuar si e pamundshme. Shoqëria e pandryshueshme e FYROM-it (kur janë në pyetje barazimet e të drejtave të shqiptarëve me ato të sllavofolësve) karakterizohet nga mungesa e alternativës. Shqiptarët afër 20 vjet lejojnë të mashtrohen nga këta politikanë të sotshëm. Kjo rezulton që mendjes së tyre t`i mbetet të merret vetëm me një grup rrethanash: gjërat siç janë. Ndërsa mund të merren me mend disa alternativa; ato shfaqen si përralla, sepse rruga që do të shpinte në to mungon. Në rrethana të tilla, qëndrimi i “drejtë” për shqiptarët e gjorë të kësaj treve të okupuar është të pranohen gjërat ashtu siç janë. Hapësira për arsyetim, reflektim e kritikë është e kufizuar: detyrë parësore e të menduarit nuk është të arsyetojë e të argumentojë, por të pajtohet me një situatë të dhënë. Kjo u kursen shqiptarëve shumë mundime. Njëkohësisht, i privon ata nga mjete më të përpunuara të të menduarit. Botëkuptimi i tyre është i destinuar të mbetet primitiv dhe i shtrembëruar. Për këtë lloj të manipuluar njerëzish, idetë sunduese (të politikanëve të tyre) pranohen si realiteti vetë, ose, për të qenë më i saktë, thjesht nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin midis ideve dhe realitetit. Kur mungon dallimi midis mendimeve dhe realitetit, shpjegimet bartin po atë forcë bindëse qoftë kur mbështeten në vrojtime e qoftë kur mbështeten në besim irracional. Fryma e një peme gëzon po at lloj ekzistence sikundër edhe trupi i vet, mjafton që të besojmë në të. Të besosh në shpirt a në një forcë magjike është njëlloj si të pranosh se realiteti përqark nesh nuk mund të përvetësohet. Ky qëndrim i popullatës shqiptare u shkon për bukuri një shoqërie të pandryshueshme, respektivisht, arkitektëve të saj, kolonialistëve sllavo”maqedon” dhe vazalëve të tyre shqipfolës. Meqenëse shqiptarët e gjorë janë të pafuqishëm për të ndryshuar botën ku jetojnë, detyra e tyre është t`i nënshtrohen fatit.

_________________
SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri,
o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!
E identifikuar
Bar Bari
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 154


Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 28-01-2009, 17:55:04 »

Shkruan: Aurel Dasareti, 2009-01-28 Sydney, Australia Ne intelektualët dhe atdhetarët e mirëfilltë duhet të marrim përsipër të mbrojmë lirinë e opinionit dhe të ndihmojmë për të mposhtur opinionet e shtrembëra, doktrinat që e ngrenë urrejtjen në sistem të menduari ose që i japin një alibi shkencore vullnetit për pushtet. Roli jonë duhet të jetë: marrja nën mbrojtje e mendimit kundrejt abuzimeve të pushtetit dhe sqarimi i njerëzve për të mos lejuar asnjëherë që dallaverexhinjtë dhe demagogët t`ua çoroditin edhe mëtej mendimin. Duhet lidhur progresin moral të shqiptarëve me progresin tonë intelektual dhe patriotik, duke u vendosur njëkohësisht në truallin politik të mbrojtjes së lirive dhe në atë kulturor të formimit të individëve. Duhet të jemi ata që do të formulojmë, kundrejt pushtetit publik, këto dy kërkesa të pandashme: të respektojmë mëvetësinë e individëve dhe t`u ofrojmë, me anë të arsimimit, mjetin për të qenë me të vërtetë të mëvetësishëm. Dikush arrinë në përfundimet e tij mbi të gjitha duke u nisur nga një mbështetje emocionale, pa marrë në shqyrtim faktet. Për të tillët interesi privat - ideologjia e përkatësisë partiake zëvendëson njohuritë politike, ekonomike e shoqërore. Pasi kanë vendosur të besojnë në një ideologji që i përshtatet emocioneve të tyre, i mbanë të vërteta të gjitha faktet e shpallura nga ajo ideologji. Unë mbështetem në aftësitë e mia për t`i parë punet me sy kritik dhe në vullnetin tim për të pasur rreth meje njerëz që nuk ngurrojnë të shprehin kundërshtimin e tyre. Jam qytetar që i respektoj ligjet, por ka regjime (si ai i FYROM-it) që duhen kundërshtuar e jo pranuar. Besoj në gabueshmërinë time dhe nuk e marrë me seriozitet asnjë shakaxhi që nuk beson në gabueshmrinë e vet. Konceptimet e shtrembëra dhe keqkuptimet që përshkojnë diskutimet tona ndihmojnë për t`i dhënë trajtë ngjarjeve ku marim pjesë. Gabueshmëria luan në çështjet njerëzore po at rol që luan mutacioni në biologji. Edhe shqiptari duhet ta pranoje se njohja prej nesh e realitetit ku jetojmë është në thelb e mangët. Këtë mangësi e papërsosmëri lypset ta shohin me fakten se ne jemi pjesë e atij realiteti që përpiqemi të njohim dhe marrim pjesë në krijimin e tij. Kam kuptuar se në shoqërinë shqiptare ka një prirje për ta tepruar me rëndësinë e parasë. Paraja nuk është qëllim i jetës sime. Për mua ajo është mjet për arritjen e qëllimit. Unë dhe bashkëpuntorët e mi endemi mbi tokë, gjithnjë në udhëtim dhe shpesh tundim kapelën dhe përshëndesim një udhëtar tjetër, atje poshtë në luginë, i cili nuk duket më dhe ndoshta është zhytur plotësisht në errësirë.

_________________
SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri,
o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!
E identifikuar
Bar Bari
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 154


Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 29-01-2009, 01:33:45 »

Bejtullah,SADIKU
An?tar


Anëtarësuar: 30 Mars 2008
Mesazhe: 24
Vendodhja: NRW - D
 Postuar: E mërkurë Janar 28, 2009 1:47    Titulli i mesazhit: Kur shteti është ideal, kryetari edhe më ideal!   

--------------------------------------------------------------------------------
Huazuar nga: Liria Kombëtare

Shkruan: Bejtullah Sadiku

NË SHTET JO IDEAL, VËSHTIRË TË GJINDET KRYETARË IDEAL!

Si e sa po shihet, punët e shqiptarëve të Maqedonisë, në vend të shkojnë rrugës së ofruar të unitetit dhe unifikimit të qëndrimeve nga kërkesat e "Draftit të Unitetit", ata akoma edhe më shumë po ndahen, përçahen e coptohen, duke bërë lojra jo serioze, që sa janë të damshme për vetë partitë dhe liderët e tyre partijak, po aq edhe më të dëmshme edhe në përgjithësi për gjithë popullatën shqiptare.

Ndoshta se në bazë të normave dhe rrugëve demokratike është krejtë në rregull, se ja, vjen në shprehje shumësia e interesave politike edhe te vetë shqiptarët, por nëse mirret (që duhet të mirret) parasysh edhe vetë ky heterogjenitet brenda shqiptar, ku për punë kaq madhore, që rrisin emër, rejting dhe imazhin politik, po u bënë në kërkesa homogjen ku mund të shpresojnë edhe në suksese e ndonjë fitore, mund të quhet se janë në rregull dhe të arsyeshme. Po si veprojnë ndaras e në kundërshtim të vetë faktorit përbrënda shqiptarë, ky heterogjenitet, u ka sjellë, u sjellë dhe do tu sjellë vetëm humbje, maltertim të elektoratit, mossukses dhe jo fitore?!...

Pa hyre ne detalizime, kjo punë e këtyre garave presidenciale, ku nga çdo parti paraqitën kandidat, shanset e fitores, për sejcilën parti jo vetëm shqiptare, por edhe maqedone, janë nën minimalen, që mund edhe të prejudikojmë e të konstatojme se, ruandi i parë mund të mbetet edhe pa asnjë fitues e pa president, që ndoshta rrolin e presidentit duhet ta luaj parlamenti-kuvendi?!

Kështu si veprohet, mund të thuhet me keqardhje, se në këte pjesë të ballakanit akoma vlen ajo parulla politike e senatit romak "DIVIDE ET IMPERA" (përçajë e sundo)!

Po vallë, kështu e me kaq kandidat nuk ndodhi as në vendet ku vendoset e udhëhiqet bota, e në Maqedoninë dy milionshe, për momentin janë mbi gjashtë kandidatë veq të lajmëruar e të nominuar, si dhe ndoshta nja gjashtë të tjerë si kandidat potencial.

Apo mos ka ndonjë msheftësi tjetër të panjohur, ku nga shkaku i mohimit dhe negacionit të emrit, të (mos)pranimit në strukturat euro-atlantike, kanë marrë veshtin se ky shtet dhe forma e tijë, mund të shpallet, nga shtet i ... si shtet i shenjtë "DE CIVITATE DEI"!!!

Garuesit dhe konkuruesit, poqese këte e dijnë, Ju dëshirojmë sukses, e nëse nuk e kanë ditur, na vjen keq për mundin dhe kohën e humbur në lojën e tyre, pa e diitur se si luhet dhe me kend luhet.

Respekt!
_________________
" Zoti qëndron në fillim të religjionit dhe në fund të shkencave natyrore." - Max Planck (1858-1947)
 
▲       
 
E identifikuar
Bar Bari
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 154


Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 13-02-2009, 00:57:51 »

Postuar: E Enjte Shkurt 12, 2009 18:04    Titulli i mesazhit: lexoe dhe shpërndaje te miqt   

--------------------------------------------------------------------------------
 
 Shkurt e shqip. Shqiptarët e FYROM-it kanë vetëm këto rrugë shpëtimi:

1) Të distancohen krejtësisht nga të gjitha partitë politike dhe nga të gjithë politikanët

a) pastaj të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare të vendojnë mbikëqyrjen (proktetoratin) në at shtet kriminel duke proklamuar haptas se krimet më të mëdha kundër tyre i bëjnë politikanët shqiptarë të organizuar në parti politike të ndryshme të cilat parti në realitet bashkëpunojnë (pas perdeve, për interesa private) midis tyre kur është në pyetje kriminaliteti ekonomik.

b) ose të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare shkatërrimin e të gjitha partive shqiptare dhe burgosjen e të gjithë anëtarëve partiak deri sa të akuzohen zyrtarisht dhe pastaj të gjykohen/dënohen/lirohen nga akuzat për kriminalitet sidomos ekonomik, ndërkohë përkohësisht qeverisjen në trevat shqiptare atje ta rimarrin plotësisht sllavo”maqedonët”.

Pse e them këtë? Morra informata të pakontestueshme nga tereni, sidomos nga Tetova, të cilat qartas tregojnë se në at qytet politikanët shqiptarë të të gjitha partive kanë ndërtuar nga shumë ndërtesa madhështore të cilat i shesin ose japin me qira por ato ndërtesa janë të regjistruara jo si prona të pronarëve të vërtetë por nën emra fiktiv të “njerëzve” që nuk ekzistojnë askund ose nën emrat e farefisit ose shokëve të tyre. Dua të them se politikanët e atjeshëm disponojnë pasuri kolosale çmimi i të cilave është për person disa milion euro, para të cilat e kanë prejardhjen nga kriminaliteti i llojllojshëm: korrupsioni, ryshfeti, kontrabanda e lëndëve narkotike, trafikimi i lavireve, kontrabanda e cigareve, alkoolit, nga mashtrimet e ndryshme të popullatës shqiptare, nga zaptimi joligjor i tokave të tyre etj.

Ju shqiptarë të gjorë, ju që jeni të pastër nga këto punë, mos u kacafytuni midis jush se cila parti e politikan i juaj është më i miri, sepse bërllok puna atje, por organizohuni si popull i civilizuar, kërkoni ndihmën e avokatëve të huaj të cilët do të kenë mundësi që me ndihmën e policisë ndërkombëtare dhe të organeve tjera relevante të burgosin të gjithë ato kriminel për të cilët ju jeni në gjendje të vdisni, ndërsa pronat, pasuritë e tyre të pista të merren/sekuestrohen, konfiskohen duke iu ndarë shoqërisë, fukarenjve. Qeveritë, policitë, organet gjyqësore Perëndimore duhet të lajmërohen se ato kriminel aktivitetin e tyre e kanë të shtrirë brenda dhe jashtë FYROM-it ashtu që i plotësojnë kushtet të arrestohen, gjykohen dhe dënohen nga të huajt; kjo për arsye se në FYROM momentalisht nuk ka kush t`jua tregoje se sa kushton grosha; populli është aq i ndarë sa që arrestimi i tyre nga forcat patriotike tonat do të shkaktonte luftë qytetare sepse atje të gjithë shqiptarët jetojnë të grumbulluar në disa centimetra katror dhe të gjithë njihen dhe janë të lidhur mes veti duke krijuar aleanca të sëmura psikotike fisnore ose klanore. Situata ka dal nga kontrolli, duhet ndihma e të huajve ose kapitullimi dhe asgjësimi total i popullatës shqiptare të asaj treve të okupuar nga armiqtë e jashtëm dhe armiqtë e brendshëm, respektivisht nga kolona e pestë/kuislingët/KODOSHAT.
_________________
SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri,
o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!
E identifikuar
Bar Bari
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 154


Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 20-02-2009, 22:04:22 »

Shkruan: Aurel Dasareti, 2009-02-18 Arizona

Njeriu i arsyeshëm synon pushtetin, qoftë edhe për të bërë “mirë”. Rreziku më i madh për të qëndron pikërisht këtu, tek dëshira për të ardhur në pushtet, tek shpërdorimi i tij, tek dëshira për të urdhëruar, tek terrori. Nuk zotëroj asnjë armë për t`u mbrojtur ndaj inteligjencës dhe teknikës intelektuale më të zhvilluar; aq më pak nuk zotëroj armë për t`u kundërpërgjigjur dhe sulmuar. Por arrij të shoh nëse pas fjalëve, dhe shkrimeve të dikujt ka një besim. Me këtë armë foshnjarake i përballoj betejat me filozofitë e sotme. Edhe shqiptarët e FYROM-it lypset të veprojnë kësisoj duke u përballuar mashtrimeve, keqpërdorimeve, rrenave, manipulimeve, maskarallëqeve të vetëshpallurve politikanë shqiptarë të FYROM-it. Mos lejoni më të bëheni qesharak para kolonizatorëve të trevave të juaja dhe zagarëve të tyre shqipfolës të cilët nuk formuan UNITETIN dhe të dalin seriozisht me një kandidat të përbashkët, por për turp luajnë vullnetarisht rolin e palaços në cirkusin e sllavo”maqedonëve”; BOJKOTONI zgjedhjet, kërkoni protektorat, ky është qëndrimi i përbashkët i Diasporës i mbledhur rreth www.liriakombtare.c om Tharmet djallëzore tek njerëzimi, në disa periudha, në vend që të gjëllijnë mes kriminelëve dhe idiotëve, herë-herë shpalosen madhërishëm, bëjnë politikë dhe tërheqin pas vetes popuj të tërë. Fashizmi dhe bolshevizmi janë, padyshim, vëllezër të kundërt, por gjithnjë vëllezër; kur rritet njëri, plehëron tokën për tjetrin dhe e lind atë. Shqiptar i vuajtur i FYROM-it, thuaji po vetvetes, veçantisë tënde, ndjenjave të tua, fatitë tënd! Në këtë tokë krenare u kalitëm, ishim të kërkuar kudo, isha mësuar të luftoj, mësuar të fitoj...

_________________
SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri,
o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!
E identifikuar
Bar Bari
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 154


Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 22-02-2009, 00:51:22 »

Shkruan: Aurel Dasareti, 2009-02-22 Arizona

Shqiptarë të FYROM-it, mos dilni në Zgjedhjet e huaja, mos e humbni dhe at pak krenari që u ka mbetur, mjerisht ju veç jeni bërë gaz i botës, leni partitë e mafiozëve shqipfolës, nuk ua ndien leshi atyre aspak për ju, koha ka dëshmuar se luftojnë vetëm për karrierë, për xhepin. Pse jeni ngjitur pas tyre për mos me u ndarë kurrë? Po a thua keni kurorë me ta a? Pse kërkoni pushtet kur aspak nuk keni shtet? Përpiquni t`i siguroni vetvetes dhe fëmijëve të juaj liri, barazi, një jetë dinjitoze pa brenga, pa vuajtje, pa maltretime, pa masakra. Harroni “politikanët” e juaj se ato do të ballafaqohen dhe dënohen nga gjyqi i popullit, rrethi ngushtohet, ato i ka marrë tmerri...do t`i marrë edhe ferri...Kthejuni Shqipërisë etnike, kërkoni Protektorat, kërkoni gjykimin e kriminelëve që konfiskuan pronat e juaja. Mos lejoni t`ju mashtrojnë deri në amshim zagarët e sllavo”maqedonëve” të cilët s`janë tjetër veçse bastardë shqipfolës që dështuan 20 vjet me radhë. Ka ardhur koha të ikin. Ndjenjat dhe fantazitë, deri në një pikë përparojnë duke fituar forcë, bukuri dhe vlerë, por kur kjo pikë kapërcehet bëhen të flashkëta e të plogëta. Atëherë u ka ardhur koha ndjenjave dhe fantazive tjera.

Është kjo gjuha e përbashkët e Diasporës, nëse veproni ndryshe do të humbni përmbajtjen tonë. Më nuk kemi kohë të merremi vesh me ato të cilët nuk duan të marrin vesh; në mungesën tonë bastardët do të fitojnë shumë lehtë mbi ju deri sa s`bashku me punëdhënësit e tyre sllavo”maqedonë” t`ju shkatërrojnë përfundimisht: do t`ju vdesin unit fëmijët e pa perspektivë ose do të emigroj jashtë e gjithë rinia për t`u mos u kthye më kurrë e atje do të mbeten vetëm pleqtë, ju pra; me vdekjen e juaj mbyllet kapitulli.


Përvoja më ka mësuar se vetëm ato ndërgjegje që janë të zgjuara lejojnë t`i thërrasësh dhe t`i mprehësh. Një Komb që ka si prirje parësore zhdukjen e individualitetit të qytetarëve të tij nuk mund të arrijë te shteti ligjor. Gjithçka e huaj, gjithçka që ka hyrë pa ndonjë arsye të thellë në jetën e një populli, bëhet shkak sëmundjeje për të dhe duhet të hiqet qafe nëse ai dëshiron të mbetet i shëndetshëm.

Njeriu ka dy aftësi - për mirë dhe për keq - dhe ai patjetër të zgjedhë mes së mirës dhe të keqes, bekimit dhe mallkimit, robërisë dhe lirisë, jetës dhe vdekjes. Madje as Perëndia nuk përzihet në zgjedhjen e tij; ai i ndihmon duke ia dërguar lajmësit e vet, prijësit për të predikuar normat që çojnë në realizimin e së mirës, ta identifikojnë të keqen, të paralajmërojnë dhe të protestojnë

Politikanët shqiptarë bashkimin rreth një udhëheqësi të përbashkët të Shqipërisë etnike e shikojnë si një shoqërim midis të barabartëve, dhe jo si një disiplinë, si një nënshtrim hierarkik kundrejt një autoriteti. Kjo mendësi ose kjo natyrë është i pari shkak që ka penguar formimin e një shteti shqiptar gjatë shekujve dhe që e ka shpërndarë racën shqiptare në të katër anët, si kashtën që e merr era.

Liria Kombëtare dhe Bashkimi Kombëtar është një aspiratë natyrore dhe njerëzore, që nuk vdes kurrë. Zgjidhjet dhe formulat politike, që nuk e përfillin këtë gjë janë të përkohshme dhe jo afatgjata. Kombi shqiptar ekziston. Këtë nuk mund dot ta mohojë askush, as sllavo”maqedonët”, as zagarët e tyre shqipfolës. Kombi është një bashkësi njerëzore e qëndrueshme, e formuar historikisht, e lindur mbi bazën e bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit shpirtëror që shprehet në bashkësinë e kulturës.

Kur rrethet e ngushta planifikojnë se çka do të bëjnë dhe nuk i japin llogari askujt, zë të ecë guximshëm korrupcioni. Vetëm njerëzit e lirë mund t`i mbrojnë qëndrimet e veta dhe nderin e fortë për një përfundim të përbashkët, përkrahin interesat e kombit para interesave personale.
Ne tash jemi për të pranuar standardet e luftës me armiqtë natyralë të lirisë dhe, nëse është e domosdoshme, do të shpenzojmë tërë forcën e kombit që t`i kufizojmë dhe shfuqizojmë pretendimet dhe forcën e armikut.

_________________
SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri,
o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!
E identifikuar
Bar Bari
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 154


Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 26-02-2009, 22:43:42 »

Shkruan: Aurel Dasareti, 2009-02-27 Arizona

Në praktikë, shpesh e kam të vështirë të vendosi për qëndrimet që duhen mbajtur, sepse situata politike nuk është njëlloj në të gjitha trojet etnike dhe, ndërkohë që marrëdhëniet midis këtyre trojeve – për shkak të faktorit të jashtëm - janë të komplikuara, një qëndrim i përshtatshëm për një vend mund të jetë i papranueshëm për vendin tjetër. Duke u bazuar në faktet që përmenda, personalisht nuk shkruaj shumë për situatën politike të shtetit amë – SHQIPËRISË – apo KOSOVËS në mënyrë që të mos dëmtoj (pa hir) interesat e Kombit atje; me vite jam përqëndruar për çështjen e shqiptarëve të FYROM-it, nuk kemi se çka me dëmtuar këtu, një mik i imi thotë: “kur të jem i vdekur nuk do të brengosem se a thua do të kalbem”. Shqiptarët e FYROM-it kërkojnë të drejta demokratike e etnike, mundësi zhvillimi ekonomik, shoqëror dhe kulturor për çdo popull dhe minoritet etnik, me respekt të plotë për popuj të tjerë sipas parimit “to live and let live” (afërsisht “jeto e lëri të jetojnë”). Përvoja ka treguar se përkundër faktit që serbët dhe grekët kanë bërë më shumë krime ndaj shqiptarëve sesa të vetëshpallurit “maqedon”, këta të fundit janë edhe më barbarë se dy të parët, por u ka munguar dhe akoma u mungon forca të poshtërojnë, diskriminojnë, maltretojnë, dëmtojnë dhe masakrojnë edhe më tepër Kombin tonë. Në një kohë dëgjova se në FYROM, në partinë PDSH është paraqitur një patriot, “nacionalist” shqiptar (në kuptimin pozitiv) i cili është bërë tmerr për okupatorin dhe engjëll për shqiptarizmin, Menduh Thaçi i thënkan dhe, unë e disa tjerë filluam të simpatizojmë këtë krijesë; po kush nuk do të simpatizonte një spec djegës i cili do t`ishte në gjendje të djeg bythët e kolonizatorëve? U mashtruam, në vend të specit djegës kishim simpatizuar një spec dollma, krejtësisht të papërdorshëm për shqiptarizmin, përkundrazi, një mikrob të rrezikshëm për lindjen e kancerit në trungun shqiptar. Në mungesë të alternativës, filluam të simpatizojmë më të mirin prej më të këqijve, BDI-në dhe Ali Ahmetin, partizanin “revolucionar” i cili përveç shkatërrimeve të mëtejme të shqiptarizmit nuk nxori gjë në mejdan, bile i morri në qafë edhe ata atdhetar të pakt të cilët me pushkë në dorë provuan të ringjallin krenarinë dhe dinjitetin e Kombit në at trevë duke u përplasur me okupatorët por, qenë të pafat, sepse kryesia udhëheqëse e luftës dështoi, tradhtoi , tash situata e përgjithshme e shqiptarëve atje, në të gjitha aspektet është shumë më e keqe sesa në kohën e shokut Tito, tovarishq Lazar Kolishevskit dhe plehrave tjerë Goce Dellçevit, Nikolla Karevit...Shqiptarët e gjorë nuk kanë të drejtë pjesëmarrje edhe për sende banale siç është për shembull Festivali i “Këngës” Evrovizion ku paraqiten vetëm sllavofolësit. E gjithë kjo dhe miliarda sende tjera që nuk ka nevojë t`i them, sidomos indiferenca, arroganca e BDI-së ndaj iniciativës së Diasporës për të krijuar UNITET me partitë tjera shqiptare në mënyrë që me një gjuhë të përbashkët (me vepra të përbashkëta) të dalin para okupatorit sllavofolës, sinjalizojnë qartazi se nuk del gjë as prej BDI-së, as prej partive tjera shqipfolëse. Kuislingët, analfabetët antikombëtar, nuk duhet ende të humbin kohën e çmuar nëpër forume, të harxhojnë kot llafe, letër e kalem duke apeluar dhe mashtruar Kombin se si të dalin në zgjedhjet e okupatorit; por lypset të kërkojnë LIRI dhe BARAZI të 100% me komunitetin kolonizator sllavofolës. Shqiptarët e atjeshëm janë të okupuar, shtypur, maltretuar, keqtrajtuar, masakruar, diskriminuar etnikisht nga kolonizatorët fashist sllavoortodoks dhe vetëm pasi t`i rregullojnë këto sende u ka hije të dalin në zgjedhje. Abdylaqim Ademi në letrën e tij antishqiptare: “Të votojmë për ardhmërinë” predikon se, citoj: {“ Zgjedhjet vendore dhe presidenciale të marsit të këtij viti, duhet kuptuar edhe si mundësi kur ne shqiptarët e Maqedonisë do mund të dëshmojmë kulturën tonë të lartë politike dhe demokratike”}, dhe kjo krijesë është brengosur shumë që FYROM-i, respektivisht qeveria gjakpirëse sllavofolse, armiku kryesor i Kombit shqiptar të asaj treve të okupuar, të hyje në NATO dhe EU; këtë e bënë me do alamet llafesh dhe lëvdatash që edhe vet komitat bullgarofil Geogijevski dhe Grujevski kishin me ia pas lakmi sepse as vetë këto dy nuk e dashurojnë shkininë e vet sa e dashuron Abdylaqimi jonë të tyrin. Abdylaqimi jonë gënjen në konstatimet e tij se FYROM-i (nacisto/fashist) meritonka të hyje në grupin e të civilizuarve duke mos përmendur askund faktin se ai shtet terrorist është xhehnet për sllavofolësit ardhacak ama xhehnem për shqiptarët autokton (shqip i bie parajsë dhe ferr). Diaspora trasoi rrugën, UNITETIN, partitë politike nuk e pranuan sepse atyre nuk u konvenon LIRIA KOMBËTARE dhe BARAZIMI i të drejtave të shqiptarëve me ato të kolonizatorëve, kjo për arsye se në at rast FYROM-i do t`u bëheshe shtet ligjor dhe si i tillë do t`ishte i detyruar nga bashkësia ndërkombëtare të luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin, respektivisht të likuidoj kriminelët. Nuk u konvenon shteti ligjor por statusi “qëndrim në vend ose stagnim” në mënyrë që edhe nja 20 vjet tjera të mbesin në pushtet që u jep lezet, në llogari të popullit të manipuluar. Ju të mallkuar rrenacak dhe dallaveraxhi që propagandoni partitë e juaja antishqiptare, më përpara se me hapur gojën me llomotitjet e juaja, lypset të deklaroni pasuritë e tundura dhe të patundura të tutorëve të juaj, të vetëshpallurve politikanë, në mënyrë që popullata shqiptare të vërtetohet se ato vagabond, për një kohë të shkurtër të aktivitetit të tyre “politik” kanë krijuar pasuri kolosale; prej shtratit pa krevat, prej gomarit dhe leckave sot flenë në pupla, vozitin mercedesa dhe vishen me tesha më të shtrenjta anise nuk u ka hije për shkak të dhëmbëve që u kanë rërë krejtësisht ose u kanë mbetur disa sa për trishtim të spektatorëve. Forumi politik i faqes elektronike www.liriakombtare.c om me seli në USA, si medium kryesisht i Diasporës, jo-komercial, 100% i pavarur dhe neutral, me vite përpiqet të jep një version sa më realist të ngjarjeve në atdhe, veçanërisht nga FYROM-i, dhe në forumin tonë shkruajnë intelektual dhe atdhetarë prej më të sertëve, duke dhënë kështu një kontribut të fuqishëm propagandistik në favor të atdheut. Ai popull i okupuar që e ka humbur betejën propagandistike, e ka të humbur përgjithmonë edhe luftën, prandaj mos bini pre e spiunëve të armikut të cilit minimizojnë rolin e propagandës nëpërmjet internetit, janë ata plehra biologjik. Dua vetëm të ceki se prej dje, në adresën time kanë ardhur shumë letra ku bashkëkombësit kritikojnë ashpër edhe redaksinë e faqes Lajm e cila sipas tyre nuk është aq demokratike, aq neutrale dhe aq kombëtare sa që kam menduar unë, sepse censuron letra të mirëfillta kur këto bien ndesh me interesat e BDI-së etj. Nëse kjo përkon me realitetin (gjasat janë shumë të mëdha) atëherë Diaspora shqiptare i sugjeron redaksisë së Lajm-it t`a ndryshoje menjëherë kursin; vetëm ashtu do të kontribuoje për popull duke ua treguar të vërtetën - dhe vetëm të vërtetën - ashtu që të hiqet hutimi te njerëzit të cilët ndoshta se e kanë Shqipërinë etnike në zemër ama manipulohen nga politikanët shqipfolës që financojnë mediumet antikombëtare. Secilit jeta i cakton një detyrë të posaçme dhe të papërsëritshme; pra nuk ekziston një jetë e pavlerë, e paracaktuar si e tillë. Edhe qenia më e dobët dhe e mjerë, në vendin që i është caktuar, mund të jetojë një jetë dinjitoze dhe të veçantë, të përfaqësojë diçka origjinale, thjesht duke pranuar vendin që nuk e ka zgjedhur në jetë dhe duke u munduar të kryejë detyrën e tij të veçantë. Ky është humanizmi dhe atdhetarizmi i vërtetë, që gjithnjë rrezaton diçka fisnike e të dobishme për Kombin, edhe nëse ushtruesi i kësaj detyre në sytë e të gjithëve është një djall mjeran, vendin e të cilit askush se lakmon.

_________________
SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri,
o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!
E identifikuar
Bar Bari
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 154


Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 27-02-2009, 22:51:58 »

Shkruan: Aurel Dasareti, 2009-02-27, Arizona

O shqiptar i Robëruar i FYROM-it,
nuk ke çka të humbësh përveç varfërisë, tmerrit dhe prangave shekullore; mos e humb edhe më tej at pak krenarie të cunguar që ende të ka mbetur, mbroje dinjitetin tënd dhe të familjes tënde, BOJKOTO ZGJEDHJET e kolonizatorëve nacist/fashist sllavo-ortodoks dhe zagarëve të tyre shqipfolës, KËRKO PROTEKTORAT.

Frika e çmendurisë në shumicën e rasteve s`është veçse frika e jetës, e kërkesave të zhvillimit dhe instinkteve tona. Ka gjithnjë një hendek ndërmjet jetës naive instiktive dhe asaj që në mënyrë të vetëdijshme duam dhe priremi të jemi. Një hendek i tillë s`mund të kapërcehet lehtë, por gjithnjë, me qindra herë duhet provuar, çdo herë me guxim, sepse para se ta kapërcejmë na mban mbërthyer një lloj frike.

“Politikanët” shqipfolës, UZURPATORËT të cilët me forcën e bajonetave të huaja, kanë mbytur lirinë tënde, vendosën terrorizmin; të pafytyrët 18 vite me radhë tallen me gjakun e martirëve, poshtërojnë nderin, dinjitetin tënd dhe të familjes tënde, kërkojnë të shesin Dheun e Shenjtë të Atdheut.

_________________
SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri,
o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!
E identifikuar
Bar Bari
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 154


Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 03-03-2009, 22:29:05 »

Shkruan: Aurel Dasareti,
2009-03-03 Los Angeles, California - USA

“Politikanët” e juaj shqipfolës, nuk patën asnjë pikëpamje çiltërsisht krijuese, as nuk realizuan ndonjë ndryshim në të mirë të shqiptarëve të okupuar votat e të cilëve i morën me mashtrime ose vetë i mbushën kutitë votuese. Tek ata mungojnë: karakteri, morali, edukata, arsimimi, aftësia, sinqeriteti; por mungon edhe elementi thelbësor i shpirtit shqiptar: dashuria për Shqipërinë, dëshira për të ndihmuar në rritjen e çështjes së shqiptarisë, në pasurimin e saj, dëshira për LIRI të popullsisë shqiptare të asaj treve të okupuar me emrin e përkohshëm FYROM, dëshira për pavarësi. Partitë (lexo: bandat) “politike” shqipfolëse atje, rrethi më i ngushtë i atyre partive dhe liderët e saj janë kanceri i shqiptarisë. “Politikanët” e atjeshëm janë palaço në cirkusin e sllavofolësve, mrekullisht të papërdorshëm, të cilëve s`i drejtohet askush dhe nga të cilët askush nuk frikohet, sepse ata 18 vite lejuan dhe akoma lejojnë gjithçka që u thotë okupatori dhe, me të njëjtën indiferencë refuzuan gjithçka që i lut popullata shqiptare. Për kolonizatorët fashisto/stalinist sllavofolës, janë më të parrezikshëm se një insekt torollak, sërish janë shkretëtirë për jetën.

Menduh Thaçi dhe PDSH-ja është kanceri i shqiptarisë, masakrun Brodecin. Shpresonim në Ali Ahmetin dhe BDI-në ama edhe ata janë barazuar me grupin e parë. Dhe, këta dy krijesa, bashkë me ato karikaturat tjera prej “politikanësh” të organizuara në (“parti) kope dhensh, me decenie kanë propozuar principe dhe kanë predikuar mbi marritë e zjarrta. Premtimet e tyre për liri, barazim dhe demokraci për ju janë vetëm maskarallëqe dhe rrena të kulluara, prandaj apeloj sërish: ZGJOHUNI, MOS DILNI NË VOTIME, BOJKOTONI ZGJEDHJET E HUAJA, KËRKONI PROTEKTORAT NDËRKOMBËTAR, vetëm ashtu do të dëgjohet zëri juaj nga të huajt, vetëm ashtu do t`jua merrni vulën prej duarve okupatorëve të juaj. Nëse dilni në zgjedhjet të cilat qysh më parë bëhen me hile: me vjedhjen e 200000 votave fiktive të sllavofolësve dhe atyre 20 deputetëve më tepër që kolonizatorët fitojnë nga ato vota fals, ju do të humbni sërish dhe do ta legjitimoni okupatorin si qeveri legale, para botës do të jepni përshtypjen se gjoja me të vërtetë qenkeni shtet-formues e jo robër të FYROM-it. Politikanët i keni kodoshë të përbetuar antikombëtar. Ata dreqër prej bastardësh nuk flasin për at më kryesoren: LIRINË e juaj; por vetë-proklamohen si partizanë të hyrjes së kolonizatorëve në NATO dhe EU. LIRIA E ÇDO POPULLI VARET NGA SHKALLA E VETËDIJES SË TIJ PËR KËTË LIRI.

Shqiptarë,
Vallë ku e keni ju at trimërinë,
ju që për të tjera gjë s`kurseni,
që lavdëroheni aq në Perëndinë,
dilni një herë tregoni se kush jeni.

Asnjëra nga përpjekjet armike nuk ka mundur të shuajë te shqiptari instinktin e fuqishëm të racës së tij.

_________________
SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri,
o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!
E identifikuar
Bar Bari
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 154


Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 04-03-2009, 21:25:16 »

Shkruan: AUREL Dasareti,
2009-03-04, Los Angeles, California-USA

Dëshira njerëzore për liri është diçka zanafillore që e gjejmë që tek kafshët e fëmijët e vegjël. Në fushën politike, ndërkaq, liria kthehet në një çështje problematike, sepse, liria e pakufizuar e çdo individi, e bën të pamundur bashkëjetesën njerëzore. Kur jam i lirë të bëj çka dua, atëherë jam i lirë t'u vjedh të tjerëve lirinë e tyre.

Si rrjedhojë: okupatorët sllavo-folës dhe zagarët e tyre shqipfolës kanë liri të pakufizuar prandaj edhe 19 vite me radhë janë duke e vjedhur lirinë e popullatës shqiptare të FYROM-it. Pa ndihmën e tradhtarëve, që para botës së civilizuar, u shërbejnë okupatorëve si alibi “barazimi dhe lirie” e popullatës shqiptare me at sllavo-folëse, nuk do të mundeshin edhe më tutje të mbanë nën robëri popullin tonë. Dhe, shqipfolësit, prej varfërisë së tejskajshme, pa kualifikim ose me kualifikime fals (diploma të blera universitetesh, magjistratura e doktorata) shpërblehen nga padronët e tyre duke fituar privilegje dhe pasuri kolosale joligjore, me kusht që pikë së pari të bashkëpunojnë me ta në shtypjen e popullatës shqiptare. Nëse bastardët shqipfolës nuk dëgjojnë tutorin dhe nuk mbyllin gojën, sytë dhe veshët kur këta të fundit bastisin, poshtërojnë, diskriminojnë, rrahin, burgosin, terrorizojnë fizikisht dhe psiqikisht popullin tonë të pafajshëm, masakrojnë Brodecat etj, atëherë, sipas kontratës, apo më mirë me thënë – PAKTIT të MAJMUNËVE - bastardët do të humbësin menjëherë këto privilegje sepse tutorët do t`i rikthejnë sërish te gomari prej të cilit janë ndarë at ditë kur i hynë këtij profesioni shumë të lezetshëm të “politikanit”. Ore njerëz, ata maskarenj nuk i kanë marrë me merita ato poste; ata e dinë se nuk vlejnë gjë, i frikohen konkurrencës së shëndosh nga ju që jeni shumë më të zot në disa aspekte, shfrytëzojnë rastin dhe naivitetin, budallallëkun e juaj: në vend që të kërkoni llogari dhe rezultate nga ata, e jo të merreni me fantazira, në vend që t`u hiqni dru bythëve dhe të interesoheni për popull e interesat e juaj, interesat e fëmijëve të juaj, ju jeni duke e vra njëri-tjetrin, duke i lënë në mjerim apo jetim fëmijët e juaj - në favor të fëmijëve të tyre; prandaj bastardët me mish e me shpirt do të mundohen deri në momentin e fundit të mbanë statusin: “vet-numërim”. Dhe, juve, do t`ju mallkojnë fëmijët e juaj sepse nga inati ndaj vetvetes, nuk jeni në gjendje të bashkëpunoni kundër kriminelëve, nuk patët krenari të luftoni që edhe fëmijët e juaj të kalojnë një rritje dhe jetë dinjitoze, por 20 vjet me radhë u kruhet shpina se cili politikan na qenka më atdhetar e cili do të sjell “begati” për fëmijët e juaj. Edhe Zoti i ndihmon vetëm atij i cili më parë i ndihmon vetes. Mos dëgjoni më shkarravinat e asnjë pederasti të pafytyrë i cili na del në forume elektronike duke u përpjekë t`ju mashtroj të zgjidhni filan/pishmanin, koha e shakave ka kaluar, u bën dy dekada, ju u mplakët e vdiqët ama në mend nuk erdhët. Është dashur të reagoni qysh para 18 viteve, kur i patë sinjalet e sëmundjes, tash më kanceri u ka depërtuar deri në tru, ju shanse tjera mbi-jetimi nuk keni, përveç amputimeve nga trupi i juaj të këtyre mikrobeve që ua shkatërron jetën. Ju nuk mundet t`i ndihmoni vetes kur e dini se keni një problem por nuk tentoni ta zgjidhni atë. Mafia kontrollon politikën ballkanike, kjo theksohet edhe në analizën e Institutit për hulumtim me seli në Uashington. Kërkoni PROTEKTORAT, mos dilni në “ZGJEDHJE” sepse janë ato zgjedhje të narkobosave. Thoni POSHTË FASHIZMIT – POSHTË TERRORIT.

Liria, demokracia jonë nuk kërcënohet vetëm nga grabitqarët e huaj, kolonizatorët e trojeve etnike shqiptare por më tepër nga "kolona e pestë" e fshehur në radhët tona. Edhe pse kërcënimet e jashtme dhe të brendshme të fashizmit duhen marrë seriozisht, do t`ishte një gabim dhe një rrezik i madh në qoftë se nuk do të marrim parasysh se në shoqërinë tonë ne ndodhemi përballë të njëjtës dukuri, që ndihmoi daljen e fashizmit në Itali: paqëndrueshmërisë dhe pafuqisë së individit.

Vetëm në qoftë se do të arrihet të dominohet shoqëria dhe të varet ekonomia ndaj qëllimeve të lumturisë njerëzore dhe vetëm duke marrë pjesë aktivisht në procesin shoqëror duke mbikëqyrur veprat-devijimet e zyrtarëve dhe politikanëve shqiptari do të mund të fitojë atë që sot e çon në dëshpërim: vetminë dhe ndjenjën e tij të pafuqisë.

Sot shqiptari nuk vuan edhe aq për shkak të varfërisë sa nga fakti se është bërë një ingranazh i vogël i një makine të madhe, një automat vullnetar i zyrtarëve, politikanëve dhe qeveritarëve mafioz: pra nga fakti që jeta e tij është bosh dhe ka humbur kuptimin e saj. Fitorja mbi të gjitha sistemet autoritare do të jetë e mundur vetëm në qoftë se synimi për liri dhe demokracia nuk do të jetë në tërheqje, por do të kalojë në ofanzivë dhe do të realizojë atë që kanë parë si qëllimin e vërtetë, ata që kanë luftuar për lirinë në kohët e fundit. Do të triumfojë mbi forcat destruktive vetëm në qoftë se do të arrijë të fusë tek individët atë besim që është më i fortë nga aftësia e mendimit njerëzor, besimin tek liria si realizim aktiv dhe spontan i unit individual.

Kontrolli aktiv dhe bashkëpunimi nga ana e çdo individi dhe nga ana e njësive më të vogla të sistemit kërkon decentralizim të gjerë. Në qoftë se planifikimi nga lart, nuk shoqërohet nga pjesëmarrja e gjallë nga poshtë, në qoftë se rryma e jetës shoqërore nuk lëviz vazhdimisht nga poshtë lart,...do të çojë akoma më shumë në manipulimin e individëve.

_________________
SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri,
o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!
E identifikuar
Bar Bari
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 154


Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 09-03-2009, 00:29:21 »

Shkruan: Antigona Dasareti, 07-03-2009, USA

Shqiptar, BOJKOTO “ZGJEDHJET”, bëhu krenar, bëhu solidar me Brodecin; shkijet dhe shqipfolësit e PDSh-së me MASAKRIMIN e Brodecit, masakruan SHQIPTARINË, edhe TY dhe familjen tënde pra. Shqipfolësit e PDSh-së morën pjesë aktive në masakrimin e shqiptarisë në BRODEC, kurse tash shqipfolësit e BDI-së heshtin para dënimit me burg të viktimave, kjo tregon se janë nga i njëjti pleh. Dhe, janë këto partitë më të mëdha “shqiptare” në FYROM. Këto dy parti nuk pranuan DRAFTIN tonë për UNITET, me këtë treguan se janë parti fashiste, partitë më të vogla gjithashtu nuk pranuan UNITETIN. Nëse ato na injorojnë neve (popullin), pse ne të mos injorojmë ato? Lejoni që në zgjedhje të dalin vetëm familjarët e kodoshëve, ato të cilët kanë leverdi të votojnë: babën, nënën, motrën, vëllain, djalin, vajzën, nipin, mbesën. Dhe numri i tyre nuk do të jetë as 1% e popullsisë shqiptare të asaj treve të okupuar. Ju tjerët as që keni llogari të dilni në zgjedhje, sepse: mixha, tezja, halla, daja nuk do t`i ndajnë aspak me ju parat e vjedhura nga plaçkitja deri sa merren me politikë, por do t`i ndajnë me më të afërmit e tyre. Këtë ua them vetëm juve që jeni materialistë të skajshëm dhe që nuk keni aspak krenari shqiptare dhe moral, sepse ato që këto virtyte i kanë nuk do të dalin në zgjedhje. Unë u kisha sugjeruar të mos dalin në zgjedhje dhe të ndryshojnë sjelljen edhe ata familjarët e të cilëve kanë leverdi nga këto zgjedhje, të mos dalin ta zgjedhin edhe vëllain e barkut bile, sepse 100% një ditë do ta paguajnë shumë shtrenjtë pisllëkun, tradhtinë ndaj ATDHEUT, budallallëkun e tyre. Pse? Sepse edhe nëse sot fitojnë para të majme nga familjarët e tyre kriminel, pas nja 2-3-4-5 vjetëve do të bëhen ndryshime radikale dhe spastrime legjendare në FYROM kur në fuqi do të vinë forcat patriotike të vërteta. Ato forca do të ngrenë në këmbë çdo gur që të zbulojnë pasuritë e secilit politikan të sotshëm dhe kriminelët do të humbin jo vetëm pasuritë pise të cilat do të konfiskohen, sekuestrohen duke iu rikthyer shoqërisë, por do t`a humbin edhe jetën, ndërsa fëmijët e tyre nëse kanë qenë të rritur (mbi 18 vjet) derisa babai-nëna pasuroheshin nga kriminaliteti, do të marrin dënime 20-30 vjet burg si pjesëmarrës dhe kuptohet se e gjithë pasuria e tyre do të merret si dhe ato do të dënohen t`i paguajnë shoqërisë dëmshpërblim nga pasuritë të cilat i kanë shfrytëzuar por edhe kamatën e tyre. Ju të mjerë, do të ballafaqoheni me forca patriotike të cilat do të hakmerren ashpër ndaj terrorit, shtypjes dhe shfrytëzimit që ia bëni popullatës shqiptare dhe, nuk do të kenë aspak mëshirë ndaj jush, sepse organizimi i tyre do të bëhet krejt ndryshe nga sendet e kësaj natyre që ju i keni përjetuar deri tash; për shembull: hulumtimet, zbulimet dhe dënimet që do t`ju jepen kriminelëve të Tetovës do të kryhen nga forca patriotike që aspak nuk janë prej Tetove por prej Kumanove, Struge, Prishtine, Tirane, diaspore, dënimet që do të marrin kriminelët e Kumanovës nuk do të kryhen nga forcat patriotike të Kumanovës por bla bla bla (që të mos jeni të një fisi, as të njohshëm midis jush e as shokë pra, kështu që nuk do të ketë aspak anime ama nuk do të ketë edhe aspak hakmarrje nga ju sepse ju nuk do të dini asnjëherë emrat e atyre që do t`ju dënojnë). Ju kriminel prej "politikanësh", ju merreni me krimin e organizuar brenda por edhe jashtë FYROM-it dhe këtu prekni në telin e hollë të INTERPOLIT etj, dhe deri tash keni korruptuar edhe politikanë të shtetit amë ama si të hyje Shqipëria në NATO me 3-4 Prill 2009 do të jetë e detyruar që të pastroje oborrin e vet nga kriminelët, do t`ju denoncojë (paraqet) atje ku duhet dhe ju të asgjësuar do të jeni. Ju e dini shumë mirë se për shembull Bullgaria dhe disa shtetet tjera të Lindjes i lejuan kriminelët e tyre të kenë para në banka brenda dhe jashtë vendit, të financojnë në banesa, hotele, restorante, fabrika, etj ama pasi hynë në NATO kriminelët më nuk u dukën gjallë askund; si ua merr mendja juve, ku janë ata? Disa thonë se nën tokë; të shtyjnë hallku atje ku duhet...pasi më nuk u nevojitesh. Kur në zyrat e juaja vjen në bisedime ndonjë i huaj: ambasador, funksionar etj dhe ju dilni në fotografi s`bashku, ata u bien pak shpinës me duar dhe ju mendoni se ju thonë: "BRAVO" se kinse është ajo gjest miqësie ndaj jush, ama ju akoma nuk i keni kuptuar Perëndimorët, ato u prekin shpinës vetëm për të vërtetuar se ku e keni vendin më të but ku edhe do t`ju mëshojnë me dru nesër. Perëndimorët me vite e vizituan dhe e merrnin në vizitë Millosheviçin, hangrën dhe pinë s`bashku, por në fund e dërguan në Hagë ku edhe cofi. Kur edhe Millosheviçin e dashur nga të gjithë serbët, vetë serbët e zunë si miun dhe e ia dorëzuan policisë Perëndimore, Arkanin e dashur e masakruan vetë serbët, të dashurit e tij, paramendoni se çka do të bëjnë shqiptarët me ju. Për ndryshim nga ju, Millosheviçi, Arkani, Shesheli etj anise pisa luftuan për kombin e vet në dëm të kombeve tjera, e ju luftoni kundër Kombit të juaj në favor të kombeve tjera.

E identifikuar
Bekimi
Strateg
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3179



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #12 më: 09-03-2009, 05:07:03 »

Te me falin autoret e shkrimeve te mesiperme, por gjenden shume larg dhe qe atje nuk bejne dot asgje dhe fjalet e tyre hasin ne vesh te shurdher.

Do ishte mire qe para se te shkruanin te njihnin realitetin nga afer se c'do kush di te shese mend duke qendruar ulur ne karrige te mbretit.


Me te mira.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Bar Bari
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 154


Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 11-03-2009, 15:22:46 »

Shkruan: Aurel Dasareti, 2009-03-11 Los Angeles, California
Pajtohem me përmbajtjen e letrës “Shqiptarët luftojnë, maqedonasit fitojnë” por kam një koment aty ku zotëri Fejzi Hajdari thotë: “Faktori politik shqiptarë sikur është pajtuar me mashtrimin që i bëhet në mënyrë permanente nga faktori politik maqedonas.”
Sipas rrethanave ku jeton dhe vepron e kuptoj stilin e but diplomatik të z Hajdarit. Unë kam prirje sakicës me i thënë sakicë e lopatës lopatë.
Faktori politik shqiptar nuk është pajtuar me mashtrimin që i bëhet në mënyrë permanente nga faktori politik fashist sllavo “maqedonas”, jo, jo. Pikë së pari në FYROM nuk ekziston asnjë faktor politik shqiptar, por banda shqipfolësish prej kriminelësh antikombëtar, antishqiptarë të përbetuar të cilëve u mungojnë: karakteri, morali, etika, humanizmi,njerëzia, arsimimi, aftësia, atdhedashuria. Këta përveç tjerash merren me krimin e organizuar jashtë FYROM-it sidomos në trafikimin e drogës nga ORIENTI në FYROM, prej FYROM-it në Perëndim - duke helmuar rininë Perëndimore dhe shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike shteteve të prekura nga aktiviteti i pistë i tyre; dhe populli shqiptar mund lirisht t`i denoncoj në INTERPOL. VEPRONI, tash, menjëherë. Dhe, kriminelët shqipfolës askush nuk i mashtron, kriminelët vullnetarisht dëshirojnë të “mashtrohen” nga faktori politik i okupatorëve sllavo-folës sepse kriminelët qysh para 20 vjetësh e kanë shitur bythën te kolonizatorët. Kriminelët e dinë shumë më mirë se duhet patjetër të mbyllin gojën, veshët dhe sytë para të gjitha të këqijave që okupatorët stalinist- fashist ia bëjnë popullatës së shumëvuajtur shqiptare në at trevë të okupuar. Këtë premtim ndaj okupatorit kriminelët shqipfolës e kanë dhënë në momentin kur nënshkruan nën {PAKTIN e MAJMUNËVE}, kontratë e cila definon qartas: Fashistët sllavo-ortodoks do të bëjnë çka të duan me shqiptarët: poshtërime, diskriminime, plaçkitje e pronave shoqërore në trevat tona, plaçkitja e pasurisë – pronave private të shqiptarëve, dhuna ndaj tyre, masakrimet në stilin e BRODEC-it, kurse “politikanët” shqipfolës gjithë kohën do të shtirren sikur me popullatën tonë nuk ndodhë ajo që ndodhë, përkundrazi, edhe vetë do të marrin pjesë aktive në shtypjen e të shtypurëve duke legjitimuar okupimin barbar sllavo”maqedon” të tokave tona para botës civilizuese. Tradhtia kolosale shërohet vetëm me plumb, mu njashtu siç ia bëni Avni Rustemi - Ali Pashë Toptanit. Nëse shqiptarët e FYROM-it nuk kanë janë të brumit të Avni Rustemit atëherë le të veshin dimi - fustane, le t`i japin dorën shqaut sepse është shumë më i zoti se ju, le ta nënshkruajnë kapitullimin dhe le të heshtin përgjithmonë sepse u bënë shaka e botës. BOJKOT, mos dilni në asnjë zgjedhje ore shqiptarë të gjorë, janë ato “zgjedhje” fals të okupatorit dhe qenve të tyre shqipfolës të rreshtuar në “parti politike”; rezultati dihet qysh tash, do të humbni. Ju nuk keni LIRI, jeni të okupuar, zgjedhjet janë për njerëzit e lirë, ju jeni nën ROBËRI të dyfishtë, nga armiku i jashtëm dhe ai i brendshmi, kolona e pestë, QUISLINGËT. Keni lejuar që një grup sakatësh shqipfolës 20 vjet me radhë të luaj koçet me ju, dhe ju nuk e meritoni lirinë, keni lindur të dështoni, zemrën e keni prej gome. Shtypësi të shtypën deri në at masë sa ti e lejon të të shtyp. O shqiptarë, BASHKOHUNI, kthejani krenarinë vetes, kthejani krenarinë KOMBIT, pastroni oborrin e juaj nga ato plehra biologjik që 20 vjet me radhë ua qelbësojnë mjedisin - para se mi iu kthye okupatorit. Nuk ka asnjë fjalë, asnjë lutje, asnjë apel, asnjë argument, asnjë sugjerim, asnjë propozim, asnjë kritik që kishte me ndikuar te “politikanët” shqipfolës të FYROM-it të ndryshojnë kursin, kundër DHUNËS së TYRE vetëm dhuna e forcave patriotike mund të vendon baraspeshë. Simpatitë dhe përkrahjet janë të rrezikshme.
Të rreshtuar në radhët e DIASPORËS shqiptare edhe ju lypset të jeni këmbëngulës dhe të paepshëm në mbrojtjen e Atdheut të gjyshave tonë nga tirania, vdekja dhe rrënimi. Veprimtaria dhe përdorimi i fuqive tona rrisin forcën tonë. Në orvatjen për të dalë përmbi rëndomësinë e jetës atdhetari shtyhet të kërkojë të papriturën, të hedhë vështrimin përtej kufirit të ekzistencës njerëzore, deri dhe për ta përshkruar atë. Kjo i bën aq ekzistuese dhe joshëse veset e mëdha dhe virtytet e larta, krijimin ashtu si shkatërrimin. Heroi është ai që ka kurajën të ecë përpara drejt kufirit pa iu dorëzuar frikës apo dyshimit. Shqiptari i zakonshëm kishte me qenë një hero edhe në orvatjen e tij të dështuar për të qenë hero, të motivohet nga dëshira për t`i dhënë një kuptim jetës së tij, dhe nga pasioni për t`iu afruar sa të jetë e mundur kufijve të tij.
Këta dështak, kriminel të korruptuar, afër 20 vjet nuk qitën në shesh asgjë pozitive, përkundrazi, përveç tjerash e përçanë popullatën tonë atje duke e ndarë në fraksione të ndryshme, të cilat si joracionale që janë, do ta shkatërrojnë qenien shqiptare duke e coptuar njëri-tjetrin në favor të kolonialistëve “maqedonë”.

Kur forcat e destruksionit dhe të urrejtjes kërcënojnë të fundosin Kombin tonë si dhe krejt sistemin politik shqiptar, këta tipa bëhen shumë të rrezikshëm; janë ata që digjen nga dëshira për t`i shërbyer qeverisë kolonialiste sllavo”maqedone” si agjentët e saj të përçarjes midis shqiptarëve, kontrabandës, terrorizmit, torturës, masakrave. LUFTO ose VDIS. S`ka rrugë tjetër.

_________________
SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri,
o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!
E identifikuar
Bar Bari
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 154


Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 17-03-2009, 23:01:16 »

SHKRUAN: Aurel Dasareti, 2009-03-17 Arizona

Shqiptarët e FYROM-it kanë krizë të thellë identiteti, si rrjedhojë, sakrifikojnë ardhmërinë e tyre në favor të kolonizatorëve dhe zagarëve të tyre shqipfolës të organizuar në “parti politike” ose shakaxhinjve të llojllojshëm që formojnë “lëvizje” të ndryshme (gjoja se pro-shqiptare) të cilët për shkaqe përfitimesh personale, vetë-shpallen si “shpëtues” dhe “këshilltarë” të tyre duke ua pastruar trurin që të dalin në ato zgjedhje farse ku rezultati dihet qysh më parë: DO TË FITOJNË ATO TË CILËT FITOJNË VEÇ 20 VJET.

Këto krijesa flasin gjithçka që nuk është relevante (nuk është me rëndësi) për avancimin e çështjes shqiptare në at trevë të okupuar, por nuk flasin aspak për at më kryesoren: SHQIPTARËT të BËHEN SHTETFORMUES, barazimin e të drejtave etnike me ato të okupatorëve stalinist – fashist sllavo-folës. Nuk flasin aspak se në ZGJEDHJET e “LIRA” DALIN VETËM KOMBET E LIRA E JO TË KOLONIZUARIT, ama duan me çdo kusht edhe këtë herë ta rrejnë popullatën tonë me premtime boshe duke e joshur me pisllëqet e deritanishme se gjoja këtë radhë do të fitojnë. Ku mund të fitoj një popull i kolonizuar i cili nuk mundet ta përdore as gjuhën e vet amtare? Ku mund të fitoj një popull i kolonizuar i cili në vend që të ketë vetëm një parti të denjë e cila do të mbronte me nder dinjitetin e popullit të vet, - ka 100 “parti” të formuara nga të papunësuarit, aventuristët, shakaxhinjtë, analfabetët, të pamoralshmit, tradhtarët, dallaveraxhinjtë, kriminelët, mafiozët të cilët e shtypin popullatën shqiptare edhe më tepër se vet armiku i jashtëm? Ku mund të fitoj një populli i okupuar i cili 20 vjet me radhë vullnetarisht lejon të mashtrohet nga të njëjtit aktorë duke mos dyshuar aspak se: o nuk është diçka në rregull me “politikanët” e tyre - o nuk është diçka në rregull me trurin që i simpatizon të tillët? Ku mund të fitoj një komb i robëruar i cili 9 orë pa pushim, nga 3000 ushtarë dhe polic barbarë karpatian, nga aeroplan, helikopter luftarak, nga tanke, topa dhe mjete tjera artilerike, u masakrua në BRODEC nga armiqtë e jashtëm kurse vetë shqipfolësit ishin simpatizuesit më të mëdhenj të masakrimit të tyre? Ku mund të fitoj një komb indiferent i cili aspak nuk është solidar me bashkëkombësit e vetë dhe nuk mërzitet aspak të ngrihet në demonstrata masive për lirimin nga burgu të viktimave të Brodecit? Ku mund të fitoj një popull i cili në mjedisin e vet ka aq shumë plehra biologjik? Ku mund të...

Pasi shqiptarët e kësaj treve të okupuar kanë një krizë shumë serioze identiteti, trurin e kanë të pastruar nga çdo gjë racionale prandaj edhe logjikojnë në stilin: “O shtypësi im, unë jam si më do ti”. Humbja e personalitetit e bën akoma më të domosdoshme nevojën e tyre për t`u konfirmuar: kjo do të thotë se mund të jesh i sigurt në vetveten vetëm në qoftë se nuk zhgënjen dëshirat e të tjerëve. Përmes të konfirmuarit me dëshirat e të tjerëve (në rastin tonë konkret, me dëshirat e sllavo-“maqedonëve” dhe zagarëve të tyre shqipfolës), përmes të mosqënurit ndryshe, këto dyshime mbi vetë identitetin bëjnë që të heshtin dhe kështu fitohet një farë “sigurie”. Por, çmimi që paguhet është i lartë. Të heqësh dorë nga spontaniteti dhe individualiteti do të thotë t`i zësh frymën jetës. Megjithëse jeton biologjikisht, ka vdekur si ndjenjë dhe si mendim. Megjithëse bën gjeste sikur jeton jetën, jeta i rrëshqet nga duart si rëra.

ZGJOHUNI o të gjorë, mos lejoni më të luajnë me ju, tregoni botës se prej tash do të jeni të mençur, të organizuar dhe civilizuar. Tregoni botës se jeni akoma të kolonizuar, të shtypur, të diskriminuar e të masakruar nga mafia ballkanike. Dalja e juaj në zgjedhje edhe më tej do të legjitimon sistemin stalinist-fashist që ushtrohet mbi ju, dhe ju me decenie do të vazhdoni diskutimet se kush është më i mirë e kush më i keqi. Juve ju duhen ndryshime radikale, leni më mumiet e deritashme le të kalben në qetësi. Katedralet që janë shkatërruar njëherë nuk duhet rindërtuar, janë ato veçse gurë. MOS dilni në zgjedhjet e mafiozëve, BOJKOTO farsën, kërko PROTEKTORAT. Kaosi do të njehsohet e do të jetojë derisa të vendoset një rend i ri.

Armiku i jashtëm me ndihmën e armikut të brendshëm akoma synon t`ju mashtroj, manipuloj, t`ju konfirmoj duke kërkuar bashkëpunimin e juaj në planet e tyre.

_________________
SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri,
o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cila nga partit politike ne Maqedoni ka bere me shum per shqiptaret ?
  • Dot BDI
  • 4 (36%)
  • -
  • Dot PDSH
  • 7 (63%)
  • -
  • Dot PPD
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot BDSH
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 11
  • Shiko temen

* Sponsor