Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Kondova!  (E lexuar 3530 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 35
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 13-12-2004, 15:16:17 »

Kam lexuar qe se fundi ka pasur probleme ne komunen e Kondoves, e cila ndodhet prane Shkupit dhe banohet me 95 % shqiptare.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
dadushi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 99



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 13-12-2004, 21:46:23 »

Askush s`di te tregoj se cka ndodh ne dhe perreth Kondoves.
Se cfare u pregatitet shqiptareve ne Maqedoni,e dine vetem politikanet.
"Vdis duke pritur te vdesesh,qesh edhe kurre te qahet".
E identifikuar

Edhe fjala e embel te duket e keqe!
Gjumashi
Vizitor
« Përgjigju #2 më: 13-12-2004, 21:53:27 »

Para disa ditesh kam lexuar tek Fakti, se Kondoven e ruan ushtira e saj personale.Sarri ta kuptoje si kan ardhur deri ne kete perfundim, por deri sa flitet d. m.th do kete dicka qe eshte e vertet.Sa i perket per nje konflit tjeter ne Maqedoni, mendoje se do sillte shume probleme.Nuk do zgjithte asgje por do humbnin shume gjera.Keshtu duhet pasur pak durim se cdo gje do rregullohet, por ne kete loje duhet luajtur me kujdes.

Zoti i bekoft Shqiptaret ne Ilirid.
 pafshim
E identifikuar
dadushi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 99



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 14-12-2004, 16:28:23 »

Lajme jo mire te konfirmuara keto dite qarkullojne haptazi se qeverija e Maqedonis do te marre aksione policoreushtarake ne Kondove.
Sa jen partite shqiptare te afta te i kundervehen ketij aksione nese ndodhe,deshmon edhe takime i mbremshem i keshillit shteteror te sigurimit Maqedonas ku kan marre pjese edhe dy shqiptare te cilit nuk kan afruar plane konkrete se si te parandalojne nje konflikt te mundshem,gje qe situaten e bene edhe me brengosese.
Te shpresojme se nuk do te ndodhe me e keqja.
E identifikuar

Edhe fjala e embel te duket e keqe!
Gjumashi
Vizitor
« Përgjigju #4 më: 14-12-2004, 23:55:02 »

Sa po i lexova keto dy artikuj tek balkanweb



   MAQEDONI, Nenkryetari i BDI-se deklaron se situata e krijuar ne Kondove "nuk eshte ne interes te shqiptareve"
Lajmi i ores 7:45 PM
SHKUP (14 Dhjetor)
- Nenkryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim (BDI), Rafiz Aliti, deklaroi sot (e Marte) se situata e krijuar ne fshatin Kondove afer Shkupit "nuk eshte ne interes te shqiptareve". "Shqiptareve nuk u interesojne situata te tilla si kjo e Kondoves, ose si ajo qe u krijua me pare ne Breze, po te kemi parasysh se viti 2005 eshte vit kyc per zgjidhjen e statusit te Kosoves", deklaroi Aliti per radion Europa e Lire. Ai shtoi se ngjarjet e tilla "pengojne edhe proceset e filluara ne Maqedoni". Nenkryetari i BDI-se vuri ne dukje se kjo parti ka bindjen se zgjidhja e problemit te Kondoves mund dhe duhet te jete "e qete, me dialog dhe pa gjakderdhje". "BDI po perpiqet ta binde faktorin nderkombetar dhe ate politik ne vend se ka mundesi qe edhe ky problem te zgjidhet ne dobi te banoreve te Kondoves dhe personave qe jane perfshire ne kete ngjarje", tha Aliti. . bm/bm (BalkanWeb)
     
       Drejtori i NATO-s per operacione ne Ballkan bisedon me Buckovskin per gjendjen ne Kondove
Lajmi i ores 5:35 PM



   SHKUP (14 Dhjetor) - Drejtori i NATO-s per operacione ne Ballkan, Robert Seri dhe mandatari per formimin e qeverise se re te Maqedonise, Vllado Buckovski, biseduan sot (e Marte) ne Shkup per gjendjen e sigurise ne Maqedoni dhe sidomos ne fshatin Kondove. Gjate bisedes ata thane se "ky rast nuk mund ta destabilizoje gjendjen e sigurise ne Maqedoni". Pas takimit, zyrtari i larte i NATO-s tha per gazetaret se qeveria e Maqedonise "disponon kapacitetin e duhur qe te zgjidhe ceshtjen e Kondoves" dhe shprehu bindjen se kriza do te zgjidhet shume shpejt. Seri pergenjeshtroi theniet sipas te cilave "ai po qendron ne Shkup qe te ndermjetesoje ne negociatat mes qeverise, grupeve te armatosura dhe perfaqesuesve te fshatit Kondove". Duke folur per gjendjen ne rajon, Seri tha se nuk ka arsye per destabilizim dhe theksoi se viti 2005 "do jete vit vendimtar per te ardhmen e Kosoves". Ai vuri ne dukje rendesine e vazhdimit te bashkepunimit mes ushtrise se Maqedonise dhe KFOR-it ne fushen e kembimit te informacioneve dhe sigurimit te kufirit Maqedoni- Kosove. Gjate qendrimit ne Shkup, Seri u takua edhe me Ministren e jashtme te Maqedonise, Ilinka Mitreva dhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti. bm/bm (BalkanWeb)
E identifikuar
dadushi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 99



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 15-12-2004, 14:54:29 »

Edhe kryetari i shtetit te Maqedonis Branko Cervenkoski kerkon nga qeverija aksion policor siq thuhet per te eliminuar bandat "teroriste"shqiptare ne Kondove.
Ka te ngjare qe ky aksion te ndermeret brenda pak ditesh,ne mos deri neser?!.
Lajmin e konfirmoi ne nje menyr mbreme edhe TV-Maqedonis,MKTV-Sat.
E identifikuar

Edhe fjala e embel te duket e keqe!
milanisti
Vizitor
« Përgjigju #6 më: 16-12-2004, 17:26:39 »

Maqedoni, Grupet e armatosura nisin negociatat me autoritetet politike, Cervenovski: Te zgjidhet situata ne Kondove.

Dita e sotme do te deshmoje nese grupet e armatosura ne Kondove te Maqedonise do te dorezojne armet dhe do te largohen nga fshati, per ta zgjidhur problemin me mjete paqesore, apo do te kembengulin te qendrojne ne fshat duke provokuar ne kete menyre nderhyrjen me force. Kreret e Partise Demokratike Shqiptare (PDSH), Arben Xhaferi dhe Menduh Thaci, si edhe perfaqesues te tjere te kesaj partie, kane vazhduar bisedimet me perfaqesuesit e "personave te armatosur" ne Kondove, te cilet plot nje muaj, jane te stacionuar ne kete fshat, disa kilometra afer Shkupit. Vete Presidenti Branko Cervenkovski kerkoi qe t'i jepet fund sa me pare situates se krijuar ne Kondove. Cervenovski ka porositur kryetarin e qeverise, Vllado Buckovski per te zgjidhur ceshtjen e Kondoves. Kjo ka bere qe autoritetet politike te zhvillojne bisedime intensive me grupet e armatosura ne Kondove, ndersa grupet e armatosura kane kerkuar amnisti dhe risocializim . db/db(BalkanWeb)
E identifikuar
StormAngel
Nje grimce ti,nje grimce une!:)
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1411


Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 16-12-2004, 17:27:30 »

Partite dhe subjektet shqiptare ne Maqedoni kerkojne nga luftetaret ne Kondove te leshojne armet dhe te zgjidhen problemet me dialog.
Menduh Thaci dhe Arber Xhaferi kane vizituar fshatin e Kondoves dhe kane patur bisedime me personat e armatosur.
E identifikuar

"Milano Siamo Noi! Kampion te Italise!-Hasta La Victoria Siempre-Forza Milan"
milanisti
Vizitor
« Përgjigju #8 më: 18-12-2004, 10:22:06 »

Arrihet marrëveshje me të armatosurit e Kondovës

Liderët shqiptarë në Maqedoni arrijnë të bindin grupet e armatosura shqiptare të Kondovës të kthehen në shtëpi.
Arrihet më në fund një marrëveshje me grupet e armatosura të fshatit Kondovë në Maqedoni. Liderët politikë shqiptarë i kanë bindur të pakënaqurit, që të dorëzojnë armët, duke i garantuar se kërkesat do t'u plotësohen në mënyrë ligjore dhe institucionale. Kështu, ish-ushtarët e UçK-së që kishin ardhur nga jashtë Kondovës, janë kthyer në shtëpitë e tyre, por edhe vetë kondovasit me uniforma, i janë rikthyer jetës civile. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ulur në sallën e madhe të komunës së Kondovës mes dy liderëve të PDSH-së, Arbën Xhaferit dhe Menduh Thaçit, theksoi se tanimë në këtë fshat mbretëron paqja. Udhëheqësi i grupeve të armatosura të Kondovës, Agim Krasniqi, nuk ishte i pranishëm fare në këtë takim, por ishte shumica e përkrahësve të tij, të cilët u treguan të rezervuar për të thënë më shumë lidhur me marrëveshjen e arritur me liderët shqiptarë. Liderët politikë shqiptarë u kanë dhënë banorëve të Kondovës garanci të mëdha se të gjitha kërkesat e tyre do të realizohen brenda periudhës së ardhshme, gjatë së cilës do të formohen edhe grupe të veçanta pune.
E identifikuar
milanisti
Vizitor
« Përgjigju #9 më: 03-01-2005, 01:46:04 »

Derguar nga: xhemi Zeqiri per " Zeriy yt "

Shkruajnë:
Xhemil Zeqiri
Fadil SHYTI

SITUATA KRITIKE NË KONDOVË PARALAJMËRIM PËR DESTABILIZIMIN E RAJONIT!...


Katundi Kondovë afër Shkupit, ishte në qendër të vëmdendjes së mediave kombëtare dhe ndërkombëtare, për disa javë të \"nxehëta\" dimërore.
Shikuar sipas situatave që po kalon kombi shqiptar dhe Ballkani , kjo s'na bënë të habitemi aspak.
Pas tri luftërave çlirimtare që u zhvilluan në trojet etnike shqiptare, nga UçK-së, UçK-re, dhe UçPMB-ja, ende deri tani çështja shqiptare po vendnumron apo thënë më saktë, kjo çështje po shkon tepër ngadalshëm e (të mos themi fare), drejt zgjidhjes së vullnetit absolut të kombit tonë, sipas parimit të Vetëvendosjes së kombeve.
Gjendja në Kosovë, tepër e rënduar nga kriza politike, ekonomike, sociale etj.
Gjendja në trojet etnike shqiptare në Maqedoni nuk po shkon drejt zgjidhjes, atje nuk po zbatohet as ajo \"Marrëveshja e Ohrit\", por populli po heq të zitë e ullirit, i rënduar nga pesha e sulmeve që po u bëhen ish-ushtarëve që luftuan për liri e barazi.

Gjendja në luginën e trazuar të Preshevës nuk ka lëvizuar fare drejt zgjidhjes fatlume që kjo pjesë e Kosovës, t'i Ribashkohet kësaj, kërkesë kjo e deklaruar nga populli i saj edhe me Referendum. Për më keq, atje Serbia ka filluar tä provokoj popullsinë shqiptare duke e militarizuar rajonin.

As në trojet shqiptare që po vuajnë për më tepër se një shekull nën okupimin malazez, gjendja nuk po shkon e kënaqshme drejt zgjidhjes së problemeve që e mundojnë popullin tonë.

As gjendja e popullsisë çame, lidhur me pronat e tyre të ligjshme, ende nuk po zgjidhet drejt, kjo është tejet antidemokratike.
Atje, qeveria greke po e tregon fytyrën e e vet shoveniste, po edhe qeveria shqiptare po e tregon fytyrën e vet serviliste, defansiviste në raport me zgjidhjen e problemeve të kombasëve të vet.

Për ta bërë edhe më kritike situatën politike, tani po ndiqen pamëshirë ish-komandantët e UçK-së dhe ushtarët e saj, nga Unmiku dhe nga gjykata e Hagës.
Të gjithë ata që nuk po pajtohen me status-quon e vendnumrimimit apo të kapitullimit, po përjetojnë ndjekëje nga vendet e punës, nga TMK-ja, e gjetiu...
Tani bijtë më t'mirë të kombit si: izolimi (apo vrasja) i politikologut, Hoti, burgosja e Remit, Dautit, Limajt me shokë, ata, po vuajnë përballë hekurave të burgjeve \"të ligjeve të gjunglës\" të zbatuara nga Serbia dhe nga Unmikustani.
Të gjitha këto po nxiten nga politika gjakatare tani e konvertuar në politikë paqësore e \"demokratëve\" serbë si:
Qoviqi, Tadiqi, Drashkoviqi, janë po këta \"demokratë\" që vetëm para pak ditësh e aprovuan ligjin për rehabilitimin e çetnikëve që nga koha e Drazha Mihajloviqit e deri tek ato hijenat e Millosheviqit, Sheshelit, Arkanit etj.
Pasqyrim më i qartë se kjo zor se mund të gjendet-se kush është fytyra e vërtetë e \"Serbisë demokratike\".
Për këtë bota demokratike, nuk duhet të heshtë, kjo duhet të reflektoj dhe të mendoj mirë faktin se me kë është duke bashkëpunuar, për ta integruar Serbinë, në radhën e vendeve euro-atlantike!
Shikuar të gjitha këto padrejtësi që po e rëndojnë gjendjen shpirtërore të shqiptarëve kudo që jetojnë në viset e veta të copëtuara, rasti i Kondovës nuk na habitë, por kjo mund të ketë rrjedhoja të reja, që mund të sjellin destabilizimin e këtyre vendeve me demokraci të brishtë.

Atje, në Kondovë, disa kryengritës, të armatosur dhe të uniformuar, kanë zënë pozita dhe i kanë paraqitur para qeverisë maqedone kërkesat e tyre. Por, si duket qeveria maqedone nuk ia doli vetëm ta zgjidh konfliktin, prandaj i ftoi në ndihmë vazalët e saj: Arbër Xhaferin, Menduh Thaqin dhe Gjeneralin e \"ushtrisë së vdekur\", Ali Ahmetin. Sipas, gazetës \"Fakti\" të Emin Azemit, i cili po e dezinformon opinionin, \"bisedimet kanë shkuar mjaft mirë\", kështu që pas konsultimeve maratonike, me njerëzit e rebeluar, me grupet e armatosura, ata u tërhoqën...
Pas një konferece për gazetarë aty u njoftua që:

U MORËN VESH QË TË MOS MIRREN VESH!

Themi kështu, sepse asgjë konkrete nuk u bë për zgjidhjen e problemeve, qoftë të ish-ushtarëve të UçK-re, qoftë për problemet e mëdha gjithëkombëtare.
çka e bënë edhe më të rrezikshme çështjen është se vetëm ca ditë më vonë, tani jo në Kondovë, por në Tetovë, erdhën \"Tigrat\" e Cërvenkovcit dhe të Ali Ahmetit, për t'i zënë \"grupet e armatosura\", sigurisht, pa lejen e organeve lokale, ose pa lejen e këtyre liderëve \"që e kanë situatën nën kontroll\", sipas mjeteve tešinformimit marrim vesh që gjaku i pafajshëm studentor u derdh si më parë; në atë aksion xhelatësh, u vra studenti kosovar nga Dardana, Liridon Dërmaku, u arrestuan dy studentë të tjerë, u plagos një shqiptar dhe një \"Tigër\" i aleancistëve Cërvenkovski-Ahmeti.
Pra, \"Tigrat\", nga Shkupi, nuk dëgjuan, për \"derset\" e Mulla Mjekrroshave pacifistë dhe as të shkatërruesit të UçK-re, Ali Ahmetit.
Gjakpirësit shovenistë e kryen krimin e tmerrshëm, po tani vallë çfarë do t'i thonë popullit të tyre \"politikanët kompromisagjinjë\", që popullin e vet paskan mundësi ta kontrollojnë, por jo edhe kriminelët që e vrasin këtë popull!...
Është për t'u habitur me liderin opozitar, Arbër Xhaferin, i cili tani po del me ca \"xhevaire\" politike, atdhetare, kur e dëgjojmë këtë \"filozof\" të politikës së hollë, krijohet përshtypja se ky lider nuk paska qenë askund gjatë luftës në Maqedoni, po habiten me disa teza të tij ata që e njohin!...
Po, a nuk është ky Arbër Xhaferi, që gjatë asaj kohe, ishte pjesëmarrës në atë qeveri kur mirreshin vendime të granatoheshin fshatrat shqiptare?!...

Gjithashtu, është tejet paradoksale ndryshimi \"për së mbari\" i ish-Gjeneralit të UçK-re, Ali Ahmetit, tani me këtë mendjelehtë po luajnë dhe po tallen të gjithë udbashët, me në krye udbashin, Abdylhalim Kasami, të cilin ky lider \"i zgjuar\" politik, e caktoi gjatë luftës, Përfaqësues Politik të Ushtrisë, pastaj Drejtor Politik Kadrovik dhe Ekonomik!!!
Pensionisti invalid, A. Kasami i cili u këthye nga Danimarka, që i shkreti për aq kohë sa e njohin mërgimtarët, na ishte përherë i mbytur në borgje tek shokët, ndërsa tani na qenka bërë multimiljoner- siç thonë të afërmit e tij!!!
Për rolin destruktiv të A. Kasamit, janë të bindur edhe Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, por tani këta bëjnë politikë të bazuar në interesa personale.
Kjo klikë vazalësh e sllavomaqedonëve, tani qirren sa t'u ngjiret zëri:
Rroftë Europa! Duam t'i bashkohemi Europës!
E të tjera sllogane shterrpe...
Po, kur ishte Ali Ahmeti në Danimarkë, shiste demagogji, pallavra politike që kinse ne ia paskemi arritur qëllimit, se Maqedonia tani së shpejti do të bëhet anëtare e NATO-s, UE-së, etj !...
Ky, me dinakëri i ikë realitetit të hidhur!
Ne, do ta pyesnim \"politikanin modernist\", tani pacifist e shkuar pacifistëve:
\"Ushtarët shqiptarë që ranë në fushat e betejave, a u vranë për Ribashkim kombëtar, gjegjësisht integrim gjithëshqiptarë, apo për t'u integruar Maqedonia në Europë?!
A u vranë ata bij'e bija, për t'u bashkuar me sllavomaqedonët apo për t'u çliruar njëherë e përgjithmonë nga thundrat e tyre okupatore?!
Zotëri, mos e harroni betimin para Flamurit kombëtar, se heret a vonë, do t'ju dënoj e mallkoj historia!

Tani, po e shohim se çdo ditë BDI-ja e drejtuar nga Ali Ahmeti, po i shkelë interesat e shqiptarëve, po i sakrifikon këto interesa në emër të një \"kozmopolitizmi politik\", kjo mjerisht po çon në tradhëti, kjo pastaj do të ketë pasoja të pallogaritshme...
\"BDI-inë\", fatkeqësisht tani e kanë rrethuar udbashët, të cilët po i bëjnë presion të madh krahut përparimtar, që kjo parti t'i harroj e t'i anashkaloj interesat shqiptare, pra të futet në rrugë pakrye...
Nga kjo rrugë- tymnaje sa më parë kërkohet të këthjelllohet kjo parti, përndryshe i ka tradhëtuar idealet e elektoratit të vet dhe më tej, të kombit shqiptar.
Një plak prej fshatit, Dobrosh të Tetovës, gjatë bisedës me të më tha:
\"Ata, atje lart, ku hanë lehin, populli këto intriga të tyre ka filluar t'i kuptoj, këta, pehlivana politikë, shesin demagogji vetëm për interesat vetjake dhe klanore\"!...
Për idenë madhore të Ribashkimit kombëtar, kanë rënë qindra e mijëra luftëtarë e luftëtare, për t'u realizuar amaneti i tyre kërkohet të mbrohen me vendosmëri të drejtat tona kombëtare deri në krijimin e një shteti të Ribashkuar shqiptar në Ballkan.

Danimarkë, 02.01.2005
E identifikuar
shqipo
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 6


Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 15-07-2005, 03:05:53 »

Pershendetje te gjitheve,

Ketu shpresoj se dot dikutojme per situaten ne kondove dhe ne Maqedoni per gjithesi....

Nese ju qe keni informata tiera per situaten postoni ketu......



Ekstremistët shqiptar " përqendrohen në Kondovë

Kanali TV: janë kërcënuar disa stacione Policore

Beograd/Shkup – "Ekstremistët shqiptar" përsëri përqendrohen në një fshat afër kryeqytetit të Maqedonisë, në Shkup, si dhe në afërsi të kufirit me Kosovën – kështu lajmëroi të mërkurën në mbrëmje kanali TV " Kanal 5" në Shkup duke u bazuar në burime të Policisë.

Sipas burimeve të njëjta "grupit ekstremist" nën udhëheqjen e Agim Krasniqit, ish udhëheqësit të "ekstremistëve" në rajon, më 8 korrik në fshatin Kondovë i janë bashkuar edhe "grupet e tjera ekstremiste" nga Maqedonia perëndimore si dhe nga Kosova.
Kanali TV lajmëroi që "ekstremistët", të cilët disa javë e mbajnë nën kontroll fshatin e banuar me shqiptarë, në ndërkohë janë furnizuar edhe me armë të rënda dhe raketahedhës. Policia si duket disponon edhe me të dhëna se gratë dhe fëmijët përsëri largohen nga fshati në drejtim të Kosovës dhe se "ekstremistët" përgatiten për një konfrontim me policinë maqedonase. Gjithashtu si duket janë duke u hapur edhe llogore.
Ndërsa një kanal tjetër TV lajmëroi se pas sulmit para dy ditësh të stacionit policor në fshatin Vratnicë nga sulmuesit e panjohur gjithashtu janë kërcënuar edhe stacione të tjera policore, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga ana e policisë. Në Vratnicë, në momentin e sulmit me granata dore, ku kanë qenë prezent 6 policë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Maqedonia Perëndimore gjatë pranverës së vitit 2001 ishte arenë e luftimeve disa mujore në mes të "grupeve ekstremiste shqiptare" dhe forcave qeveritare. Luftimet u ndërprenë në gusht të vitit 2001 nëpërmjet të Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën grupit etnik shqiptar e cila e përbën çerekun e popullatës, iu sigurua një pjesëmarrje më të lartë në aparatin administrativ dhe një përdorim më të gjerë të gjuhës amtare.
(APA) "Der Standard", 14.07.2005./ 14 07 2005:

E identifikuar
shqipo
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 6


Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 17-07-2005, 05:04:14 »


MAQEDONI, Cervenkovski: Policia do te marre masa ndaj grupeve te armatosura ne Kondove
 jo jo e ke gabim
SHKUP (16 Korrik)-- Presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski ka deklaruar dje se ne fshatin Kondove afer Shkupit gjenden grupet e armatosura dhe kriminelet kunder te cileve policia se shpejti do te ndermarre masat perkatese. Pas mbledhjes se Keshillit Kombetar per Siguri, ai eshte shprehur se eshte rene dakort qe Minstria e Puneve te Brendshme (MPB) te veproje se "shpejti" kunder grupeve te armatosura ne Kondove, por ka refuzuar te saktesoje se kur do te ndodhe aksioni policor. "MPB-ja do te ndermarre te gjitha masat e nevojshme kunder atyre personave ne Kondove te cilet kane kryer vepra penale, per te cilet ekzistojne edhe aktgjykime gjyqesore" theksoi Cervenkovski. Ai theksoi se ka qene nje veprim i gabuar negociatat e zhvilluara dhjetorin e kaluar nga politikanet e Bashkimit Demokratik per Integrime (BDI) Ali Ahmeti e Menduh Thaci me banden e Agim Krasniqit. "Atehere Krasniqit i eshte dhene mundesia te shkoje ne fshat por ai serish ka mbledhur kriminelet rreth vetes" u shpreh presidenti maqedonas dhe ka shtuar se disa parti politike po orvaten qe ta perdodin Krasniqin dhe banden e tij "per qellime politike". em/em (Beta/BalkanWeb)
E identifikuar
shqipo
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 6


Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 22-07-2005, 00:59:26 »

MAQEDONI, Policia maqedonase pergenjeshtron se personat e armatosur kane hyre ne Kondove nga Kosova

SHKUP (21 Korrik)-Policia maqedonase ka pergenjeshtruar sot raportet se grupi i personave te armatosur nga Kosova gjate diteve te shkuara ka hyre ne fshatin Kondove te Shkupit ne menyre qe te ndihmoje fshehjen e Agim Krasniqit qe po kerkohet nga organet gjyqesore per shkak te disa veprave penale. Gazeta "Dvnevnik" e Shkupit referuar burimeve te sigurimit shkruan sot, se gjate disa diteve te shkuara ne Kondove kane ardhur nga Kosova pjesetaret e njesise speciale "Kobrat" te Armates Kombetare Shqiptare (AKSH). Po sipas gazetes Presidenti Branko Cervenkovski ka vleresuar se gjendja eshte alarmuese dhe e ka ftuar qeverine dhe Minstrine e Puneve te Brendeshme qe t'i neutarlizojne "kriminelet ne Kondove" te cilet politikanet po deshirojne t'i shfrytezojne per qellime te veta. Gazeta shkruan me tej se Cervenkovski ka akuzuar direkt Partine Demokratike Shqiptare te opozites se qendron prapa Agim Krasniqit. Kurse kryeminsirti Vllado Buckovski dhe keshilltaret e tij nuk jane ithtare te tezes se situata ne Kondove duhet te zgjidhet me ane te aksionit policor. db/db (Beta/Balkanweb


MAQEDONI, Opozita akuzon Buckovskin: Kryeministri po mban peng situaten ne Kondove

SHKUP (21 Korrik ) -Kryeministri maqedonas provokoi tensionet ne vend dhe po mban peng situaten. Keshtu deklaruan dje lidere te opozites maqedonase, duke leshuar akuza te ashpra kunder kryeministrit Vllado Buckovski dhe qeverise se tij. Zyrtare te VMRO-DPMNE-se akuzuan Kryeministrin se po mban te fshehur situaten e sigurise ne vend, me qellim mbulimin e abuzimeve financiare te qeverise. Situata ne Maqedoni vazhdon te jete e tensionuar, ndersa palet politike kane nisur akuzat kunder njera-tjetres dhe nderkombetaret ne Shkup kane pergenjeshtruar zerat se grupet e armatosura vijne nga Kosova. Situata Policia maqedonase ende nuk i ka identifikuar autoret e sulmeve kunder rajoneve te policise ne fshatin Vratnice te Tetoves dhe ne lagjen "Bit Pazar" te Shkupit. Zona e Kondoves mbetet rajon i pakalueshem per forcat policore maqedonase, gje qe rrit edhe me shume tensionet ne vend. Grupet e armatosura shqiptare i kane dhene leje hyrjeje ne Kondove vetem zyrtareve nderkombetare dhe kane bere te ditur se asnje maqedonas nuk do te mund te hyje atje. Lideri i grupeve te armatosura, Agim Krasniqi, deklaroi dje se "do te ndaloje depertimin e forcave te armatosura maqedonase ne Kondove, pasi autoritetet kane deklaruar se ai dhe banda e tij po kryejne aktivitete kriminale". Krasniqi i ka hedhur poshte keto deklarata dhe ka theksuar se behet fjale vetem per disa te rinj, te cileve u eshte refuzuar e drejta e amnistise si anetare te ish-UCK-se. Akuzat Opozita maqedonase nga ana e saj ka akuzuar vete lideret maqedonas per provokimin e tensioneve. Lideri i VMRO-DPMNE-se ka bere te ditur nepermjet zedhenesit te tij Aleksander Bicikliski, se e gjithe situata eshte krijuar nga qeveria maqedonase, me synim maskimin e abuzimeve financiare. "Qeveria ka kontakte te vazhdueshme me liderin e grupeve te armatosura ne Kondove, Agim Krasniqi, i cili komandohet nga zyrtare te larte maqedonas", theksoi zedhenesi i partise. Sipas tij, ceshtja e Kondoves eshte inskenuar nga qeveria per te krijuar nje imazh krejt ndryshe e per te terhequr vemendjen nga gjendja e rende ekonomike ne Maqedoni. Reagimi Krejt gjakftohte dhe i paanshem ka qene reagimi i nderkombetareve lidhur me gjendjen ne Maqedoni. Zedhenesi i zyres se BE-se ne Shkup, Andrea Angeli, deklaroi dje se, pavaresisht sulmeve ndaj rajoneve te policise dhe situates ne Kondove, gjendja e sigurise eshte e qendrueshme. "Grupet e armatosura nuk jane nga Kosova, sic eshte deklaruar deri tani, por jane shqiptare nga Maqedonia", tha ai. Zedhenesi pohoi se "kjo nuk eshte hera e pare gjate vitit qe spekulohet lidhur me situaten ne Kondove, por grupet e armatosura nuk jane te importuara nga jashte". Zyrtaret nderkombetare kane bere thirrje per qetesi dhe gjakftohtesi, ne menyre qe situata te mos behet problematike ne kete moment delikat per rajonin. em/em(/Balkanweb)
E identifikuar
L0Ni
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 36


Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 22-07-2005, 14:00:33 »

Pershendejte njeher

Lexova shume por un vet diqka kisha per te thene:

Se ajo qe ndodhen ne Kondov eshte  e gjitha e planifikuar dhe e paguar pyetni dhe do quditeni kur te degjoni se sa pare jane ofruar Grupit qe ndodhet atje nga pushteti i tanishem por edhe nga subjekte tjera...

Kaq kisha ju flm per mikuptimin qe e lexuat postimin time
E identifikuar

Ku Je Momentalisht? Dhe Cfar Po Ben Aty?
shqipo
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 6


Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 24-07-2005, 09:47:44 »

Pershendetje loni,

po dhe une kam degjuar qe jane ofruar para por nuk di valle eshte vertet...
e ke me shume informata per kete situate......???

MAQEDONI, Rebeli" i Kondoves kerkon amnisti, Krasniqi: Gati per t'u perballur me maqedonasit

KONDOVE (23 Korrik)--

Ai eshte "rebeli" i Kondoves. Nuk mund ta takosh ndokund tjeter pervecse ne ndonje zone te fshehte te fshatit, ne oret e vona te darkes. Agim Krasniqi nuk duket i habitur qe Kondova eshte qendra e konfliktit te ri ne Maqedoni. Ashtu si bashkeluftetaret e tij te ish-UCK-se, tashme "grupet e armatosura" qe po mbajne peng Kondoven, ai kerkon vetem vetem aministine per te zhbllokuar situaten. I qete, me ze te ulet dhe shikim te vendosur pohon se nuk do te heqe dore nga kerkesat e grupeve qe mban nen kontroll e se ne rast nderhyrjeje nuk do te hezitoje te perballet me trupat maqedonase. Ne nje interviste ekskluzive per "Gazeten Shqiptare", kreu i grupeve te armatosura ne komunen e konfliktit "rrefen" te gjitha arsyet e konfliktit dhe kushtet per t'i dhene fund atij.

Cilat jane kerkesat tuaja drejtuar qeverise se Maqedonise?

Kerkesat tona jane ato te perhershmet. Ne nuk duam gje tjeter vecse te respektohet amnistia, ligji i Marreveshjes se Ohrit. Ne duam vetem te kemi te drejte jete, te jetojme si te gjithe te tjeret. S'kerkojme asgje tjeter.

Ka pasur raste ne te cilat eshte shkelur Marreveshja apo Ligji i Amnistise mes ish-ushtareve te UCK-se apo bashkeluftetaret tuaj?

Ka pasur raste ne te cilat eshte shkelur e gjithe Marreveshja e Ohrit, e jo vetem Ligji per Amnistine. Ka pasur ligje qe ata jane munduar t'i miratojne dhe t'i zbatojne, sic ishte Ligji per Flamurin, por amnistia jo. Eshte shkelur, eshte thyer, si me thene do t'u marrim jeten. Na eshte kerkuar te terheqim ushtaret tane, qe kerkohen nga ana e policise, na eshte thene qe kemi bere krime. Marreveshja eshte zbatuar per ata qe jane perfshire ne parti, ata qe nuk jane perfshire ne parti, ne BDI per shembull; per te gjithe ka flete arreste.

Ku e shihni zgjidhjen e ketij problemi, pasi qeveria maqedonase ka deklaruar se do te jete e detyruar te kryeje operacione, pra te hyjne me force ne Kondove...?

Ne e kemi bere te ditur se, nese ata do te bejne ate qe kane deklaruar, sic eshte shprehur dhe presidenti Cervenkovski, ne do te ballafaqohemi, do te kunderpergjigjemi. Ne jemi per bisedimet. Kur kishim konfliktin e fundit, e kemi bere kete kur u takuam me Ali Ahmetin dhe Arben Xhaferrin. Ata na thane na jepni nje shans, qe politiken tone ta cojme aty ku duhet, na keshilluan te leshojme armet dhe ne e beme kete. Por, nese maqedonasit mendojne se do te hyjne me force, ne do te kunderpergjigjemi.

Per cfare akuzohet Agim Krasniqi?

Ministria e Puneve te Brendshme ka deklaruar se ka nje dosje kriminale per ju...
Nuk e di.

Disa here u kemi kerkuar faktoreve nderkombetare te nderhyjne per te sqaruar se per cfare akuzohemi, cfare dosjesh ekzistojne per ne. Policia thote se kemi kryer krime, se jemi kriminele, se ka dosje. Une vete jam arrestuar tri here pas luftes, dhe jam lene i lire, pasi nuk kishin per cfare te me akuzonin.

Sa forca keni per t'u perballur me forcat maqedonase?

Kemi forca te mjaftueshme per t'u ballafaquar me kete shtet.

Ka qarqe politike te cilat thone se ju jeni i lidhur me sherbimet sekrete serbe apo greke. A eshte e vertete?

Nuk eshte aspak e vertete. Ne kemi pasur shoke qe forcat serbe na i kane vrare. Po, ata (maqedonasit) e dine se ku na prekin dhe se ku na dhemb. E dine se c'bejne kur thone se procesi eshte ne dem te statusit te Kosoves, ne dem te Marreveshjes.

Strukturat shteterore thone se ne Kondove po lulezon biznesi i paligjshem. Eshte e vertete?

Nuk eshte aspak e vertete. Ketu ka papunesi shume te madhe, sidomos ne kete zone papunesia eshte shume e madhe, nuk ka biznes te paligjshem. Ne po mundohemi te bindim faktorin nderkombetar per kete.

Keni kontaktet me nderkombetaret?

Po, kemi kontakte me ta.

Cili eshte qendrimi i tyre?

Cfare kerkojne ata prej jush?

Ata jane per zgjidhje pa arme, per nje zgjidhje politike, paqesore. Ne kemi perkrahjen e tyre per shume gjera, por jo per te zgjidhur situaten me arme.

Por edhe ata e dine se ne jemi te pafajshem.

Cila eshte kerkesa juaj drejtuar strukturave politike shqiptare ne Maqedoni?

Te na lene te qete, pasi jemi ne ata qe beme luften, jemi ne ata qe kane flete arreste. Ne jemi ata qe i sollen ne pushtet dhe qe mund t'i rrezojme prape nga pushteti. Por sot s'ka me lufte per pushtet, situata eshte e tensionuar. Edhe strukturat ne pushtet, edhe Ali Ahmeti, e dine se sa mund ta destabilizojme ne situaten.

Strukturat shteterore kane deklaruar se njerezit e Agim Krasniqit kane sulmuar rajonet policore ne Maqedoni...

S'eshte e vertete. Jane vete forcat e policise qe i organizojne ato. Ne Tetove dhe Shkup pati sulme kunder rajoneve te policise, por ato nuk shkaktuan viktima. Kjo do te thote se ato jane te kurdisura nga vete policia maqedonase.

Cili eshte mesazhi qe ju i drejtoni presidentit Cervenkovski dhe kryeministrit Buckovski, te cilet nuk ka dite qe nuk ju drejtohen juve?

Ata na drejtohen neve, sepse e dine se ata shqiptare qe e bene luften jane ne pushtet tani dhe ata i kane ne dore. Por nuk jane ata qe e bene luften, ka ende djem te tjere shqiptare qe mund te luftojne serish.

A jeni te kenaqur nga Marreveshja e Ohrit? Aspak. em/em (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cila nga partit politike ne Maqedoni ka bere me shum per shqiptaret ?
  • Dot BDI
  • 4 (36%)
  • -
  • Dot PDSH
  • 7 (63%)
  • -
  • Dot PPD
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot BDSH
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 11
  • Shiko temen

* Sponsor