http://alpha.search.wikia.com/Makinae re e kerkimit e lajmeruar qe para një viti tashmë është online, por ende ne fazen
alpha, pra ne faze testuese dhe te papjekur.
Makina e re e kerkimit
Wikia është konceptuar dhe ndertuar nga i njejti grup qe ka vënë ne pune dhe Wikipedian. Por Wikia ndryshe nga Wikipedia do jetë një biznes i mirëfilltë. E reja qe sjell Wikia qëndron tek fakti se kodi dhe llogaritmi qe ajo perdor do jenë te hapura dhe te njohura për cdokend. Risia e dytë ka te beje me faktin se ashtu si dhe tek Wikipedia Wikia do këtë nga mbrapa një komunitet mbështetës, i cili edhe do të perzgjedhe faqet qe paraqiten ne rezultatet e kerkimit.
Pretendohet qe Wikia do jetë konkurenti me i fortë i Google, gjë qe nuk mund te thuhet dhe sigurisht nuk mund të arrihet për shumë kohe, për të mos thënë për disa vjet. Google dhe te tjerët janë ne pozicionin e tanishëm pas disa vjetësh pune dhe investime dhe nuk mund te pritet qe Wikia te bëhet konkuruese shumë shpejt.
Është për t'u vënë ne dukje gjithashtu se fakti qe rezultatet e Wikias do të jenë te editueshme nga dora e njeriut, mund te sjelle qe shumë persona mund t'i manipulojnë këto rezultate.
Prandaj Wikia do duhet me pare te vertetoje se diçka e tillë nuk do të ndodhë dhe pasi te jetë tejkaluar kjo faze mund te filloje edhe konkurenca me makinat e tjera te kerkimit duke u bazuar vetëm ne cilesine e rezultateve te kerkimit.