Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: No-follow links!  (E lexuar 411 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
OnlineBP


Shiko profilin WWW
« më: 20-03-2008, 00:26:55 »
Citojeni

Këtu po mundohem ti jap përgjigje SMIBA-s në lidhje me një pyetje te tij te tema:http://www.zeriyt.com/bashkepunime-partneritete/kujdes-se-po-ju-mashtrojne-webmaster-plehra-t42448.0.html

Nuk dua ne asnjë mënyrë te vazhdohet biseda e asaj teme por thjeshtë te shpjegoj dy gjëra në lidhje me PageRank, se besoj se është me interes për te gjithë.



Citojeni
Se di sa e vërtetë është kjo qe sapo pashë por nëse është e vërtetë se kuptoj se me qfar kuptimi e bëjnë këto webmastera këtë gjë, kur ti bën shkembim linkesh qfar te kushton ty qe e vendos mir pa hile, në fund te fundit një shkembim reciprok po bëni.

Tjesht Beni Kujdes nga këta persona mos i lini te përfitojnë nga juve....

Për google është me mirë qe të kesh linke nga një faqe po ti mos ti japësh link.

Nëse ke linke reciproke Google nuk i jep shumë vlerë (kjo nuk do të thotë ne asnjë mënyrë qe këto linke nuk kanë vlerë).

Pra është me mirë qe të kesh sa me shumë linke nga faqe te tjera po ti mos ti japësh linke nga faqja jote.

Pastaj është edhe diçka tjetër. Ne algoritmin e pagerank llogarit edhe linket qe dalin nga faqet e tua. (edhe pse Pagerank është i mbrojtur me patente dhe nuk njihet ne te vërtetë...)


Ta zëmë  se ke një një faqe tenden me PR4 dhe nga kjo faqe dalin 10 linke për te faqet partnere. Ta zëmë se është një faqe tjetër me PR4 dhe nga kjo faqe dalin 5 linke për te faqet partnere.
Ne rastin e dytë faqet partnere përfitojnë me shumë sepse i njejti PR (PR4) ndahet ne më pak website.

E thënë me shkurt nuk është njësoj si të kesh një backlink nga një faqe me PR7 qe ka vetëm 4 partner-link me te paturin një backlink nga një faqe me PR7 po qe ka 200 partner-link. Backlinku ne rastin e dytë nuk te vlen sa ai ne ratin e pare.

Kjo ndodh me faqet partnere. Të webmasterat qe kanë shumë website ne pjesen për linket e partnereve kanë faqet e tyre dhe faqet e partnereve. Por faqeve te partnereve i bëjnë NOFOLLOW, kështu google nuk i ndjek këto faqe dhe PR i faqes ne fjale ndahet me faqet e tjera po të këtij webmasteri.

Është një metodë e zgjuar për ata qe dinë shumë mbi SEO, po është shumë e ulet si ne marrëdhëniet dhe mirebesimin midis webmasterave.
E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 20-03-2008, 00:43:01 »
Citojeni

Ka një diskutim te gjerë në lidhje me no-follow; nëse kjo komande i jep vërtetë vlerë zero linkeve qe kanë këtë vlerë apo jo. Dhe mendimet janë të ndryshme e askush se di tamam fare sepse llogartmi i Google është sekret.
Tani qe no-follow nuk e ka vleren e një linku normal kjo dihet, por ka shumë eksperte qe mendojnë se edhe këtyre linkeve Google u jep një fare vlerë edhe se ajo mund te jetë minimale. Kështu gati të gjitha sherbimet qe ofrojnë social bookmarking si Del.icio.us, Digg, Technorati etj kanë vendosur no-follow, po ashtu edhe Wikipedia e Yahoo Answers, por përsëri këto faqe preferohen shumë sepse ne një fare mënyrë sjellin trafik dhe vleresim nga ana e makinave te kerkimit (sado dhe minimal).

I gjithë fokusi duhet perqendruar tek SERPs (search engine results page) dhe jo tek PageRank, sepse ky i dyti është bërë jorelevant, ndërsa pozicionet ne rezultatet e kerkimit (SERPs) janë ato qe mbeten gjithmonë me vlerë dhe synimi i vetëm i çdo webmasteri qe merret me SEO.

Së treti duhet thënë gjithashtu se shumë webmastera vendosin no-follow sepse mendohet se Google i penalizon ato faqe qe kanë vendosur një shumë te madhe linkesh, sepse ato i quan si "ferma linkesh" (links farm). Vjeshten e vitit te kaluar Google penalizoi shumë faqe te tilla, por është gabim te mendohet se  kjo u be për faktin se ato kishin shumë faqe te linkuara. E vërteta është se ky hap u ndermorr sepse këto faqe filluan te shesin linke ne baze te PageRank-ut dhe kjo është jonatyrale sepse sillte rezultate kerkimesh jorelevante dhe demtonte ata qe punonin ndershmerisht. Ne këtë mënyrë Google penalizoi cdokend qe shiste linke ne baze te PR dhe nga ana tjetër uli vleren e PR, ose sepaku e bëri atë te padukshem (ajo qe shohim ne mund te jetë PageRank fallco).
E identifikuar

OnlineBP


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 20-03-2008, 18:39:49 »
Citojeni

Të blogu zyrtar i google shkruhet

 
Citojeni
From now on, when Google sees the attribute (rel="nofollow") on hyperlinks, those links won't get any credit when we rank websites in our search results. This isn't a negative vote for the site where the comment was posted; it's just a way to make sure that spammers get no benefit from abusing public areas like blog comments, trackbacks, and referrer lists.

Sipas këtij teksti zyrtar del qe nuk ka FARE peshe ky lloj link!
E identifikuar

Apache
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 22-03-2008, 23:14:48 »
Citojeni

Ka një diskutim te gjerë në lidhje me no-follow; nëse kjo komande i jep vërtetë vlerë zero linkeve qe kanë këtë vlerë apo jo. Dhe mendimet janë të ndryshme e askush se di tamam fare sepse llogartmi i Google është sekret.
Tani qe no-follow nuk e ka vleren e një linku normal kjo dihet, por ka shumë eksperte qe mendojnë se edhe këtyre linkeve Google u jep një fare vlerë edhe se ajo mund te jetë minimale. Kështu gati të gjitha sherbimet qe ofrojnë social bookmarking si Del.icio.us, Digg, Technorati etj kanë vendosur no-follow, po ashtu edhe Wikipedia e Yahoo Answers, por përsëri këto faqe preferohen shumë sepse ne një fare mënyrë sjellin trafik dhe vleresim nga ana e makinave te kerkimit (sado dhe minimal).

I gjithë fokusi duhet perqendruar tek SERPs (search engine results page) dhe jo tek PageRank, sepse ky i dyti është bërë jorelevant, ndërsa pozicionet ne rezultatet e kerkimit (SERPs) janë ato qe mbeten gjithmonë me vlerë dhe synimi i vetëm i çdo webmasteri qe merret me SEO.

Së treti duhet thënë gjithashtu se shumë webmastera vendosin no-follow sepse mendohet se Google i penalizon ato faqe qe kanë vendosur një shumë te madhe linkesh, sepse ato i quan si "ferma linkesh" (links farm). Vjeshten e vitit te kaluar Google penalizoi shumë faqe te tilla, por është gabim te mendohet se  kjo u be për faktin se ato kishin shumë faqe te linkuara. E vërteta është se ky hap u ndermorr sepse këto faqe filluan te shesin linke ne baze te PageRank-ut dhe kjo është jonatyrale sepse sillte rezultate kerkimesh jorelevante dhe demtonte ata qe punonin ndershmerisht. Ne këtë mënyrë Google penalizoi cdokend qe shiste linke ne baze te PR dhe nga ana tjetër uli vleren e PR, ose sepaku e bëri atë te padukshem (ajo qe shohim ne mund te jetë PageRank fallco).

Me vjen keq te te dal kundra sepse ndoshta do të mendosh qe e bëj kastile, por te siguroj qe jo.

Atëherë: Nuk ka asnjë diskutim për sa i përket " No follow" , domethen po kishte " No follow " linku nuk meret parasysh për Page Rank. Pra vlera për page rank e një linku me  rel No follow, është ZERO.

Pse kështu? Cfar është nofollow?

No follow është një komande Html jo standarde. Pra no follow nuk ekzistonte deri ne 2005. No follow është komande e krijuar posacrisht nga koka kryesore e Google kundër Spamit i cili quhet Matt Cutts. Gjithashtu ka dhënë një kontribut te rëndësishëm edhe Jason Shellen i Blogger.com . Pra Google e ka vënë ne dispozicion këtë komande kastile për te mbrojtur llogaritjen e Page Rank.

Normalisht kur një faqe qe do ta quaj web1 vendos një link qe te shpje tek faqja web2, Crawler( spider ) i google e interpreton këtë gjë si një Vote demokratike e faqes web1 për faqen web2.

Kurse kur linku ka nofollow përpara, nuk quhet vote, dhe automatikisht nuk e influencon fare Page Rank, pra nofollow ka lindur kastile për këtë gjë. Ky është i vetmi funksion qe ka.

Nuk ka asnjë dyshim apo paqartesi mbi këtë çeshtje.
E identifikuar

Dyshimi është shenja me e madhe e inteligjences.
www.Truri.com
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 23-03-2008, 00:22:31 »
Citojeni

Thashe qe PageRank është jorelevant. Thashe gjithashtu qe linket e shoqeruara nga no-follow nuk e kanë vleren e linkeve normale, por ama një fare vlerë e kanë. Kane vlerë p.sh., sepse mund te sigurojne klikime direkte nga perdoruesit njerëzore. Kane vlerë sepse mbase makinat e kerkimit u japin vleresim faqeve nëpër SERP.
Së fundi, këtë komande e ndjekin vetëm Google dhe Yahoo, por jo te tjerat. Ka një perqindje te perdoruesve qe përdorin edhe makinat e tjera te kerkimit. Ne SHBA Google ka vetëm 60% te tregut. Të gjitha këto duan te thonë diçka, apo jo?
E identifikuar

Apache
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 23-03-2008, 00:34:43 »
Citojeni

Për Klikimet direkte po ke te drejtë... për sa i përket vizitoreve qe vijnë nga " klik " është njesoje.

Muhabeti qe bëja unë ishte reth Page Rank, reth votes.

Tani kur flitet për makina kerkimi Google, dhe relativisht yahoo dhe live.com janë. Sidomos tek ne Shqiptarët...
Por ato shkembime linkesh bëheshin për Google, dhe ata qe nuk e dinin mashtroheshin totalisht. 

Megjithatë webmastrat shqiptar mesuan diçka te rëndësishme nga një teme qe ti mbylle  luj syun
E identifikuar

Dyshimi është shenja me e madhe e inteligjences.
www.Truri.com
Smiba
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 04-04-2008, 20:59:06 »
Citojeni

Meqë jemi ne temën e no-follow desha te pyesja diçka edhe pse besoj qe ndonjëri nga ju nuk ka eksperiencë ne këtë drejtim por ndoshta ka lexuar ndokund ndonjë gjë apo ka ndonjë informacion.
Pra pyetja është për faqen time www.adshqip.com se linket e shum faqeve qe po vendos un aty ne mënyrë te vazhdueshme jan sikur te jen no-follow apo jan siku te jet një link siç i vendosin te gjith tek partneret, pasi kam ber ca kerkime rreth kësaj por nuk gjeta asgjë, ndoshta për vet faktin qe nuk jan shum aktive këto lloj sitesh.
E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 09-04-2008, 23:46:08 »
Citojeni

Nuk e di nëse e kuptoj mirë pyetjen tuaj, por nëse te kam kuptuar drejtë atëherë për t'iu pergjigjur pyetjes më duhet te them se linket janë ashtu siç i ke vendosur ti. Pra nëse ke vendosur rel="nofollow" ato nuk do të ndiqen nga makinat e kerkimit (nga Google dhe Yahoo sepse shumë te tjera me te vogla se respektojne këtë komande), nëse se ve atëherë ato do të jenë linke normale dhe do të ndiqen nëse roboti do deshiroje ta ndjeke. Zakonisht kur janë mbi 50 linke te jashtme atëherë boti nuk i ndjek ato te tepertata pavarsisht nëse ke vënë no follow apo jo.
E identifikuar

Steganos


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 10-04-2008, 16:23:23 »
Citojeni

no-follow links janë për (me fal për shprehjen) shkerdhata. Ka qenë njeri qe kishte mbi 25 link exhange me nja 10 faqet e tij, dhe i kisht edhe nofollow. Me te u prisha se kujtonte se nuk e dinte njeri edhe me erdh keq për ata qe kishin link exchange me këtë person jo se kisha ndonjë gjë vet.

Nejse, dua te them qe s'ka shumë nevoj një person për no-follow external links, përveç se me qëllim te keq.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |