Zakonisht te gjithë i bëjnë submit faqes kryesore (homepage)sepse: 1.-Mbase sepse nuk e dinë se mund ti besh submit faqeve te tjera. D.m.th. kujtojnë se është e detyrueshme ti besh submit vetëm homepage-it.
2.-Sepse zakonisht homepage i ka lidhjet me të gjitha faqet e tjera të atij website. Kjo është e vërtetë për një website me një numer relativisht te vogël faqesh. Por një website qe ka më me qindra faqe është pothuajse e pamundur qe të gjitha këto faqe te kenë një link te tyren ne homepage.
Këshilla ime është qe te krijoni një faqe si SiteMap. Pra një faqe qe i ka të gjitha (ose shumicen) e linkeve për faqet e tjera. DHE TE BESH SUBMIT TE MOTORET E KERKIMIT PIKERISHT KETE FAQE.Kjo është një gjë shumë e mirë jo vetëm sepse spider shkon te kjo faqe dhe pastaj viziton edhe linket e tjera qe gjen aty, po sepse këto linke i keni me keywords te vlefshme.
Me lini te shpjegohem pak me shumë.
Të marr një shembull, ta zëmë se dua qe kem sa me shumë link për te një websitin tim
http://simple-youtube.com.
Nuk ka kuptim qe te vendos një link te tipit
http://simple-youtube.com apo te tipit
kliko këtu.
"
kliko këtu" nuk i thonë asnjë gjë search engine. Njihni ndonjë person qe kërkon ne Google me frazen "
kliko këtu" për te gjetur websitin tuaj me video??? Të gjitha linket te këtij lloj tipi janë linke qe shkuara kot (por nuk do të thotë se nuk janë fare te rëndësishme)
Një link i mirë për këtë shembull do të ishte
Shikoni video shqiptare, video me humor shqip, video music shqip e video klipe te tjera shqiptare Të treja këto linke te çojnë te i njejti website po linku i fundit ka me shumë peshe, sepse jo vetëm i jep një ide vizitatorit se për çfarë është kjo adresa po është mbushur plot me keywords qe spiders i adhurojne. [madje "
music" është lënë vete ne anglisht (gjoja gabim) sepse shumë shqiptare kërkojnë ne google me këtë keyword duke i shtuar ndonjë keyword tjetër si "
shqip" apo "
shqiptare"]
Duke vendosur përherë keywords nëpër linket qe te çojnë te faqet tuaj i jepni një relevance te madhe këtyre faqeve, dhe bëni qe për një keyword te caktuar faqja juaj te renditet me mirë se një tjetër ne SERPs.(SERP=Search Engine Rezulat Pages, për ata qe nuk janë te njohur me këtë term).