Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
WebmasterWebmasterMakinat e Kerkimit dhe SEODisa këshilla te vogla para se te bëni submit te motoret e kerkimit.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Disa këshilla te vogla para se te bëni submit te motoret e kerkimit.  (E lexuar 267 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
OnlineBP


Shiko profilin WWW
« më: 22-02-2008, 15:59:58 »
Citojeni


  Këshilla e pare, kurrë bëni bëni submit një faqe webi qe nuk është kompletuar akoma. Spideri do të vinte dhe nuk do të gjente kontent te vlefshem.

  Këshilla e dytë është qe ti bëni submit vete.
1.-Kjo do të thotë qe të mos perdorni website apo programe qe gjoja i bëjnë submit ne shumë search engine. Shumë nga këto programe (website) nuk funksionojnë dhe janë me shumë për te krijuar trafik ne faqet e tyre.
2.-Mos perdorni sherbime me pagese. Ne internet do të gjeni shumë kompani qe ju thonë se bëjnë submit ne me shumë se 1000 search engine të ndryshme kundrejt një pagese te vogël. Është kjo jo gjithmonë funksionon sepse këto kompani përdorin sofware qe siç e thashë edhe me lart japin pak rezultate. Një arsye tjetër pse nuk duhet te perdorni këtë sherbim është sepse të jesh ne 1000 search engine nuk ja vlen. Mos harroni se google ka rreth 85% te kerkimeve ne web (viti 2004). Pastaj sa nga vizitoret tuaj përdorin search engine te tjera përveç atyre 3-4 me te njohurat?!

Ka edhe diçka tjetër. Ka një ndryshim të madh midis search engine dhe një website për kerkim. Google.com(google.it),AOL search,Netscape search,Libero.it etj i marrin rezulatet e tyre nga Google (google si motor kerkimi). Yahoo, altavista, alltheweb i marrin rezulatet e tyre nga Yahoo Search Engine. Ask.com, Lycos, HotBot,IWon-search i marrin rezultatet nga ASk.


Pra nuk ka rëndësi te besh submit te të gjitha këto motore kerkimi; mjafton te besh submit te Google, Yahoo, ASk.com, MSN (tani Microsoft Live Search) dhe ke mbuluar 99% te kerkimeve te webit.


E identifikuar

OnlineBP


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 22-02-2008, 16:36:12 »
Citojeni


  Zakonisht te gjithë i bëjnë submit faqes kryesore (homepage)sepse: 1.-Mbase sepse nuk e dinë se mund ti besh submit faqeve te tjera. D.m.th. kujtojnë se është e detyrueshme ti besh submit vetëm homepage-it.
2.-Sepse zakonisht homepage i ka lidhjet me të gjitha faqet e tjera të atij website. Kjo është e vërtetë për një website me një numer relativisht te vogël faqesh. Por një website qe ka më me qindra faqe është pothuajse e pamundur qe të gjitha këto faqe te kenë një link te tyren ne homepage.

Këshilla ime është qe te krijoni një faqe si SiteMap. Pra një faqe qe i ka të gjitha (ose shumicen) e linkeve për faqet e tjera. DHE TE BESH SUBMIT TE MOTORET E KERKIMIT PIKERISHT KETE FAQE.

Kjo është një gjë shumë e mirë jo vetëm sepse spider shkon te kjo faqe dhe pastaj viziton edhe linket e tjera qe gjen aty, po sepse këto linke i keni me keywords te vlefshme.

Me lini te shpjegohem pak me shumë.
 Të marr një shembull, ta zëmë se dua qe kem sa me shumë link për te një websitin tim  http://simple-youtube.com.

Nuk ka kuptim qe te vendos një link te tipit http://simple-youtube.com apo te tipit kliko këtu.

"kliko këtu" nuk i thonë asnjë gjë search engine. Njihni ndonjë person qe kërkon ne Google me frazen "kliko këtu" për te gjetur websitin tuaj me video??? Të gjitha linket te këtij lloj tipi janë linke qe shkuara kot (por nuk do të thotë se nuk janë fare te rëndësishme)

Një link i mirë për këtë shembull do të ishte Shikoni video shqiptare, video me humor shqip, video music shqip e video klipe te tjera shqiptare

Të treja këto linke te çojnë te i njejti website po linku i fundit ka me shumë peshe, sepse jo vetëm i jep një ide vizitatorit se për çfarë është kjo adresa po është mbushur plot me keywords qe spiders i adhurojne. [madje "music" është lënë vete ne anglisht (gjoja gabim) sepse shumë shqiptare kërkojnë ne google me këtë keyword duke i shtuar ndonjë keyword tjetër si "shqip" apo "shqiptare"]

Duke vendosur përherë keywords nëpër linket qe te çojnë te faqet tuaj i jepni një relevance te madhe këtyre faqeve, dhe bëni qe për një keyword te caktuar faqja juaj te renditet me mirë se një tjetër ne SERPs.(SERP=Search Engine Rezulat Pages, për ata qe nuk janë te njohur me këtë term).








E identifikuar

OnlineBP


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 22-02-2008, 16:50:24 »
Citojeni

Dua te shtoj disa gjëra për postimin tim te meparshem.

Tani qe dini qe keywords ne linke kanë peshe për kerkimin e këtyre keywords ne google (apo te tjera), mos e teproni me këtë teknike (gjella me kripe e kripa me karar  perqeshje  )

Nëse ne një faqe te vetme do të keni shumë keywords  ne linke, google do të mendoj(me te drejtë) se po i bën spam spider-it dhe do ta penalizoje atë faqe.
Cili është kufiri? Sa here duhet ta perdorni një keyword te caktuar ne një faqe te vetme? -Është e pamundur ti jepet një përgjigje kësaj pyetje sepse algoritmin e google nuk e njeh njeri, plus qe edhe ky i fundit ndryshon vazhdimisht. (ne internet do të gjeni shumë SEO GURU qe do tju japin një shifer te saktë por është mirë qe të mos i besoni këtyre shifrave sepse, për arsyet qe thashë me lart është e pamundur te dihet kufiri midis spam dhe regular)


Pastaj mos harroni se ju nuk shkruani për spiders po për njerëzitë. Prandaj mos e teproni me keywords ne linket tuaja.


Ne shembullim qe morem me sipër Shikoni video shqiptare, video me humor shqip, video music shqip e video klipe te tjera shqiptare nuk është pershkrim i keq edhe për vizitatoret dhe është shumë i mirë për spiders (mund te bëni fjali edhe te mira dhe me te perqendruara ne një keyword te vetëm)









PS: Shpresoj qe këto minuta qe kam shkruar këto 3 postime ti sherbejne me te vërtetë dikujt.

PS2: Të me falni për përdorimin e shumë termave ne anglisht po besoj se te gjithë shqiptarët janë te familjarizuar me këto fjale.










E identifikuar

Smiba
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 12-03-2008, 17:06:46 »
Citojeni

Vërtetë shum interesante dhe te dobishme këto keshillat tuaja OnlineBP , gjithsesi për keywords me sa kam kuptuar un duke kërkuar ne site te huaja për webmastera thojne se nuk duhen perdorur me shum se 10 edhe pse siç shpjegove dhe ti asnjë nuk e di kufirin rreal te google, por supuzohet qe mbi 10 njihen si spam, pastaj sa për shpjegimin qe spaiderat e motorreve te kerkimit ndjekun linket qe gjejne ne faqet e senjalizuara nuk e kisha lexuar ne vende te tjera por gjithsesi me duket mëse e qartë dhe e vërtetë, qe po të kesh linkun tënd si firmë pershembull këtu tek zëri yt do bejsh qe google  te scanoje dhe webin tënd, por siç e dini shumica e forumeve nuk te lejojne qe ti te vendosish një link për shënim në fund, por megjith atë nëse ti e vendos linkun e fshehur qe mos të shikohet a ka te njëjtin funksion pra qe spaiderat te vijojne ne sitin tënd, nëse po dini se si mund te vendos një link apo me shum te fshehur ne forumet qe si lejojne si forumi shqiptar pershembull qe s'të lejon te vendosish linke.
E identifikuar

OnlineBP


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 13-03-2008, 02:22:35 »
Citojeni

Një link i fshehur (=link i padukshem) është një link qe nuk e shikojne vetëm vizitoret reale te një website. Për google nuk ka shumë probleme,google e shikon dhe e ndjek atë link, BESOJ.

Ka një problem te vogël ne fakt. Shumë webmaster përdorin një teknike te vogël për te shtuar keywords ne një faqe. Ne një pjesë te faqes (zakonisht në fund te faqes) vendosin një bllok shkrimi (<div> apo thjeshtë paragraf <p>) dhe me CSS i vendos si background ngjyren e shkrimit, ose e kundërta shkrimin e bën njësoj me ngjyren e backgroundit. Prsh ne një faqe me background te bardhe shkruan diçka me ngjyrë te bardhe. Vizitoret e faqes nuk arrijnë ta shikojne këtë shkrim (kur e selekton shkrimin duket).

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për te shtuar keywords te faqet tuaja. Ne fillim kjo teknike ka pasur shumë rezultat, sepse edhe ne një faqe qe ka vetëm një video mund te vendosesh shumë fjali me keywords dhe renditesh  shumë mirë ne google. Tani Google te dënon nëse e bën këtë, spideri i google kontrollon edhe nëse ngjyra e shkrimit është e njëjtë me te backgroundit apo jo.
Edhe pse kam dëgjuar qe shumë webmaster e përdorin këtë teknike edhe sot dhe faqet e tyre janë akoma ne index te google, pra nuk kanë marrë ban.

Unë do të te keshilloja qe të mos e perdorje këtë teknike.

E njëjta gjë kam frikë se mos ndodhë edhe me link te vetëm. Pra nëse është i padukshem për vizitoret, mbase google nuk e ndjek atë link. Pogjithsesi mund ta provosh se keq nuk bën, ta them edhe pse. Faqja jote nuk mund te denohet për arsyen se ka një link te padukshem nga një faqe tjetër. Nëse do të denohej, atëherë do të kishte shumë abuzime, duke linkuar faqet e konkurrences me linke te padukshme dhe google i bënte ban. Pra mos ki frikë te përdorësh link te padukshem për vizitoret, maskimumi google nuk ka për ndjekur atë link. Gjë te saktë lidhur me këtë nuk ka. Google nuk ti thotë të gjitha.

Tani te te them se si ti besh linket qe të mos duken. Neper blog-e qe lejohet HTML dhe CSS mund ta besh me atë te CSS ose html shumë thjeshtë. Ne forume është shumë vështirë se perdorim UBB Code dhe nuk ka shumë funksione. Plus qe ato forume qe nuk te lejojne te përdorësh linke ne firmën tënde , zakonisht nuk te lejojne fare te përdorësh UBB Code, mund te përdorësh vetëm tekst normal. PLus ka edhe një problem tjetër se zakonisht kur ka një hyperlink ne një tekst shikohet me një ngjyrë te veçantë nga teksti, zakonisht blu. Këtë e "shikon" browseri juaj (mozilla firefox /Internet explorer etj). Browserat kanë një file ne CSS qe e bëjnë një faqe te duket ashtu si është (edhe mund ta modifikosh nëse do këtë file ne Pc tënd). Kur punon me HTML/CSS mund ta besh qe një hyperlink te këtë ngjyrë tjetër nga ajo qe duket ne default nga browseri yt. Por përsëri ne forume ne te cilat nuk lejohet HTML ne postime (99,9% te forumeve) një gjë e tillë nuk bëhet.

Me vjen keq qe nuk mund te te ndihmoj me shumë.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |