Zeri yt - Forumi ShqiptarTë NdryshmeModa dhe Estetika (Moderatore: Alda, Prishtinasja)Makijazh i bukur per sy dhe buzë
Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Makijazh i bukur per sy dhe buzë  (E lexuar 25200 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 05-11-2005, 08:09:50 »

Sallonet e bukurisë në Shqipëri gjithnjë e më shumë po frekuentohen nga vajzat e reja dhe adoleshentet, dhe të gjitha tentojnë të bëhen më të bukura. Megjithë bukurinë e freskinë natyrale, në jetën e përditshme, atyre u është bërë 'zakon'tualeti

Make up me tone të forta

Gjithnjë tentojmë te dukemi të bukura, natyrale, të freskëta dhe për këtë në ndihmë na vjen make up-i. Po shumë herë, të paktën në Shqipëri, makijazhi është shndërruar në një lodër me të cilën luajnë vajzat e reja dhe nga një pjesë e madhe e tyre, përdoret në mënyrën e gabuar.

Sallonet e bukurisë gjithnjë e më shumë po frekuentohen nga vajzat e reja dhe adoleshentet, dhe të gjitha tentojnë të bëhen më të bukura. Megjithë bukurinë e freskinë natyrale, në jetën e përditshme, atyre u është bërë 'zakon'tualeti.

Pjesa më e madhe nuk mund të dalin nga shtëpia pa makijazh dhe pa u lyer. Sigurisht që ai në këtë rast nuk është thjeshtë një mjet për t'u zbukuruar, por një mënyrë e shpejtë për të rënë në sy, për t'u dukur apo për të tërhequr vëmendjen. Ai duhet të jetë i rëndë dhe me të gjitha ngjyrat e mundshme të hedhura mbi sy, buzë e fytyrë.

Tone të rënda dhe buzët e 'skuqura'nga buzëkuqi janë një karakteristikë e përbashkët e pothuajse të gjitha adoleshenteve të kryeqytetit. Dhe vendi më i mirë për të shfaqur 'bukurinë'e tyre është shkolla, apo gjatë pasditeve rrugët dhe lokalet e Bllokut.

Ky makijazh i rëndë dhe tonet e forta dhe të ekzagjeruara është i ngjashëm me ato të modeleve dhe prezantueset e ekranit të vogël e të madh, por aspak i përshtatshëm për moshën e tyre, për jetën e përditshme, dhe sidomos ambientit shkollor.

Ajo që është më e rëndësishme për të pasur një makijazh perfekt duhet që make up-i t'i përshtatet linjave të fytyrës, të ndiqni këshillat e specialistëve si dhe të tregohet kujdes me tendencat e fundit të kozmetikës.

Ndërkohë që një nga elementët më të rëndësishëm për të pasur një make up perfekt është të lyheni sipas moshës që keni, këshillë kjo që nuk merret aspak parasysh nga adoleshentet shqiptare.

Të nxitura nga dëshira për t'u dukur dhe për të tërhequr sa më shumë vëmendjen vajzat e reja shqiptare duket se kanë gjetur mënyrën e gabuar për t'u zbukuruar.

G.Metropol
E identifikuar

Elektra
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 05-11-2005, 09:25:22 »

Kjo eshte sa e vertete,aq e fenomen i keq.Vajzat e reja kane bukurine e tyre njomake dhe nuk duhet te "rriten" para kohe duke perdore makijazh! merzitje
E identifikuar

Qiellin nuk di si ta pikturoj më,
tek shijoj puthjen e perëndimit në horizont
Buzën e sipërme të nxjerë mbi Jon
e tjetrën që më pëshpërit duke më dërguar valëzat në breg
Capkenja
« Përgjigju #2 më: 17-11-2005, 10:47:30 »

Te vjen keq te shohesh fytyra te njoma qe lyhen ne nje menyre,jane te nxirra neper fytyre.Nuk e di por ka pasur raste kur kthehesha ne Shqiperi debatoja me shoqet e mi(ti nuk lyhesh fare,ose shume lehte lyhesh) Per to duhet te ngallosesh patjeter per te thene qe je e lyer
E identifikuar
Okki
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 02-03-2006, 03:40:36 »

Vajza shqiptare nga Mali i Zi Emine çunmulaj merr titullin fytyra e dytë më e bukur e top-modeleve botërore

Nju Jork/Paris, 1 mars - Emine çunmulaj, manekene dhe bukuroshe shqiptare nga Mali i Zi, është nderuar me titullin fytyra e dytë më e bukur në mesin e top-modeleve botërore që kanë marrë pjesë në javët e modës në Nju Jork, Paris dhe Milano.
Titulli i më të bukurës i ka takuar vajzës nga Brazili, Izabel Fontani. Këtë mirënjohje ua kanë ndarë kritikët më të njohur të "Feshën TV".
Përndryshe Eminja është një nga modelet më glamuzore - "Elit", e cila në javët e kaluara të modës ka veshur kreacionet e kreatorëve më prestigjiozë botërorë, si Versaçe, Dolçe e Gabana, Fendi...

[attachment deleted by admin]
E identifikuar
BabyDance
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 03-03-2006, 20:46:52 »

Po bukur duken edhe natyrale por edhe nëse vendojne pak nuk është keq... luj syun
« Ndryshimi i fundit: 03-03-2006, 20:53:38 nga Blete punetore »
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
GrifshA
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 03-03-2006, 22:02:43 »

Kur iki ne Shqiperi (Tirane) me ben pershtypje fakti, qe femrat andej lyhen shume dhe kur i shikon, nuk arrin t'i percaktosh dot moshen, ngaqe ngjajne me te medha sesa jane ne te vertete. Pervec faktit qe lyhen shume, sec kane nje lloj te te lyere, qe mua ma shpif. merzitje Gusto, gusto kjo dynja. Gusto, gustos nuk i ngja. luj syun

Mesiguri dhe ato kur me shohin mua sesi lyhem thone te njejten gje: Qe une nuk di te lyhem. pikepyetje
E identifikuar

---------------------------------------------------------
No Where On Your Birth Certificate Did It Say Life Would Be Fair!
Prespa
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 04-03-2006, 06:44:07 »

Nese bejne nje makiazh te rende kur shkojne ne shkolle, nuk e di se c'bejne kur shkojne ne ndonje feste.www.plus2radio.com. al
E identifikuar

SmiLey
Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 04-03-2006, 09:26:34 »

Kur iki ne Shqipëri (Tiranë) me bën përshtypje fakti, qe femrat andej lyhen shumë dhe kur i shikon, nuk arrin t'i percaktosh dot moshen, ngaqë ngjajne me te mëdha sesa janë ne te vërtetë. Pervec faktit qe lyhen shumë, sec kanë një lloj te te lyere, qe mua ma shpif. :-( Gusto, gusto kjo dynja. Gusto, gustos nuk i ngja. ;-)

Mesiguri dhe ato kur me shohin mua sesi lyhem thonë te njëjtën gjë: Qe unë nuk di te lyhem. pikepyetje

S'je e vetme ne këtë gjykim, trust me luj syun
Kjo ka te bëj me atë qe atje ''they like to overdo everything'', that's all!
E këtu ku qëndroj unë te lyhesh përditë për ne universitet, pune a një te dal mbasdite sikurse lyhen ato, jo vetëm qe tromaks robt e krijon një imazh te rendomte, por dhe vet s'ndjehesh rehat kur te tjerët qe ke përreth i ke te veshur e lyer mëse normal, e ti stonon si lugati ne mes te dites zgerdhihet
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Belinaa
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 06-05-2006, 12:25:41 »

Për një makiazh perfekt

 

Disa sekrete të vogla për të përdorur më mirë makiazhin. Për të dhënë më të mirën nga vetja dhe një truk që zgjat gjatë gjithë ditës

 

Për lëkurën

Përdorni një krem hidratant përpara makiazhit, por jo një krem shumë të yndyrshëm, edhe nëse lëkura është shumë e thatë. Bëni kujdes kur të vendosni fondatintën, për të evituar njollat. Nëse është një produkt kremoz, vendosni një sasi të vogël në pëllëmbën e dorës dhe aplikojeni me sasi të vogla mbi fytyrë, duke e përhapur mirë me majat e gishtërinjve. Nëse nuk jeni të praktikuara dhe ndjeni vështirësi më këtë mënyrë, provoni të përdorni një fondatintë kompakte dhe përhapeni me një sfungjer pak të lagur për të një efekt mbulues, dhe të thatë për një shtresë natyrale. Evitoni vendosjen e shtresave të tjera të fondatintës gjatë ditës. Aplikoni korrektorin përpara fondatintës, për të evituar njollat dhe defektet në lëkurë.

Pudra duhet përdorur pa u ekzagjeruar, duke vendosur fillimisht pluhurin në pëllëmbën e dorës përpara se ta vendosni në fytyrë, për të evituar që lëkura të duket shumë e rënduar. Pudra komakte eliminon efektin ndriçues.

Toni i faqeve nga njëra anë ndihmon për të pasur një pamje të gjallë, nga ana tjetër rrezikon të lërë njolla. Përdoreni pasi të keni vendosur pudrën dhe përhapeni mirë me penel.

 

Për buzët

Nëse buzët janë të plasaritura dhe të thara, buzëkuqi nuk do të japë rezultat perfekt. Përdorni më parë një shtresë kremi të yndyrshëm.

Më pas dizenjoni kunturin e buzëve me një laps. Zgjidhni të njëjtën ngjyrë me atë të buzëkuqit. Mos përdorni lapsin për të zmadhuar buzët. Më mirë në këtë rast përdorni buzëkuq të shndritshëm dhe të qartë. Evitoni përdorimin e ngjyrave të ndezura dhe shumë të shkëlqyeshme në buzë të trasha. Për buzë të holla dhe nëse keni defekte me dhëmbët, përdorni buzëkuq në ngjyrë të qartë. Sfumoni buzëkuqin shumë të errët duke vendosur më parë mbi buzë një ton sysh, duke e përhapur me kujdes në buzë, pa krijuar shtresëzime. Nëse toni del jashtë buzëve dhe lë njollë, me një shufër të vogël pambuku të lyer me qumësht pastrues, eliminoni njollën dhe më pas rregulloni vendin e pastruar me pak fondatintë. Për një makiazh që duhet të zgjasë gjatë gjithë ditës, zgjidhni një buzëkuq që nuk përhapet. Shkëlqyesi u jep volum buzëve, por duhet vendosur vetëm në qendër të buzës, pasi të keni vendosur buzëkuqin, për t'i dhënë më shumë dritë buzëqeshjes tuaj. Nëse doni të vendosni buzëkuq gjatë ditës, eliminoni çdo gjurmë që ka lënë buzëkuqi i vendosur më parë, duke e pastruar me një shami të lagur.

 

Për sytë

Vendosja e rimelit në sasi të mëdha e rëndon shumë pamjen. Para se të vendosni rimelin mbi qerpikë, kujdesuni që furça të mos jetë shumë e ngarkuar. Nëse gjatë lyerjes bëheni pis me rimel, eliminoni njollën me një tampon pambuku të njomur me locion pastrues për sytë. Për të dendësuar qerpikët, dizenjoni në vizë të hollë rrëzë qerpikëve përpara se të aplikoni rimelin. Nëse viza me laps nuk del perfekte, sfumojeni me një penel të butë. Nëse keni sy të lodhur dhe të skuqur, përdorni tone me bazë të ngjyrës rozë, që i jep fytyrës pamje të çlodhur. Kur lapsi i syve ju duket shumë i fortë, ngrojeni për disa sekonda, për të pasur rezultat më të mirë. Për të rregulluar formën e vetullave përdorni vetëm laps vetullash dhe jo të njëjtin laps që përdorni për sytë. Përdorni dy ngjyra hijëzuese për kapakët e syve. Një të qartë për zonën poshtë vetullave dhe një tjetër më të errët për zonën e kapakëve të lëvizshëm, për t'i dhënë më shumë ndriçim shikimit. Lapsin vijëzues përdoreni para toneve, për të mos lënë viza të çrregullta. Nëse mbani syze, përdorni një laps ngjyrë kanelle.

 

 

 

 

Koha per manikyrin

 

Ashtu si flokët, edhe thonjtë pasqyrojnë gjendjen tonë shëndetësore. Kur jemi të lodhura ose nën stres bëhen të butë, copëtohen ose shtresëzohen. Gjëja e parë, duhen hidratuar. Ekzistojnë kremëra specifike për thonjtë, ato 2 në 1 (duar dhe thonj), që janë shumë praktike për t'u përdorur

 

çfare te besh nese thonjte jane:

1.Te ngrene

Përdor një manikyr të hidhur, që u jep shije shumë të keqe thonjve

Merru vetë me lyerjen dhe rregullimin e thonjve. Kështu, duke u kujdesur vetë për ta, do të kesh një arsye më shumë për të mos i "ngrënë"

Mbaj thonj fals, të cilët u lejojnë thonjve natyralë që të rriten pa u dëmtuar

 

2.Te brishte

Evito prerjen e tyre, sepse prerësja e thonjve i bën më të dobët. Përdor më mirë limën

Përdor një manikyr që i mban më të fortë

Mos i mbaj shumë të gjatë

Evito tretësit më bazë acetoni

 

3.Te verdhe

Limo sipërfaqen e thonjve

Kur të kesh eliminuar me limë cipën e ngjyrës së verdhë, vendos një krem ushqyes

Dhe në fund vendos një shtresë mbrojtëse

 

7 etapa per te bere manikyrin ne shtepi

Zhyt duart në një përzierje me vaj ulliri dhe limon për të forcuar thonjtë.

Shty lehtësisht lëkurën rrëzë thoit (nuk duhet prerë kurrë)

Masazho me kujdes konturin e thonjve me një krem ushqyes me vitaminë E

Lyej thonjtë me një manikyr mbrojtës. Në këtë mënyrë manikyri tjetër do të zgjasë më shumë.

Vendos manikyrin duke mos e kursyer. Në mënyrë që thoi të marrë ngjyrë të njëjtë me atë të manikyrit, furça duhet të jetë e bollshme me manikyr dhe të kalojë vetëm dy herë mbi thua, pa lënë viza, por një sipërfaqe të lëmuar.

Nëse preferon thonj natyralë, zbardh ekstremitetet e thoit me një laps të bardhë dhe më pas lyeji me manikyr të tejdukshëm.

Mund t'i zbukurosh thonjtë edhe me minibizhuteri, gurë, pirsing dhe lloje të ndryshme dekorimesh
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 06-05-2006, 12:28:42 »

Bëj makiazhin në pesë minuta

 

 

Përzieni kremin hidratues me kremin pudër,

përdorni gishtat në vend të penelit dhe zgjidhni vetëm ngjyra delikate. Ja se si të përshpejtoni make-up-in tuaj dhe të arrini një rezultat perfekt

 

"Për një makiazh prej ylli mjaftojnë vetëm pesë minuta", shpjegon një ndër trukatorët e  modeleve të pasarelave më të famshme në botë. Nëse përpiqeni  më shumë dhe lexoni këshillat e ekspertit, ne do t'ju ndihmojmë të realizoni një make-up perfekt dhe të kurseni gjysmën e kohës

 

30 sekonda

Për të hapur kremin hidratues dhe fondotintën. Për të qenë më e shpejtë mjafton të përziesh kremin hidratues me një fondotintë të lëngshme, në këtë mënyrë përdoren dy produkte në një aplikim të vetëm. Dhe nëse përhapni këtë miksim me një sfungjer të butë, nuk keni nevojë të përdorni pudrën, pasi sfungjeri përthith nuancat e tepërta dhe do t'ju garantojë një rezultat perfekt.

 

1 minutë

Për të vendosur rimelin. Rregulli është të aplikosh rimelin përpara lyerjes së syve. Sepse qerpikët e lyer me rimel evidentojnë zonën që duhet lyer me tonin e syve, duke evituar lyerje të tepërta.

 

1 minutë

Për të vijëzuar  kapakun sipër syrit. Merrni një pambuk të hollë, lyejeni me një hije ngjyrë gështenjë të errët ose gri të errët dhe kalojeni në pjesën ku fillojnë qerpikët, do të përftoni një vijë perfekte, madje edhe të hijëzuar.

 

1 minutë

Për të hijëzuar tonin e syve. Sekreti qëndron në zgje-dhjen e ngjyrave. Më të shpejtët për të përdorur janë tonet delikate, transparente dhe me nuanca të lehta metalike. Përhapni pluhurin mbi tërë pjesën e qepallës, duke përdorur gishtin në vend të furçës: është e thjeshtë dhe shumë e shpejtë.

 

30 sekonda

Për të vendosur hijen e  mollëzave. E rëndësishme është të zgjidhni një produkt në ngjyrë biskote. Sepse duke qenë një nuancë e qartë, nuk harxhohet kohë për ta përhapur. Për ta aplikuar sa më mirë mjafton t'i japim fytyrës katër furça të shpejta. Dy në mollëza, një në pjesën e mjekrës dhe një në pjesën e ballit.

 

1 minutë

Për të vendosur buzëkuqin. Për të mbaruar më shpejt kalohet lapsi me ngjyrë jo vetëm mbi konturin e buzëve, por në të gjithë buzën. E rëndësishme është që dhe buza të jetë e butë, kështu shtresa do të jetë më e lëmuar. Së fundmi vendoset buzëkuqi.

 

 

 

Sepse bukuria fillon nga duart

 

Erë, ftohtë, smog… janë të gjithë armiq të lëkurës së duarve, të cilat qëndroj në në pjesën më të madhe të kohës në kontakt me ajrin. Fillojnë të skuqen, të plasariten, të thahen dhe kthehen në shqetësim për pjesën më të madhe të njerëzve.  Lexoni disa sugjerime për të pasur duar gjithmonë perfekte.

 

I ftohti ngadalëson qarkullimin e gjakut dhe ky është shkaku i skuqjes së lëkurës, që fillon të thahet dhe shumë shpejt krijon një sipërfaqe të ashpër. Së bashku me lëkurën e fytyrës duart janë pjesët më të ekspozuara dhe gjithmonë në ndikimin e faktorëve dëmtues të stinëve.

 

Prandaj është e këshillueshme që gjatë stinës së dimrit, sa herë që dilni të mbani doreza.  Pa harruar të mbroni duart me një krem me filtër anti UV, faktor shumë i rëndësishëm që ngadalëson mplakjen e lëkurës së duarve.

 

Për duart e skuqura janë të këshillueshme banjat dezinfektuese. Zhysni duart për disa minuta në një enë me çaj apo sherebelë të ngrohtë ose mbështillini me disa garza të lagura me ujë mineral dhe ujë trëndafilash. Mbajini për rreth dhjetë minuta dhe me siguri që do t'i ndjeni më mirë. Nëse problemi i duarve tuaja qëndron tek enjtja, zgjidhja është një enë me ujë të ngrohtë dhe ujë trëndafilash. Mbajini duart për disa minuta dhe pastaj shpëlajini.

 

Përdorni gjithmonë krem hidratues, të cilin duhet ta aplikoni çdo mbrëmje. Ky është një tjetër veprim që duhet t'ju bëhet zakon për të pasur duar perfekte. Pasi t'i keni lyer duart me krem, filloni t'i masazhoni lehtë. Masazhi stimulon mikroqarkullimin dhe ndihmon në qetësimin e musklaturës së duarve. Duke filluar nga kurrizi i dorës, masazhoni derisa kremi të jetë përthithur plotësisht nga lëkura. Më pas filloni të tërhiqni lehtësisht secilin gisht. Me gishtin e madh të njërës dorë ushtroni një presion të lehtë duke shtypur pëllëmbën e dorës tjetër. Një masazh për duar më të bukura dhe të shëndetshme dhe për të ndjerë efekte vërtet relaksuese.

 

 

 

I pari ishte rimeli...

 

Shikim prej diveje? Ka vetëm një fjalë,  rimel. Një shkencë e vërtetë që ka rregullat e veta. Po t'i ndjekësh me kujdes, do të kesh rezultatin e duhur

 

Që prej 90 vjetësh vazhdon të jetë produkti më i suksesshëm në botën e bukurisë. Të gjitha femrat e përdorin. Edhe ato që bëjnë pak makiazh.

Hidhet në treg me forma gjithmonë e më të studiuara dhe teknologjike; rimel që zgjat qerpikun, që i jep volum, që e kthen, që e hidraton... për të pasur qerpikë prej ylli ho- llivudian dhe shikim të thellë dhe joshës. Ka frymëzuar këngë, magjepsur vajza të të gjitha epokave, duke filluar që nga egjiptianet e  lashta, madje dhe meshkujt mendohet që të kenë filluar ta përdorin, në versionin pa ngjyrë...Me pak fjalë pa rimel nuk mund të rrijë dot askush, as gratë që zakonisht trukohen shumë pak. Një sukses që vazhdon që prej nëntëdhjetë vjetësh dhe  ende nuk ka mbaruar.

Emri i rimelit (mascara) e ka origjinën nga qyteti i lashtë i Algjerisë, i njohur për qerpikët jashtëzakonisht të gjatë të banorëve të saj. Janë shumë vende që kërkojnë të marrin autorësinë. Mendohet se shpikësi i rimelit ishte kimisti T.L.Williams, i cili në vitin 1913, për të ndihmuar të motrën të rifitonte të fejuarin e saj, përzieu bashkë pak vazelinë dhe pak pluhur karboni. Përftoi kështu të parin rimel, i cili dha menjëherë efekt pozitiv të dyfishtë: tek motra dhe tek ai. Ndërsa  sipas arkivave të firmës tjetër të njohur Rimmel, thuhet se rimeli i parë e ka origjinën nga mesi i viteve tetëqind dhe e ka rrënjën nga kompania e tyre falë gjeniut Eugjen Rimmel. Në atë kohë femrat ishin të detyruara të përdornin produkte me përqindje toksike të lartë, duke i zgjatur dhe ngjyrosur qerpikët me një përzierje të përbërë nga mbetjet vajore të llambave dhe një pluhuri të imët karboni.

Sot rimeli është bërë një nga produktet më të përhapur në Botë. Në tregun oriental ka një shtrirje masive, po të mendosh që gratë aziatike nga natyra kanë pak qerpikë. Për më tepër, në Japoni rimeli është shkalla e parë që të çon drejt produkteve kozmetike dhe si rrjedhojë drejt moshës së rritur.

 

 

Rregullat që duhen ditur për aplikimin e rimelit

Kujtoni që pas 3-4 muajsh skadon, kështu që duhet zëvendësuar, pasi mund të bëhet anti- higjenik.

Mos e huazoni asnjëherë, duhet konsideruar një produkt personal.

Përdorni versionin kundra ujit vetëm kur është e nevoj- shme, sepse përveç se i zgjat, i këput qerpikët.

Aplikojeni gjithmonë të fundit dhe mbështeteni bërrylin diku për të evituar të bërit pis dhe mpiksjen e tij.

Ruajeni furçën, mund të jetë e nevojshme për të krehur qerpikët dhe vetullat.

Nëse përdorni kthyesen e qerpikëve, bëjeni gjithmonë përpara vendosjes së rimelit. Evitojeni vendosjen e rimelit tek qerpikët e poshtëm. Nëse keni rrathë poshtë syve, do t'i theksonte më tepër.

Kur thahet është momenti për ta hedhur poshtë; është e kotë ta holloni me ujë të distiluar ose me vaj ulliri.

 

 

 

Tendencë

Këtë stinë lejohet çdo gjë

 

Nuk ka limite. Njihuni me tendencat më të fundit dhe jepini vetes mundësinë për të qenë thjesht trendy. Kombinoni veshjet me rripa dhe fundet tub apo tulipan. Vishni geta dhe zgjidhni çantën më moderne.

 

Kombinohuni me rrip

Të ulur pranë vitheve për të pamje të nxehtë, por edhe për një stil superfemëror. Të gjerë dhe të ngushtë, lëkurë ose copë, të punuar apo të ngarkuar më xhingla dhe lloj-lloj detajesh. Nuk ka rëndësi. Mjafton që këto ditë të ftohta të mos e lini veshjen tuaj pa e kombinuar me rrip. Nuk është e vështirë për të zgjedhur. Mjafton të keni dëshirë që veshja juaj të jetë vetëm trendy. Mund t'i vendosni mbi bluzë, mbi, këmishë. Mbi xhaketë, madje mund të vendosni jo një, por dy rripa. Një në pantallona dhe një mbi xhaketë. Të jeni të sigurta se veshja juaj do të jetë thjesht e nxehtë dhe sigurisht femërore. Përdorini të gjitha llojet dhe ngjyrat. Këtë stinë lejohet çdo gjë.

 

 

 

 

Funde tub dhe në formë tulipani

Fundet e gjerë të verës 2005 i kanë lënë vendin modeleve të reja. Fundet në formë tubi dhe në formë tulipani. Modele të rafinuara që i rrinë përshtat fizikut femëror dhe rrezatojnë stil dhe feminilitet.

Fundi tub është më i peferuari i stinës së ftohtë. I frymëzuar nga vitet '50, ndjek fort linjën e vitheve dhe të kofshëve. Ultra shik, por vetëm se… për ta veshur duhet të fizik thuajse perfekt.

Fundi tub mund të vishet me një triko me jakë të lartë ose me një këmishë elegante. Për të përvijuar më mirë siluetën femërore, këmisha ose bluza futen poshtë fundit. Vishni geta klasike, pa shumë fantazi, pa harruar që këpucët të jenë me majë rrumbullake dhe takë të lartë.

Fundi tulipan është një nga modelet më të veçanta të dimrit 2006. I shtrënguar në vithe, i gjerë në kofshë, për t'u bërë sërish i ngushte në zonën e gjunjëve.

Si vishet fundi tulipan? Kombinojeni fundin tulipan me një këmishë të rafinuar por të thjehstë. Kompletoni lukun me një rrip ose me një kollan perlash ose mëshojuni tendencave të rejave të këpucëve në formë nallanesh.

 

Të gjitha ngjyrat e getave

Kur ditët bëhen të ftohta, është e paevitueshme veshja e getave. E kompletojnë vërtet veshjen tonë, vetëm kujdes… mund edhe të "shkatërrojnë" imazhin e një veshjeje sado të zgjedhur me kujdes.  Në fund të fundit, çdo femër e di se sa e vështirë është të zgjedhësh getat e duhura. Por mbani parasysh tendencat e këtij dimri dhe çdo gjë do të jetë më e lehtë. Për ditët e ftohta të dimrit vishni geta me ngjyra të errëta. Të zeza, gri, por edhe tonalitetet e kafes, jeshiles së errët dhe patëllxhanit, por e bardha po zëvendëson getat në ngjyrën e mishit që nuk po i shohim shpesh nëpër pasarela.

Të dashuruarat pas klasikes duhet të mbajnë parasysh: poshtë një fundi tub ose një veshjeje të zezë mund të vishen vetëm geta të errëta, mundësisht të zeza.

Vetëm mos harroni një gjë: getat nuk mund të jenë kurrë më të errëta se këpucët.

Një këshillë e çmuar: për një veshje elegante dhe këmbë kilometrike vishni gjithmonë çorape në tonalitet të njëjtë me ngjyrën e këpucëve.

 

 

 

çanta, më e rëndësishmja      

Aksesorët, sidomos çantat, janë gjithmonë e më të rëndësishëm. Arsyja: janë më të dukshmit dhe detajet gjithmonë bëjnë ndryshimin. çantat, por edhe këpucët, syzet e diellit dhe parfumet janë shumë të rëndësishme për stilistët. çdo stinë ata zhyten në fantazi nga më të çmendurat. çanat e stinëns dimërore vazhdojnë të ruajnë linjën e stinëve të kaluara, linja e punimit dhe pasurimi me detaje. Janë më të çmuara se kurrë, të realizuara në lëkurat më të veçanta: krokodil, gjarpër por edhe në stofëra të leshta me ngjyra. Koloret janë më pak shpërthyese, kurse detajet nuk mund të mungojnë. Ato e pasurojnë idenë dhe i japin stil të veçantë. Më të rejat janë detajet metalike, gjithmonë të rafinuara por agresive, pa harruar edhe copërat e peliçeve
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
eagle2
Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 01-08-2007, 22:52:13 »

tironcet nuk lyhen ashtu. tiranset jane te mira
E identifikuar
SmiLey
Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 02-09-2007, 17:39:54 »

aq te ekzagjeruar e kane sa te ngel llaci i foundation ne dore perqeshje qesh me te madhe
edhe nuset i lyejne shume shume, dmth i kallangjosin si mos o zot, me te habit habitem fare
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Englishbee
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 02-09-2007, 19:59:07 »

Une e bej ate "maijazhin 5 minutesh" vetem kur jam me ngut dhe per habine time gjithnje del me mire sesa kur i kushtoje 20-30 minuta kohe!!!

Ndersa, nuk kam deshire qe ta ekzagjeroj me makijazh, une per vete, makijazhin me shume e perdori qe te duket fytyra e paster dhe te mbaj higjiene aq sa eshte e mundur kur rruget tona jane me aq shume pluhur dhe gjithnje e aplikoj pastrimin total ne fund te dites! luj syun

E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
Vogelushja Korcare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 04-09-2007, 17:38:08 »

aq te ekzagjeruar e kanë sa te ngel llaci i foundation ne dorë perqeshje qesh me te madhe
edhe nuset i lyejne shumë shumë, d.m.th. i kallangjosin si mos o zot, me te habit habitem fare
Kjo eshte shume e vertete.
Nuset i bejne skandal fare, syte sikur ja kane lyer me boje kepucesh zgerdhihet kurse buzet sikur ja kane bere me dark markers zgerdhihet
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Elegance
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 10-09-2007, 04:30:26 »

E dini sesa lyhem une perdite zakonisht, apo kur shkoj ne pune, ose hic fare ose maks nje te kuq apo shkelqyes buzes, edhe kaq. buzeqeshje

Me kete dua te them qe nuk i perkas atij 'stereo-tipi' te vajzave Shqiptare qe lyhen shume.

Ne lidhje me nuset ama, mund te them qe kam pare nuse qe i ngallosin me nje kuintale fondacion fytyre, krem, ton, puder, krem per skuqjen e faqeve, te kuq buzesh, rimel, laps, etj. etj por ka edhe nga ato nuse qe kane nje tualet shume te thjeshte dhe klasik, duken si kukulla, natyrale dhe te perkryera sikur dora e parukieres vetem te nxirret ne pah tiparet e tyre me te bukura apo embelsine e tyre. Vete me kane nxjerre nuse shume te mire. U bera nuse ne Tirane (tek Linda - per ju qe e keni degjuar ose e njihni). Mbahet si nja nga 3 parukieret me te mira e me prestigjioze te Tiranes. Eshte nje cike e shtrenjte ama ja vlen. Dhe nuse me ka nxjerre shume te mire dhe aspak te ngallosur. Me nje fjale isha ajo qe jam, dallohesha qe isha une, ndryshe me shume nuse qe s'dallojne fare se kush jane kur i sheh si nuse me fustan te bardhe. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • A e keni menduar te jetoni jashte Shqiperise?
  • Dot Kurre
  • 10 (16%)
  • -
  • Dot Ndonjehere
  • 11 (18%)
  • -
  • Dot Shpesh
  • 30 (49%)
  • -
  • Dot Ndoshta
  • 10 (16%)
  • -
  • Numri total i votave: 57
  • Shiko temen