Forumi InformatikSistemet OperativeMac OS XApple ndërron mendje në lidhje me antivirusin
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Apple ndërron mendje në lidhje me antivirusin  (E lexuar 163 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 08-12-2008, 14:08:01 »

Apple ndërron mendje në lidhje me antivirusin
Vërejtja e djeshme për përdoruesit e kompjuterëve Mac që të instalojnë mbrojtje nga viruset është larguar, derisa Apple pohon se kompjuterët e vet janë të sigurt dhe pa nevojë për mbrojtje kundër viruseve.


Zëdhënësi i Applet, Bill Evans, ka deklaruar se vërejtja është larguar pasi që bëhet fjalë për një artikull të vjetër në bazën e të dhënave i cili gabimisht është rifreskuar dje. Ai ka theksuar se kompjuterët e kompanisë Apple për shkak të sistemit operativ janë të sigurt ashtu siç janë edhe nuk ka kurrfarë nevoje për softuer shtesë antivirus. “Mac OS ka në vete sisteme të integruara të cilat e mbrojnë nga softuerët dashakeq dhe kërcënimeve tjera të sigurisë”, ka vazhduar Evans.

Sistemi operativ i Apple nuk është i përsosur. Janë gjetur lëshime të sigurisë edhe në të, megjithatë askush nuk është përpjekur të krijojë viruse të cilat do të shfrytëzonin këto lëshime, prandaj përdoruesit, sa i përket kësaj, janë të sigurt.

Nga ana tjetër softuerët dashakeq çdo ditë e më shumë shfrytëzojnë shfletuesit e internetit të cilët nuk janë specifik vetëm për një platformë. Në lidhje me këtë Apple nuk është deklaruar.

www.apple.com
http://www.telegrafi.com/?id=8&a=848
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cilin browser parapelqeni?
  • Dot Firefox
  • 18 (78%)
  • -
  • Dot Opera
  • 5 (21%)
  • -
  • Numri total i votave: 23
  • Shiko temen

* Sponsor