Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikLufta Kunder TerrorizmitTerrorizmi, armiku dhe aleati më i madh i Amerikës?


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Terrorizmi, armiku dhe aleati më i madh i Amerikës?  (E lexuar 292 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 01-02-2008, 14:29:05 »
Citojeni

Sulmet e 11 shtatorit në dritën e fakteve të reja dhe mes ngurrimit të administratës amerikane për t’i shmangur...

Kur një prej gazetarëve amerikanë që kishin zbuluar skandalin e Uatergejtit u pyet në Itali se kush e kishte vrarë presidentin amerikan Xhon Kenedi, ai u përgjigj: “Mendoj se e ka vrarë Amerika”. Ndoshta kjo fjali e artikuluar prej tij shprehte një nga aspektet më delikate të perandorisë që pulson planetin: Gjithçka për të mbajtur sistemin në këmbë. Dhjetëra vite pas vrasjes së Kenedit duket se pikëpyetjet kanë vërshuar lidhur me sulmet e 11 shtatorit. Fakti më i fundit që ka intriguar opinionin ndërkombëtar është një video e hedhur në internet e lideres së vrarë pakistaneze Benazir Bhutto. “Omar Sheikh është burri që ka vrarë Osama bin Ladenin”. Ky është togfjalëshi që ka lënë pas Benazir Bhutto dhe që në pak ditë ka ngritur në këmbë një teori të re konspirative. Qindra faqe interneti, përfshi edhe një video ku dëgjohet Bhutto të thotë se Bin Laden është vrarë, madje të përmendë edhe emrin e vrasësit, “një ish-ushtarak dhe drejtues i shërbimeve sekrete pakistaneze”. Deklarata e Bhutto-s, në një intervistë për Al-Jazeera më 2 nëntor 2007 (2 muaj para se të vritej), edhe pse prej ditësh në internet nuk është “marrë seriozisht” nga asnjë prej agjencive serioze të lajmeve, madje as nga FBI-ja dhe CIA, edhe pse këto paguajnë 25 milionë dollarë për kokën e Osama bin Ladenit. Ajo që bie në sy është se askush nuk ka përmendur vrasjen e Bin Ladenit, edhe pse atë e ka thënë një prej njerëzve më të rëndësishëm të Pakistanit dhe për mjaft kohë personi që zuri faqet e para të mediave më të rëndësishme botërore. Në intervistën për Al Jazeera, Bhutto shprehet shkoqur: “The man who murdered Osama Bin Laden” (Burri që vrau Bin Ladenin), ndërsa përmend emra dhe citon të dhëna. Ajo që u ka rënë në sy komentuesve në ueb është se gazetari përballë saj nuk reagon në asnjë mënyrë, pasi dëgjon për vrasjen e Bin Ladenit dhe, nga ana tjetër, as vetë Bhutto nuk i kthehet për ta korrigjuar atë që thotë, ndërsa i shton asaj informacione shtesë. Sidoqoftë, pas vdekjes së Bhuttos askush nuk duket se di diçka më shumë për këtë rast, që e bën edhe më të mistershme vrasjen e saj.
Omar Sheikh
Po kush është Omar Sheikh? Vrasës me pagesë? Terrorist gjithashtu? Aspak. Omar Sheikh rezulton të jetë një agjent i dyfishtë i shërbimeve pakistaneze ISSI dhe atyre britanike. JO vetëm kaq, por hetimi lidhur me financimet e sulmeve të 11 shtatorit ka nxjerrë në pah se ka qenë pikërisht Omar Sheikh njeriu i cili i ka transferuar terroristit Muhamed Atta (personi që drejtoi avionin që u përplas mbi kullën veriore) 11 mijë dollarë vetëm 24 orë para sulmeve që tronditën botën mbarë. Megjithatë Shtetet e Bashkuara kanë hequr çdo përgjegjësi mbi përfshirjen e Pakistanit apo Arabisë Saudite në financimin e këtyre sulmeve. Megjithatë, pas sulmeve askush nuk e përmendi faktin se Omar Sheikh ishte edhe një ndër njerëzit më bashkëpunues të kreut të shërbimit sekret pakistanez, Mahmood Ahmed. Ky i fundit është një ndër njerëzit më të pushtetshëm të Pakistanit dhe mik i besuar i presidentit Musharaf. Mahmood Ahmed është pikërisht personi që urdhëroi dhe ekzekutimin e të atit të lideres (tashmë të vrarë) Benhazir Butto. Por tre vjet pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, një fakt tronditës u bë publik në media. Kreu i shërbimeve pakistaneze kishte vizituar Amerikën tri ditë para sulmeve dhe kishte takuar krerët më të lartë të shërbimit sekret amerikan.
Sekreti
Mediat amerikane nuk shkruan kurrë lidhur me këto fakte komprometuese. Megjithatë, është i sigurt fakti se Omar Sheikh, i akuzuar së fundi për vrasjen e Osama bin Ladenit, ishte agjent i shërbimeve angleze (MI-6) dhe atyre pakistaneze dhe se kishte furnizuar me para terroristët e 11 shtatorit. Por si është e mundur që asnjë media amerikane nuk u përpoq t’i kushtohej një përfshirjeje kaq të drejtpërdrejtë të shërbimeve pakistaneze dhe tërthorazi atyre britanike në një sulm kaq të egër dhe të frikshëm?! Në fakt nuk është pikërisht kështu, pasi ka qenë gazetari i vrarë Daniel Përl (i revistës “Christian Science Monitor) ai i cili filloi të kërkonte lidhur mbi këtë skandal të madh, por që “rastësisht” u rrëmbye në Karaçi të Pakistanit duke hetuar pikërisht mbi financimet e 11 shtatorit. Për vrasjen e tij u arrestua një person, i cili një vit pas arrestimit u ekzekutua në togën e pushkatimit. Ndërkohë që Omar Sheikh, personi që ka financuar sulmet e 12 shtatorit, gjendet i burgosur në Pakistan (akuzat nuk dihen qartësisht) dhe shumë analistë mendojnë se presidentit Musharaf ai i duhet pikërisht i gjallë, sepse mund të thotë gjërat e “duhura” nëse për Musharafin vijnë ditë të këqija. Megjithatë, një zyrtar i lartë i shërbimeve pakistaneze, i kontaktuar nga një gazetë amerikane, kishte qeshur me lot kur ishte pyetur lidhur me forcën e talebanëve dhe rrezikun e “Al Kaedës”. Ai i ishte përgjigjur kështu gazetarit amerikan: “Harrojini historitë me terroristë. Talebanët i stërvitëm ne dhe CIA gjatë luftës me sovjetikët në Afganistan. Ishin atëherë nën komandën dhe varësinë tonë dhe kështu do të jenë për sa kohë do të ekzistojnë. Të gjitha të tjerat janë përralla me mbret”, - është shprehur zyrtari i lartë pakistanez.

G.Albania
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |