Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikLufta Kunder TerrorizmitBin Laden, 600 mijë USD ne Shqipëri


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Bin Laden, 600 mijë USD ne Shqipëri  (E lexuar 269 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
bilderberg

Shiko profilin WWW
« më: 19-01-2008, 17:12:21 »
Citojeni

Marrë nga web site LOBI qe gjithashtu e ka marrë nga PRESS - Korierri:
http://www.lobi.com.mk/?ItemID=0F83EDFA03E5C640816DFB87A543CDC8

"Departamenti amerikan i Thesarit deklaron se njeriu me i kërkuar ne botë ka financuar 600 000 dollare për te ngritur ne Shqipëri grupe ekstremiste, te cilat do të sherbenin për akte terroriste: "Synonin konfliktet mes grupeve fetare"

Osama Bin Laden, njeriu me i kërkuar ne botë, ka dhënë 600 mijë dollare për te ngritur ne Shqipëri grupe ekstremiste, te cilat do të sherbenin për akte terroriste. I bërë pergjegjes nga Shtetet e Bashkuara për atentatet ndaj Kullave Binjake ne Nju-Jork dhe nderteses se Pentagonit ne Uashington, si dhe për bombat ne ambasadat amerikane ne Kenia dhe Tanzani, Bin Laden ka financuar shtrirjen e rrjetit te tij edhe ne vendin tonë. Faktet e fundit për lidhjet dhe interesin e miliarderit saudit me Shqipërinë kanë dalë dje, kur Departamenti Amerikan i Thesarit ka nxjerre një urdher për pasurite e dr. Abdul Latif Saleh.

Sipas Uashingtonit, Saleh ka qenë i lidhur ngushtë me Osama Bin Laden dhe është perzene nga Shqipëria, pas dyshimeve si antar i "grupit radikal islamik Xhihad". "Bin Laden financoi Saleh me 600 mijë dollare për te nxitur ngritjen e grupeve ekstremiste ne Shqipëri", thuhet ne deklaraten e leshuar dje nga Departamenti amerikan i Thesarit. Gjithashtu, SHBA kanë vleresuar se "Saleh ka qenë shumë i lidhur me një numer organizatash joqeveritare ne Shqipëri, me degezime te Xhihadit Islamik Egjiptian, një organizate terroriste e lidhur me 'Al-Kaidan'".

Ne dosjen amerikane për elementet terroriste ka rezultuar se Abdul Latif Saleh themeloi dhe kontrolloi një grup xhihadist shqiptar, i financuar nga Fondacioni "Al Haramain", një organizate joqeveritare e lidhur me "Al-Kaidan", e drejtuar nga Bin Laden. "Misioni i grupeve xhihadiste shqiptare ka qenë te destabilizonin situaten e brendshme ne Shqipëri, duke nxitur konfliktin midis grupeve të ndryshme fetare në vend", thuhet ne raportin e Departamentit amerikan te Thesarit. "'Al-Haramain' rekrutoi antare nga kjo organizate", - thekson deklarata e Uashingtonit, duke nenvizuar se vete Saleh asistoi ne kontrollin e tyre. Ne te njëjtën kohe, Saleh raportohet i lidhur me Yasin Qadin, edhe ky i përfshirë prej tetorit 2001 ne listen e terroristeve botërore.

Atentati ndaj ambasades se SHBA
"Ne vitin 1998, gjashtë persona u arrestuan ne Shqipëri, dy nga te cilët u dënuan dhe u ekzekutuan ne Egjipt si zbatues te akteve terroriste", thuhet ne deklaraten e Departamentit amerikan te Thesarit. Ne deshmine e tyre, këta individe mësohet te kenë thënë, referuar dosjes amerikane, se "ka qenë Saleh, i cili i ka ndihmuar te vinin ne Shqipëri". Ne deshmite e te arrestuarve, Saleh është identifikuar si "një njeri qe i ka ndihmuar ata ne çdo respekt, duke filluar prej marrjes ne aeroport".
Ne një deklarim te meparshem te Departamentit amerikan te Thesarit është theksuar, se ne fillim te vitit 2000, një ndihmes i afert i një bashkepunetori te Osama Bin Laden shkoi në Shqipëri dhe vuri ne veprim një filial te Fondacionit "Al Haramain". "Ne vitin 1998, drejtuesi i Xhihadit Islamik Egjiptian ne Shqipëri u raportua si financues zyrtar për këtë fondacion ne Shqipëri. Ky individ, Ahmed Ibrahim al-Nagar, u raportua i ekstraduar nga Shqipëria ne Egjipt ne vitin 1998. Ne gjyqin e tij ne Egjipt, al-Nagar tregoi mbeshtetjen e tij për Osama bin Laden dhe "Al-Kaida"-n ne sulmet terroriste ne 7 gusht 1998 kundër ambasadave amerikane ne Kenia dhe Tanzani", thuhet ne deklarate.
Ndërkohë, vitin e shkuar, shefi i atehershem i CIA-s Xhorxh Tenet, pranoi për here të parë publikisht, se agjentet sekrete amerikane dhe shqiptare kishin evituar një sulm terrorist ndaj ambasades amerikane ne Tiranë ne vitin 1998. Me 3 tetor 1998, ne Torino u arrestua Amoid Naji, një tjetër veprimtar i "Xhihad"-it. Ai pranoi se kishte qëndruar ne Shqipëri për disa muaj me një plan për hedhjen ne ere te ambasades amerikane ne kryeqytetin shqiptar. Ndërsa, me 24 tetor 1998, gjatë aksionit për arrestimin e Selam Muhamed Omar El Said, ne shtepi e vjehrrit te tij ne periferi te Tiranës, mbeti i plagosur komandanti i grupit te RENEA-s, ndërsa u vra i kerkuari.

Bllokimi i pasurive te "Al Haramain"
Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kanë nisur bllokimin e pasurive te Fondacionit Islamik "Al Haramain" ne 5 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë. Selia e tij ne Tiranë është një ndertese dykateshe dhe ndodhet ne rrugën "Irfan Tomini", nr.58. Uashingtoni dhe Riadi i kanë kërkuar Organizates se Kombeve te Bashkuara disa muaj me pare te shtoje ne "listen e zeze", pesë dege te Fondacionit "Al Haramain", ne Shqipëri, Hollande, Afganistan, Bangladesh dhe Etiopi.
Ky veprim është vleresuar si një përpjekje e Mbreterise Saudite për te parandaluar qe kontributet për bamiresi te përdoren si burime për terrorizmin. Një Komision i ri Kombëtar do të këtë ne dorë përdorimin e te gjithë burimeve financiare dhe dhurimeve për bamiresi, ka njoftuar disa muaj me pare Ambasada Saudite ne SHBA. Vete Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar bankat amerikane te bllokojne pasurite e te pesë degeve dhe te ish-liderit te Fondacionit "Al Haramain", Aqeel Abdulaziz Al-Aqil. Sipas Juan Zarate, zv/asistent i Sekretarit te Thesarit, "këto dege dhe individe kanë dhënë mbështetje financiare, materiale dhe logjistike për rrjetin e "Al-Kaida"-s, Osama Bin Laden ose Talibanet, duke nxitur dhe lehtesuar përpjekjet e tyre për te realizuar aksione kundër civileve te pafajshem dhe botës se civilizuar".
 
 
   
   
 
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 22-01-2008, 04:33:31 »
Citojeni

Jo mo... 6 trilion
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 31-01-2008, 14:41:36 »
Citojeni

te paktën en perzenien e këtyre militanteve fondamentaliste kemi qenë rezultative aq sa mos u shkoje me mendja te kthehen.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |