Ubuntu 6.06 e instalova dje nga një prej atyre CD qe me erdhen me poste, ne kompjuterin tim me procesor AMD 64-bit. Po përshkruaj këtu dy hollesi te veçanta te instalimit qe bëra unë. Mbase këto qe po shkruaj i vlejne ndonjerit prej jush.
Rezolucioni i ekranit gjatë instalimit:
Kur desha te nisja instalimin, zgjodha mundësinë e pare (Start or Install Ubuntu) ne listen qe tregon CD kur hapet. Mirëpo
karta grafike e PC tim nuk njihej, kështu qe ekrani hapej ne 640x480 (VGA standarde). Kur zgjodha me F4 rezolucionin 1024x768, ekrani u hap prapë me VGA.
Instalimi ishte praktikisht i pamundur te kryhej ne VGA, pasi shumë zgjedhje dhe butona dilnin "jashtë ekranit". Nuk u mora me tej me këtë, por zgjodha mundësinë e dytë ne listen e ndezjes (instalim ne "generic video driver mode" a diçka e tillë) ose e thënë ndryshe, instalim ne "safe mode". Me këtë, instalimi (dhe, mbas instalimit, Ubuntu) u hap vete ne 1024x768.
Particionimi i hard diskut:
Unë nuk e lashe Ubuntu "ta bënte fushe" hard diskun, pra te fshinte Windows dhe të gjitha particionet, por zgjodha
"Manually edit partition table". Klikova te particioni ekzistues
ext3, ne te cilin kisha instaluar Fedora Core 5, dhe zgjodha kutine për riformatim; po të njëjtën gjë bëra edhe me particionin ekzistues
swap (i perdorur gjithashtu nga FC5).
Për me shumë informacion mund të lexoni këtu:Installation/AMD64Windows Dual Bootsi edhe faqen e pare te instalimit:Installation