Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor

Etiketa



Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ubuntu Linux!  (E lexuar 2619 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 12-09-2005, 12:07:43 »
Citojeni

Ky është një versioni  ri i Linuksit qe po lavdërohet shumë. Ubuntu është një linuks për perdorues qe nuk kanë eksperiencë dhe nuk dinë shumë rreth linuksit dhe sistemeve operative ne pergjithsi, pra një fillim i mirë për ata qe vijnë nga bota e Windows. Neper faqe dhe forume të huaj ky sistem i ri operativ lavdërohet shumë dhe quhet edhe me i mirë se sa Linspire, qe është një linux me pagese dhe i ngjashem me windows për nga përdorimi i lehtë.

Faqja zyrtare: http://www.ubuntulinux.org/
E identifikuar

dardan1
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 13-09-2005, 04:26:34 »
Citojeni

Ubuntu është një linuks për perdorues qe nuk kanë eksperiencë dhe nuk dinë shumë rreth linuksit dhe sistemeve operative ne pergjithsi, pra një fillim i mirë për ata qe vijnë nga bota e Windows.
Unë nuk kisha thënë se kjo është e vërtetë.Unë jam përdorues i Ubuntu 5.10 (ende jostabël).Për fillestarët nuk do e kisha preferuar.Ubuntu përdor Gnome dhe nuk ka ngjashmëri me Windows.... ndoshta keni menduar KUbuntu (shkaku i KDE)?
Për fillestarët më mirë do të ishte një Live CD si p.sh. Knoppix apo Kanotix që së pari të ambientohen me Linux e pastaj të kalojnë në Suse apo Mandriva që janë më të "lehta" dhe kanë më shumë ngjashmëri me Windows; e më vonë në shpërndarje të tilla si p.sh. Fedora, Ubuntu e më në fund në Debian (Formula 1 e Linuxit).
E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 13-09-2005, 14:05:19 »
Citojeni

Unë s'e kam perdorur vete fare këtë sistem, por këto fjale te mira për Ubuntu i kam lexuar nëpër forume të huaj.
E identifikuar

AT¹
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 20-03-2006, 13:07:18 »
Citojeni

Ubuntu-Versioni "Dapper Drake" shtyhet.Siq mund të lexohet te Pro-Linux; data e re e "Release" do të jetë 1 qershor 2006.
Ashtu siç është paralajmruar,versioni 6.04 do të ndryshohet ne 6.06; ne të ardhmën ndoshta (.) do të zavendsohet me (-).
"Dapper Drake" do të jetë versioni i parë i Ubuntu Linux-it, te cilin zhvilluesit(programuesit) 5 vite do ta mbajnë.Kështu qe shpërndarja e cila është e bazuar kryesisht ne Debian GNU/Linux do të jetë interesant edhe ne lamine e Server-it dhe do tu bashkangjitet si dhe krahasohet edhe me shpërndarjet tjera te Linuxit qe tashmë e kanë këtë funksion siç janë: Red Hat, SUSE, Debian.

....Mark Shuttleworth,themeluesi i Shperndarjes se Ubuntu Linux-it ka propozuar vet shtyerjen e këtij versioni,pra "Dapper Drake";ne mënyrë qe te eleminohen të gjitha "parregullsit" e mundshme pasi qe kjo duhet te jetë një kohe relativisht te gjatë ne qarkullim!

E identifikuar

AlbtuX | Portal për Linux
'I love LINUX because the life is too short for reboot'
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 02-05-2006, 19:13:59 »
Citojeni

Bera kërkesë te Ubuntu https://shipit.ubuntu.com/ dhe vërtetë për tre jave ma sollen ne shtepi paketen me 10 CD (5 instaluese dhe 5 liveCD)
Ata qe kanë interes apo kuriozitet mund ta bëjnë pa problem pa i kushtuar asgjë.
E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 04-05-2006, 17:50:47 »
Citojeni

Pasi e provova disa ditë Ubuntun dhe pasi e hoqa se nuk kisha kohe te mjaftueshme te merresha me mesimin e tij dhe sepse sinqerisht mendoj qe Linux nuk është ende  "userfriendly", përsëri kam dëshirën ta kem ne PC tim për ta hulumtuar herë pas herë.

Atëherë si t'ia bëj qe ta instaloj ne një particion tjetër te PC tim? Nëse e bëj me harxhon memorie dhe a ma ngadalson PC ky sistem edhe nëse s'e perdor? D.m.th. ndërsa jam duke punuar me Windows a ndikon Ubuntu duke ngadalsuar kompjtuerin apo duke sjelle avari te tjera? Nëse jo atëherë unë jam gati ta riinstaloj, por dua te di me pare si ta vendos ne një particion te caktuar, pasi heren e pare qe e instalova nuk pashë gjë particionet qe kisha e Ubuntu me fshiu gjithçka kisha me pare. Nëse është e mundur me tregoni rrugën qe duhet te ndjek për ta instaluar këtë sistem ne një particion te dhënë. Përshëndetje!
E identifikuar

Dj Pleshti
futu pleshtiii!
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 15-05-2006, 09:50:50 »
Citojeni

plako,

Un kam instalu tash pak kohe Ubuntu dhe nuk jam expert ne Ubuntu por ktyre pytjeve tuja mund ti jap përgjigje. Atëherë ...ti n.q.s. e instalon ne një particion tjetër (qe mundesh...sigurisht) nuk te shkakton probleme n.q.s. perdor windows, as ne RAM as asgja tjetër...kur ta përdorësh mandej...e sheh vete si punon...por un jam me mendimin qe me Gnome s'meson gja...ma mirë është KDE dhe Ubuntu si default ka Gnome dhe s'ke mundsine me instalu KDE qysh ne instalim..duhet ta instalosh mbrapa...por është shuume e vështirë merzitje
E identifikuar

AT¹
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 17-05-2006, 18:48:43 »
Citojeni

Citojeni
Atëherë si t'ia bëj qe ta instaloj ne një particion tjetër te PC tim? Nëse e bëj me harxhon memorie dhe a ma ngadalson PC ky sistem edhe nëse s'e perdor? D.m.th. ndërsa jam duke punuar me Windows a ndikon Ubuntu duke ngadalsuar kompjtuerin apo duke sjelle avari te tjera?
Nuk paraqet problem!
Momentalisht këtu në këtë PC kam 3 Sisteme Operative (WinXP dhe 2x GNU/Linux)
Kodi:
# fdisk -l
Disk /dev/hda: 61.4 GB, 61475807232 bytes
255 heads, 63 sectors/track, 7474 cylinders
Units = cylinders of 16065 * 512 = 8225280 bytes

   Device Boot      Start         End      Blocks   Id  System
/dev/hda1   *           1        5100    40965718+   7  HPFS/NTFS
/dev/hda2            5101        7473    19061122+   f  W95 Ext'd (LBA)
/dev/hda5   *        5101        7473    19061091   83  Linux

Disk /dev/hdb: 80.0 GB, 80026361856 bytes
255 heads, 63 sectors/track, 9729 cylinders
Units = cylinders of 16065 * 512 = 8225280 bytes

   Device Boot      Start         End      Blocks   Id  System
/dev/hdb1   *           1        9446    75874963+  83  Linux
/dev/hdb2            9447        9729     2273197+   5  Extended
/dev/hdb5            9447        9729     2273166   82  Linux swap / Solaris
Këtu kam dy pllaka(Interne) por mundet edhe me një,pa problem.
Kam arritur ti instaloj deri në 5 Sisteme Operative me një Pllakë (1xWin dhe 4x Linux).Kanë funksionuar që të gjitha.Për ma tepër nuk kam provuar.Teoritikish t thuhet lejohet deri në 4 (së paku ashtu kam lexuar);por siç thashë edhe më lartë 5 vet i kam provuar!
Me një Particion edhe unë përdor Ubuntu edhe pse jam kryesisht përdorues i Debian-it.
Kodi:
Linux a.tx 2.6.15-22-686 #1 SMP PREEMPT Sun May 7 16:37:57 UTC 2006 i686 GNU /Linux
E identifikuar

AlbtuX | Portal për Linux
'I love LINUX because the life is too short for reboot'
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 17-05-2006, 19:07:05 »
Citojeni

Problem aktual është se kam PC vetëm me një particion. Mund te krijoj një tjetër pa pas nevojë ta riformatoj? Nëse po, si bëhet?
E identifikuar

Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 17-05-2006, 19:30:33 »
Citojeni

Problem aktual është se kam PC vetëm me një particion. Mund te krijoj një tjetër pa pas nevojë ta riformatoj? Nëse po, si bëhet?

Po, ekzistojne disa programe qe e ndajne hard diskun ne disa particione pa prishur asnjë gjë, pra pa qenë nevoja ta riformatosh.

Këshilla ime: perdor Symantec (qe e ka blere nga Powerquest) PartitionMagic; instalohet ne Windows dhe, me sa di unë, versioni i fundit është 8.05.

PM nuk i shkaterron te dhenat, por gjithsesi beju një kopje (backup) dokumenteve qe ke ne PC.
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 01-06-2006, 19:09:27 »
Citojeni

Ubuntu, which has become one of the world's most popular Linux distributions in recent years, launched its latest version on June 1 following months of intense testing. The new release is titled Ubuntu 6.06 LTS (Long Term Support), and has a specific emphasis on the needs of largë organisations with both desktop and server versions.

http://www.ubuntu.com/news/606released
E identifikuar

Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 01-06-2006, 23:46:50 »
Citojeni

Më në fund!

Sapo porosita CD (disa me kompilime 32- dhe disa me 64-bit) te Ubuntu 6.06 LTS (emri i koduar: Dapper Drake) nga faqja ShipIt; për porosine s'ka asnjë pagese dhe janë CD origjinale "ngjyrë argjendi", pra CD-ROM, jo CD-R apo CD-RW.

Po mendohem seriozisht ta heq Fedora Core 5 dhe te instaloj Ubuntu 6.06. Kompjuteri im ka pjesë mjaft standarde, kështu qe... pse jo!
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
AT¹
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 02-06-2006, 10:46:39 »
Citojeni



Mund të shkarkohet edhe prej këtu!
E identifikuar

AlbtuX | Portal për Linux
'I love LINUX because the life is too short for reboot'
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 03-06-2006, 10:59:41 »
Citojeni

Ka shumë ndryshime dhe perparesi ky versioni i ri ne krahasim me atë te parafundit?
E identifikuar

Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 03-06-2006, 23:32:56 »
Citojeni

Ka shumë ndryshime dhe perparesi ky versioni i ri ne krahasim me atë te parafundit?

http://www.ubuntu.com/download/releasenotes/606

Kliko te What's new.
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |