Ubuntu është njesh.

Për mua është
DEBIAN GNU Linux.
...Edhe Ubuntu Linux gjithmonë e kam të instaluar me një particion tjetër në të njëjtin PC. Në përdorim ditor e kam mbi 95% të kohës Debian. Edhe ashtu Ubuntu është derivat i tij.
...Sa i përketë versionit të fundit Ubuntu(8.04), kam pritur më shumë.

Deri tash te Ubuntu 8.04 kam vërejtur dy gjëra për mua shumë të rëndësishme (jo të mira):
-temperatura e procesorit (Pentium 4 - Laptop) rritej jashtëzakonisht shumë (pra ngarkohej mjaft shumë), në krahasim me Debian GNU Linux (sid - jostabël) po me të njëjtin procesor (gati dyfishi).

-instalimi i makinës virtuale(vmware) nuk mund të bëhej në kernelin aktual.
Vlen të theksohet se te versioni 7.10 këto dy gjëra kanë funksionuar pa problem.