Instalimi i Skypes në Ubuntu Linux (në këtë rast versioni 7.10) bëhet në këtë mënyrë:
Së pari shkarkoni Skype-n prej faqes zyrtare. Ju duhet të shkarkoni për Ubuntu (versioni 7.4)
Pasi ta bëni shkarkimin, filloni instalimin e saj. Hapni një terminal dhe së pari i jepni të gjitha të drejtat, kësaj të dhëne që keni shkarkuar:
sudo chmod 777 skype-debian_1.4.0.118-1_i386.deb
pastaj e instaloni me komandën e mëposhtme:
sudo dpkg -i skype-debian_1.4.0.118-1_i386.deb
Me siguri do të ju paraqitet kështu, pasi disa paketa që janë të nevojshme për të funksionuar skype; nuk janë të instaluara:
sudo dpkg -i skype-debian_1.4.0.118-1_i386.deb
Selecting previously deselected package skype.
(Reading database ... 123390 files and directories currently installed.)
Unpacking skype (from skype-debian_1.4.0.118-1_i386.deb) ...
dpkg: dependency problems prevent configuration of skype:
skype depends on libqt4-core (>= 4.2.1); however:
Package libqt4-core is not installed.
skype depends on libqt4-gui (>= 4.2.1); however:
Package libqt4-gui is not installed.
dpkg: error processing skype (--install):
dependency problems - leaving unconfigured
Errors were encountered while processing:
skype
Instalimi i këtyre paketave bëhet kështu:
sudo apt-get install libqt4-core libqt4-gui
Pas kësaj edhe njëherë e bëni instalimin (kësaj here me sukses):
sudo dpkg -i skype-debian_1.4.0.118-1_i386.deb
Pasi ta instalosh e gjenë te Programe --> Interneti --> Skype.
Rregullimet e zërit i bënë si në foto. Aty te sound in, out dhe ringing e vendos drejtuesin(driver) që ke në PC tënde.
Më poshtë edhe disa pamje nga ekrani im:

Per me shume klikoni ketu:
http://www.albtux.de/?q=node/144