Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Linux për Administraten  (E lexuar 471 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
kinezi


Shiko profilin WWW
« më: 30-03-2006, 00:23:55 »
Citojeni

A ka dalë njeri te thotë qe pse nuk perdorim Linux për administraten publike? Po lexoja ca gazeta dhe te Gazeta Shqiptare thuhej qe Keshilli i Ministrave do tu paguaje licensen Microsoftit.

Shtetet e tjera po largohen nga programet e tilla kurse ne i afrohemi??? Apo po i jepet ky "koncension" Microsoftit për te treguar qe "ne" jemi pro amerikane, mjafton të kemi buke e kripe.
Kaq cope cope janë atë mirembajtesit e rrjeteve dhe keshilluesit?

Pastaj për pune zyre Open Office është tepër e mjaftueshme. Besoj se 95% e administratës nuk ja ka indene opsioneve te avancuara qe mund te këtë M$ Office.

E identifikuar

E mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 30-03-2006, 14:27:33 »
Citojeni

Për mendimin tim, qeveria le të mbaje PC me Windows, por si pakete zyre te përdore OpenOffice.org, përveçse ne disa kompjutera ku nevojiten patjetër Excel, PowerPoint, Access dhe/ose Visio.

Shumë pak informaticiene ne Shqipëri e njohin Linux-in dhe s'para gjenden ne institucionet shteterore, por me shumë nëpër banka dhe organizma te huaja. Pjesa tjetër s'e ka idenë as se si, për shembull, te dërgoje e-mail nga Linux apo te konfiguroje lidhjen me rrjetin.

Pastaj, perdoruesit janë mësuar me Windows dhe do të shkaktonin reaksion nëse do t'ua nderronin Solitaire me KDE perqeshje
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
kinezi


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 31-03-2006, 22:16:17 »
Citojeni

Unë merakun e kam me shumë te adminstratoret se nuk e di sa veta ja kanë idenë linuxit. Perdoruesit e thjeshtë nuk do kenë probleme se ata vetëm email dergojne dhe Thunderbird-i nuk është se është shumë i vështirë. Gjerat e tjera ato nuk është se lejohen ti bëjnë (instalime etj.) prandaj nuk shikoj ndonjë problem.
Mandrake ose Ubuntu janë shumë te kollajta.

Por siç e thashë nuk ka njeri b.. ti mirembaje. Para ca muajsh po bisedoja me një çun ne vit te 2 për informatike dhe me pyeti çfarë është linux-i. ????
E identifikuar

E mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa
ladio
Made in Albania
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 27-04-2006, 23:29:48 »
Citojeni

kinez,

nga një krah ti ke shumë te drejtë por mendoj se je mësuar me ambjentin jashtë Shqipërisë. Windows mbahet për user friendly (e kam fjalën për perdoruesit e thjeshtë), prandaj për mendimin tim nuk ka ndonjë gjë te keqe te përdoret windows ne administrate përderisa ata kanë Lekë ti blejne licensat. Kurse për servera për mendimin tim te përdorin linux os sepse janë me te mirë dhe falas duke i krahasuar me M$.

Sa për universitetin ne Shqipëri do të thosha qe është për te ardhur keq sepse aty mungon çdo gjë duke filluar nga profesorat deri tek mjetet si laboratoret me kompjutera dhe literatura. Asnjeri nuk ka lindur i ditur dhe besoj se dhe ne universitetet tona po të sjellin staf te kualifikuar dhe te kenë laboratore dhe librari te mirë dhe ne shqiptarët do të ecnim shumë me shpejt përpara.

cheers
E identifikuar

"The only true wisdom is in knowing you know nothing."
[Socrates]
kinezi


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 16-05-2006, 11:43:53 »
Citojeni

Përshëndetje Ladio,

Ke ca te drejtë qe mund te jem mësuar pak jashtë por mendjen mbrapa e kam buzeqeshje
Për punën e administratës e thashë sepse ne vendet qe kam pare, Win98 e kanë ndërruar me Win2000 dhe i kanë bllokuar të gjitha të drejtat. Pra perdoruesi i thjeshtë do të shikojme email-in, do të shkruaje ne Word edhe do beje edhe ndonjë Solitare.

Universitetet e di qe nuk janë shumë mirë por do i rregullojme edhe ato. Ne shqiptareve mendja na punon, vetëm qe na punon mbrapsht buzeqeshje
E identifikuar

E mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |