Linux mbështet i pari USB 3.0!
Është ditur që Linux do të jetë sistemi i parë i cili do të mbështes USB 3.0, vëllaçkoja më i shpejtë i USB 2.0.
Shpejtësia e transferimit e USB 2.0 është shumë mbresëlënëse, me lidhjen që lejon 5Gbps herë shkarkimi. Nuk është çudi që lidhësi është dyfishuar me SuperShpejtësi.
Tani për tani USB 2.0 mund të kaloj informacionin në 480 Mbps.
Kernel 2.6.31
Zhvilluesja e softuerit Open Source ne Intel, Sarah Sharp, vërejti në lajme se një zhvillues i Linux në Open Source Technology Center të kompanisë Intel ishte duke punuar në standardin Nec, HP dhe Microsoft.
"Unë jam duke punuar me Keve Gabbert (personi nga grupi im OSV në Intel) për të siguruar se distribucionet e Linux sikur Ubuntu dhe Red Hat të kapin xHCI driverin. Përdoruesit e avancuar gjithmonë mund të kompilojnë kernelin e tyre në një distro të instaluar në mënyrë standarde", tha Sharp në uebfaqen e saj.
USB 3.0 është paraqitur në Kernel 2.6.31, që do të thotë se përdoruesit e Linux do të jenë në gjendje të kanë USB 3.0 në shtator.
Për ata që nuk iu pritet aq gjatë, Sharp ka disa udhëzime se si të krijoni Kernelin e ndryshuar për standard, ju mund t'i gjeni në:
http://sarah.thesharps.usProduktet që përdorin USB 3.0 do të dalin në shitje nga fundi i 2009 dhe në fillim të 2010, por është mirë të shihet se si Linux është më herët me mbështetje të softuerin dhe gati për harduerin e jo e kundërta.
Heroid Shehu
Telegrafi.com