1,2,3,4 apo 8GB Live USB me Ubuntu 7.10 Linux - direkt prej USB
i aftë për boot - shqip, anglisht, gjermanisht apo gjuhë tjetër!

Pa marrë parasysh a jeni fillestar apo Profi në Linux; USBLinux me Ubuntu 7.10 , i aftë për boot-im me siguri se do të ju bind! Nuk ka rëndësi se cilin sistem operativ e keni në përdorim (Windows, Mac apo ndonjë tjetër), thjeshtë bëni kyçjen e USBLinux në portin e caktuar për këtë qëllim dhe do të keni Ubuntu Linux 7.10 në PC apo Laptopin tuaj.
Shkurtimisht disa përparësi që duhet përmendur:
* Ubuntu Linux boot - imin e bënë direkt nga USB Stick(Flash)2.0
* 1,2,3 GB apo më shumë vend i lirë në USB për të dhënat tuaja (te USB 3GB e më lartë)
* mund ta zgjedhni gjuhën që doni: shqip, anglisht, gjermanisht apo gjuhë tjetër
* nuk ka nevojë për diskun e ngurtë në PC apo Laptopin tuaj
* punon *Stand Alone*, pra komplet(direkt) prej USB
* Ubuntu ka aftësi të jashtëzakonshme për njohjen e "Hardware" - psh shtypësin apo skanuesin; ne PC apo Laptopin tuaj
* Njohja e drejtuesve (treiber ose driver) gjatë boot-imit.
* Komplet me Open Office, lojra të ndryshme, program për djegje etj
* Hapësira e punës GNOME
*Pasi që Particioni *read only* është, surfimi në internet është më i sigurtë!
Parakushtet e sistemit:
Për të funksionuar e tëra duhet që Laptopi apo PC -ja të ketë së paku një USB Port të lirë, si dhe mundësinë të bëjë boot-imin e USB.
Vlen të theksohet se shumica e Laptopëve apo edhe PC -të e gjeneratës së re e kanë mundësinë e boot-imit nga USB.Te PC -të kjo gjë rregullohet në BIOS, ndërsa te shumica e Laptopëve, në fillim gjatë startimit duke shtypur F2 apo F12 (mvarësisht prej tipit).
Klikoni per me shume info ketu:
http://www.albtux.de/?q=node/138