Kinezëve u urdhërohet të kalojnë në Linux
Tregu kinez i softuerëve është më i keqi në botë sa i përket përdorimit të versioneve të licencuara të softuerëve. Në luftë kundër këtij fenomeni me masa shtesë përfshihet edhe qeveria kineze.Sipas urdhëresës më të re të ligjvënësve kineze, të miratuar muajin e kaluar, të gjitha internet kafetë duhet që menjëherë të zëvendësojnë sistemet operative të paligjshme me ato të ligjshme. Pronarëve të këtyre objekteve u është ofruar të blejnë ose kopjet e ligjshme të Windows, apo në kompjuterët e tyre të instalojnë distribucionin Red Flag nga Linux. Pikërisht të dytin e rekomandojnë në taborin e ligjvënësve kineze, derisa sistemi është përpunuar nën aranzhmanin e tyre.
Për fat të keq, sikurse në segmentet tjera, edhe kjo urdhëresë funksionon vetëm në letër sepse pronarët e shumtë të internet kafeve raportojnë se përfaqësuesit e qeverisë i shtyjnë ata që në kompjuterët e tyre të instalojnë Linux Red Flag, e për të madje duhet të paguajnë nga 560 euro për licencë.
“Më kanë hyrë në internet kafe dhe në 13 kompjuterët të cilët i posedojë me dhunë kanë instaluar Red Flag Linux, si dhe më kanë shtyrë të paguaj nga 5.000 juan për licencë, dhe atë përkundër faktit se kanë qenë të instaluar versionet e ligjshme të Windows XP”, ka thënë një pronar anonim i internet kafesë për agjencinë e lajmeve Radio Free Asia.
Në të njëjtën kohë, burime të pavarura kineze tërheqin vëmendjen se qeveria kineze në distribucion e Linuxit në fjalë kanë futur gjëra shtesë të cilat do t’i mundësojnë mbikëqyrje dhe përcjellje më të thjeshtë të kinezëve.
http://www.telegrafi.com/?id=8&a=849