Forumi InformatikSistemet OperativeLinux | Unix | BSD | (Moderator: Syrgjyn)Instalimi i Linux-it prej Windows-it
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Instalimi i Linux-it prej Windows-it  (E lexuar 201 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 17-02-2009, 10:52:51 »



Me Windows Vista si duket shumë përdorues nuk janë të kënaqur. Mungesa e shumë drejtuesve (driver) dhe gjëra të ndryshme kanë bërë që shumë përdorues të këtij sistemi operativ të mendojnë seriozisht për të ardhmen! Shtrohet pyetja çka të përdoret? Cili sistem operativ? Të gjithë jemi të një mendimi: diçka çka nuk kushton! Pra, GNU Linux...
Kur përmendet Linux shumica mendojnë se është i vështirë për tu instaluar (sidomos ndarja e particioneve). Kjo më nuk është problematike. Në vitet e fundit Ubuntu Linux, e cila është bërë një nga shpërndarjet më të përdorura të Linuxit, ka bërë që ajo të jetë e kapshme edhe për përdoruesin i cili bënë hapat e parë në botën e Linux-it.
Ubuntu Linux ka bërë të mundur që ky sistem operativ të instalohet prej windows-it (si program), pa patur nevojë të bëhet ndarja e diskut të ngurtë në particione. programi që mundëson një gjë të tillë është: Wubi.
Startimi i sistemit të ri - Ubuntu Linux, në këtë rast nuk bëhet nga Bootmanager grub, si zakonisht por bëhet prej Windows-Bootmenu.
Kështu bëhet instalimi i shpërndarjes së Linux-it në Windows:
1. Së pari duhet të shkarkoni Ubuntu Linux dhe të bëni djejg'en e ISO të dhënës në një CD apo DVD. Pasi ta keni bërë këtë atëherë futni atë CD apo DVD në PC dhe klikoni në „Install inside Windows“.
2. Zgjedhni vendin se ku dëshironi ta instaloni, është e paraparë (paraprakisht) në „C:“.
3. Jepni madhësinë e nevojshme për instalim. Ubuntu-s i duhen minimum 4 GByte hapsirë (ju mund të jepni edhe më shumë). Nëse parashikoni edhe për të punuar më shumë me te, ju kisha preferuar të rezervoni 15 GB.
5. Zgjedhni gjuhën e preferuar. Këtu është edhe shqipja e integruar.
6. Si emër përdoruesi është emri që keni në windows, të cilin nëse doni mund ta ndryshoni.
7. Te fusha „Passwort:“jepni fjalëkalimin që dëshironi.
8. Vërtetoni zgjedhjet tuaja me një klikim te "Installation", për të bërë instalimin e Ubuntu Linux-it.

Vlen për tu theksuar se instalimi i Sistemit operativ Ubuntu Linux me Wubi nuk ndryshon nga instalimi i këtij sistemi në diskun e ngurtë (harddisk).
http://www.albtux.de/node/165
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Firefox vs. Opera

Anketa
  • drajverat per cd rom teac cd-224E?
  • Dot drajverat
  • 4 (40%)
  • -
  • Dot cd rom
  • 6 (60%)
  • -
  • Numri total i votave: 10
  • Shiko temen

* Sponsor