Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikLinux | Unix | BSD | (Moderator: Syrgjyn)gOS - Sistemi i ri operativ


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: gOS - Sistemi i ri operativ  (E lexuar 958 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
kokushta
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 08-11-2007, 02:41:53 »
Citojeni

Ky Sistem quhet gOS Google ose Green OS.

Sistem bazuar ne Ubuntu dhe ngjashmëri si interface me OSX.
Permban shumë aplikacione te Google si Gmail, Gtalk, Calendar, Maps, Docs and Spreadsheets etj.

Egziston një version gOS-Live për download torrent.
Për me shumë: http://www.thinkgos.com


* gOS.png (107.51 KB, 555x463 - E shikuar 12 Herë.)
E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 08-11-2007, 10:27:46 »
Citojeni

Shumë interesante. Rrofsh qe e solle këtu këtë informacion.

Për pëlqeu kështu ne pamje të parë dhe uroj te jetë vërtetë ashtu siç thotë dhe reklama e tyre:

 
Citojeni
An alternative operating system for the masses

Our idea is to be a simple, user friendly, beautiful desktop for normal people.


Kjo do të ndryshonte shumë gjëra, sepse ajo qe komuniteti i Linux nuk ka pas kuptuar deri tani ka qenë pikërisht nevoja për një OS për masat, pasi jo te gjithë janë "computer geeks".
E identifikuar

AT¹
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 13-11-2007, 12:27:17 »
Citojeni

Kjo do të ndryshonte shumë gjëra, sepse ajo qe komuniteti i Linux nuk ka pas kuptuar deri tani ka qenë pikërisht nevoja për një OS për masat, pasi jo te gjithë janë "computer geeks".
Unë mendoj të kundërtën!
Linux ka bërë shumë lëshime për masat, saqë mua si përdorues kryesisht i Linuxit, nuk më pëlqejnë! Linux duhet të mbetet ashtu siç ishte. Shumica e masave nuk do ta kuptojnë kurrë hmmmmm
E identifikuar

AlbtuX | AlbLinuX
'I love LINUX because the life is too short for reboot'
kokushta
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 13-11-2007, 16:55:18 »
Citojeni

Përshëndetje,

Nuk jam njohes i sisntemit Linux dhe nuk mund te them shumë, por mbase ky variant i gOS është një tentative për te afruar me shumë njerëz drejt këtij sistemi dhe kjo mund te sherbeje dhe një si ure kalimi nga Windows ne Linux.

Vërtetë do të doja te degjoja dhe mendime te tjera nga perdorues te Linux:)

Unë e pashë shkarazi sistemin gOS dhe doja te thoja se duke qenë qe shkume aplikacione kompjuteri janë bërë te mundura dhe online, si p.sh..: Office Onlinewww.thinkfree.com - gOS është bazuar me shumë ne zvogelimin e resurseve te kompjuterit nepemjet sistemi Linux dhe përdorimit te këtyre aplikacioneve online qe bazohen vetëm tek koneksioni me Internetit.
E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 14-11-2007, 14:49:38 »
Citojeni

Unë mendoj të kundërtën!
Linux ka bërë shumë lëshime për masat, saqë mua si përdorues kryesisht i Linuxit, nuk më pëlqejnë! Linux duhet të mbetet ashtu siç ishte. Shumica e masave nuk do ta kuptojnë kurrë hmmmmm

Për sa kohe do të mendohet kështu siç po pohoni ju atëherë Windows do vazhdoje te zoteroje tregun pa iu trembur qerpiku aspak.

Nuk e di ne e ke dëgjuar atë shprehjen e Torvald Linus, qe "unë enderroj te këtë aq shumë sisteme operative për kompjutera siç ka dhe marka makinash"

Nëse vazhdohet me filozofine e komunitetit te sotëm te Linux atëherë është sikur te pretendohet qe te gjithë te kenë mundësi te përdorin Ferrari.

Por mos harroni se gjithçka ecën me llogjiken e tregut dhe nuk do vonoje shumë qe te dalë dikush qe do beje një sistem të ri (*nix apo jo *nix based) qe do konkuroje Windows dhe do beje të harrohet ai komuniteti fanatik i Linuksit.
E identifikuar

ujdhesa

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 01-01-2008, 21:45:34 »
Citojeni

(Përshëndetje pas një kohe të gjatë.

Administratorit: mund ta fshish llogarinë time, atë që i përket BB, ngaqë ka qenë e lidhur me një email timin Spymac të cilin nuk e hap dot më, për pasojë edhe marrja e fjalëkalimit të ri nuk funksionon. Pra nuk e përdor dot më atë llogari. Por të lutem kaloji, shoqëroja postime e BB-së emrit tim të ri të përdoruesit. Mund ta fshish këtë postim më pas. Falemnderit)   
E identifikuar
ujdhesa

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 01-01-2008, 21:59:05 »
Citojeni

Le të kthehemi tani tek komenti i fundit i Max-it edhe pse dalim pak jashtë teme:

Tregu sundohet nga mallra pa vlerë edhe në fusha të tjera, fast food-et e shumtë janë shembulli i parë që më vjen në mend, ¨patatinat", e sa e sa të tjerë. Për të thënë që kush zotëron tregun nën mishëron majën e cilësisë.

Së dyti, Linux-i nuk lindi për të vënë në pikëpyetje monopolin e Windows-it.

Unë nuk e di se sa e njeh, Max, filozofinë e bashkësisë Linux. Por nga ajo që thua më duket se pak. Krahasimi me Ferrarin mund të jetë i pranueshëm deri diku në se nënkuptohet cilësia. Nëse fjala është për çmimin, atëherë u duhet thënë lexuesve që Linux-i është falas, LIGJËRISHT FALAS.
 
Sa për frikën që Linux do të duhej të kishte nga tregu dhe përbindëshat që ai prodhon apo mund të prodhojë ... Linux është në parim i imunizuar nga ky lloj rreziku, për faktin më sipër: është FALAS. Dhe një produkt falas nuk ka asnjë lloj marketingu real që mund ta mposhtë. Marketingu vdes atje ku nuk ka më çmime.

Bashkësia e Linux-it mund të jetë fanatike në mbrojtjen e vlerave të veta, e parimeve mbi të cila funksionon. Tej kësaj nuk di se ku e sheh ti fanatizmin.

Me shpresë se një ditë do t'ia shijosh të mirat.
   
E identifikuar
ujdhesa

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 01-01-2008, 22:15:25 »
Citojeni

Punimi i sistemeve operativë që funksionojnë online shtron pyetjen:

çfarë ndodh me të dhënat që krijoj unë gjatë shfrytëzimit të një sistemi operativ të tillë?

Ma do mendja që depozitimi dhe ruajtja e tyre bëhet në shërbyesat e atij që ofron shërbimin, Google-it në rastin tonë. Pyetja pasuese logjike: a dua unë vërtet që gjithçka që krijoj, faqet që shfletoj në Internet, mesazhet email, letrat e mia të dashurisë, projektet për një biznes të ri, pjesëmarrjen time në grupe antiqeveritare apo në bashkësi që kundërshtojnë një pushtet, një projekt, një fe a një ideologji të caktuar, etj, dikush në Google, apo dikush që paguan në Google, të mund t'i kontrollojë kur të dojë?

Dhe për raste specifike si ai i Shqipërisë, punimi vetëm në linjë ka problemet e veta.

Në vend të tij unë do të ktheja sytë ose në një variant Linux-i, ose në një zbatim webOS, i cili mund të instalohet lokalisht në një shërbyes rrjeti vendor dhe të mbulojë kështu nevojat e vendeve të punës që lidhen në këtë rrjet, të themi kompjuterat e një shkolle, ose të një organizmi. Duke qenë i mbështetur në një shërbim vendor ose më mirë në një shërbyes (server) vendor, kontrolli mbetet i kufizuar në duart e atij që kontrollon rrjetin.

Për më tepër shihni XAMPP, si zbatim shërbyesi web vendor, i cili mund të instalohet në kompjuterin e kujtdo, dhe eyeOS që është një shembull i sistemeve webOS.
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 02-01-2008, 16:16:35 »
Citojeni

Unë nuk dua te ve ne dyshim vlerat e Linux dhe krahasimi me Ferrarin ishte thjeshtë sa për te marrë një shembull jo konvencional.
Problemi im me komunitetin e linux-it ka te beje me atë qe e kam thënë me sipër, pra me hezitimin, apo mos dëshirën për te zhvilluar një OS për perdoruesin e thjeshtë.
Ndoshta misioni i Linux-it nuk është te konkuroje Windows-in, por ama për ne perdoruesit e thjeshtë është pakuptimte pastaj te bëhen krahasime dhe te vihen ne dukje perparesite dhe miresite e Linux-it, kur ne nuk mund ta perdorim atë.
E identifikuar

ujdhesa

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 02-01-2008, 20:04:24 »
Citojeni

Max,

meqë ne jemi larg njërit tjetrit, mundësia konkrete për të të ndihmuar të kapërcesh këtë pengesë psikologjike është zero. Por të ftoj të bësh një provë të thjeshtë:

të kërkosh LUG-un (Linux User Group) më të afërt karshi vendit ku banon.
të vihesh në lidhje me ta dhe tu kërkosh ndihmën konkrete që të nevojitet.

Mund të thuhet që nuk është kjo rruga për t'ia filluar për këdo. Por kur, për shumë arsye, nuk arrin një gjë vetë, ndihma është e domosdoshme. Kjo nuk ka të bëjë me natyrën e Linux-it. Po të njëjtën situatë do kishim për një që prek për herë të parë me dorë një kompjuter me Windows.

Edhe për rastet kur nevojitet pak kohë për të mësuar ca gjëra të domosdoshme në Linux, apo për t'ia përshtatur nevojave specifike të një përdoruesi të thjeshtë të dhënë, investimi në kohë është i vogël, minimal në krahasim me OS-e të tjerë, dhe ja vlen barra qeranë po të kihen parasysh përfitimet nga punimi me Linux.

Për një që dëgjon për herë të parë këtë diskutim, dhe që ka interes të provojë Linux-in, unë do të këshilloja një LiveCD. Kjo metodë lejon provën e një shpërndarjeje Linux pa prekur asgjë në sistemin OS aktual të kompjuterit. Më pas mund të ecet më tej hap pas hapi.
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 03-01-2008, 23:47:09 »
Citojeni

Puna është se unë s'dua te mesoj asgjë te re, dua thjeshtë ta perdor një sistem alternativ ndaj Windows, i cili ka te njëjtat lehtesi si dhe Windows. Të njëjtën gjë duan dhe miliona te tjerë, perdorues te thjeshtë të internetit. Qe thua ti unë e kam provuar para një vit e pak me shumë te punoj me Ubuntu, duke e mbajtur rreth një muaj.

Imagjino se çfarë do të ndodhte sikur dhe komuniteti i Firefox-it te ecte me te njëjtën filozofi qe po ecën dhe ai i Linux-it.
E identifikuar

ujdhesa

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 04-01-2008, 10:53:00 »
Citojeni

Nuk ma do mendja se i ke seriozisht këto që thua. Përndryshe jep një shembull krejtësisht të dëmshëm mënyre të menduari. Nuk ka asgjë falas në këtë botë, në kuptimin filozofik të fjalës, ndoshta me përjashtim të ajrit dhe forcës së rëndesës. Çdo gjë ka çmimin e vet. Sikur ti të ishe 100% i lumtur me OS-in që ke, nuk kishe për ta kthyer kokën te kjo temë.
Por kjo zgjidhje që kërkon për problemin tënd është e pamundur. Të ofrohet një OS falas, teknikisht shumë më i mirë se sa gjithçka tjetër e mundshme, me mundësi zgjedhje kaq të larmishme sa duket e pabesueshme, me një bashkësi të gatshme për të të ofruar zgjidhje për problemet që mund të kesh. Dhe ta hedhësh poshtëë në çast, sepse nuk dëshiron të mësosh gjë të re?!

Nuk ka vend për të imagjinuar sepse është tashmë realitet. Linux dhe Firefox ndajnë të njëjtën filozofi. Më thuaj ti ku ndryshojnë.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |