Forumi InformatikSistemet OperativeLinux | Unix | BSD | (Moderator: Syrgjyn)gOS - Sistemi i ri operativ
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: gOS - Sistemi i ri operativ  (E lexuar 1273 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
kokushta
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 210



Shiko profilin WWW
« më: 08-11-2007, 02:41:53 »

Ky Sistem quhet gOS Google ose Green OS.

Sistem bazuar ne Ubuntu dhe ngjashmeri si interface me OSX.
Permban shume aplikacione te Google si Gmail, Gtalk, Calendar, Maps, Docs and Spreadsheets etj.

Egziston nje version gOS-Live per download torrent.
Per me shume: http://www.thinkgos.com


* gOS.png (107.51 KB, 555x463 - E shikuar 13 Herë.)
E identifikuar

M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 08-11-2007, 10:27:46 »

Shumë interesante. Rrofsh qe e solle këtu këtë informacion.

Për pëlqeu kështu ne pamje të parë dhe uroj te jetë vërtetë ashtu siç thotë dhe reklama e tyre:

 
Citojeni
An alternative operating system for the masses

Our idea is to be a simple, user friendly, beautiful desktop for normal people.


Kjo do të ndryshonte shumë gjëra, sepse ajo qe komuniteti i Linux nuk ka pas kuptuar deri tani ka qenë pikërisht nevoja për një OS për masat, pasi jo te gjithë janë "computer geeks".
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
AT¹
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 327



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 13-11-2007, 12:27:17 »

Kjo do të ndryshonte shumë gjëra, sepse ajo qe komuniteti i Linux nuk ka pas kuptuar deri tani ka qenë pikërisht nevoja për një OS për masat, pasi jo te gjithë janë "computer geeks".
Unë mendoj të kundërtën!
Linux ka bërë shumë lëshime për masat, saqë mua si përdorues kryesisht i Linuxit, nuk më pëlqejnë! Linux duhet të mbetet ashtu siq ishte. Shumica e masave nuk do ta kuptojnë kurrë hmmmmm
E identifikuar

kokushta
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 210



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 13-11-2007, 16:55:18 »

Pershendetje,

Nuk jam njohes i sisntemit Linux dhe nuk mund te them shume, por mbase ky variant i gOS eshte nje tentative per te afruar me shume njerez drejt ketij sistemi dhe kjo mund te sherbeje dhe nje si ure kalimi nga Windows ne Linux.

Vertet do te doja te degjoja dhe mendime te tjera nga perdorues te Linux:)

Une e pashe shkarazi sistemin gOS dhe doja te thoja se duke qene qe shkume aplikacione kompjuteri jane bere te mundura dhe online, si psh.: Office Onlinewww.thinkfree.com - gOS eshte bazuar me shume ne zvogelimin e resurseve te kompjuterit nepemjet sistemi Linux dhe perdorimit te ketyre aplikacioneve online qe bazohen vetem tek koneksioni me Internetit.
E identifikuar

M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 14-11-2007, 14:49:38 »

Unë mendoj të kundërtën!
Linux ka bërë shumë lëshime për masat, saqë mua si përdorues kryesisht i Linuxit, nuk më pëlqejnë! Linux duhet të mbetet ashtu siç ishte. Shumica e masave nuk do ta kuptojnë kurrë hmmmmm

Per sa kohe do te mendohet keshtu sic po pohoni ju atehere Windows do vazhdoje te zoteroje tregun pa iu trembur qerpiku aspak.

Nuk e di ne e ke degjuar ate shprehjen e Torvald Linus, qe "une enderroj te kete aq shume sisteme operative per kompjutera sic ka dhe marka makinash"

Nese vazhdohet me filozofine e komunitetit te sotem te Linux atehere eshte sikur te pretendohet qe te gjithe te kene mundesi te perdorin Ferrari.

Por mos harroni se gjithcka ecen me llogjiken e tregut dhe nuk do vonoje shume qe te dale dikush qe do beje nje sistem te ri (*nix apo jo *nix based) qe do konkuroje Windows dhe do beje te harrohet ai komuniteti fanatik i Linuksit.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
ujdhesa
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 13


Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 01-01-2008, 21:45:34 »

(Përshëndetje pas një kohe të gjatë.

Administratorit: mund ta fshish llogarinë time, atë që i përket BB, ngaqë ka qenë e lidhur me një email timin Spymac të cilin nuk e hap dot më, për pasojë edhe marrja e fjalëkalimit të ri nuk funksionon. Pra nuk e përdor dot më atë llogari. Por të lutem kaloji, shoqëroja postime e BB-së emrit tim të ri të përdoruesit. Mund ta fshish këtë postim më pas. Falemnderit)   
E identifikuar
ujdhesa
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 13


Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 01-01-2008, 21:59:05 »

Le të kthehemi tani tek komenti i fundit i Max-it edhe pse dalim pak jashtë teme:

Tregu sundohet nga mallra pa vlerë edhe në fusha të tjera, fast food-et e shumtë janë shembulli i parë që më vjen në mend, ¨patatinat", e sa e sa të tjerë. Për të thënë që kush zotëron tregun nën mishëron majën e cilësisë.

Së dyti, Linux-i nuk lindi për të vënë në pikëpyetje monopolin e Windows-it.

Unë nuk e di se sa e njeh, Max, filozofinë e bashkësisë Linux. Por nga ajo që thua më duket se pak. Krahasimi me Ferrarin mund të jetë i pranueshëm deri diku në se nënkuptohet cilësia. Nëse fjala është për çmimin, atëherë u duhet thënë lexuesve që Linux-i është falas, LIGJËRISHT FALAS.
 
Sa për frikën që Linux do të duhej të kishte nga tregu dhe përbindëshat që ai prodhon apo mund të prodhojë ... Linux është në parim i imunizuar nga ky lloj rreziku, për faktin më sipër: është FALAS. Dhe një produkt falas nuk ka asnjë lloj marketingu real që mund ta mposhtë. Marketingu vdes atje ku nuk ka më çmime.

Bashkësia e Linux-it mund të jetë fanatike në mbrojtjen e vlerave të veta, e parimeve mbi të cila funksionon. Tej kësaj nuk di se ku e sheh ti fanatizmin.

Me shpresë se një ditë do t'ia shijosh të mirat.
   
E identifikuar
ujdhesa
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 13


Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 01-01-2008, 22:15:25 »

Punimi i sistemeve operativë që funksionojnë online shtron pyetjen:

çfarë ndodh me të dhënat që krijoj unë gjatë shfrytëzimit të një sistemi operativ të tillë?

Ma do mendja që depozitimi dhe ruajtja e tyre bëhet në shërbyesat e atij që ofron shërbimin, Google-it në rastin tonë. Pyetja pasuese logjike: a dua unë vërtet që gjithçka që krijoj, faqet që shfletoj në Internet, mesazhet email, letrat e mia të dashurisë, projektet për një biznes të ri, pjesëmarrjen time në grupe antiqeveritare apo në bashkësi që kundërshtojnë një pushtet, një projekt, një fe a një ideologji të caktuar, etj, dikush në Google, apo dikush që paguan në Google, të mund t'i kontrollojë kur të dojë?

Dhe për raste specifike si ai i Shqipërisë, punimi vetëm në linjë ka problemet e veta.

Në vend të tij unë do të ktheja sytë ose në një variant Linux-i, ose në një zbatim webOS, i cili mund të instalohet lokalisht në një shërbyes rrjeti vendor dhe të mbulojë kështu nevojat e vendeve të punës që lidhen në këtë rrjet, të themi kompjuterat e një shkolle, ose të një organizmi. Duke qenë i mbështetur në një shërbim vendor ose më mirë në një shërbyes (server) vendor, kontrolli mbetet i kufizuar në duart e atij që kontrollon rrjetin.

Për më tepër shihni XAMPP, si zbatim shërbyesi web vendor, i cili mund të instalohet në kompjuterin e kujtdo, dhe eyeOS që është një shembull i sistemeve webOS.
E identifikuar
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 02-01-2008, 16:16:35 »

Une nuk dua te ve ne dyshim vlerat e Linux dhe krahasimi me Ferrarin ishte thjeshte sa per te marre nje shembull jo konvencional.
Problemi im me komunitetin e linux-it ka te beje me ate qe e kam thene me siper, pra me hezitimin, apo mos deshiren per te zhvilluar nje OS per perdoruesin e thjeshte.
Ndoshta misioni i Linux-it nuk eshte te konkuroje Windows-in, por ama per ne perdoruesit e thjeshte eshte pakuptimte pastaj te behen krahasime dhe te vihen ne dukje perparesite dhe miresite e Linux-it, kur ne nuk mund ta perdorim ate.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
ujdhesa
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 13


Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 02-01-2008, 20:04:24 »

Max,

meqë ne jemi larg njërit tjetrit, mundësia konkrete për të të ndihmuar të kapërcesh këtë pengesë psikologjike është zero. Por të ftoj të bësh një provë të thjeshtë:

të kërkosh LUG-un (Linux User Group) më të afërt karshi vendit ku banon.
të vihesh në lidhje me ta dhe tu kërkosh ndihmën konkrete që të nevojitet.

Mund të thuhet që nuk është kjo rruga për t'ia filluar për këdo. Por kur, për shumë arsye, nuk arrin një gjë vetë, ndihma është e domosdoshme. Kjo nuk ka të bëjë me natyrën e Linux-it. Po të njëjtën situatë do kishim për një që prek për herë të parë me dorë një kompjuter me Windows.

Edhe për rastet kur nevojitet pak kohë për të mësuar ca gjëra të domosdoshme në Linux, apo për t'ia përshtatur nevojave specifike të një përdoruesi të thjeshtë të dhënë, investimi në kohë është i vogël, minimal në krahasim me OS-e të tjerë, dhe ja vlen barra qeranë po të kihen parasysh përfitimet nga punimi me Linux.

Për një që dëgjon për herë të parë këtë diskutim, dhe që ka interes të provojë Linux-in, unë do të këshilloja një LiveCD. Kjo metodë lejon provën e një shpërndarjeje Linux pa prekur asgjë në sistemin OS aktual të kompjuterit. Më pas mund të ecet më tej hap pas hapi.
E identifikuar
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #10 më: 03-01-2008, 23:47:09 »

Puna eshte se une s'dua te mesoj asgje te re, dua thjeshte ta perdor nje sistem alternativ ndaj Windows, i cili ka te njejtat lehtesi si dhe Windows. Te njejten gje duan dhe miliona te tjere, perdorues te thjeshte te internetit. Qe thua ti une e kam provuar para nje vit e pak me shume te punoj me Ubuntu, duke e mbajtur rreth nje muaj.

Imagjino se cfare do te ndodhte sikur dhe komuniteti i Firefox-it te ecte me te njejten filozofi qe po ecen dhe ai i Linux-it.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
ujdhesa
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 13


Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 04-01-2008, 10:53:00 »

Nuk ma do mendja se i ke seriozisht këto që thua. Përndryshe jep një shembull krejtësisht të dëmshëm mënyre të menduari. Nuk ka asgjë falas në këtë botë, në kuptimin filozofik të fjalës, ndoshta me përjashtim të ajrit dhe forcës së rëndesës. Çdo gjë ka çmimin e vet. Sikur ti të ishe 100% i lumtur me OS-in që ke, nuk kishe për ta kthyer kokën te kjo temë.
Por kjo zgjidhje që kërkon për problemin tënd është e pamundur. Të ofrohet një OS falas, teknikisht shumë më i mirë se sa gjithçka tjetër e mundshme, me mundësi zgjedhje kaq të larmishme sa duket e pabesueshme, me një bashkësi të gatshme për të të ofruar zgjidhje për problemet që mund të kesh. Dhe ta hedhësh poshtë në çast, sepse nuk dëshiron të mësosh gjë të re?!

Nuk ka vend për të imagjinuar sepse është tashmë realitet. Linux dhe Firefox ndajnë të njëjtën filozofi. Më thuaj ti ku ndryshojnë.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • drajverat per cd rom teac cd-224E?
  • Dot drajverat
  • 4 (40%)
  • -
  • Dot cd rom
  • 6 (60%)
  • -
  • Numri total i votave: 10
  • Shiko temen

* Sponsor