Faqe: 1 2 3 [4] 5   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Rindizet konflikti ne Lindjen e Mesme.  (E lexuar 4162 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Bekimi
Strateg
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3179



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #45 më: 29-07-2006, 11:53:29 »

Edhe nese ndezet, pune e madhe?????????? Te dija njeri me zemer Krekso, me ke zhgenjyer.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Outime
TRUTHOUT
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 929


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #46 më: 29-07-2006, 22:10:49 »

Ky konflikt është i montum: Angli + USA + Izrael = DOBESIMI I IRANIT. Tash del me ndonjë rezolute për Hizbullah te shuhet si rrymë. Ne fillim USA thoshte: Jo armepushim. Tash thotë: Po, plus te nderhyje një force shumekombshe. Thike dyteheshe: rezolute + futja ne gjume te botës arabe (sepse koheve te fundit gjeti solidarizim Hizbullah nga arabet).
E identifikuar

kreksi
Anetar


Karma: -2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 2356



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #47 më: 30-07-2006, 03:22:00 »

Edhe nëse ndezet, pune e madhe?????????? Të dija njeri me zemër Krekso, me ke zhgenjyer.

....sa pesimista qe jemi.
Bekimo, nuk do kete me lufta botrore, mos u frigo.
E identifikuar

- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #48 më: 05-09-2006, 19:04:14 »

Ushtari izraelit Gilal Shalit i marr peng me 25 qershor nga militantet palestinez ne Gaza, ndodhet ne Egjipt. Per lirimin e tij ende nuk behet fjale.


Nderkohe ne Afganistan zhvillohen sulme te ashpra ndermjet forca te Natos dhe guerrilasve talebane. Behet e ditur se numri i te vrareve taleban arrin ne 60.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Dalber
Future Diktator
Anetar


Karma: 8
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1027



Shiko profilin
« Përgjigju #49 më: 05-09-2006, 19:47:26 »

strukturat nderkombetare jane vene ne levizje per formulimin e nje rezolute me ane te seciles  do te niset nje force shumekombeshe ne liban per garantimin e qetesise dhe terheqjen e israelit. vende te tilla si: bangladesh, malejzi, spanje, finlande etj jane gati per te nisur forcat e tyre ne liban. kete here ne te kundert me rastet e kosoves , irakut , bosnjes, afganistanit kur egjithe forca nderkombetare ishte e ndare ne pro dhe kunder tani duket se te githe jane per mbylljen e ketij konflikti.
turqia ne keto momente eshte duke pritur votimin e parlamentit nese duhet te nise nje force te sajen ne liban dhe nese duhet te lejoje nderkombetaret qe te predorin portet dhe aeroportet e saj, meqenese eshte vendi me stabel iafert dhe anetar i natos ne kete zone.

respekte
E identifikuar

Krenar me injorance time
Jo mendjemadh me hipokrizine e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Lefter
Anetar


Karma: 31
offline offline

Postime: 11300



Shiko profilin
« Përgjigju #50 më: 09-11-2006, 00:46:44 »

18 civilë të vrarë pas sulmeve izraelite në Rripin e Gazës


Gjatë sulmeve izraelite janë vrarë, sipas të dhënave të palestinezëve, të paktën 23 palestinezë. Në veri të Rripit të Gazës u vranë të paktën 18 civilë, ndër ta gra dhe fëmijë, u tha. Sipas të dhënave, në një aksion në bregun perëndimor të lumit Jordan ushtarët vranë me armë zjarri katër militantë palestinezë dhe një civil. Presidenti palestinez Abbas i dënoi sulmet si masakra të tmerrshme. Një anëtar i Hamasit bëri thirrje për rifillimin e atentateve vetëvrasëse të ndërprera në janar 2005. Për asrye të incidenteve kryeministri Ismail Hanija i shtyu bisedimet e mëtejshme për ngritjen e një qeverie të përbashkët palestineze prej Hamasit dhe Fatahut. Ministri izraelit i mbrojtjes Amir Perez urdhëroi ndalimin përkohësisht të goditjeve me artileri në Rripin e Gazës
E identifikuar

Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
Bekimi
Strateg
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3179



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #51 më: 09-11-2006, 01:08:56 »

Une lexova se jane 50 civile te vrare.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Aida
Stafi


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #52 më: 08-12-2006, 14:34:49 »

Me faqet e plagëve e reja të një lufte pa fund

Gjyshet palestineze, tani edhe "martire"

Një 70-vjeçare hodhi veten në erë në një sulm të "Hamas"-it kundër ushtarëve izraelitë. Ajo mund të jetë e para në një "ekip" rekrutësh të moshuar


Në qendër të Beit Hanoun nuk ka mbetur më asgjë nga xhamia 800-vjeçare që ngrihej dikur, përveç minares. Duket si një far që ngrihet lart, në mesin e një deti të trazuar. Njerëzit, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar gjatë operacionit të fundit të ushtrisë izraelite, qëndrojnë të ulur në karrige plastike, përreth zjarreve. Gjatë netëve, ata flasin pa fund me fqinjët. Një prej tyre është Vatfa Kafarna. "Unë pashë ushtarët izraelitë sy më sy", thotë ajo. "Ata morën nipin tim 4-vjeçar, Mahadi, me sindromën e daunit. E qëlluan dhe i bërtitën: ‘Ku janë armët?‘ Tani, ai është i traumatizuar dhe lag shtratin çdo natë". Në fakt, jo shtratin e tij, pasi familja Kafarna është e pastrehë dhe jeton falë bamirësisë e ndihmës së miqve. Nga sytë e Vatfas rrjedhin lot sapo ajo sheh të birin, nusen dhe nipin, të strukur përreth një stufe. Burri i saj, Diab, përmes rrënojave, i drejtohet së shoqes. "Një puthje", thërret ai. Dhe në mënyrë mallëngjyese puth bashkëshorten në buzë. "Ajo është zemra ime, drita ime. Kemi humbur shtëpinë, por jo njëri-tjetrin", thotë ai. Gjatë sulmit, ushtarët izraelitë kishin ndaluar të gjithë burrat nga 16-70 vjeç, përfshirë edhe fëmijët dhe nipat e Vatfas e Diabit. Ushtria kishte marrë në shënjestër xhaminë në një përpjekje për të arrestuar militantët që fshiheshin atje. Gratë kishin bërë rezistencë. Ishin mbledhur si mburoja njerëzore përreth xhamisë, për të ndihmuar militantët të largoheshin. "Unë jam 72 vjeç", thotë Vatfa, "por ndërsa e bëja këtë u ndjeva si 20, e re dhe e gatshme për të vepruar". Ajo heq nga koka shaminë dhe e mban në dorën e djathtë. "Valëvitja shaminë time si një flamur i bardhë dhe lutesha bashkë me gratë e tjera përballë xhamisë së shenjtë. Por, izraelitët vazhduan ta shembnin atë". Dy gra u vranë nga forcat mbrojtëse izraelite atë ditë. Vatfa u rrah, ndërsa 70-vjeçarja Fatma Najar u godit nga një buldozer. Tre javë më vonë, Najar hodhi veten në erë në afërsi të një postblloku izraelit, duke plagosur dy ushtarë. Në Gaza, ajo shihet si një heroinë. "Nëse izraelitët vijnë në shtëpinë time dhe qëllojnë fëmijët e mi, nëse do të kisha eksploziv, edhe unë do të bëja të njëjtën gjë", thotë Vatfa. "Gruaja është ajo që humbet më shumë", thotë Khola, një fqinj, duke qëndruar mbi rrënojat e shtëpisë së tij. 200 shtëpi u shkatërruan në Beit Hanoun. "Fatma Najar, një grua e moshuar, bëri atë që njerëzit nuk kanë guximin ta bëjnë. Asaj iu shkatërrua shtëpia mbi kokë, djemtë e saj u burgosën, nipat iu vranë", thotë Khola. "Ne duam të besojmë te paqja, por si mundemi ne ta bëjmë këtë, kur avionët ushtarakë fluturojnë mbi kokat tona çdo natë", pyet Vatfa, "duke i bërë nipat tanë të qajnë dhe të lagen në shtrat, kur ende tanket lëvizin në kufi. Unë nuk mund të besoj se mund të arrihet paqja". Familja e Fatma Najar dëgjoi për sulmin e saj në radio. "Ne menduam se duhet të kishte një tjetër Fatma Najar", thotë djali i saj, Xhihadi, 35-vjeçar. "Nuk na kishte shkuar nëpër mend se mund të bëhej fjalë për nënën tonë. Më pas, njerëzit filluan të vinin dhe ne e mësuam se ishte e vërtetë. Ndienim keqardhje për humbjen e saj, por edhe krenari gjithashtu". Në shtëpinë e saj tani ka një poster të madh me foton e saj, ku shkruhet "Martire". Është në fakt shokuese kur sheh një grua të vjetër që mban në duar një automatik. Disa nga 70 nipërit e stërnipërit e saj luajnë nën atë foto. Israa, 6 vjeç, mban veshur një bluzë, ku shkruhet "fëmijëri të lumtur". "Gjyshja ime ka shkuar në parajsë, sepse ajo sulmoi izraelitët", thotë ajo. Tani, ditët e vizitave të zisë kanë përfunduar. Mbrëmjen e parë, anëtarë të brigadave Qassam, krahu i armatosur i "Hamas"-it, kishin ardhur për vizitë. Djali i saj, Inam, thotë: "Na thanë, ‘nëna juaj ka kërkuar ta bënte këtë për dy vjet me radhë dhe ne i thoshim jo. Më në fund ajo na tha, nëse nuk më jepni një brez me eksploziv, do të shkoj vetë diku e të vritem dhe gjaku im do të rëndojë mbi ju. Ia dhamë‘". Gra të tjera të moshuara tani duan të bëhen kamikaze. Familja debaton përse ajo e bëri këtë. Ndoshta ishte për shkak të vrasjes së nipit të saj. "Djali im, Adili, ishte 18 vjeç kur u vra", thotë Fatiya, 52 vjeç, djali më i madh i Fatma Najarit. "Ai po qëllonte me gurë kundër ushtarëve izraelitë". Më pas u vra edhe djali tjetër i Fatiyas, Shabani. Ai kishte sulmuar një ushtar izraelit me një thikë. Ishte qëlluar plot 72 herë, kishte humbur një këmbë dhe ishte paralizuar. Familjarët tregojnë një fotografi të Fatmës, një grua me një pamje të ëmbël, me shaminë e bardhë mbi kokë. Fqinjët tregojnë histori pa fund për bujarinë e saj, si u jepte ajo ëmbëlsira fëmijëve të lagjes, si u tregonte përralla dhe luante me ta. Najar ishte një grua besimtare, e angazhuar në komitetet e xhamive dhe e dinte përmendësh Kuranin. Vetëm pas vdekjes së saj, familja zbuloi se kishte punuar për "Hamas"-in. "Na treguan se kishte dërguar ushqime, ujë dhe municione për rezistencën në vijat e frontit. Ne nuk dinim asgjë", thonë ata. Natën para operacionit të saj vetëvrasës, Fatma ishte takuar me fëmijët dhe nipat e saj. U kishte çuar atyre veshje dhe ëmbëlsira. Ndërsa po largohej, kishte kthyer kokën dhe një herë të fundit, duke parë në një mënyrë disi të çuditshme. "Mendoj se ajo çka e zemëroi atë më shumë, ishte masakra në Beit Hanoun (një familje prej 17 anëtarësh u vra, ndërsa izraelitët bombarduan shtëpinë e tyre). Nëna shkoi në atë shtëpi dhe pyeti gruan që kishte mbijetuar: Përse të vdesin djemtë e tu? Nëse Allahu e lejon një gjë të tillë, unë vetë do të bëhem martire". Njerëzit kishin qeshur: "Mendoni se ata do të merrnin një grua të vjetër si ju?" Por, pak më vonë, ajo u bë kamikaze, duke plagosur dy ushtarë izraelitë dhe duke i dhënë fund jetës së vet. Javën e kaluar, "Hamas"-i zhvilloi një ceremoni në Beit Hanoun, në kujtim të 140 palestinezëve të vrarë gjatë muajit nëntor. Mijëra njerëz morën pjesë. Kryebashkiaku Nazek el-Kafarna mbajti një fjalim në nder të Fatma Najar: "Kjo grua e moshuar pa shtëpitë e shkatërruara dhe pemët e shkulura. Ajo pa se si njerëzit nëpërkëmbeshin. Ajo mori shpirtin e saj në duar dhe u nis drejt martirizimit". Ndërkohë, të tjerë njerëz mendojnë se akti i Fatma Najarit shënon fillimin e një kulture të re. "E dimë se pas liderëve izraelitë ka vendimmarrës që studiojnë sjelljen e palestinezëve. Fatma u tregoi atyre se nuk mund t‘i japin fund çështjes palestineze pa dhunë", thonë ata. E mes njerëzve kishte plot gra, shumica të moshuara, që mbanin në dorë fotot e njerëzve të tyre të vrarë. "Ne të gjitha duam të bëhemi si Fatma", thërrisnin ato. "Jemi të kënaqura nga armëpushimi", thonë ato, "por nëse izraelitët kthehen, do ta shikojnë çfarë i pret. Ne do të bëjmë të gjitha si Fatma". "Unë e di se të paktën 20 prej nesh janë të gatshme të lidhin eksplozivët rreth mesit", thotë Fatma Naouk, 65 vjeçe. "Tani është koha e grave. Tani, gratë e moshuara kanë gjetur mënyrën për t‘u bërë të dobishme".



   
 
 
© Gazeta Shqip - 2006
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=7884
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #53 më: 09-12-2006, 22:11:08 »


S'ju qenka dhimsur jeta gjyshes.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Bekimi
Strateg
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3179



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #54 më: 10-12-2006, 18:15:44 »

Kur te te vrasin femijet, niperit,mbesat dhe te gjithe te afermit, atehere normale qe nuk te dhimbset jeta.

Sido qe te jete, c'do paragjykim eshte i kote, gjersa nuk e ke provuar vete te njejten.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #55 më: 10-12-2006, 19:30:22 »

Kur te të vrasin fëmijët, niperit,mbesat dhe te gjithë te afermit, atëherë normale qe nuk te dhimbset jeta.

Sido qe te jetë, ç'do paragjykim është i kotë, gjersa nuk e ke provuar vete te njëjtën.

Kurre mos e provofshim.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
kreksi
Anetar


Karma: -2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 2356



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #56 më: 10-12-2006, 19:40:47 »

Ky eshte fataliteti i tyre dhe si thote erlehta as mos na e dhasht ZOTI yne qe te provojme nje tmerre te tillë !!!!!
Me siguri se Zoti i yn, Zoti i te gjithe shqiptareve,  nuk do pajtohet me sakrifica te tilla....
E identifikuar

- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1210



Shiko profilin
« Përgjigju #57 më: 10-12-2006, 23:10:01 »

S'ju qenka dhimsur jeta gjyshes.
Cila jete?Po ajo per jeten qe s`e kishte u (vet)vra!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historise,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
kreksi
Anetar


Karma: -2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 2356



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #58 më: 11-12-2006, 00:31:20 »

...nuk po shkruaj asgje kete here, pashe se flamuri imi po valon çdokundi.... megjithate e dini se çka do kisha thene pere kete rast e nga perseritja s'ka dobi !

shendet
kreksi
E identifikuar

- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
walter
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 215


Shiko profilin
« Përgjigju #59 më: 25-12-2006, 15:14:43 »

Nji kohe jo shume e larget patem shkruare per arme pushimin ne lindjen e mesme. Dhe do veta shkrunin se kjo marveshje e arriture ka me pase suksese , ne ate kohe pata then nuke ka marveshje ne kete konflikt. Kete nuke e deshiron askushe e ma se pakti fuqite botrore. Ne kete pjese te kontinentit njeriu per shume ke nuke ka vlere. Prandaj po te zem se do te kemi marveshje kjo do te behet vetem ate here kure te dy palet do te jane ne takorte per momentin dhe per shume vite kjo eshte vetem iluzijon.
E identifikuar
Faqe: 1 2 3 [4] 5   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cila do të ishte forma ideale e Shqiponjës në Flamurin tonë Kombëtar?
  • Dot Flamuri Aktual i Republikës së Shqipërisë
  • 9 (90%)
  • -
  • Dot Flamuri i cili përdoret krahas Flamurit Aktual të Republikës së Shqipërisë
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Flamuri nr.3
  • 1 (10%)
  • -
  • Dot një tjetër!
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 10
  • Shiko temen

* Sponsor