Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Rindizet konflikti ne Lindjen e Mesme.  (E lexuar 4172 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 12-07-2006, 19:38:53 »

Sic njoftohet ne media prej disa ditesh ka nisur nje ofensive e madhe izraelite ndaj territoreve autonome palestineze dhe qe prej dites se djeshme dhe ndaj shtetit fqinj te Libanit. Konflikti eshte rindezur per shkak te rrembimit para dy javesh te nje ushtari hebre nga trupa paramilitare palestineze dhe konflikti tjeter nisi pasi Hezbollahet proiraniane qe veprojne ne Liban kane marre peng dy ushtare izraelite. Kjo gje solli ofensiven e madhe ushtarake izraelite qe ka perfshire territorin e Gazes, nga ku Izraeli ishte terhequr para disa muajsh si dhe ofensiven tjeter ne Libanin jugor, territor i cili nuk eshte shkelur me nga trupat sioniste qe prej vitit 2000.
Dhe konflikti arabo-izraelit shenon nje etape te re, te ciles sigurisht nuk i dihet fundi.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 12-07-2006, 19:57:06 »

E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
BESIM
deri kur...
Themelues
*****

Karma: 10
offline offline

Postime: 1609



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 13-07-2006, 06:32:03 »

Dy ushtar izraelit u vrane, 8 u plagosen, e dy te tjere mbesin ende te rrembyer nga kjo levizje. Ushtria izraelite nuk po lufton me kete levizje, por, po gjuan shkendija zjarri mbi koken e civileve brenda Libanit.

Le te luftoj me ushtare!
Ka angazhuar edhe 8.000 ushtar te tjere rezerviste per t'iu kundervene Hizbullah-it. Po ajo qe do te ndodh, dihet: prekje ne njerez brenda Libanit, e jo ne malet e Libanit Jugor, ku dhe po zhvillohet beteja.

Lideret arab po presin c't'u thote Babushi: amerika
Ndersa qeveria palestineze mbahet ne burg!
Kesaj i thone: shperlarje e trurit, mire e mire, deri ne palce!
E identifikuar

LEXO..DURO..TOLERO. .FAL
Dalber
Future Diktator
Anetar


Karma: 8
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1027



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 13-07-2006, 07:15:39 »

fakt per tu habitur eshte mbeshtetja e shtepise se bardhe ndaj ofensives çifute. jo se na ka habitur ore po me thene te drejten eshte kundra fjaleve te vet amerikaneve.

amerika thot se nuk ben marrveshje me terrosistat. shume bukur kjo dhe e pranueshme bile, por kur qeveria libaneze nuk e pranon nje gje te tille atehere do te duhej nje zgjidhje diplomatike nderkombetare e jo nje ofensive qe per me teper nuk eshte kunder hizbullahit por kunder civileve. spitalet atje nuk kane me shtereter per femijet e plagosur e jo me per te rriturit.

kur te gjith iu pergjigjkan provokacioneve luftarake atehere pse nuk po merren masa kunder korese qe eshte e armatosur deri ne fyt me energji berthamore?

kur dashkemi nje lufte kunder energjise atomike pse nuk sulmojme edhe pakistanin me indine?

pse kur irani nderton nje central nuklear per energji elektrike pregatiten  pllane lufte ne nje kohe qe e dime qe rusia vec atyre qe ka po planifikon edhe 40 centrale te tjere apo gjithe evropen e kemi te mbushur me keto lloj stacionesh? nuk po fuse usa ketu se eshte turp te themi ka apo nuk ka.
E identifikuar

Krenar me injorance time
Jo mendjemadh me hipokrizine e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 13-07-2006, 09:18:44 »

Edhe Libani sot kishte hedhur disa rraketa ne Veri te Izraelit,dhe ka goditur nje Aeroport ka mbetur i vrar nje civil Izraelit dhe jane plagosur shume te tjere.
E identifikuar

M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 13-07-2006, 09:44:54 »

Xhorxh Bush deklaroi sot se Izraeli i ka te gjitha te drejtat per t'u vetembrojtur.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Outime
TRUTHOUT
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 929


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 13-07-2006, 10:21:04 »

SHKRIM MJAFTE INTERESANTE! DESHMI E NJE CIFUTI.


GIDEON LEVY
13.07.2006

KUSH FILLOI I PARI?

Ne u tërhoqëm nga Gaza, ata na gjuajnë me raketa Kassam. "Nuk ka arsyetim tjetër të formuluar brenda kornizës aktuale të konfliktit." Përgjigja rutinë që i jepet kujtdo që mundohet të kundërshtojë është: "Ata filluan të parët", p.sh disa orë para se një raketë Kassam të godasë një shkollë në Ashkelon, Izraeli shkatërroi Universitetin Islam ne Gaza. Izraeli ndërpret energjinë elektrike, bombardon, organizon atentate, arreston, plagos dhe vret civilë në mes të të cilëve, është tmerruese, ka edhe shumë fëmijë dhe foshnja por përsëri hyn në fuqi shprehja "Ata filluan të parët".

Izraeli i ka gati edhe arsyetimet e shkeljes së çdo rregulli.

Kemi të drejtë të bombardojmë çdo vend në çdo kohë por ata nuk kanë të drejtë të na gjuajnë me raketa Kassam. Kur ata gjuajnë një Kassam në Ashkelon, ajo quhet "nxitje e konfliktit", ndërsa kur ne bombardojmë një shkollë apo një universitet çdo gjë është e përsosur. Por përse? Sepse "ata filluan të parët". Ajo që shumica mendojnë është se drejtësia është në anën tonë. Ashtu si në një debat gjatë një loje në oborrin e një shkolle se kush filloi i pari. Kjo është një lloj mbrojtjeje shpirtërore për të legjitimuar çdo lloj padrejtësie të shkaktuar nga Izraeli.

Në qoftë se është ashtu, në të vërtetë kush e filloi luftën? Dhe a u tërhoqëm ne realisht nga Gaza?

Izraeli u tërhoq vetëm pjesërisht nga Gaza dhe në një mënyrë të shtrembëruar. Plani i tërheqjes, i propaganduar si "largim" dhe "fundi i pushtimeve" u finalizua me largimin e kolonëve dhe forcave të armatosura izraelite por nuk solli asnjë ndryshim në kushtet e jetësës të banorëve atje. Gaza vazhdon të jetë një burg dhe banorët e saj të dënuarit në varfëri dhe skamje. Izraeli ata, përveç disa pikave të kalimit në Rafah, i ka rrethuar si nga deti, ajri dhe toka. Ata nuk mund të vizitojnë të afërmit në Bregun Përëndimor dhe nuk mund të kërkojnë punë në Izrael nga ku kanë qenë të varur ekonomikisht për 40 vjet. Mallrat nganjëherë mund tu dërgohen nganjëherë jo.

Gaza në këto kushte nuk ka ndonjë shans të shpëtojë nga varfëria. Askush nuk do të mund të gjejë një zgjidhje për këtë dhe populli i atjeshëm do të dënohet me fatin tragjik. Tani, pa kaluar as edhe një vit nga tërheqja, dhuna dhe forca janë përsëri në skenë. E çfarë mund të pritej tjetër?

Izraeli ishte ai që u tërhoq agresivisht dhe në mënyrë të njëanshme dhe duke anashkaluar palestinezët dhe nevojat e tyre dhe nga ana tjetër ishin palestinezët që duhej të bartnin të qetë fatin e tyre të keq. A nuk duhej që ata të luftonin për lirinë, nderin dhe jetën e tyre? U dhamë fjalën për kalime të sigurta për në Bregun Përëndimor, por nuk e mbajtëm atë. Premtuam të lironim të burgosurit, por as këtë nuk e bëmë.

Përkrahëm zgjedhjet demokratike, pastaj bojkotuam lidershipin e zgjedhur në mënyrë ligjore, konfiskuam fondet që u përkisnin atyre dhe më vonë u shpallëm luftë. Nga njëra anë duke forcuar lidershipin aktual palestinez dhe nga ana tjetër mund të tërhiqeshim nga Gaza me anë të bisedimeve dhe duke i koordinuar veprimet, por refuzuam të vepronim kështu. Dhe tani ankohemi për mungesën e lidershipit.

Bëmë çdo gjë për të shkatërruar shoqërinë palestineze dhe lidershipin e saj.

çfarë do të ndodhte sikur palestinezët të mos hidhnin raketat Kasam? A do ta hiqte Izraeli rrethimin ekonomik që i ka bërë Gazës? A do të hapte kufijtë për punëtorët palestinezë? A do ti lironte të burgosurit? A thua do të uleshim në një tavolinë dhe të fillonim bisedimet me lidershipin e zgjedhur? A do të stimulonim investimet në Gaza?

Pallavra. Po, ne e filluam. Filluam pushtimet dhe çdo gjë tjetër dhe ne kemi përgjegjësinë e dhënies fund të kësaj situate. Ne filluam dhunën. Dhuna në vetvete është më e keqe se pushtimi, dhuna ndaj të gjithë popullit është më e keqe.


(Gazeta Izraelite Ha`aretz)
Përktheu Agron Hoxha
E identifikuar

Outime
TRUTHOUT
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 929


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 13-07-2006, 10:57:30 »

Dhjetra civil te vrarë ne Liban. Aeroporti i Kryeqytetit Libanez u shkaterrua nga Izraeli. Po sulmon pa meshire cace civile ushtria izraelite ne Liban e Gaze.
E identifikuar

Outime
TRUTHOUT
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 929


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 13-07-2006, 11:12:11 »

Hizbullah hedh me shumë se 80 raketa ne Izrael si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite ne cace civile ne Liban. Plagosen 91 izraelit e një vritet. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit i kërkon qeverisë libaneze te ndaloj sulmet e hizbullah.

Hizbullah: Njohim edhe gjuhën e forces. Nuk pushojne sulmet tona derisa te pushoni sulmet tuaja.
E identifikuar

Outime
TRUTHOUT
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 929


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 13-07-2006, 11:14:18 »

Aeroporti i Kryeqytetit Libanez u shkaterrua nga Izraeli.

Kunderpergjigjet Hizbullah: Bombardoi dy aeroporte ne veri te izraelit.
E identifikuar

kreksi
Anetar


Karma: -2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 2356



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #10 më: 13-07-2006, 15:30:02 »

Keto inkursione izraelite ne Liban jane teper te rrezikshme per stabilitetin ne kete rajon, megjithese, ketu nuk ka pasur stabilizim te plote asnjehere...por tani me kete ofenzivê te re shteti hebraikë bene shumë gabime.
Nese qellimi i saje eshte qe te provokoje Sirinë, e pastaje te intervenoje edhe amerika, besoje se edeh ketu politika e perbashket amerikane e izraelite qojne kah nje konflikte me pasoja me te medha...
Une mendoje se bota mbare dhet te intervenoje per nderprerjen e zjarrit qe po perfshine kete regjion por do te kete pasoja edeh per mbare boten e ne keto momente  kjo lufte do behet pengese e madhe ne aavncimin e statusit te ardhshem te kosoves.
Ndoshta ju kujtohet invadimi i Kuvajtit me 1991, nga iraku, mu ne momentin kur kosova shpallte pamvarsinë ?
Nje konflikte i tille neve do na demtoje shumë...andaje brengosem.
E identifikuar

- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
Bekimi
Strateg
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3179



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #11 më: 14-07-2006, 09:33:06 »

Kreksi, ky konflikt nuk i pengon vetem Kosoves, por te gjithe botes ne pergjithesi.

Tash po tregohet fytyra e vertete e "miqve" tane cifute, te cilet me siguri qe mund te jene cdo gje, por vetem njerez jo.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Vështrusja
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 167


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #12 më: 14-07-2006, 15:56:01 »

Mua me duket interesant dhe i trishte ky zhvillim. Me duket sikur Izraeli po perdor Lebanin si justifikim për te vendosur ne krye te vemendjes Sirine dhe Iranin. Sigurisht qe ka grupe terroriste ne Leban qe vine nga apo/dhe sponzorizohen nga Siria dhe Irani, sigurisht qe sovraniteti i Lebanit është ne nivel te dobët, por a është kjo justifikim për një nderhyrje te tillë nga Izraeli? Pa perpjeke diplomatike me pare? çfarë mund të arrihet ne rajon, bije fjala ne menyr paqesore, kur Izraeli reagon ne këtë mënyrë?

Ky është lajmi i fundit nga BBC në lidhje me këtë çështje:


E premte, 14 korrik 2006 - BBC
Përshkallëzim i dhunës në Lindjen e Mesme


Kriza e re në Lindjen e Mesme e shkaktuar nga kapja e dy ushtarëve izraelitë dhe më pas ofensiva izraelite në Liban ka përshkallëzuar me një sulm me raketa mbi qytetin izraelit të Haifas.

Qyteti shtrihet 30 km brenda Izraelit dhe mendohej se ishte përtej kufirit të raketave Katjusha të guerrilasve Hezbullah brenda Libanit.

Pak pa sulmit, ministri izraelit i mbojtjes Amir Peretz tha se Izraeli do ta shkatërrojë lëvizjen Hezbullah që sipas tij po kërkonte të sillte kaos në rajon.

"Ne kishim pritur dhe më parë që organizata Hezbullah të shkelë rregullat dhe ne kemi si objektiv ta thyejmë atë organizatë. Ne nuk kemi si qëllim ta lemë këtë zhvillim të përfundojë me situatën e ngjashme me disa ditë më parë. Izraeli ka patur viktima. Nuk do të ketë kufizim në goditjen me forcë të organizatës që shkeli rregullat dhe që do ta çojë Lindjen e Mesme drejt kaosit dhe greminës. Të gjitha qeveritë rajonale duhet ta dinë se edhe ata do të kenë përgjegjësi dhe nuk do të përjashtojmë askënd nga përgjegjësia e krizës aktuale."

Avionët luftarakë izraelitë ndërkohë kanë bombarduar objekte në periferitë jugore të Bejrutit ku Hezbullah ka selinë politike.

Reagime ndërkombëtare

Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, i ka bërë thirrje Izraelit të tregohej i përmbajtur në sulmet kundër objekteve në Liban. Zonja Rice gjithashtu i bëri thirrje Sirisë të ushtrojë presion mbi hezbullahun që t'i japë fund sulmeve:

"Ka shumë rëndësi që këtyre rrëmbimeve t'i jepet fund dhe se ushtarët të kthehen shëndoshë e mirë. Ka shumë rëndësi që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë të dënojë aktet e terrorizmit. Dhe ngaqë ne besojmë se një ditë tjetër është e nevojshme - në fjalë të tjera se sapo kjo krizë të përfundojë, ne do të kemi mundësi t'i kthehemi planit të paqes, na duhet t'i kthehemi partneritetit me popullin e Libanit për të realizuar aspiratat demokratike të tyre - ka shumë rëndësi që Izraeli të jetë i përmbajtur në aktivitetet e vetëmbrojtjes."
E identifikuar
Vështrusja
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 167


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #13 më: 14-07-2006, 16:03:26 »

fakt për tu habitur është mbështetja e shtepise se bardhe ndaj ofensives çifute. jo se na ka habitur ore po me thënë te drejtën është kundra fjalëve te vet amerikaneve.

amerika thot se nuk bën marrveshje me terrosistat. shumë bukur kjo dhe e pranueshme bile, por kur qeveria libaneze nuk e pranon një gjë te tillë atëherë do të duhej një zgjidhje diplomatike ndërkombëtare e jo një ofensive qe për me tepër nuk është kundër hizbullahit por kundër civileve. spitalet atje nuk kanë me shtereter për fëmijët e plagosur e jo me për te rriturit.

kur te gjith iu pergjigjkan provokacioneve luftarake atëherë pse nuk po merren masa kundër korese qe është e armatosur deri ne fyt me energji berthamore?

kur dashkemi një lufte kundër energjise atomike pse nuk sulmojme edhe pakistanin me indine?

pse kur irani nderton një central nuklear për energji elektrike pregatiten  pllane lufte ne një kohe qe e dimë qe rusia veç atyre qe ka po planifikon edhe 40 centrale te tjerë apo gjithë evropen e kemi te mbushur me këto lloj stacionesh? nuk po fuse usa këtu se është turp të themi ka apo nuk ka.

ne fakt nuk është dhe aq për te habitur qëndrimi qe po mban Shtepia e Bardhe. Mos harro sa i fuqishem është dhe sa ndikim ka lobi Izraelit ne Amerikë ...

Ju pershendes


E identifikuar
Vështrusja
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 167


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #14 më: 14-07-2006, 16:06:22 »

Këto inkursione izraelite ne Liban janë tepër te rrezikshme për stabilitetin ne këtë rajon, megjithëse, këtu nuk ka pasur stabilizim te plotë asnjëherë...por tani me këtë ofenzivê te re shteti hebraikë bene shumë gabime.
Nëse qëllimi i saje është qe te provokoje Sirinë, e pastaje te intervenoje edhe amerika, besoje se edeh këtu politika e perbashket amerikane e izraelite qojne kah një konflikte me pasoja me te mëdha...
Unë mendoje se bota mbarë dhet te intervenoje për nderprerjen e zjarrit qe po perfshine këtë regjion por do të këtë pasoja edeh për mbarë botën e ne këto momente  kjo lufte do bëhet pengesë e madhe ne aavncimin e statusit te ardhshëm te Kosovës.
Ndoshta ju kujtohet invadimi i Kuvajtit me 1991, nga iraku, mu ne momentin kur kosova shpallte pamvarsinë ?
Një konflikte i tillë neve do na demtoje shumë...andaje brengosem.

Edhe unë po mendoja qe qëllimi mund te jetë qe te fusi Ameriken brenda por pastaj fillova te mendoja me vete nese Amerika do të ndërhynte vërtetë tani...

Përsa i përket Kosovës, Kosova do e marri pavarësinë, asgjë nuk mund ta ndali këtë. Ndoshta mund te shtyhet data, por pavarësinë ka për ta marrë perfundmisht.

Përshëndetje
E identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A duhet të pajisemi me këto dokumenta?
  • Dot Patjetër
  • 8 (80%)
  • -
  • Dot Ndoshta
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Jo
  • 2 (20%)
  • -
  • Dot Nuk e di
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 10
  • Shiko temen

* Sponsor