Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Bomba demografike !  (E lexuar 821 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 26-11-2007, 08:51:27 »
Citojeni

Në 2050-ën izraelitët do të jenë tetë milionë e gjysmë. Arabët fqinjë do të jenë 240 milionë. Një çekuilibër që do të ndryshojë raportet e forcës në rajon

“Prezenca e një milionë hebrenjëve në një shtet krejt të tyren, në mes të dhjetëra milionë arabëve, do t'i shkaktonte me siguri
shumë probleme SHBA-së. Dhe herët a vonë arabët do t'i hidhnin në det hebrenjtë” Trendet demografikë në Lindjen e Mesme janë një kërcënim shumë i rëndë për stabilitetin dhe prosperitetin e
rajonit, nga çdo rrezik tjetër i paraqitur prej ekspertëve të strategjisë ushtarake.Kur palestinezët e Cisjordanisë dhe Rripit
të Gazës do të jenë 9 milionë e 800 mijë, të kontrolluar nga gjashtë milionë e gjysmë qytetarë, shpërthimi i konflikteve sociale do të jetë i pashmangshëm.Janë hipoteza që shkaktojnë mornica dhe politikanët izraelitë më të vëmendshëm, si Shimon Peres, po i shqyrtojnë prej kohësh. Pikërisht për këtë janë në kërkim të zgjidhjeve politike të konfliktit.

Duke analizuar muajin e shkuar në "New York Times" librin e diskutuar të John Mearsheimer dhe Stefan Walt "Lobi izraelit dhe politika e jashtme amerikane", Les Gelb kujtonte që raporti special mes dy vendeve ka zgjuar gjithmonë polemika. Deri në çfarë pikë duhet të hyjë SHBA-ja në çështjet e Lindjes së Mesme? Dhe a është e drejtë që ata e mbështesin pa kushte Izraelin? Mbi këto tema amerikanët kanë gjithmonë opinione kontradiktore.

Për të dhënë një shembull, Gelb kujton një fakt që i përket periudhës 1946-1947. Në atë kohë Britania e Madhe lajmëroi tërheqjen nga Palestina, ndërsa arabët dhe hebrenjtë përgatiteshin të merrnin kontrollin e atyre territoreve me armë. Në këtë periudhë, Presidenti Harry S. Truman mori nga njerëzit e tij të besuar dy indikacione diametralisht të kundërta: Clark Clifford, këshilltari i tij juridik, mendonte se SHBA-ja ka për detyrë morale të mbështesë lindjen e një shteti hebraik; George Marshall, sekretar i Shtetit pohonte në të kundërt se njohja e Izraelit do të rrënonte në mënyrë të pakthyeshme raportet me botën arabe. Përveç të tjerash, vendimi për të legjitimuar shtetin në lindje Izraelit do të ishte shpejt në konflikt me realitetin demografik në zonë.

"Sipas Marshall", thotë Gelb, "prezenca e ndonjë milioni hebrenj në një shtet krejt të tyren, në mes të dhjetëra milionë arabëve, do t‘i shkaktonte me siguri shumë probleme SHBA-së. Dhe herët a vonë arabët do t‘i hidhnin në det hebrenjtë".

Në fund, Trumani vendosi të injorojë - ndoshta herën e vetme - këshillat e Marshall-it dhe dha pëlqimin për krijimin e shtetit të Izraelit. Çfarë mbetet është histori.

Vërejtjet e Marshall-it më kanë shtyrë të kthehem në një artikull që kisha shkruar gjashtë vjet përpara, pikërisht për temën e çekuilibrit demografik mes arabëve dhe hebrenjve në këtë zonë të paqëndrueshme të botës. Në atë kohë, mjetet amerikane të informimit nuk interesoheshin për një argument të tillë, një fenomen që mua më dukej shumë domethënës. Kështu, kam vendosur të rimarr në dorë shifrat që kisha grumbulluar. Tabela që kam gjetur bazohet në të dhëna të zyrës së regjistrimit të SHBA-së, institucioni qendror amerikan për statistikat demografike. Ajo prezanton totalin e banorëve të Izraelit dhe të vendeve kufitare në 1973-shin, viti i luftës së Kippurit, në 2006-ën dhe sipas parashikimeve në 2050-ën.

Profecitë e Marshall-it

Janë numra që të gjithë liderët politikë përëndimorë dhe në veçanti ata amerikanë duhet t‘i mbajnë mirë në mendje nëse duan vërtet që të arrijnë një paqe të qëndrueshme mes Izraelit dhe fqinjëve të tij. Konkluzioni që mund të nxirret nga dinamikat demografike do të ishte i vlefshëm, edhe nëse popullsia arabe do të rritej me ritme më të ulëta se parashikimet. Me gjithë rritjen e lartë, popullsia izraelite është e vogël që të influencojë në peizazhin gjeopolitik të Lindjes së Mesme. Përveç kësaj, një e pesta e qytetarëve izraelitë janë arabë dhe kanë një rritje shumë më të lartë nga ajo e hebrenjve. Me gjithë mundimin për t‘i prezantuar statistikat nën një dritë optimiste, perspektivat për shtetin e Izraelit - siç e kishte kuptuar Marshall - janë shumë të dobëta. Po aq e pasigurt është megjithatë situata e vendeve arabe: një shpërthim demografik si ai i parashikuar është diçka kërcënuese për çdo shoqëri.

Në fakt, trendet demografikë në Lindjen e Mesme janë një kërcënim shumë i rëndë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, nga çdo rrezik tjetër i paraqitur prej ekspertëve të strategjisë ushtarake. Është e kuptueshme se vëmendja jonë është monopolizuar nga programi bërthamor iranian, nga veprimet e Hamasit, Hezbollahut dhe Al-Kaedas. Por, hendeku demografik mes Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë, që rritet vit pas viti, është një rrezik shumë më i madh, në gjendje që të shkaktojë një varg pasojash të rënda dhe të vështira për t‘i menaxhuar.

Në këto rreshta do të prezantoj vetëm disa. Dy të parat nuk janë të lidhura me konfliktin izraelito-palestinez, por u përkasin çështjeve demografike dhe ambientale më të përgjithshme. Nëse popullsia komplete e vendeve të Lindjes së Mesme do të arrijë 250 milionë brenda 2050-ës, do të verifikohej një krizë e tmerrshme e burimeve hidrike. Shtetet arabe do të gjendeshin në shkretëtirë, ndërsa Izraeli, megjithëse duke shfrytëzuar në maksimum burimet përgjatë kufijve, nuk do të kishte burime të mjaftueshme.

Së dyti, edhe nëse problemi i mungesës së ujit nuk do të ekzistonte, struktura sociale e shumë vendeve arabe nuk do t‘i rezistonte peshës së rritjes dramatike të popullsisë. 128 milionë egjiptianët në brigjet e Nilit do të gjendeshin në një situatë ambientale shumë të vështirë, ndërsa për një vend të varfër në burime, si Siria, do të ishte thuajse e pamundur të mbështeste një rritje të popullsisë nga 19 në 34 milionë në dyzet vitet e ardhshme. Nëse këto dy vende do bëheshin "shtete të dështuara", pasojat për krejt rajonin do të ishin shumë të rënda. Dhe nga kaosi mund të lindnin grupe të reja ekstremiste.

Pika e tretë i përket më direkt Izraelit. Kur palestinezët e Cisjordanisë dhe Rripit të Gazës do të jenë 9 milionë e 800 mijë, të kontrolluar nga një shtet që numëron gjashtë milionë e gjysmë qytetarë hebrenj dhe rreth dy milionë arabë, shpërthimi i konflikteve sociale do të jetë i pashmangshëm. Me gjithë rregullimin e zgjuar të kufijve, do të vijë momenti në të cilin tokat e palestinezëve nuk do të mund të mbajnë rritjen masive të popullsisë. Është po ashtu e vërtetë që kur të jenë më shumë palestinezë në Cisjordani dhe Gazë se hebrenj në Izrael, këta të fundit do të ruajnë sidoqoftë një avantazh ushtarak të madh.

Këtu duhet të bëjmë një pyetje: në çfarë pikë superioriteti ushtarak do të mjaftojë për të garantuar sigurinë e një vendi? Dhe si duhet të reagojë një shtet, territori i të cilit kundërshtohet nga një vend fqinj me një popullsi shumë më të madhe?

Kërcënime bërthamore

Këto pyetje do të ngrinin një problem tjetër shqetësues: a është e mundur që rritja eksponenciale e popullsisë mund të pakësojë te qeveritë arabe frikën nga një reagim bërthamor i Izraelit?

Presidenti Mao u thoshte shpesh vizitorëve të huaj, se kërcënimet amerikane për të lëshuar bomba bërthamore mbi qytetet dhe infrastrukturat kineze nuk e preokuponin shumë, sepse qindra milionë kinezë do të mbijetonin sidoqoftë nga shkatërrimi. Ndoshta mund të ishte vetëm një batutë dhe sidoqoftë një diskutim i tillë sot na ngjan absurd. Por besoj se është shumë më pak absurde të mendosh se kur raporti i popullsive do të bëhet shumë disproporcional, politika e kërcënimit e autoriteteve izraelite nën parullën "sy për sy" do të humbë një pjesë të madhe të forcës parandaluese. Për çdo qytetar hebre të vdekur në konfliktet e ardhshme mund të vriteshin më shumë se një në shtetet kufitare: ekuilibrat nuk do të ndryshonin. Shteti i Izraelit do të përfundonte sidoqoftë i mundur nga brenda.

Janë hipoteza që të japin mornica dhe politikanët izraelitë më të vëmendshëm, si Shimon Peres, po i shqyrtojnë prej kohësh. Pikërisht për këtë janë në kërkim të zgjidhjeve politike të konfliktit. Aktualisht, të gjithë janë dakord që Izraeli duhet të ndjekë një politikë të dyfishtë: nga njëra anë të reagojë me vendosmëri ndaj çdo sulmi, kur bëhet fjalë për raketa të lëshuara nga ekstremistë arabë ose raketa iraniane; nga ana tjetër, të tentojë të arrijë një kompromis politik me fraksionet më të moderuara palestineze. Në këtë mënyrë mund të arrihej paqja të paktën në një front, duke ndarë grupet ekstremiste nga ato që janë të disponueshme të gjejnë një kompromis: shkurt, do të vazhdohej të bëhej ajo që qeveria Olmert, me mbështetjen e SHBA-së po e bën tashmë. Me shumë siguri kjo është e vetmja rrugë për t‘u përshkuar, edhe pse nuk është e sigurt nëse do të funksionojë për një periudhë të gjatë. Superioriteti ushtarak izraelit mund t‘i mbante në vend armiqtë e tij për një kohë të mirë, siç ka treguar së fundmi bombardimi i disa objekteve strategjikë në Siri. Por, në dritën e trendeve demografikë në rajon nuk mund të jetë kjo zgjidhja definitive. Edhe një marrëveshje politike me qeveritë apo me lëvizjet arabe të moderuara do të duhej të përfshinte shumicën e popullsisë jo hebrenje. Përndryshe do të ishte vetëm një mjet për të fituar kohë. Një historian, që në njëqind vjet do të vendoste të përballonte këtë argument, mund të arrinte në konkluzionin melankolik dhe paradoksal, që në 1947-ën Clifford dhe Marshall kishin të dy të drejtë. Komuniteti ndërkombëtar kishte realisht detyrën morale t‘i lejonte popullit hebre një vatër kombëtare dhe t‘i garantonte mbrojtjen. Por, në të njëjtën kohë duhet të pranojmë që paralajmërimet e kujdesshme të Marshall sot janë të vlefshme të paktën sa ishin gjashtëdhjetë vjet më parë.

Të punosh për paqen

Kushdo që do pretendonte të kishte një përgjigje për këtë rebus do të ishte një sharlatan. Po të donim të ishim optimistë mund të imagjinonim që ndoshta numri i shteteve të gatshme për një bashkekzistencë miqësore me Izraelin do të rritej. Ndoshta disa prej lëvizjeve fanatike antiizraelite dhe antiamerikane do të humbin mbështetjen. Ndoshta parashikimet për rritjen demografike do të dalin të ekzagjeruara, siç ka ndodhur tashmë për shumë vende në zhvillim. Ndërkaq, ajo që sot mund të bëhet është të urojmë që njerëzit e paqes do të ndjekin shembullin e Shimon Peres-it dhe do të vazhdojnë të punojnë për një zgjidhje të negociuar, të mbështetur nga shpresat e të gjithë neve. Por, edhe në qoftë se e bëjnë, bomba me sahat e çështjes demografike nuk do të çaktivizohet. Për Izraelin ky është kërcënimi më i madh strategjik i një periudhe të gjatë dhe siç këshillonte George Marshall, mund të bëhet edhe një rrezik për SHBA-në. Për fat të keq, sot nuk është asnjëri, as në Shtëpi të Bardhë e as në Kongres, kaq largpamës që të preokupohet.

G.Shqip

E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |